Guardiola i shokuar pas eliminimit nga Champions

Pep Guardiola e ka komentuar eliminimin e Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve. “Citizens” e kishin në dorë kualifikimin deri në minutat shtesë pasi ishin duke fituar 1:0, ndërsa lojën e parë e fitonin 4:3 në shtëpi.

Mirëpo, “Los Blancos” u rikthyen furishëm me dy golat e Rodrygos për ta çuar lojën në vazhdime, ku e shënuan edhe një gol me Benzeman nga penalltia dhe e prekën finalen e madhe të Parisit.

Trajneri spanjoll është i dëshpëruar me eliminimin, por insiston se nuk po mendonte për kualifikim deri në fund, pasi e njeh mirë Realin dhe atë që ndodh në “Santiago Bernabeu”.

“Në pjesën e parë nuk e gjetëm lojën tonë, por më pas lojën e bëmë ne. Më pas, në minutën e 90-të Real Madridi e gjeti golin e parë, e më pas edhe të dytin… Nuk ishim duke vuajtur, por ata e gjetën golin dhe ua uroj. As në minutën e 89-të nuk e shihja veten në finale pasi e njoh Bernabeun. E kishim mundësinë ta shënonim edhe golin e dytë, por ajo që ka ndodhur në Manchester ndodhi përsëri sot. Tash në finale janë Liverpooli e Real Madridi dhe ne do të kalojmë ditë të rënda”, deklaroi Guardiola për “TNT SPorts”.

City ishte shumë afër ta siguronte finalen e dytë radhazi të Championsit, por u dorëzua në minutat e fundit, kur e kishte në dorë kualifikimin.

Ndërkohë, “Citizens” do të mundohen ta mbrojnë titullin e kampionit në Angli, ku janë liderë të Premierligës, me një pikë më shumë se përcjellësi kryesor, Liverpool.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply