Nuk është koha për vajtim, fokusi ynë është fushata bashkiake

Nga Genc POLLO

Një njoftim i keq e i shëmtuar erdhi sot nga Gjykata e Apelit; e cila u shfaq si dorë e zgjatur e Edi Ramës për të goditur Partinë Demokratike dhe pluralizmin.

E megjithatë nuk është momenti për të vajtuar logon dhe emrin e partisë. Ato do të korrigjohen një ditë tjetër. Siç do gjendet një zgjidhje e përkohshme për nesër e tutje.

Nuk ja vlen barra qiranë as t’u zëmë emrin në gojë atyre që morën peshqesh logon dhe emrin; sepse mund të ulemi në nivelin e tyre.

Fokusi ynë është fushata bashkiake me në ballë kandidatët tanë të mrekullueshëm. Aty do e gjejmë forcën, drejtësinë e lirinë! Në 14 maj!
GP

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply