{"id":8896,"date":"2022-04-08T09:21:44","date_gmt":"2022-04-08T09:21:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=8896"},"modified":"2022-04-08T09:21:44","modified_gmt":"2022-04-08T09:21:44","slug":"pollo-nese-rama-nuk-frenohet-vala-e-drogave-do-te-sjelle-pasoja-te-renda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/08\/pollo-nese-rama-nuk-frenohet-vala-e-drogave-do-te-sjelle-pasoja-te-renda\/","title":{"rendered":"Pollo: N\u00ebse Rama nuk frenohet, vala e drogave do t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama nuk synon kanabisin mjek\u00ebsor n\u00eb kuptimin strikt. Ai do q\u00eb t\u00eb hap\u00eb deri\u00e7k\u00ebn ligjore p\u00ebr kanabizimin e m\u00eb gjer\u00eb drogizimin e vendit. At\u00eb q\u00eb realizoi p\u00ebrmes Saimir Tahirit n\u00eb v.2016 edhe pse ligji e ndalonte dhe e d\u00ebnonte.<\/p>\n<p>N\u00ebse Rama nuk frenohet at\u00ebhere vala e kanabisit dhe e drogave t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb pasojn\u00eb kanabisin, do t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb shum\u00eb aspekte. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr shendetin e popullsis\u00eb; ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb gjeni nj\u00eb sh\u00ebnimin tim t\u00eb paradokohsh\u00ebm &#8220;Kanabisi vret! Po ashtu edhe politika e keqe!!&#8221;<\/p>\n<p>Dy t\u00eb rinj u vran\u00eb para nj\u00eb jave pran\u00eb Razm\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe p\u00ebr shkak t\u00eb kanabisit t\u00eb mbjellur e tregtuar dhe mosmarr\u00ebveshjve nga ky &#8220;biznes&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo fjal\u00eb e fundit lipset t\u00eb n\u00ebnvizohet pasi prej gjasht\u00eb vitesh d\u00ebgjoj nga z\u00ebra privat\u00eb por edhe publik\u00eb se tregtia me kanabisin e legalizuar do t\u00eb ishte nj\u00eb minier\u00eb ari p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare t\u00eb anemizuar n\u00eb ekstrem. I pari z\u00eb publik ishte deputeti KK, mik i ngusht\u00eb e i hersh\u00ebm i kryeministrit Rama, i cili n\u00eb 2014 vazhdimisht i referohej praktikave t\u00eb ndryshme, p\u00ebrgjith\u00ebsisht eksperimentale n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut. Askush nga partia e tij nuk i doli kundra deputetit: as Rama, t\u00eb cilit kjo thirrje dukej se i vinte p\u00ebr osh dhe as deputet\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt druanin se kolegu kanabist fliste me leje nga lart. Vet\u00ebm nj\u00eb z\u00eb e kund\u00ebrshtoi at\u00ebhere dhe ky ishte ministri i brendsh\u00ebm Saimir Tahiri, i cili foli kundra nj\u00eb ligji t\u00eb till\u00eb pa shprehje ironie a n\u00ebnqeshjeje n\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>I fundit person publik q\u00eb foli pro k\u00ebsaj ideje ishte vet\u00eb Edi Rama, i cili n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti premtoi legalizimin e kanabisit (mjek\u00ebsor) brenda sesionit parlamentar (dmth. brenda korrikut 2020).<\/p>\n<p><strong>Vrasje pa fund<\/strong><\/p>\n<p>Me vrasjen e dy t\u00eb rinjve kumboi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb q\u00eb bie prej koh\u00ebsh. Nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb q\u00eb apelon se biznesi i drog\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznes thjesht shum\u00eb m\u00eb fitimpru\u00ebs se ai i bim\u00ebve bujq\u00ebsore t\u00eb zakonshme. Biznesi i drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb thjesht vdekjeprur\u00ebs! Kjo jo vet\u00ebm sepse dim\u00eb q\u00eb nuk vritet k\u00ebshtu robi p\u00ebr parcela me domate e kastravec\u00eb apo p\u00ebr zetor\u00eb t\u00eb ngarkuar me k\u00ebto zarzavate. Por sepse marr\u00ebdheniet q\u00eb krijohen me &#8220;biznesin&#8221; e kanabisit n\u00ebn legjislacionin penal shqiptar dhe Europian (BE mbetet tregu primar p\u00ebr &#8220;biznesin&#8221;) jan\u00eb banditeske, kriminale e mafioze dhe her\u00ebt a von\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vrasje si ajo m\u00ebsip\u00ebr q\u00eb tragjikisht u konsumua edhe mes dy kush\u00ebrinjve. K\u00ebmbana ka r\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka vesh\u00eb e nuk don t&#8217;i dyllos\u00eb ato si Uliksi homerian: numri i vrasjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje droge \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar q\u00eb nga viti 2016 kur ministri i brendsh\u00ebm krijoi e menaxhoi tok me nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar polic\u00ebsh rilindist\u00eb Kanabistanin n\u00eb Shqip\u00ebri. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se sipas prokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb qytet gjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr viteve jan\u00eb regjistruar disa dyzina persona t\u00eb zhdukur, shumica syresh t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti vrasjet lidhen me drogat e r\u00ebnda si kokaina, n\u00eb biznesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs bandat shqiptare u fut\u00ebn pasi kryen shkoll\u00ebn e Kanabistanit dhe investuan parat\u00eb e b\u00ebra n\u00eb 2016.<\/p>\n<p><strong>Oligarki edhe n\u00eb paran\u00eb e zez\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ata q\u00eb mendojn\u00eb sinqerisht se paraja nuk mban er\u00eb (pecunia non olet) dhe se shumat e m\u00ebdha nga shitja e drog\u00ebs n\u00eb Europe do t\u00eb rigjall\u00ebrojn\u00eb ekonomin\u00eb e drobitur n\u00ebse investohen n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb duhet t\u00eb konsiderojn\u00eb dy gjera: s\u00eb pari p\u00ebrvoja e ngjashm\u00eb n\u00eb shtetet e Amerik\u00ebs Latine jo vet\u00ebm nuk \u00e7oi n\u00eb lul\u00ebzim t\u00eb ekonomis\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb por thelloi m\u00eb tej dallimet sociale dhe avancoi m\u00eb tej paligjshm\u00ebrin\u00eb e kriminalizmin n\u00eb shoq\u00ebri; s\u00eb dyti milionat e drog\u00ebs q\u00eb po investohen n\u00eb nd\u00ebrtime n\u00eb Tiran\u00ebn e Lali Erit dhe gjetiu jan\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb pak duar; ato jan\u00eb nj\u00eb lloj pasqyre e struktur\u00ebs oligarkike t\u00eb p\u00ebrfituesve nga buxheti i shtetit. Nd\u00ebrtimet me euro t\u00eb pista p\u00ebrgjith\u00ebsisht mbeten pa shitur nd\u00ebrsa cfar\u00eb nuk investohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb shkon p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb, zaptuar apo nxjerr\u00eb nga tregu sip\u00ebrmarrje legjitime duke r\u00ebnduar edhe m\u00eb keq ekonomin\u00eb aktive.<\/p>\n<p><strong>Pa shtet ligjor legalizimi \u00ebsht\u00eb humor (i zi)<\/strong><\/p>\n<p>Ata q\u00eb mendojn\u00eb se legalizimi i kanabisit si drog\u00eb (disa p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebtu edhe kokain\u00ebn, heroin\u00ebn etj.) e zgjidh problemin e vrasjeve dhe t\u00eb krimit, duhet t\u00eb ken\u00eb parasysh se n\u00eb ato pak vende per\u00ebndimore ku \u00ebsht\u00eb tentuar ky legalizim industria e kanabisit realizohet me pro\u00e7edura strikte. Zbatimi strikt i k\u00ebtyre pro\u00e7edurave strikte garantohet nga nj\u00eb shtet ligjor funksional, i cili atje ekziston. N\u00eb Shqip\u00ebri edhe rilindisti m\u00eb i paepur nuk e nxjerr m\u00eb nga goja nj\u00eb llaf t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebndeti mbi t\u00eb gjitha<\/strong><\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e legalizimit t\u00eb kanabisit kan\u00eb pretenduar se kanabisi i konsumuar lirsh\u00ebm nuk d\u00ebmton sh\u00ebndetin, madje n\u00eb disa raste mund t\u00eb jet\u00eb edhe kurativ. K\u00ebto pohime ishin empirike madje edhe hamendje pasi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kushtet e kanabisit t\u00eb paligjsh\u00ebm. Autori amerikan Alex Berenson n\u00eb librin e tij Marijuana, Mental Illness, and Violence (janar 2019) pasi studion t\u00eb dh\u00ebnat nga shtetet e ShBA ku ishte legalizuar kanabisi, konkludon se p\u00ebrdorimi i lirsh\u00ebm e i pakufizuar i k\u00ebsaj droge t\u00eb leht\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb konsumuesit t\u00eb vuajn\u00eb nga psikoza deri n\u00eb skizofreni si dhe t\u00eb dhunsh\u00ebm deri n\u00eb vrasje. Po ashtu i ka shtyr\u00eb ata drejt drogave t\u00eb r\u00ebnda me pasoja t\u00eb ditura si tragjike e fatale.