Arrestohet Vangjush Dako

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar në pranga. SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit që dyshohet se kanë kryer korrupsion. Mësohet se një nga emrat është Vangjush Dako, ish-kreu i kësaj bashkie.

Po ashtu urdhër-arreste janë lëshuar dhe për të paktën 6 ish-zyrtarë të urbanistikës të bashkisë së Durrësit. Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.

SPAK zbarkoi sot në Durrës, por sipas burimeve ish-kryetari i kësaj bashkie ndodhej në Tiranë.

Ndërkohë pak më parë, u pa se hyrja e drejtorisë së policisë së Tiranës, u mbulua me një fasadë, për të mos u parë momenti kur Dako futet brenda.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply