{"id":9863,"date":"2022-04-20T08:33:30","date_gmt":"2022-04-20T08:33:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=9863"},"modified":"2022-04-20T08:38:13","modified_gmt":"2022-04-20T08:38:13","slug":"freedom-house-demokracia-ne-shqiperi-pa-perparim-regjim-hibrid-blerje-vote-e-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/20\/freedom-house-demokracia-ne-shqiperi-pa-perparim-regjim-hibrid-blerje-vote-e-korrupsion\/","title":{"rendered":"Freedom House: Demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri pa p\u00ebrparim, regjim hibrid, blerje vote e korrupsion!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Menaida Zaimi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sipas raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb organizat\u00ebs \u201cFreedom House\u201d p\u00ebr Vendet n\u00eb Tranzicion, Shqip\u00ebria nuk ka p\u00ebsuar asnj\u00eb ndryshim n\u00eb pik\u00eb, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb t\u00eb shtat\u00eb kriteret ku e bazon vler\u00ebsimin e saj kjo organizat\u00eb. Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb kategorin\u00eb e regjimeve hibride\/demokraci n\u00eb tranzicion, ku futen ato vende ku institucionet demokratike jan\u00eb t\u00eb brishta dhe ku ekzistojn\u00eb sfida thelb\u00ebsore p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave politike dhe lirive civile.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet, se n\u00eb Shqip\u00ebri qeverisja n\u00eb nivel komb\u00ebtar<strong>\u00a0<\/strong>\u00ebsht\u00eb demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste. Zgjedhjet jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht konkurruese, por ato shpesh d\u00ebmtohen nga blerja e vot\u00ebs, manipulimi me votat dhe mang\u00ebsi t\u00eb tjera. Po k\u00ebshtu, raporti vler\u00ebson se shoq\u00ebria civile luan nj\u00eb rol disi aktiv n\u00eb raport me debatin dhe interesat publike, por ajo vuan nga financimi i pamjaftuesh\u00ebm dhe mosp\u00ebrfshirja e duhur n\u00eb konsultimin e politikave, si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligj.<\/p>\n<p>Sipas \u201cFreedom House\u201d, media n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht e pavarur dhe ofron nj\u00ebfar\u00eb niveli v\u00ebzhgimi t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb poste publike, por shumica e pronar\u00ebve t\u00eb medias, thuhet n\u00eb raport, i p\u00ebrdorin platformat e tyre mediatike p\u00ebr t\u00eb lobuar tek qeveria dhe partit\u00eb politike. P\u00ebr sa i takon qeverisjes lokale, ajo shihet si demokratike, por seriozisht e pafinancuar dhe e pakualifikuar p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbimet adekuate p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb raport v\u00ebrehet se gjyq\u00ebsori vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn nj\u00eb proces t\u00eb vazhduesh\u00ebm verifikimi t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb funksionon vet\u00ebm pjes\u00ebrisht. Prej fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, jan\u00eb rritur pritshm\u00ebrit\u00eb, se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb efektiv dhe m\u00eb i pavarur, por n\u00eb raport thuhet se ai ende nuk ka dh\u00ebn\u00eb prova konkrete se po vepron lirisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i takon korrupsionit, n\u00eb raport thuhet se ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende i p\u00ebrhapur, duke shkaktuar mosfunksionim n\u00eb deg\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb qeveris\u00eb. Por raporti vler\u00ebson se agjencit\u00eb e reja t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, t\u00eb krijuara, q\u00eb nga viti 2019 po tregojn\u00eb rezultate inkurajuese n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1995, raporti i \u201cFreedom House\u201d p\u00ebr Vendet n\u00eb Tranzicion ka vler\u00ebsuar gjendjen e demokracis\u00eb n\u00eb 29 vende, q\u00eb shtrihen nga Evropa Qendrore n\u00eb Azin\u00eb Qendrore.<\/p>\n<p>Organizata e bazon vler\u00ebsimin n\u00eb shtat\u00eb kategori, si\u00e7 jan\u00eb procesi zgjedhor, shoq\u00ebria civile, pavar\u00ebsia e medias, qeverisja demokratike n\u00eb nivel komb\u00ebtar, qeverisja lokale, sistemi gjyq\u00ebsor dhe pavar\u00ebsia e tij, si dhe korrupsioni. Vler\u00ebsimi b\u00ebhet nga 1 deri n\u00eb 7 pik\u00eb, ku 1 \u00ebsht\u00eb niveli m\u00eb i ul\u00ebt i demokracis\u00eb dhe me 7 vler\u00ebsohet niveli m\u00eb i lart\u00eb i saj.<\/p>\n<p><strong>Si ka ndryshuar vler\u00ebsimi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga viti n\u00eb vit<\/strong><\/p>\n<p>Qeverisja demokratike n\u00eb nivel komb\u00ebtar mbetet n\u00eb nj\u00ebjtat nivele si dy vitet pararend\u00ebse, me 3.25 pik\u00eb (2020-2022), por megjithat\u00eb ky tregues ka sh\u00ebnuar ulje krahasuar me pes\u00eb vitet e tjera, prej 2015 deri 2019, kur llogaritej n\u00eb 3.50 pik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb treguesin e shoq\u00ebris\u00eb civile, Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shif\u00ebr si nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, 4.75 pik\u00eb, por kjo pasqyron nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb raport me 8 vitet pararend\u00ebse (2013-2020) kur ky tregues kishte ruajtur nj\u00eb konstante prej 5 pik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sistemi gjyq\u00ebsor dhe pavar\u00ebsia e tij, sipas raportit ka mbetur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele prej vitit 2013, duke u vler\u00ebsuar me 3.25 pik\u00eb. Po k\u00ebshtu edhe korrupsioni q\u00eb vler\u00ebsohet me 2.75 pik\u00eb prej vitit 2013.