Thaçi: Jam i pafajshëm, më vjen keq që nuk dëshmon dot Rugova, Agani, Albright dhe Hoolbroke

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale, ka mohuar pretendimet e Prokurorisë Speciale. Ai ka thënë se është tërësisht i pafajshëm dhe se i vjen keq për të gjitha viktimat.

Thaçi ka thënë se është i kënaqur që procesi ka dëshmuar se s’ka pasur trafikim organesh nga UÇK-ja.

Në fjalimin para Speciales, Thaçi ka thënë se pret që gjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë i drejtë dhe të përfundojë shpejt.

“Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh dhe Shtëpi të Verdhë. Kosovës i është hequr reja e zezë, të cilën ia kishte vënë raporti i Dick Marty-t”, ka thënë Thaçi.

Seanca është duke u mbajtur, por transmetimi i saj po bëhet me disa minuta vonesë.

Hashim Thaçi ka thënë se i vjen keq që për pafajësinë e tij s’do të mund të dëshmojnë disa figura të larta botërore, por edhe ato vendore.

Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Madeleine Albright, Richard Hoolbroke e disa të tjerë, janë përmendur nga Thaçi si emra që i vjen keq që s’do të mund të dëshmojnë.

Ai ka thënë se megjithatë për të do të dëshmojnë “shumë të tjerë që janë të interesuar”.

About Redaksia

Check Also

Video e dhunës, çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës

Ka degjeneruar në dhunë seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Kosovës në kohën …

Leave a Reply