{"id":8862,"date":"2022-04-07T17:51:50","date_gmt":"2022-04-07T17:51:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=8862"},"modified":"2022-04-07T17:51:50","modified_gmt":"2022-04-07T17:51:50","slug":"qytetare-nga-kosova-ne-mbrojtje-te-sheshit-te-flamurit-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/07\/qytetare-nga-kosova-ne-mbrojtje-te-sheshit-te-flamurit-ne-vlore\/","title":{"rendered":"Qytetar\u00eb nga Kosova n\u00eb mbrojtje t\u00eb sheshit t\u00eb Flamurit n\u00eb Vlor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Qytetar\u00ebt reaguna edhe dit\u00ebn e sotme n\u00eb mbrojtje t\u00eb sheshit t\u00eb Flamurit n\u00eb Vlor\u00eb. Protesta e dyt\u00eb e thirrur p\u00ebrmes rrjeteve sociale k\u00ebsaj here zgjeroi pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve p\u00ebrtej Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shesh u mblodh\u00ebn qytetar\u00eb nga Tirana, Berati, Shkodra, Lezha deri edhe nga Kosova.<\/p>\n<p>Arsyeja pse protestojn\u00eb \u00ebsht\u00eb projekti i rioonstruksionit total t\u00eb sheshit t\u00eb Flamurit q\u00eb sipas protestuesve humbet identitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Monumeti i sheshit t\u00eb Flamurit sipas tyre \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lart\u00ebsi si t\u00eb gjith\u00eb monumentet e tjera kur duhet t\u00eb ishte m\u00eb i lart\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb heqja e kat\u00ebr topave nga sheshi q\u00eb simbolizojn\u00eb bashkimin e kat\u00ebr vilajeteve shqiptare t\u00eb nd\u00ebrtuara gjat\u00eb regjimit fashist n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ky simbol \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb stacion autobusi. Kat\u00ebr topat nuk dihet ku do t\u00eb vendosen, nuk ka transparenc\u00eb p\u00ebr projektin, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb dhe kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtime ka edhe p\u00ebr pallatin 15 kat\u00ebsh n\u00eb sheshin e Flamurit, ku Rama ndryshe nga sa ishte zotuar p\u00ebr shembje, ka deklaruar se do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr multifunksionale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pallat i cili i z\u00eb pamjen\u00a0 komplet sheshit t\u00eb Flamurit dhe fsheh dy muze komb\u00ebtare t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb vij nga Shkodra, jam mirditor. Sheshi i Flamurit \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb kombit shqiptar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zhgarravitje, c\u00ebnim i thell\u00eb i kombit. Nj\u00eb synim p\u00ebr asimilim t\u00eb monumentit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Kemi dal\u00eb p\u00ebr sheshin e Flamurit p\u00ebr mbrojtjen e historis\u00eb, tradit\u00ebs dhe vlerave t\u00eb kombit nga 1912. Un\u00eb jam nga Berati por jetoj n\u00eb Tiran\u00eb. Ky projekt zbeh vlerat e sheshit t\u00eb Flamurit, e ngushton dhe anekson sikur \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka dyt\u00ebsore&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Kam ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb par\u00eb aktin e fundit q\u00eb mund t\u00eb kryhet n\u00eb Shqip\u00ebri, po u luajt dhe m\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk ka m\u00eb ankesa. Kam menduar se do gjej 50% t\u00eb Vlor\u00ebs k\u00ebtu. Ka hyr\u00eb n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb kjo qeveri, kan\u00eb frik\u00eb. Po nuk kan\u00eb pse tremben se nuk do futin gjith\u00eb popullin n\u00eb burg. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tradhti komb\u00ebtare&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Jam ushtrarak dhe nuk e kam zanat t\u00eb vajtoj por jam i thyer n\u00eb shpirt dhe zem\u00ebr. \u00cbsht\u00eb e tmerrshme q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb ngushta shkat\u00ebrrohen interesat komb\u00ebtare. Kemi luftuar p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trojeve shqiptare, Kosov\u00ebn, dhe k\u00ebt\u00eb shesh e kemi pasur n\u00eb shpirt dhe zem\u00ebr si frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb nisur dhe vazhduar luft\u00ebn ton\u00eb. Vlonjat\u00ebt me krenari kan\u00eb th\u00ebn\u00eb jemi t\u00eb Flamurit dhe kan\u00eb rreh gjoksin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, sot nuk kan\u00eb ardhur, nuk jan\u00eb treguar vlonjat\u00ebt e Vlor\u00ebs s\u00eb Flamurit. Ky shesh duhet t\u00eb jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Qeveria e kryeministrit Rama rrit me shpejt\u00ebsi territorin e varrezave greke t\u00eb K\u00eblcyr\u00ebs dhe ngushton me shpejt\u00ebsi sheshin e identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar, sheshin e pavar\u00ebsis\u00eb. Nuk do t\u00eb zhduket sheshi i Flamurit, nuk ka fuqi politikani q\u00eb mund ta zhduk\u00eb, por ka maskarenj q\u00eb mund ta sh\u00ebmtojn\u00eb at\u00eb si e kan\u00eb sh\u00ebmtuar&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk kemi asnj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb sheshi do rind\u00ebrtohet. Jemi n\u00eb at\u00eb dilem\u00eb si\u00e7 ishte Ismail Qemali kur do merrte vulat n\u00eb kancelarit\u00eb europiane. T\u00eb prish\u00ebsh k\u00ebt\u00eb shesh prish gjith\u00eb historin\u00eb. Kryeministri tha se aty jan\u00eb mbledhur foltoraxhinjt\u00eb. Jo, ne vlonjat\u00ebt kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ta ruajtur k\u00ebt\u00eb shesh. K\u00ebtu duhet t\u00eb ngrihen gjith\u00eb vlonjat\u00ebt, kaq sa kemi mbetur. Jo k\u00ebshtu&#8221;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qytetar\u00ebt reaguna edhe dit\u00ebn e sotme n\u00eb mbrojtje t\u00eb sheshit t\u00eb Flamurit n\u00eb Vlor\u00eb. Protesta e dyt\u00eb e thirrur p\u00ebrmes rrjeteve sociale k\u00ebsaj here zgjeroi pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve p\u00ebrtej Vlor\u00ebs. N\u00eb shesh u mblodh\u00ebn qytetar\u00eb nga Tirana, Berati, Shkodra, Lezha deri edhe nga Kosova. Arsyeja pse protestojn\u00eb \u00ebsht\u00eb projekti i rioonstruksionit total t\u00eb sheshit t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8863,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8862"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8862\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8863"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}