{"id":804,"date":"2021-12-20T10:28:43","date_gmt":"2021-12-20T10:28:43","guid":{"rendered":"http:\/\/rdnews.al\/?p=804"},"modified":"2021-12-23T14:05:01","modified_gmt":"2021-12-23T14:05:01","slug":"basha-per-ramen-inceneratoret-afera-e-shekullit-kur-do-veproje-drejtesia-mbi-koken-e-vertete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2021\/12\/20\/basha-per-ramen-inceneratoret-afera-e-shekullit-kur-do-veproje-drejtesia-mbi-koken-e-vertete\/","title":{"rendered":"Basha p\u00ebr Ram\u00ebn: Incenerator\u00ebt afera e shekullit, kur do veproj\u00eb drejt\u00ebsia mbi kok\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb?"},"content":{"rendered":"<div class=\"I_52qC D_FY W_6D6F\" data-test-id=\"message-view-body\">\n<div class=\"msg-body P_wpofO mq_AS\" data-test-id=\"message-view-body-content\">\n<div class=\"jb_0 X_6MGW N_6Fd5\">\n<div>\n<div id=\"yiv1209817696\">\n<div>\n<div><strong>&#8211; Diktatura e incenerator\u00ebv\/Basha p\u00ebr Ram\u00ebn: Incenerator\u00ebt afera e shekullit, kur do veproj\u00eb drejt\u00ebsia mbi kok\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, jo bishtin e arrestuar si kok\u00eb?<\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA,\u00a0 N\u00cb SEANC\u00cbN E KUVENDIT<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div>T\u00eb nderuar zonja dhe zot\u00ebrinj, t\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb,<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Kur mblidhesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe shikon rendin e dit\u00ebs, thua lum si ne. Kur kalojn\u00eb ligje p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve, thua lum ky popull. Pastaj, kur d\u00ebgjon se \u00e7far\u00eb ndodh \u00e7do dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, kur shikon se si 400 milion\u00eb euro jan\u00eb zhvatur nga goja e f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb nga nj\u00eb grusht qeveritar\u00ebsh me n\u00eb krye parafol\u00ebsit, at\u00ebher\u00eb e kupton se sa hipokrite e kot\u00eb, e pavlefshme \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb rrjedh p\u00ebrmes votimit t\u00eb nj\u00eb pakice t\u00eb legjitimuar nga hajdut\u00ebt e incenerator\u00ebve, nga mafia e plehrave, nga krimi i organizuar, nga kapja e shtetit q\u00eb jan\u00eb arsyet e vetme pse k\u00ebta njer\u00ebz vazhdojn\u00eb dhe p\u00ebrmes sundimit t\u00eb tyre t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb mir\u00ebqenien e njer\u00ebzve, sigurin\u00eb e tyre, t\u00eb zbrazin Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbushin xhepat e tyre dhe t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb tyre.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Mbi Shqip\u00ebri prej vitesh ka zbritur tisi i nj\u00eb krize shum\u00ebplan\u00ebshe. Nj\u00eb krize n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ekonomike, kriz\u00ebs s\u00eb barkut bosh, t\u00eb nj\u00eb n\u00eb \u00e7do dy familje shqiptare. Kriz\u00ebs s\u00eb humbjes s\u00eb shpres\u00ebs, t\u00eb9 n\u00eb \u00e7do 10 t\u00eb rinj q\u00eb duan ta l\u00ebn\u00eb vendin ku kan\u00eb lindur dhe prind\u00ebrit dhe familjet e tyre, jo sepse nuk i duan po sepse nuk iu arrin t\u2019iu ofroj\u00eb as minimumin nj\u00eb shkollim dinjitoz dhe mund\u00ebsin\u00eb, oportunitetin, shansin p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze.<\/div>\n<div>Por q\u00eb prej masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb 25 prillit, p\u00ebrmasat e k\u00ebsaj krize jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Sepse nga nj\u00ebra an\u00eb arrestimi i ndryshimit nga konglumerati i psuhetetar\u00ebve t\u00eb korruptuar, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe oligarkis\u00eb ekonomike financiare, e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh. Dhe nga ana tjet\u00ebr interesat e nj\u00eb kaste \u00eb kalbur, t\u00eb vjet\u00ebruar 30-vje\u00e7are t\u00eb tranzicionit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr trek\u00ebnd\u00ebshi q\u00eb populli tashm\u00eb e njeh mir\u00eb si Trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs, po b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka jo vet\u00ebm t\u00eb mos frenojn\u00eb zbrazjen e Shqip\u00ebris\u00eb, por ta zbrazin at\u00eb nga kushdo dhe ta heshtin at\u00eb nga cilido z\u00eb q\u00eb u b\u00ebn opozit\u00eb planeve t\u00eb tyre t\u00eb qarta si drita e diellit. Shnd\u00ebrrimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7ifligun e tyre.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb \u00e7ifligun e tyre ka vend p\u00ebr tre incenerator\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb n\u00ebdhenj p\u00ebr t\u00eb djegur e p\u00ebrpunuar plehrat e Italis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb tejara t\u00eb rajonit. N\u00eb vendin e tyre, n\u00eb mes t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb, parat\u00eb vezhdojn\u00eb e derdhen lum\u00eb p\u00ebr Check-Ap-in q\u00eb i nxjerr burrat shtat\u00ebz\u00ebn\u00eb dhe grat\u00eb me probleme prostate. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tyre me qindra miliona euro p\u00ebr oligark\u00ebt, nd\u00ebrtohen tunele p\u00ebr resorte luksoze, falen porte dhe aeroporte, grabiten tokat n\u00eb bregdet, krijohen korporata p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb klas\u00eb oligark\u00ebsh mbi pronat e pronar\u00ebve q\u00eb kurr\u00eb nuk i mor\u00eb ato. Blihen mediat, por nuk ka vend as p\u00ebr shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm, as p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Sa her\u00eb q\u00eb ndodh nj\u00eb fatkeq\u00ebsi, sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb prindi keqtrajtohet apo vritet si Klodian Rasha, papritur na dalin n\u00eb sken\u00eb kukulla me kostum qeveritar. Na vijn\u00eb n\u00eb sall\u00eb propozime p\u00ebr ndryshime ligjesh, ligje q\u00eb nuk zbatohen kurr\u00eb. Nuk zbatohen kurr\u00eb sepse vetq\u00ebllimi i k\u00ebsaj qeverie q\u00eb sundon vendin paligjshm\u00ebrin\u00eb e vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi, nuk \u00ebsht\u00eb qeveri, por t\u00eb sundoj\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve apo f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb njer\u00ebzve, por t\u00eb mbaj\u00eb me \u00e7do kusht e me \u00e7do \u00e7mim pushtetin. Dhe \u00ebsht\u00eb mbajtja me \u00e7do kusht dhe \u00e7do \u00e7mim i pushtetit q\u00eb sjell fatura t\u00eb tilla, jet\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb humbura n\u00eb xhungl\u00ebn e korrupsionit q\u00eb nga Ardit Gjoklaj, tek Klodian Rasha.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Jet\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb humbura n\u00eb dhjet\u00ebra, qindra baballar\u00eb dhe n\u00ebna t\u00eb cilat jan\u00eb shtyr\u00eb drejt aktit m\u00eb ekstrem t\u00eb vet\u00ebd\u00ebshp\u00ebrimit, p\u00ebr shkak t\u00eb mosprodhimit t\u00eb kostos baz\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs, p\u00ebr shkak se\u00a0 nuk arrinin t\u2019i shihnin dot n\u00eb sy f\u00ebmij\u00ebt e tyre, t\u00eb cil\u00ebt pyesnin se pse ishte e pamundur t\u00eb kishin elektricitet n\u00eb shekullin e 21. Hipokrizia do t\u00eb ishte nj\u00eb fjal\u00eb ledhatuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kriminale. Dhe ka ardhur k\u00ebtu sepse nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, t\u00eb gjitha kolonat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb bashk\u00eb ngjizjen dhe kohezionin e nj\u00eb shoq\u00ebrie, sado pak normale, jan\u00eb shembur dhe shkat\u00ebrruar me vet\u00ebdije nga k\u00ebta q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas meje, nga parafol\u00ebsi dhe aleat\u00ebt e tyre t\u00eb duksh\u00ebm dhe t\u00eb paduksh\u00ebm, edhe ata q\u00eb sot duket sikur i ka p\u00ebrball\u00eb, por q\u00eb n\u00eb fakt i ka ortak\u00ebt m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb mbajtjen e pushtetit t\u00eb tij t\u00eb korruptuar.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Sepse fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb prej vitesh, kjo qeveri dhe ky kryeminist\u00ebr nuk i njohin e jo m\u00eb t\u2019i qajn\u00eb hallet e njer\u00ebzve. Nuk duan t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr ta dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Fakti \u00ebsht\u00eb se ka m\u00eb shum\u00eb se 3 vite q\u00eb nga t\u00ebrmeti e m\u00eb pas pandemia q\u00eb kjo qeveri \u00ebsht\u00eb ekspozuar jo thjesht si e korruptuar, por m\u00eb e korruptuara e Ballkanit. Sa her\u00eb q\u00eb ndodhem n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore, sa her\u00eb q\u00eb ua citoj k\u00ebt\u00eb fakt, dua po k\u00ebshtu t\u2019iu them se ky nuk \u00ebsht\u00eb as urimi, as konstatimi im apo i Partis\u00eb Demokratike. Ky \u00ebsht\u00eb konstatimi i Depart6amentit amerikan t\u00eb Shtetit. Sipas indeksit t\u00eb perceptimit t\u00eb korrupsionit, sipas Transparency Internacional, n\u00eb raportin e fundit t\u00eb botuar t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Shqip\u00ebria renditet si vendi m\u00eb i korruptuar n\u00eb Ballkan. Kujdesi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, mbrojtja ndaj f\u00ebmij\u00ebve u d\u00ebshmua qart\u00eb me paket\u00ebn m\u00eb mizerab\u00ebl t\u00eb mbrojtjes s\u00eb familjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn kur shp\u00ebrtheu COVID-i. Po d\u00ebshmohet edhe sot dita dit\u00ebs kudo anemban\u00eb vendit, varrezat po mbushen me t\u00eb af\u00ebrm, me baballar\u00eb, me n\u00ebna me gjysh\u00ebr, me gjyshe, dit\u00ebn e djeshme me t\u00eb rinj n\u00ebn 40 vje\u00e7, viktima t\u00eb COVID-it, i cili faktikisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe globale, po ndaj t\u00eb cilit \u00e7do qeveri e p\u00ebrgjegjshme, edhe e vendeve m\u00eb t\u00eb pasura ka marr\u00eb minimumin e masave. Deri dhe n\u00eb karantinim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebn e t\u00eb shtrenjtave, jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri COVID-i nuk ekziston. Nuk ekziston p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb vetme. Sepse t\u00eb luftosh COVID-in do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndal\u00ebsh vjedhjen dhe mbushjen e xhepave t\u00eb pushtetar\u00ebve dhe t\u00eb oligark\u00ebve. E t&#8217;\u2019 shpenzosh k\u00ebto para ashtu si\u00e7 i shpenzon \u00e7do qeveri e p\u00ebrgjegjshm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur\u00a0 jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve. Jo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb mbush\u00ebsh parcelat e varrezave dhe pak m\u00eb e kushtueshme t\u00eb shpron\u00ebsosh t\u00eb tjera livadhe p\u00ebr t\u00eb groposur aty qytetar\u00ebt e tu q\u00eb dit\u00eb pas dite humbin jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend shkret\u00ebtir\u00eb sa i takon qeverisjes. Se k\u00ebtu nuk ka qeverisje, sepse k\u00ebtu nuk ka qeveri, sepse k\u00ebtu ka sundim jo t\u00eb ligjit, por t\u00eb nj\u00eb kaste t\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur Shqip\u00ebrin\u00eb. E pra sot, duke qen\u00eb edhe seanca e fundit e k\u00ebtij viti, \u00ebsht\u00eb vendi dhe koha p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se hapi i par\u00eb i nd\u00ebrmarr\u00eb jav\u00ebn e kaluar me arrestimin e nj\u00eb prej ministrave t\u00eb k\u00ebtij q\u00eb q\u00ebndron mbrapa, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb drit\u00eb shprese q\u00eb nj\u00eb nga kolonat q\u00eb mban bashk\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtohet.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Prej m\u00eb shum\u00eb se 5 vitesh, ky q\u00eb q\u00ebndron mbrapa dhe Trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb fasad\u00ebn potemkin t\u00eb nj\u00eb reforme n\u00eb drejt\u00ebsi, por pa gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb efektiv\u00eb, me njer\u00ebz q\u00eb\u00a0 japin garanci q\u00eb nuk do t\u00eb prekin asnj\u00eb nga brinj\u00ebt e Trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermud\u00ebs, me gjyqe si ai i Saimir Tahirit q\u00eb nisin, por kurr\u00eb nuk bitisin e pastaj rinisin, me t\u00eb pandehur t\u00eb njoftuar prej vitesh nga media dhe opozita q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb arrati n\u00eb qofshin gjall\u00eb akoma e nuk kan\u00eb marr\u00eb plumbin kok\u00ebs nga mafia e incenerator\u00ebve dhe me nj\u00eb kok\u00eb turku q\u00eb p\u00ebr ironi e ka mbiemrin Koka, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb bishti se koka \u00ebsht\u00eb mbrapa\u00a0 meje. Nuk ka shpjegim tjet\u00ebr. N\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr normal nuk ka edhe qytetari m\u00eb i thjesht\u00eb i Arik\u00ebs e kupton q\u00eb 17 vendime brenda dit\u00ebs nuk mund t\u00eb ndodhin, nuk ka si t\u00eb ndodhin, n\u00ebse koka \u00ebsht\u00eb koka q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb pranga dhe jo ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb prapa meje.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>E pra, ky \u00ebsht\u00eb thelbi sundimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sot, nj\u00eb kast\u00eb q\u00eb ka asgj\u00ebsuar demokracin\u00eb, ka paralizuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe k\u00ebrkon\u00a0 ta shnd\u00ebrroj\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament n\u00eb nj\u00eb foltore qesharake, kopje t\u00eb foltoreve t\u00eb tjera ku flitet p\u00ebr gjith\u00e7ka p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr problemin e v\u00ebrtet\u00eb. 400 milion\u00eb euro t\u00eb mafias t\u00eb incenerator\u00ebve do t\u00eb dilnin\u00a0 e do t\u00eb tepronin\u00a0 p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje nj\u00eb pjes\u00eb\u00a0 t\u00eb problemeve t\u00eb vog\u00eblush\u00ebve shqiptar\u00eb, por n\u00eb fakt k\u00ebto para jan\u00eb marr\u00eb nga goj\u00ebt e vog\u00eblush\u00ebve shqiptar\u00eb nga ky q\u00eb sapo la me mall\u00ebngjim foltoren e mashtrimit.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jb_0 X_6MGW N_6Fd5\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"H_7jIs D_F ab_C Q_69H5 E_36RhU\" data-test-id=\"toolbar-hover-area\">\n<div class=\"D_F W_6D6F r_BN gl_C\" data-test-id=\"card-toolbar\"><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Diktatura e incenerator\u00ebv\/Basha p\u00ebr Ram\u00ebn: Incenerator\u00ebt afera e shekullit, kur do veproj\u00eb drejt\u00ebsia mbi kok\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, jo bishtin e arrestuar si kok\u00eb? FJALA E KRYETARIT T\u00cb PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA,\u00a0 N\u00cb SEANC\u00cbN E KUVENDIT T\u00eb nderuar zonja dhe zot\u00ebrinj, t\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb, Kur mblidhesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe shikon rendin e dit\u00ebs, thua &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1064,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/804"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=804"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/804\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1064"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}