<\/p>\n<p>Elementi i demokracis\u00eb p\u00ebr vitin 2022 vler\u00ebsohet n\u00eb nivelet e vitit 2021, me 3.75 pik\u00eb, por q\u00eb gjithsesi pasqyron nj\u00eb r\u00ebnie krahasuar me nj\u00eb tendenc\u00eb rritjeje, q\u00eb u vu re prej vitit 2014 deri n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se themelet e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u vun\u00eb n\u00eb prov\u00eb n\u00eb 2021, viti kur u mbajt\u00ebn zgjedhjet e dhjeta parlamentare shum\u00ebpartiake, q\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit.<\/p>\n<p>\u201cPjesa m\u00eb e madhe e diskutimeve publike, para dhe pas zgjedhjeve, ishin t\u00eb mbushura me akuza t\u00eb nd\u00ebrsjella dhe retorik\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse nga udh\u00ebheq\u00ebsit e partive kryesore politike dhe Presidenti, gj\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb incidente t\u00eb frik\u00ebsimit publik, l\u00ebndimeve dhe madje edhe vdekjeve gjat\u00eb fushatave elektorale\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb raport thuhet se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi zgjedhjet parlamentare u administruan mir\u00eb. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte n\u00eb gjendje t\u00eb ofronte mjete t\u00eb reja teknologjike p\u00ebr identifikimin e votuesve n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve dhe teknologjit\u00eb e reja t\u00eb num\u00ebrimit u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb qendra t\u00eb ndryshme votimi. Por megjithat\u00eb, sipas raportit, integriteti i zgjedhjeve nuk ishte plot\u00ebsisht i paprekur, p\u00ebr shkak t\u00eb pretendimeve t\u00eb besueshme p\u00ebr blerje votash, frik\u00ebsim dhe dhun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmendet fakti se Partia Demokratike e opozit\u00ebs krijoi nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb quajtur \u201cMbroni Vot\u00ebn\u201d, me shum\u00eb gjas\u00eb e jasht\u00ebligjshme, por q\u00eb tregon shkall\u00ebn e mosbesimit t\u00eb publikut ndaj institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cFreedom House\u201dp\u00ebrmend q\u00ebndrimet e presidentit n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se \u201cPresidenti Ilir Meta b\u00ebri fushat\u00eb t\u00eb hapur kund\u00ebr Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet dhe u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin dhun\u00eb, n\u00ebse vota e tyre c\u00ebnohej&#8221;.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre komenteve, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u b\u00ebn\u00eb thirrje udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb t\u00eb vendit q\u00eb t\u00eb &#8220;p\u00ebrmbahen&#8221; e &#8220;t\u00eb refuzojn\u00eb qart\u00eb dhun\u00ebn&#8221;, thuhet m\u00eb tej n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Vitet e fundit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb vitit 2021, fraksione brenda L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim dhe Partis\u00eb Demokratike, e kan\u00eb shtuar retorik\u00ebn e tyre t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb, duke pretenduar se ato po nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb sovranitetin dhe pun\u00ebt e brendshme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas raportit, kjo retorik\u00eb mosmiratimi ndaj SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb lidhet me investimin e huaj e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik dhe financiar n\u00eb organet e ndryshme t\u00eb reja t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe n\u00eb procesin e verifikimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, i cili ka krijuar pritshm\u00ebri t\u00eb larta p\u00ebr hetime p\u00ebr abuzim me pushtetin dhe korrupsion nga zyrtar\u00eb aktual\u00eb e t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Raporti trajton edhe \u00e7\u00ebshtjen e rrjedhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb gjat\u00eb vitit 2021. Ai p\u00ebrmend publikimin n\u00eb muajin prill nga faqja e lajme n\u00eb internet Lapsi.al, t\u00eb nj\u00eb artikulli ku flitej mbi nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb ndjeshme personale t\u00eb 910,000 qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb dyshohej se ishin p\u00ebrdorur nga Partia Socialiste, e q\u00eb ishin marr\u00eb nga nj\u00eb portal qeveritar, q\u00eb ofron sh\u00ebrbime publike (e-Albania).<\/p>\n<p>Si\u00e7 konstatohet n\u00eb raport, Partia Socialiste fillimisht e mohoi ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj baze t\u00eb dh\u00ebnash, por Kryeministri Rama m\u00eb von\u00eb e pranoi se partia e tij, q\u00eb nga viti 2009, kishte mbajtur nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb brendshme, duke mbledhur informacione der\u00eb m\u00eb der\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201csistem i patronazhit\u201d. \u201cFreedom House\u201d thot\u00eb se mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk u nis asnj\u00eb hetim, ose mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si partit\u00eb politike i sigurojn\u00eb, apo trajtojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se shkeljet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe pasojat tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria nuk i ka marr\u00eb ende seriozisht ligjet e saj p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian, vijon m\u00eb tej raporti, po financon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nd\u00ebrtimin e kapaciteteve institucionale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fushat e sundimit t\u00eb ligjit dhe antikorrupsionit. Por duke iu referuar nj\u00eb raportit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb Audituesve t\u00eb janarit 2022, mbi mb\u00ebshtetjen e BE-s\u00eb p\u00ebr sundimin e ligjit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, Freedom House p\u00ebrmend gjetjet e tij se \u201cnj\u00eb mb\u00ebshtetje dhe financim i till\u00eb kan\u00eb pasur pak ndikim n\u00eb avancimin e reformave themelore t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm politik dhe munges\u00ebs s\u00eb angazhimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se \u201cmb\u00ebshtetja e BE-s\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe sundimit t\u00eb ligjit, si dhe p\u00ebrcaktimet publike t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, duhen kuptuar n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb synimeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>D\u00ebshira \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ata t\u00eb ken\u00eb &#8220;nj\u00eb partner, q\u00eb u p\u00ebrmbahet normave demokratike dhe jo udh\u00ebheq\u00ebs problematik\u00eb, q\u00eb prodhojn\u00eb kriza politike artificiale p\u00ebr t\u00eb cilat SHBA-ja dhe BE-ja thirren t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFreedom House\u201d thot\u00eb se n\u00ebse k\u00ebto p\u00ebrpjekje nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr korrupsionit dhe p\u00ebrcaktimeve publike merren m\u00eb seriozisht nga Shqip\u00ebria, partit\u00eb politike, agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit dhe sistemin gjyq\u00ebsor, ato mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shtys\u00eb p\u00ebr reforma t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Por n\u00eb raport thuhet se inkurajimi i partive politike p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn brenda tyre si dhe p\u00ebr t\u00eb trajtuar akuzat p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb pushtetit dhe korrupsion brenda radh\u00ebve t\u00eb tyre, ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Media sipas \u201cFreedom House\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport pavar\u00ebsia e shtypit vler\u00ebsohet me 3.5 pik\u00eb nj\u00ebsoj si n\u00eb vitin 2021, nj\u00eb r\u00ebnie krahasuar me t\u00eb pakt\u00ebn dy vite pararend\u00ebse kur ky tregues vler\u00ebsohej me 3.75 pik\u00eb.<\/p>\n<p>Viti 2021 ishte sfidues p\u00ebr gazetar\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve, ngacmimeve dhe kushteve t\u00eb tmerrshme t\u00eb pun\u00ebs thot\u00eb \u201cFreedom House\u201d.<\/p>\n<p>Sipas raportit, rreth tet\u00eb persona kontrollojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tregut mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i p\u00ebrdorin k\u00ebto platforma p\u00ebr t\u00eb lobuar p\u00ebr interesat e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur lidhje t\u00eb ngushta me partit\u00eb politike.<\/p>\n<p>Ato (mediat) gjithashtu mb\u00ebshteten n\u00eb shantazhimin, ose diskreditimin e personave, q\u00eb flasin kund\u00ebr interesave t\u00eb tyre, ose partive politike, q\u00eb ato mb\u00ebshtesin.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e shtypit shqiptar vijoi t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej n\u00eb vitin 2021, me nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb emisioneve televizive, q\u00eb kryesisht ndajn\u00eb opinione t\u00eb pabazuar n\u00eb prova, ose fakte t\u00eb verifikueshme, thuhet n\u00eb raportin e k\u00ebtij viti t\u00eb organizat\u00ebs \u201cFreedom House\u201d p\u00ebr Vendet n\u00eb Tranzicion.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Menaida Zaimi Sipas raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb organizat\u00ebs \u201cFreedom House\u201d p\u00ebr Vendet n\u00eb Tranzicion, Shqip\u00ebria nuk ka p\u00ebsuar asnj\u00eb ndryshim n\u00eb pik\u00eb, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb t\u00eb shtat\u00eb kriteret ku e bazon vler\u00ebsimin e saj kjo organizat\u00eb. Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb kategorin\u00eb e regjimeve hibride\/demokraci n\u00eb tranzicion, ku futen ato &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":6373,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9863"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9863"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9863\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}