“Stop Ballkanit të Hapur”, qytetarët e Malit të Zi sërish në protestë

Malazezët vijonë ta kundërshtojnë nismën “Ballkani i Hapur”. Qytetarët e Malit të Zi janë ngritur sërish në protesta duke kërkuar t’i jepet fund përpjekjeve për ta bërë Malin e Zi pjesë të nismës.

Qytetarët kanë varur në një urë pankartën me fjalët “Stop Ballkani i Hapur”. Tubimi ka krijuar edhe trafik në rrugë, ndërsa qytetart vijojnë të mbeten në shesh duke bërtitur kundër nismës.

Një muaj më parë Mali i Zi u ngrit në protestë pikërisht për të kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”, të cilët e konsiderojnë një nismë serbe nga Aleksandër Vuçiç.

About Redaksia

Check Also

Shifra e tmerrshme, OBSH: 160 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se mesatarisht rreth 160 fëmijë po vriten çdo …

Leave a Reply