{"id":9048,"date":"2022-04-09T10:21:55","date_gmt":"2022-04-09T10:21:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=9048"},"modified":"2022-04-09T10:21:55","modified_gmt":"2022-04-09T10:21:55","slug":"obama-ukrainasit-na-kane-befasuar-ja-ku-gabuam-me-putinin-ne-vitin-2014","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/09\/obama-ukrainasit-na-kane-befasuar-ja-ku-gabuam-me-putinin-ne-vitin-2014\/","title":{"rendered":"Obama: Ukrainasit na kan\u00eb befasuar! Ja ku gabuam me Putinin n\u00eb vitin 2014"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr kryeredaktorin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg, ish-presidenti i SHBA-s\u00eb n\u00eb vitet 2008-2016, Barak Obama thot\u00eb se pavar\u00ebsisht se nuk po arrin ta njoh\u00eb Putinin e sot\u00ebm. Ai e cil\u00ebson tragjik pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, dhe shton se shum\u00eb gj\u00ebra mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb ndryshe 8 vite m\u00eb par\u00eb. Por sipas tij SHBA kishte asokohe dyshime mbi vendosm\u00ebrin\u00eb e ukrainasve p\u00ebr t\u00eb luftuar, nd\u00ebrsa evropian\u00ebt ishin t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb raport me Putinin.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr luft\u00eb n\u00eb Ukrain\u00ebn, gjykuar nga njohurit\u00eb q\u00eb keni mbi Vladimir Putin. Ju jeni takuar shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tragjedi me p\u00ebrmasa historike. Putin p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb reagim shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj idealeve t\u00eb demokracis\u00eb, por edhe globalizimit, p\u00ebrplasjes s\u00eb kulturave, aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar zem\u00ebrimin dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb rreth nj\u00eb mitologjie etno-nacionaliste.<\/p>\n<p>Dhe ato q\u00eb po shohim jan\u00eb pasojat e asaj lloj p\u00ebrzierjeje toksike n\u00eb duart e nj\u00eb qeverie autokratike q\u00eb nuk ka shum\u00eb kontrolle dhe ekuilibra. Kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb se demokracit\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb zbehta, konfuze dhe t\u00eb pasigurta rreth rreziqeve q\u00eb po shfaqeshin n\u00eb horizont.<\/p>\n<p><strong>A e p\u00ebrfshini k\u00ebtu edhe demokracin\u00eb amerikane?<\/strong><\/p>\n<p>Po, sigurisht. Ne ishim b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqur, por un\u00eb nuk mund t\u2019iu garantoj se si pasoj\u00eb e asaj q\u00eb po ndodh ne po i korrigjojm\u00eb gj\u00ebrat. Si nj\u00eb njeri q\u00eb jam p\u00ebrballur me inkursionin rus n\u00eb Krime dhe n\u00eb pjes\u00ebt lindore t\u00eb Ukrain\u00ebs, ndihem i inkurajuar nga reagimi i Evrop\u00ebs, sepse n\u00eb vitin 2014, m\u00eb duhej shpesh t\u2019i \u201ct\u00ebrhiqja zvarr\u00eb\u201d t`u ngrija z\u00ebrin q\u00eb t\u00eb kuptonin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e asaj q\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket Putinit, un\u00eb nuk jam i sigurt se personi q\u00eb kam njohur dikur \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me personin q\u00eb tani drejton k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Ai ka qen\u00eb gjithnj\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm. Ju e keni par\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebri n\u00eb \u00c7e\u00e7eni. Ai nuk e kishte aspak problem t`i shtypte ata q\u00eb i konsideronte si k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Por q\u00eb ai do t\u00eb nd\u00ebrmerrte k\u00ebt\u00eb hap n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nuk do ta kisha parashikuar domosdoshm\u00ebrisht 5 vjet m\u00eb par\u00eb. Ka pasur spekulime mbi gjendjen e tij psikologjike, s\u00ebmundjet, plakjen, izolimin gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19. Por askush nuk mund ta parashikonte as nivelin e reagimit.<\/p>\n<p><strong>Po flisni p\u00ebr rezistenc\u00ebn e madhe t\u00eb ukrainasve?<\/strong><\/p>\n<p>Po niveli e lart\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs, me n\u00eb krye nj\u00eb politikan t\u00eb ri si Volodymyr Zelensky. Pas vitit 2014 vazhdoi t\u00eb forcohej shum\u00eb ndjenja komb\u00ebtare dhe si p\u00ebr ironi, aneksim i Krimes\u00eb dhe i disa territoreve n\u00eb lindje nga Putin, ua b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb ukrainasve se cil\u00ebt ishin, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin. Mendoj e ata kan\u00eb potencialin p\u00ebr ta parandaluar nj\u00eb fitore maksimaliste t\u00eb Putinit, dhe n\u00eb planin afatgjat\u00eb kjo mund t\u00eb lejoj\u00eb nj\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se Ukraina mund t\u00eb fitoj\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb quhet fitore sipas p\u00ebrkufizimit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Ne po shohim shkat\u00ebrrimin e qyteteve, largimin e popullsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb fitore t\u00eb Ukrain\u00ebs. Dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se si mund t\u00eb jet\u00eb fundi i k\u00ebtij konflikti. Un\u00eb mendoj se ajo q\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesim dhe inkurajm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti duhet ta lexojm\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb si nj\u00eb leksion, p\u00ebr t\u00eb cilin ukrainasit po paguajn\u00eb fatkeq\u00ebsisht nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Ukrain\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e izoluar, ne po shohim nj\u00eb rikthim tek m\u00ebnyrat e vjetra t\u00eb t\u00eb menduarit mbi pushtetin, vendin dhe identitetin.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb mendoj se nj\u00eb pjes\u00eb e vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb son\u00eb erdhi nga koncepti se sapo ra Muri i Berlinit, kuptuam se e kishim mbaruar misionin. Pas 60 milion\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb vdiq\u00ebn n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ne krijuam nj\u00eb grup institucionesh dhe u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u00eb rikonfiguronim m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u2019i organizonim shoq\u00ebrit\u00eb tona.<\/p>\n<p>Por ato nuk duhet t\u2019i marrim t\u00eb mir\u00ebqena. Ne duhet t\u00eb ushqejm\u00eb vazhdimisht k\u00ebt\u00eb sistem<\/p>\n<p>dhe t\u00eb reagojm\u00eb sipas rrethanave t\u00eb reja, qofshin k\u00ebto ndryshime n\u00eb teknologji, ndryshime n\u00eb globalizim, ndryshime klimatike etj. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb un\u00eb mendoj se nuk e kemi b\u00ebr\u00eb aq mir\u00eb sa duhet.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pyetje e fundit mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00ebse do t\u00eb riktheheshit pas n\u00eb vitet 2013-2014, a mendoni se mund t\u00eb kishit b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr synimeve t\u00eb Putinit n\u00eb Donbas dhe Krime?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt jo, sepse rrethanat ishin t\u00eb ndryshme. Popullata n\u00eb Krime, kishte nj\u00eb q\u00ebndrim ndryshe ndaj Rusis\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr. Situat\u00eb n\u00eb lindje ishte m\u00eb e nd\u00ebrlikuar, dhe ne si SHBA pat\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb, e cila si\u00e7 e thash\u00eb, k\u00ebrkonte shum\u00eb pun\u00eb me evropian\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Ukraina ishte ndryshe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Po ashtu ishim t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb mos i jepnim Putinit nj\u00eb justifikim p\u00ebr nj\u00eb inkursion t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Shum\u00eb nga argumentet e at\u00ebhershme kishin t\u00eb b\u00ebnin me armatosjen e Ukrain\u00ebs. Gjithsesi, n\u00ebse kishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb ka qen\u00eb ndaj fushat\u00ebs s\u00eb dezinformacionit q\u00eb po p\u00ebrdorej si nj\u00eb arm\u00eb kund\u00ebr nesh nga Moska. Mendoj se e n\u00ebnvler\u00ebsova shkall\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn demokracit\u00eb ishin po aq t\u00eb pambrojtura ndaj saj.<\/p>\n<p><strong>Pavar\u00ebsisht internetit, globalizimit, dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, shumica e rus\u00ebve, duket se kan\u00eb shum\u00eb pak informacion se Ukraina nuk \u00ebsht\u00eb kombi agresor, se ajo nuk drejtohet nga neo-nazist\u00ebt, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Si mund t\u00eb \u00e7ahet kjo rrjet\u00eb e fort\u00eb e censur\u00ebs tek regjimet autoritare?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mendoj se ka nj\u00eb zgjidhje t\u00eb leht\u00eb. Ne kemi par\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm. Ju pat\u00eb nj\u00eb gazetare me nj\u00eb parull\u00eb t\u00eb dor\u00eb q\u00eb doli para kamerave n\u00eb transmetim direkt p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cKjo q\u00eb po d\u00ebgjoni \u00ebsht\u00eb e gjitha nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr\u201d, e cila u shtyp shpejt.\u00a0 Por ai episod tregon se \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb informohet publiku.\/abcnews.al\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr kryeredaktorin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg, ish-presidenti i SHBA-s\u00eb n\u00eb vitet 2008-2016, Barak Obama thot\u00eb se pavar\u00ebsisht se nuk po arrin ta njoh\u00eb Putinin e sot\u00ebm. Ai e cil\u00ebson tragjik pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, dhe shton se shum\u00eb gj\u00ebra mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb ndryshe 8 vite m\u00eb par\u00eb. Por sipas tij &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":9049,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9048"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9048\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}