Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të marrë nga Apeli në lidhje me vulën e PD. Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se ky ishte një akt i paralajmëruar nga kryeministri Rama.
Ai ka shtuar se përballë Ramës do jetë një opozitë fitimtare më 14 maj.
Postimi
Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.
Fitorja nuk ndalet!
Gazeta RD