{"id":8584,"date":"2022-04-05T13:47:19","date_gmt":"2022-04-05T13:47:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=8584"},"modified":"2022-04-05T13:47:19","modified_gmt":"2022-04-05T13:47:19","slug":"frank-shkreli-ku-po-shkojne-fondet-amerikane-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/04\/05\/frank-shkreli-ku-po-shkojne-fondet-amerikane-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Frank Shkreli: Ku po shkojn\u00eb fondet amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb<\/p>\n<p>\u201cRasti i fundit i diskriminimit nga vetingu \u00ebsht\u00eb ai i Prokurores Elisabeta Imeraj, e cila paragjykohet se \u00ebsht\u00eb nga Veriu, nj\u00eb \u201cmaloke nga Tropoja\u201d, si\u00e7 e quan Genta Bungo dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb shkarkohet p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs. Megjith\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb ligjore, deri tani as Kryeministri as ndonj\u00eb ent tjet\u00ebr qeveritar nuk ka reaguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit. Madje as deklarata e KMD-s\u00eb nuk i referohet drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb \u2013 me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr k\u00ebtij rasti. Ku jan\u00eb t\u00eb men\u00e7urit e Kombit, q\u00eb nuk flasin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar dukuri t\u00eb tilla urrejtjesh krahinore?\u201d<\/p>\n<p>Prokurorja Elisabeta Imeraj, \u201cmalokja nga Tropoja\u201d q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs duhet t\u00eb shkarkohet nga detyra e saj, sipas Genta Bungos<br \/>\nProkurorja Elisabeta Imeraj, \u201cmalokja nga Tropoja\u201d q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs duhet t\u00eb shkarkohet nga detyra e saj, sipas Genta Bungos<br \/>\nNuk mjaftonte spastrimi i ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve, viktimave t\u00eb komunizmit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre nga reforma e re e drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur, q\u00eb p\u00ebr mision t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij pretendon se siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe sjelljet, q\u00eb e nxisin at\u00eb. Ky ent b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb \u2013 KMD udh\u00ebzon shmangien e paragjykimeve dhe p\u00ebrkat\u00ebsive n\u00eb vler\u00ebsimin profesional \u2013 ATSH \u2013 (ata.gov.al) \u2013 botuar t\u00eb diel\u00ebn me 3 prill, n\u00eb portalin e vet n\u00eb lidhje me nj\u00eb incident t\u00eb r\u00ebnd\u00eb diskriminimi n\u00eb procesin e vetingut: megjith\u00ebse me nj\u00eb t\u00eb lexuar \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet se p\u00ebr \u00e7far\u00eb rast diskriminimi e ka fjal\u00ebn KMD-ja. Por pas nj\u00eb deshifrimi nga disa media t\u00eb pavarura n\u00eb Tiran\u00eb: se mediat e m\u00ebdha t\u00eb oborrit t\u00eb qeveris\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebrmendur ende k\u00ebt\u00eb skandal, m\u00ebsohet se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast konkret t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Tiran\u00eb, e q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me spastrimet dhe diskriminimet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, si dikur n\u00eb ish-regjimin e qoft\u00eblargut.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebsaj radhe e quajn\u00eb (veting) \u2013 gjoja spastrimi i drejt\u00ebsis\u00eb nga t\u00eb korruptuarit \u2013 dhe sponsorizohet dhe mb\u00ebshtetet nga asgj\u00eb m\u00eb pak se Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Evropian, me disa suksese deri tani. Dihet se t\u00eb ashtuquajturat \u201creforma\u201d n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, me q\u00ebllim, p\u00ebrjashtimin e kandidat\u00ebve nga radh\u00ebt e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit dhe familjeve t\u00eb tyre. Por kjo nuk i prishte kujt pun\u00eb, as autoriteteve vendase as sponsorizuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Fal\u00eb k\u00ebsaj heshtjeje, duket se vetingu i \u201csistemit t\u00eb ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d e paska zgjeruar aktivitetin e tij t\u00eb spastrimit. Jo vet\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb pinjoll\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb vuajtura anti-komuniste, por tani sipas disa mediave n\u00eb Shqip\u00ebri: \u201cM\u00ebsohet se Vettingu po heq nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, kryesisht, ata q\u00eb jan\u00eb nga Mirdita, Tropoja, Kuk\u00ebsi, Puka dhe Burreli\u201d. P\u00ebr mua, ky subjekt \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i pak\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr ta trajtuar, por provokimi \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, mund t\u00eb lexoni m\u00eb sip\u00ebr deklarat\u00ebn n\u00eb linkun KMD-s\u00eb, \u201cinstitucionit t\u00eb pavarur, q\u00eb siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00ebqoft\u00ebse nuk e kuptoni se p\u00ebr k\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb flet institucioni, do p\u00ebrpiqem ta shpjegoj, bazuar n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb botuara deri tani n\u00eb median shqiptare. Duket se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb spastrim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb pad\u00ebshiruar, bazuar n\u00eb origjin\u00ebn ose p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb krahinore t\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb ri juridik n\u00eb Shqip\u00ebri, si prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs. Un\u00eb kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, faktin se sipas disa burimeve, vetingu, padrejt\u00ebsisht, ka spastruar nga drejt\u00ebsia, sidomos kandidat\u00ebt nga radh\u00ebt e t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb komunizmit, ose familjeve t\u00eb tyre. Por tani problemi duket se \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh se vetingu, p\u00ebrfshin edhe nj\u00eb kategori tjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve: origjin\u00ebn ose p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb krahinore duke spastruar nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb me origjin\u00eb nga pjesa veriore e Shqip\u00ebris\u00eb.  Kam qen\u00eb edhe kritik i asaj reforme pasi kam kund\u00ebrshtuar vazhdimisht p\u00ebrfshirjen pothuaj, ekskluzivisht, si mbikqyr\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj reforme t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve t\u00eb edukuar dhe t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb ish-regjimin komunist, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjashtuar ose nuk jan\u00eb konsideruar p\u00ebr detyra t\u00eb larta p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtresave t\u00eb tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, si\u00e7 jan\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit ose pasardh\u00ebsit e tyre, viktima t\u00eb regjimit komunist kriminal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Tani shohim se rrethi i t\u00eb p\u00ebrjashtuarve shkon p\u00ebrtej ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve. Rasti i fundit i diskriminimit nga vetingu \u00ebsht\u00eb ai i Prokurores Elisabeta Imeraj, e cila paragjykohet bazuar n\u00eb origjin\u00ebn e saj, se ajo \u00ebsht\u00eb nga Veriu, nj\u00eb \u201cmaloke nga Tropoja\u201d, si\u00e7 e quan Genta Bungo dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb shkarkohet p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs, sipas rekomandimit t\u00eb an\u00ebtares s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, (KPA) Genta Bungo.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh  p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare dhe p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u201creform\u00ebs s\u00eb re t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke themeluar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie me \u201cdvorana\u201d t\u00eb ish-regjimit komunist dhe me \u201cbungot\u201d e post-komunizmi, duke krijuar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie shum\u00eb diskriminues dhe urrejt\u00ebs deri n\u00eb palc\u00eb; duke p\u00ebrdorur metodat p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse enveriste shqiptari kund\u00ebr shqiptarit.\u201d<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb ligjore, deri tani as Kryeministri as ndonj\u00eb ent tjet\u00ebr qeveritar nuk ka reaguar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit. Madje as deklarata e KMD-s\u00eb nuk i referohet drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb \u2013 me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr k\u00ebtij rasti. Ku jan\u00eb t\u00eb men\u00e7urit e Kombit, q\u00eb nuk flasin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar dukuri t\u00eb tilla urrejtjesh krahinore? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson mua edhe m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se as Ambasada Amerikane as t\u00eb d\u00ebrguarit e Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb financojn\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb koment p\u00ebr abuzimet n\u00eb veting, as m\u00eb her\u00ebt, as p\u00ebr rastin e fundit. P\u00ebr mua kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr problematike em\u00ebrimet dhe dekorimet e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb ish-regjimit komunist n\u00eb detyra ky\u00e7e t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb procesin e vetingut.<\/p>\n<p>Gj\u00ebndja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb keq se \u00e7\u2019mendoja un\u00eb. Sipas disa burimeve n\u00eb media dhe t\u00eb tjera, KPK ka larguar me shumic\u00eb prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb, q\u00eb kan\u00eb prejardhjen nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 nj\u00eb \u201creform\u00eb\u201d kjo reform\u00eb q\u00eb financohet kryesisht nga taksapaguesit amerikan\u00eb. \u201cMund t\u2019u p\u00ebrmend plot emra \u201cmalok\u00ebsh\u201d q\u00eb i ka k\u00ebputur vettingu pa asnj\u00eb shkak, prov\u00eb apo llogjik\u00eb ligjore\u201d,- tha dit\u00ebt e fundit analisti dhe ish-Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ylli Manjani n\u00eb nj\u00eb program televiziv.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh n\u00eb fakt dhe n\u00eb p\u00ebrceptim p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare dhe p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u201creform\u00ebs s\u00eb re t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke themeluar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie me \u201cdvorana\u201d t\u00eb ish-regjimit komunist dhe me \u201cbungot\u201d e post-komunizmit \u2013 duke krijuar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie shum\u00eb diskriminues dhe urrejt\u00ebs deri n\u00eb palc\u00eb ndaj nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve; duke p\u00ebrdorur metodat p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse enveriste shqiptari kund\u00ebr shqiptarit; duke p\u00ebrdorur ish-ideologjin\u00eb komuniste dhe krahinat si pretekst. P\u00ebrball\u00eb heshtjes ndaj k\u00ebtij fenomeni nga entet p\u00ebrkat\u00ebse shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb si dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebsaj situate t\u00eb sh\u00ebmtuar n\u00eb vetingun e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, taksapaguesit shqiptaro-amerikan\u00eb si dhe organizatat e ndryshme n\u00eb Amerik\u00eb kan\u00eb edhe ata p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre, q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb ndaj dukurive t\u00eb tilla p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Shqiptaro-amerikan\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuar se \u00e7ka po ndodh\u00eb n\u00eb Atdhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht, si shpenzohen taksat e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, dit\u00ebn p\u00ebr diell, merren vendime diskriminuese p\u00ebr shkak p\u00ebrkat\u00ebsie dhe jo aft\u00ebsie, pa asnj\u00eb nd\u00ebshkim p\u00ebr shkel\u00ebsit e ligjit. Di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrligjshme n\u00eb Shtetet e Bashkuara, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cHeshtja e Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe me abuzimet, q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb procesin e vetingut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i prokurores Imeraj, \u00ebsht\u00eb imorale dhe e pajustifikueshme. Ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb akt kriminal dhe si i till\u00eb nevojiten hetime t\u00eb menj\u00ebhershme nga autoritetet e besueshme shqiptare, n\u00ebqoft\u00ebse ka t\u00eb tilla, por sidomos nga entet q\u00eb financojn\u00eb vetingun, si USAID dhe vet Ambasada Amerikane.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Edith Durham, mal\u00ebsori \u00ebsht\u00eb: \u201cQytetar i Bot\u00ebs; e se Zemra e tij s\u2019\u00ebsht\u00eb nj\u00eb ishull i ndar\u00eb nga Tokat e tjera, por nj\u00eb Kontinent q\u00eb me to bashkohet\u201d. Kot mundoheni se nuk e ndani dot mal\u00ebsorin nga \u201cTokat e tjera\u201d, jo \u2013 kudo q\u00eb t\u00eb gj\u00ebndet ai sot, madje edhe n\u00eb Amerik\u00eb!<br \/>\nNd\u00ebrkaq, heshtja e Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe me abuzimet, q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb procesin e vetingut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i prokurores Imeraj, \u00ebsht\u00eb imorale dhe e pajustifikueshme. K\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, praktika t\u00eb tilla i quajm\u00eb lin\u00e7ime. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb shqiptar\u00ebve me origjin\u00eb nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 lin\u00e7im i financuar me fonde n\u00ebp\u00ebrmjet ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb. Ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb akt kriminal dhe si i till\u00eb nevojiten hetime t\u00eb menj\u00ebhershme nga autoritetet e besueshme shqiptare, n\u00ebqoft\u00ebse ka t\u00eb tilla, por sidomos nga entet q\u00eb financojn\u00eb vetingun, si USAID dhe vet Ambasada Amerikane. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj i mbetet Inspektorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit ose Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hetimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se p\u00ebr \u00e7ka dreqin po p\u00ebrdoren fondet amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri? Kjo \u00ebsht\u00eb shpresa ime! Por, sidoqoft\u00eb, kur abuzime t\u00eb tilla lejohen n\u00eb nj\u00eb program, q\u00eb financohet dhe ka vul\u00ebn aprovuese t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese. N\u00eb minimum dhe p\u00ebr hir t\u00eb kredibilitetit t\u00eb vet dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, Ambasada Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb indiferente ndaj nj\u00eb fenomeni t\u00eb till\u00eb trazues dhe abuzues me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebn e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr si nj\u00eb projekt t\u00eb saj me r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>PS. Sa p\u00ebr dijeni, Zonja Bungo dhe t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb mendojn\u00eb si ti, un\u00eb nuk njoh \u201cmalok\u00eb\u201d as \u201cmaloke\u201d, por mal\u00ebsor\u00eb e mal\u00ebsore, njoh shum\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Jam vet nj\u00eb prej tyre. N\u00eb Amerik\u00eb jemi, shum\u00eb, shum\u00eb. K\u00ebtu kemi gjetur liri e drejt\u00ebsi dhe askush nuk na ofendon me epitetin \u201cmalok\u201d as \u201cmaloke\u201d. Madje k\u00ebta \u201cmalok\u00ebt\u201d dhe \u201cmaloket\u201d, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr Kosov\u00ebn, gjat\u00eb dekadave, pa pyetur as p\u00ebr krahin\u00eb as p\u00ebr ideologji, por p\u00ebr interesat komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa asnj\u00eb dallim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse jetoj mbi 50-vjet n\u00eb Amerik\u00eb, identiteti im mbetet ai i mal\u00ebsorit, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam krenar. P\u00ebr mbi 50-vjet n\u00eb Amerik\u00eb kam konkuruar p\u00ebr disa detyra gjat\u00eb viteve, por asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb pyeti njeri p\u00ebr origjin\u00ebn time, as p\u00ebr krahin\u00ebn nga vij. Ky identitet prej mal\u00ebsori, q\u00eb ti do e quaje \u201cmalok\u201d, nuk m\u00eb ka penguar mua as t\u00eb tjer\u00eb si un\u00eb me origjin\u00eb nga ato treva q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb na kan\u00eb mund\u00ebsuar aft\u00ebsit\u00eb tona, Amerika jon\u00eb e dashur dhe drejt\u00ebsia amerikane. K\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb g\u00ebzojm\u00eb ne \u201cmalok\u00ebt\u201d dhe \u201cmaloket\u201d n\u00eb Amerik\u00eb, do t\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb g\u00ebzonin edhe bashk\u00ebv\u00ebllez\u00ebrit dhe bashk\u00ebmotrat tona n\u00eb Atdhe \u2013 pasi \u201cdrejt\u00ebsia e re\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet vetingut, n\u00eb Shqip\u00ebri po zbatohet, kryesisht, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare nga Shtetet e Bashkuara \u2013 pra me taksat tona.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj i mbetet Inspektorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit ose Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hetimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se p\u00ebr \u00e7ka dreqin po p\u00ebrdoren fondet amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri?\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr mbi 50-vjet n\u00eb Amerik\u00eb kam konkuruar p\u00ebr disa detyra t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt dhe t\u00eb lart\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb pyeti njeri p\u00ebr origjin\u00ebn time. Shqiptar\u00ebt si un\u00eb i cil\u00ebsoni si malok\u00eb e maloke (njer\u00ebz t\u00eb pagdhendur dhe t\u00eb trash\u00eb), sigurisht, me nj\u00eb p\u00ebrulje dhe urrejtje t\u00eb theksuar, trash\u00ebgimi e Enver Hoxh\u00ebs kjo. Por t\u00eb huajt q\u00eb kan\u00eb pasur rastin t\u00eb njohin k\u00ebta \u201cmalok\u00eb\u201d e \u201cmaloke\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut, si\u00e7 ka qen\u00eb historiania angleze Edith Durham n\u00eb vitin 1908 i ka cil\u00ebsuar ata si \u201cbesnik\u00eb dhe \u201ckurajoz\u201d.  \u201c\u00c7do sukses q\u00eb mund t\u00eb kem arritur, ia kushtoj vet\u00ebm ndihm\u00ebs bujare dhe dashamir\u00ebse q\u00eb gjeta gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimit, nga t\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga fran\u00e7eskan\u00ebt dhe prift\u00ebrinjt\u00eb misionar\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe udh\u00ebrr\u00ebfyesi im Mark; por po ashtu, mikprit\u00ebsve dhe udh\u00ebrr\u00ebfyesve nga t\u00eb gjitha racat dhe fet\u00eb q\u00eb un\u00eb kam takuar. Njer\u00ebz besnik\u00eb, kurajoz\u00eb, e mikprit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ndoshta \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb Librin e Fatit t\u00eb mos i shoh m\u00eb, por, kur njeriu tregohet i njer\u00ebzish\u00ebm e i m\u00ebshirsh\u00ebm me t\u00eb huajin, kjo d\u00ebshmon se \u00ebsht\u00eb Qytetar i Bot\u00ebs; e se Zemra e tij s\u2019\u00ebsht\u00eb nj\u00eb ishull i ndar\u00eb nga Tokat e tjera, por nj\u00eb Kontinent q\u00eb me to bashkohet.\u201d  Edith Durham, High Albania.<\/p>\n<p>Telegraf<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb \u201cRasti i fundit i diskriminimit nga vetingu \u00ebsht\u00eb ai i Prokurores Elisabeta Imeraj, e cila paragjykohet se \u00ebsht\u00eb nga Veriu, nj\u00eb \u201cmaloke nga Tropoja\u201d, si\u00e7 e quan Genta Bungo dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb shkarkohet p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs. Megjith\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8585,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8584"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8584\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}