{"id":9303,"date":"2022-04-12T18:14:39","date_gmt":"2022-04-12T18:14:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=9303"},"modified":"2022-04-12T18:14:39","modified_gmt":"2022-04-12T18:14:39","slug":"dash-problemet-kryesore-ne-shqiperi-pavaresia-e-gjyqesorit-korrupsioni-dhe-pandeshkueshmeria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/12\/dash-problemet-kryesore-ne-shqiperi-pavaresia-e-gjyqesorit-korrupsioni-dhe-pandeshkueshmeria\/","title":{"rendered":"DASH: Problemet kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit, korrupsioni dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria!"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet kryesore lidhur me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2021 ishin \u201cproblemet me pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit nd\u00ebrsa vazhdobte procesi i vetingut; kufizimet e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb dhe institucionet komunale\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrfundime p\u00ebrfshihen n\u00eb raportin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMosnd\u00ebshkimi mbeti nj\u00eb problem, megjith\u00ebse Organi i Specializuar p\u00ebr Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion b\u00ebn\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjat\u00eb vitit n\u00eb hetimin, ndjekjen penale dhe d\u00ebnimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se zgjedhjet e 25 prillit ishin t\u00eb organizuara mir\u00eb, votuesit kishin alternativa mes kandidat\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebnin fushat\u00eb lirisht dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i menaxhoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate detyrimet e tij.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb raporti i Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb, theksoi disa mang\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e votave, rrjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ndjeshme personale dhe avantazhin e konsideruesh\u00ebm t\u00eb fituar nga partia n\u00eb pushtet p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb qenit n\u00eb pushtet\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Korrupsioni dhe mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb qeveri<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se qeveria nuk e zbatoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive legjislacionin q\u00eb parashikon d\u00ebnime penale p\u00ebr korrupsion nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb dhe ndalon individ\u00ebt me d\u00ebnime penale t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si kryetar\u00eb bashkie, deputet\u00eb ose n\u00eb poste qeveritare ose shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni ishte i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb dhe zyrtar\u00ebt shpesh u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb praktika korruptive pa u nd\u00ebshkuar\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend se deri n\u00eb shtator u hap\u00ebn hetime dhe u ngrit\u00ebn akuza nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ndaj disa zyrtar\u00ebve publik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministra, kryetar\u00eb bashkie, gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, ish-gjyqtar\u00eb dhe gjyqtar\u00eb t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vettingut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ish-gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb pushtetit ekzekutiv.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shtatori, nj\u00eb gjyqtar, dy prokuror\u00eb, nj\u00eb kryetar komune dhe ish-drejtori i prokurimit n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme u padit\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre ose akuza p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se megjith\u00ebse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsionit, burimet e kufizuara, rrjedhjet hetimore, presioni real dhe i perceptuar politik dhe nj\u00eb sistem em\u00ebrimi i paorganizuar mir\u00eb, i penguan hetimet.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa prokuror\u00ebt b\u00ebn\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ndjekjen e rasteve t\u00eb korrupsionit publik t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt dhe t\u00eb mes\u00ebm, shkalla e ndjekjes penale p\u00ebr zyrtar\u00ebt e rangut t\u00eb lart\u00eb mbeti e ul\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Departamenti n\u00ebnvizon se edhe korrupsioni n\u00eb polici vazhdoi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte problem.<\/p>\n<p>\u201cPolicia nuk e ka zbatuar gjithmon\u00eb ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mang\u00ebt, mungesa e pajisjeve dhe mbikqyrja e pamjaftueshme shpesh pat\u00ebn pasoja n\u00eb zbatimin e ligjit\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se autoritetet vazhduan t&#8217;i adresojn\u00eb k\u00ebto probleme duke p\u00ebrmir\u00ebsuar objektet e policis\u00eb, automjetet dhe duke theksuar publikisht masat kund\u00ebr korrupsionit. Po ashtu qeveria krijoi nj\u00eb sistem p\u00ebr verifikimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, organizatat vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vepronin pa kufizime nga qeveria, duke hetuar dhe publikuar gjetjet e tyre mbi rastet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Zyrtar\u00ebt qeveritar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishin bashk\u00ebpunues dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndaj pik\u00ebpamjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse kushtetuta parashikon nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur, presioni politik, frik\u00ebsimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyq\u00ebsorin t\u00eb funksiononte plot\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe efikase\u201d, thekson raporti.<\/p>\n<p>Seancat gjyq\u00ebsore ishin p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb hapura p\u00ebr publikun, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse kufizimet e COVID-19 nuk i lejonin gazetar\u00ebt ose publikun t\u00eb hynin n\u00eb ambientet e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thot\u00eb se qeveria vazhdoi procesin e monitoruar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr verifikimin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe p\u00ebr shkarkimin e personave me pasuri t\u00eb pajustifikueshme ose lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend problemet e krijuara nga mungesa e plot\u00ebsimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me numrin e duhur t\u00eb gjykat\u00ebsve, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se deri m\u00eb 31 korrik, Gjykata e Lart\u00eb kishte nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh prej 36,608 \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb prapambetura n\u00eb pritje gjykimi.<\/p>\n<p>\u201cPolitizimi i em\u00ebrimeve t\u00eb kaluara n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe Gjykat\u00ebn Kushtetuese her\u00eb pas here k\u00ebrc\u00ebnoi t\u00eb minonte pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e k\u00ebtyre institucioneve\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Zbatimi i dispozitave t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb pauz\u00eb n\u00eb proceset normale gjyq\u00ebsore nd\u00ebrsa punohej p\u00ebr ngritjen e organeve t\u00eb pavarura disiplinore.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa individ\u00ebt dhe organizatat mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb instrumenta juridike civile p\u00ebr shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, jan\u00eb raportuar raste t\u00eb korrupsionit gjyq\u00ebsor, joefikasitetit, frik\u00ebsimit dhe nd\u00ebrhyrjes politike, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb gjithashtu n\u00eb dukje se ish-t\u00eb persekutuarit politike gjat\u00eb regjimit komunist vazhduan t\u00eb b\u00ebnin k\u00ebrkesa ndaj qeveris\u00eb p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>\u201cQeveria nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb l\u00ebvrimin e kompensimeve gjat\u00eb vitit. Instituti p\u00ebr Aktiviz\u00ebm dhe Ndryshime Shoq\u00ebrore dhe Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (Sigurimi) ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me rastet e pazgjidhura t\u00eb personave t\u00eb zhdukur q\u00eb datojn\u00eb nga ish-regjimi komunist\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Po ashtu problem mbetet e drejta e pron\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht procesi i zgjatur i kompensimit dhe nivelet e ul\u00ebta t\u00eb kompensimit p\u00ebr pron\u00ebn e shpron\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Raporti thekson se megjith\u00ebse Kushtetuta dhe ligjet ndalojn\u00eb nd\u00ebrhyrje arbitrare ose t\u00eb paligjshme n\u00eb privat\u00ebsi, familje, sht\u00ebpi ose korrespondenc\u00eb, ka pasur njoftime se qeveria nuk i respektoi ato ndalime.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit, u b\u00eb e njohur se nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash me informacionin personal dhe detajet e kontakteve t\u00eb rreth 900,000 qytetar\u00ebve, si dhe preferencat e tyre t\u00eb mundshme partiake, u b\u00ebn\u00eb publike, duke i ekspozuar votuesit ndaj presionit t\u00eb mundsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb raporti, duke shtuar se SPAK-u ka nisur nj\u00eb hetim penal.<\/p>\n<p><strong>Respektimi i Lirive Civile dhe Liria e Medias<\/strong><\/p>\n<p>Ka pasur raporte se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb ndikonin n\u00eb media n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehnin nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri t\u00eb gjer\u00eb pik\u00ebpamjesh, por shton se pati p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb politik dhe ekonomik mbi median, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet dhe dhun\u00ebn ndaj gazetar\u00ebve q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb hetonin krimin dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet kryesore q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb raport \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb pronar\u00ebt e bizneseve i p\u00ebrdornin lirisht mediat e tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar favore dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara interesat e tyre me (mb\u00ebshtetjen) e partive politike.