Përgjaket Vlora, vritet 41-vjeçari me breshëri plumbash nga një makinë në ecje

Të shtëna më armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Bibliotekës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 të mbrëmjes së sotme.

Sipas burimeve, nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë 41-vjeçari Leartiad Lekaj, banor në lagjen pranë kishës ‘Ortodokse’ të qytetit. Ai po udhëtonte me motorin e tij kur është qëlluar me breshëri nga një person që ndodhej në një makinë në ecje.

Ende nuk dihet detaje të tjera, ndërsa mësohet se policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply