{"id":8868,"date":"2022-04-07T18:30:23","date_gmt":"2022-04-07T18:30:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=8868"},"modified":"2022-04-07T18:30:23","modified_gmt":"2022-04-07T18:30:23","slug":"rama-legalizon-kanabisin-zeri-i-amerikes-dyshime-per-sigurine-e-procesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/07\/rama-legalizon-kanabisin-zeri-i-amerikes-dyshime-per-sigurine-e-procesit\/","title":{"rendered":"Rama legalizon kanabisin\/ Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Dyshime p\u00ebr sigurin\u00eb e procesit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, autoritetet pohuan se do t\u00eb legalizojn\u00eb kanabisin p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor, si dhe kultivimin e tij p\u00ebr t\u00eb rritur ekonomin\u00eb. Kryeministri Edi Rama i b\u00ebri k\u00ebto komente sot gjat\u00eb publikimit t\u00eb rezultateve t\u00eb K\u00ebshillimit Komb\u00ebtar, nj\u00eb anketim masiv i popullat\u00ebs. Ekspert\u00eb t\u00eb pavarur u shpreh\u00ebn skeptik\u00eb mbi sigurin\u00eb e k\u00ebtij procesi, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria njihet si vend burimi i narkotik\u00ebve dhe vitin e kaluar regjistroi shifra n\u00eb rritje t\u00eb kultivimit t\u00eb marihuan\u00ebs<\/p>\n<p><strong>VOA<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria pritet t\u00eb lejoj\u00eb shum\u00eb shpejt kultivimin, p\u00ebrpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti t\u00eb cannabis sativa p\u00ebr arsye mjek\u00ebsore, pa legalizuar p\u00ebrdorimin vetjak. K\u00ebshtu deklaroi sot kryeministri Edi Rama n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb K\u00ebshillimit t\u00eb par\u00eb Komb\u00ebtar, nj\u00eb anketim masiv q\u00eb qeveria nd\u00ebrmori p\u00ebr 3 muaj p\u00ebrmes post\u00ebs dhe internetit.<\/p>\n<p>Mbi 60 p\u00ebr qind t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb anketuar vullnetarisht dhe anonim jan\u00eb shprehur pozitivisht p\u00ebr pyetjen e qeveris\u00eb, kundrejt 30 p\u00ebr qind q\u00eb jan\u00eb shprehur negativisht. Kryeministri Rama tha para mediave sot se kjo do t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb legalizojm\u00eb absolutisht kanabisin p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor dhe do t\u00eb hapim nj\u00eb front t\u00eb ri pune dhe rritjeje ekonomike, p\u00ebrve\u00e7se edhe rritje n\u00eb aspektin teknologjik. S\u2019ka dilem\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. At\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt, ajo do t\u00eb b\u00ebhet. Nuk diskutohet\u201d\u00a0&#8211; deklaroi zoti Rama.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse mbetet ende e paqart\u00eb se si do t\u00eb realizohet, dilemat lidhen me mund\u00ebsin\u00eb e kontrollit t\u00eb autoriteteve mbi k\u00ebt\u00eb proces. Shqip\u00ebria vijon t\u00eb konsiderohet nj\u00eb vend burimi i kanabisit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale, edhe vitin e kaluar kultivimi i marijuan\u00ebs rregjistroi shifra n\u00eb rritje. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Guardia di Finanza-s italiane, gjat\u00eb vrojtimit nga ajri, ishin identifikuar mbi 37 hektar\u00eb t\u00eb dyshuar se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb kultivuar cannabis sativa, sip\u00ebrfaqja m\u00eb e madhe q\u00eb pas vitit 2016.<\/p>\n<p>V\u00ebzhgues t\u00eb pavarur shprehen skeptik\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, duke p\u00ebrmendur mungesat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, zbatimit dhe mbizot\u00ebrimit t\u00eb ligjit Eksperti i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, Arjan Dyrmishi, thot\u00eb se Qeveria dhe shumica socialiste kan\u00eb 2-3 vjet q\u00eb e diskutojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. E reja k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e ve\u00e7ant\u00eb e legjitimimit t\u00eb k\u00ebsaj nisme p\u00ebrmes nj\u00eb anketimi apo K\u00ebshillimi Komb\u00ebtar, duke marr\u00eb p\u00eblqimin e publikut.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetjet nuk jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs ekonomike, t\u00eb tregut dhe k\u00ebrkes\u00ebs, por \u00e7\u00ebshtja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sigurin\u00eb e procesit, se si do t\u00eb garantohet q\u00eb pjesa e ligjshme t\u00eb mos p\u00ebrzihet me pjes\u00ebn e paligjshme, modalitetet si do t\u00eb ndahen k\u00ebto dy pjes\u00eb, dhe m\u00eb tej, prodhimi, magazinimi dhe transporti sa do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta. Nj\u00eb gjykim i sakt\u00eb mund t\u00eb jepet at\u00ebher\u00eb kur qeveria t\u00eb publikoj\u00eb projektin e par\u00eb zyrtar t\u00eb nism\u00ebs s\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb kjo mund\u00ebsi ekonomike t\u00eb mos shnd\u00ebrrohet n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt n\u00eb nj\u00eb problem sigurie, sepse ekonomia dhe siguria jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb, por deri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces me shum\u00eb t\u00eb panjohura.