<\/p>\n<p>\u201cShumica e pronar\u00ebve t\u00eb stacioneve televizive private p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebrmbajtjen e transmetimeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb veprimet e qeveris\u00eb ndaj bizneseve t\u00eb tyre t\u00eb tjera. Pati njoftime t\u00eb besueshme se p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb medias p\u00ebrdor\u00ebn organet e mediave p\u00ebr t\u00eb ushtruan shantazh ndaj bizneseve duke i k\u00ebrc\u00ebnuar me mbulim negative\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>\u201cPresioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur t\u00eb shkruar dhe gazetar\u00ebt sipas njoftimeve u angazhuan n\u00eb autocensur\u00eb\u201d, vazhdon raporti.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tej, pasiguria ekonomike p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kontratave t\u00eb pun\u00ebs g\u00ebrreu pavar\u00ebsin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe kontribuoi n\u00eb nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb e mbulimit. Sindikata e Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb vazhdoi t\u00eb raportonte vonesa t\u00eb konsiderueshme n\u00eb pagesat e pagave p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb shum\u00eb media. Sipas sindikat\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve, pandemia i p\u00ebrkeq\u00ebsoi k\u00ebto vonesa. Problemet financiare b\u00ebn\u00eb q\u00eb disa gazetar\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteteshin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb burimet e jashtme t\u00eb t\u00eb ardhurave, duke \u00e7uar n\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me integritetin e raportimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Organizatat jo-qeveritare gjithashtu shpreh\u00ebn shqet\u00ebsimin se etika profesionale ishte nj\u00eb prioritet i ul\u00ebt p\u00ebr disa prej mbi 900 portalet e lajmeve n\u00eb vend, duke ngritur shqet\u00ebsime mbi p\u00ebrhapjen e lajmeve t\u00eb rreme q\u00eb u sh\u00ebrbenin \u201cinteresave t\u00eb ve\u00e7anta financiare, politike dhe kriminale. Rritja dramatike n\u00eb mediat online ofroi nj\u00eb larmi pik\u00ebpamjesh si dhe mund\u00ebsi p\u00ebr korrupsion.\u201d<\/p>\n<p>Po ashtu Sindikata e Gazetar\u00ebve shprehu shqet\u00ebsimin p\u00ebr presionin ndaj gazetar\u00ebve nga interest e politik\u00ebs dhe biznesit, si edhe rastet e dhun\u00ebs ndaj tyre.<\/p>\n<p>\u201cPara zgjedhjeve parlamentare t\u00eb prillit, organet e medias dhe shoqatat e gazetar\u00ebve u ankuan p\u00ebr munges\u00ebn e qasjes t\u00eb pavarur t\u00eb medias n\u00eb takimet e fushat\u00ebs t\u00eb mbajtura nga partit\u00eb politike, t\u00eb cilat preferuan t&#8217;u ofronin mediave p\u00ebrmbajtjen e tyre t\u00eb redaktuar nga partia\u201d, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Po ashtu organizatat ngren\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr padit\u00eb p\u00ebr shpifje ndaj gazetar\u00ebve dhe gjobat e larta dhe dosjet penale ndaj gazetar\u00ebve si rrjedhor\u00eb e k\u00ebtyre padive, minuan lirin\u00eb e shprehjes. Po ashtu raporti p\u00ebrmend problemet me paket\u00ebn kund\u00ebr shpifjes, e cila pas kritikave, debateve dhe opinionit t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias q\u00eb e gjeti at\u00eb problematik, mbeti pezull.<\/p>\n<p>Raporti detajon gjithashtu problemet me lirit\u00eb individuale t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjen e t\u00eb riut q\u00eb ishte n\u00eb shkelje t\u00eb or\u00ebs policore n\u00eb dhjetor 2019, burgjet e mbipopulluara dhe kujdesin e pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb burgosurit, dhuna ndaj gruas dhe n\u00eb familje e keq\u00ebsuar gjat\u00eb pandemis\u00eb, dhe diskrimimi p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit seksual dhe identitetit gjinor.<strong>\/VOA\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet kryesore lidhur me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2021 ishin \u201cproblemet me pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit nd\u00ebrsa vazhdobte procesi i vetingut; kufizimet e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e qeveris\u00eb dhe institucionet komunale\u201d. K\u00ebto p\u00ebrfundime p\u00ebrfshihen n\u00eb raportin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":9304,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9303"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9303"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9303\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}