<\/p>\n<p><strong>Damka nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e Kanabistanit 2016 e mbaj mend Edi Ram\u00ebn n\u00eb foltoren e Kuvendit, afro 15 metra larg meje, tek i mohonte me t\u00eb madhe parcelat me kanabis anemban\u00eb Atdheut, e faj\u00ebsonte opozit\u00ebn si shpif\u00ebse e denigruese. Ai solli edhe nj\u00eb &#8220;argument&#8221; shtes\u00eb: &#8220;po t\u00eb kishte kanabis si thoni ju do t\u00eb kishte folur ambasadorja e BE-s\u00eb!&#8221;. Zonja ambasadore v\u00ebrtet heshti p\u00ebr motive q\u00eb nuk i di, e kam siklet t&#8217;i hamend\u00ebsoj; por Rama ja doli t&#8217;a paraqes\u00eb at\u00eb para publikut shqiptar si &#8220;shahite t\u00eb rreme&#8221; q\u00eb flet me heshtje. Gjith\u00ebsesi tentativa e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb kopilin e drog\u00ebs n\u00eb der\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs duke lan\u00e7uar legalizimin e kanabisit m\u00eb 9 maj (festa e Europ\u00ebs) gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi n\u00eb krah t\u00eb ambasadorit tjet\u00ebr ju kthye n\u00eb bumerang: pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb delegacioni i BE njoftoi publikun se nuk kishte asnj\u00eb lidhje me nism\u00ebn kanabiste.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej episodeve anekdotike kushti p\u00ebr t\u00eb luftuar drog\u00ebn ka qen\u00eb nj\u00eb refren i qart\u00eb nga BE, ve\u00e7an\u00ebrisht kat\u00ebr vitet e fundit. K\u00ebtij ju shtua n\u00eb mars 2020 edhe pastrimi i parave (kushti nr. 4 nga 15 syresh).<\/p>\n<p>Le t\u00eb shtojm\u00eb k\u00ebtu edhe di\u00e7ka q\u00eb nuk matet e blihet me para por q\u00eb vlen m\u00eb shum\u00eb se miliona: imazhin e reputacionin e vendit! Mund t\u00eb mos na p\u00eblqej\u00eb kur Shqip\u00ebrin\u00eb e quajn\u00eb shtet mafioz narkotrafikat\u00ebsh si\u00e7 b\u00ebri t\u00eb mart\u00ebn nj\u00eb eurodeputet identitar ekstremist n\u00eb takimin me Komisionerin e Zgjerimit, apo si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb r\u00ebndom nj\u00eb segment i medias n\u00eb Serbi e vende t\u00eb tjera. Por para se t&#8217;u hak\u00ebrrehemi atyre t\u00eb shtyr\u00eb nga l\u00ebndimi i krenaris\u00eb komb\u00ebtare, do t\u00eb ishte m\u00eb e dobishme t\u00eb kuptojm\u00eb se atyre ju a kemi l\u00ebvruar ne vet\u00eb argumentat. P\u00ebrmes qeveris\u00eb q\u00eb kemi! E cila ndryshohet me vot\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo<\/strong><br \/>\n<strong>Ish minist\u00ebr e deputet<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc POLLO Edi Rama nuk synon kanabisin mjek\u00ebsor n\u00eb kuptimin strikt. Ai do q\u00eb t\u00eb hap\u00eb deri\u00e7k\u00ebn ligjore p\u00ebr kanabizimin e m\u00eb gjer\u00eb drogizimin e vendit. At\u00eb q\u00eb realizoi p\u00ebrmes Saimir Tahirit n\u00eb v.2016 edhe pse ligji e ndalonte dhe e d\u00ebnonte. N\u00ebse Rama nuk frenohet at\u00ebhere vala e kanabisit dhe e drogave t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8897,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8896"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8896"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8896\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8897"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}