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb aktor\u00eb si krimi i organizuar, problemi q\u00eb ky legalizim shkakton tek korrupsioni etj. Ne nuk e dim\u00eb ende cilat jan\u00eb vlerat, cil\u00ebt jan\u00eb treguesit ekonomik\u00eb, q\u00eb synon qeveria t\u00eb realizoj\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj: Cili \u00ebsht\u00eb numri i vendeve t\u00eb pun\u00ebs? Sip\u00ebrfaqet q\u00eb do t\u00eb dedikohen? Ka nj\u00eb seri politikash q\u00eb duhen harmonizuar. P\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb po diskutohet q\u00eb sip\u00ebrfaqet e tok\u00ebs t\u00eb mbillen me grur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb harmonizuar autosuficenc\u00ebn e furnizimit me ushqime, apo duhet q\u00eb k\u00ebto sip\u00ebrfaqe t\u2019i favorizojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb cannabis, i cili do na sjell\u00eb disa t\u00eb ardhura m\u00eb shum\u00eb dhe me k\u00ebto para n\u00eb dor\u00eb ne do t\u00eb blejm\u00eb drith\u00eb. Mungojn\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe s\u00eb pari mungon drafti i qeveris\u00eb\u201d\u00a0&#8211; thot\u00eb zoti Dyrmishi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kryeministri Rama komentoi sot edhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb sipas tij mori nga publiku p\u00ebrmes K\u00ebshillimit Komb\u00ebtar nisma e Ballkanit t\u00eb Hapur, nj\u00eb proces q\u00eb ai shprehu s\u00ebrish vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. N\u00eb anket\u00ebn e K\u00ebshillimit Komb\u00ebtar afro 60 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve jan\u00eb shprehur pozitivisht se nisma \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, afro 26 p\u00ebr qind pohuan se ajo i sjell p\u00ebrfitime vendit, dhe 15 p\u00ebr qind than\u00eb se nuk e dinin.<\/p>\n<p>Open Balkan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebs ka patur pik\u00ebpyetje t\u00eb shumta. Gjysma e vendeve t\u00eb rajonit kan\u00eb refuzuar deri tani t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e saj. Kosova e ka kund\u00ebrshtuar hapur q\u00eb n\u00eb fillim, duke v\u00ebn\u00eb theksin te roli i Serbis\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi s\u00ebrish presidentja e Kosov\u00ebs Vjosa Osmani ka deklaruar se \u201cn\u00eb momentin q\u00eb Serbia heq dor\u00eb nga tendencat destabilizuese ndaj rajonit, n\u00eb momentin q\u00eb Serbia e njeh Kosov\u00ebn si realitet i pakthyesh\u00ebm, si realitet q\u00eb po ec\u00eb p\u00ebrpara dhe assesi nuk do t\u00eb kthehet prapa, at\u00ebher\u00eb dikush mund ta marr\u00eb seriozisht deklarat\u00ebn e (Aleksand\u00ebr) Vu\u00e7i\u00e7it se i intereson bashk\u00ebpunimi rajonal\u201d, &#8211; tha presidentja Osmani.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetjet mbi k\u00ebt\u00eb nism\u00eb u shtuan m\u00eb tej pasi Serbia doli kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb BE-s\u00eb ndaj Rusis\u00eb, duke refuzuar t\u2019i bashkohet sanksioneve ndaj Mosk\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb agresionit t\u00eb saj n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBallkani i hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interes shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, edhe i Kosov\u00ebs, por un\u00eb jam udh\u00ebheq\u00ebs i Shqip\u00ebris\u00eb, nuk jam udh\u00ebheq\u00ebs i Kosov\u00ebs dhe nuk dua t\u2019i jap as mend dhe as k\u00ebshilla t\u00eb pak\u00ebrkuara udh\u00ebheq\u00ebsve n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin e madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjeroj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e vet t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, mallrave, sh\u00ebrbimeve, kapitaleve\u201d &#8211; tha zoti Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb K\u00ebshillimin Komb\u00ebtar nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb duket se ka marr\u00eb nga anketimi masiv edhe ideja e nj\u00eb amnistie t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr depozitimet e parave t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb atdheun e tyre dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ato t\u00eb investohen n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po ashtu do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb ndahet nga Maqedonia e Veriut n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb Bashkimin Europian n\u00ebse n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit Europian n\u00eb qershor nuk do t\u00eb merret nj\u00eb vendim pozitiv p\u00ebr hapjen e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, autoritetet pohuan se do t\u00eb legalizojn\u00eb kanabisin p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor, si dhe kultivimin e tij p\u00ebr t\u00eb rritur ekonomin\u00eb. Kryeministri Edi Rama i b\u00ebri k\u00ebto komente sot gjat\u00eb publikimit t\u00eb rezultateve t\u00eb K\u00ebshillimit Komb\u00ebtar, nj\u00eb anketim masiv i popullat\u00ebs. Ekspert\u00eb t\u00eb pavarur u shpreh\u00ebn skeptik\u00eb mbi sigurin\u00eb e k\u00ebtij procesi, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria njihet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8832,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8868"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8868\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}