Berisha: Nën regjimin e Edi Ramës, krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi sot një pjesë nga fjala e tij në mbledhjen e kryesisë së PD. Berisha shkrun se, nën regjimin e Edi Ramës, krimi shndërrohet në votë dhe vota shndërrohet në krim.

“Edi Rama shpalos çdo ditë e më shumë në Shqipëri, psikologjinë e etërve të tij xhelatë, të pushtetit pa opozitë.

Në regjimin e Edi Ramës, Shqipëria është vendi ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Zgjedhjet nuk mund të vidhen dhe fitohen. Ato ose vidhen, ose fitohen. Zgjedhjet në Shqipëri janë zgjedhje të vjedhura, të rrëmbyera.

Vazhdon me egërsi përpjekja për ta vënë në kontroll të plotë opozitën, e cila përfaqëson 600 mijë burra dhe gra, që votuan si idealistë, pavarësisht nga industria e tmerrshme e votës dhe makineria e tmerrshme e frikës”, thotë Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply