{"id":8019,"date":"2022-03-26T20:11:33","date_gmt":"2022-03-26T20:11:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=8019"},"modified":"2022-03-26T20:11:33","modified_gmt":"2022-03-26T20:11:33","slug":"pollo-per-median-gjermane-bashkimi-pa-rezerva-i-te-gjitheve-parakusht-per-ringritjen-e-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/03\/26\/pollo-per-median-gjermane-bashkimi-pa-rezerva-i-te-gjitheve-parakusht-per-ringritjen-e-pd\/","title":{"rendered":"Pollo p\u00ebr median gjermane: Bashkimi pa rezerva i t\u00eb gjith\u00ebve, parakusht p\u00ebr ringritjen e PD"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Deutsche Welle\u2019 deputeti i PD, Genc Pollo flet p\u00ebr zhvillimet n\u00eb PD pas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb legjitimiteti Komisionit t\u00eb Rithemelit krijuar nga ish kryeministri Sali Berisha si edhe dor\u00ebheqjes s\u00eb kryedemokratit Basha si edhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr bashkimin e demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong>\u00a0Cilat jane pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja p\u00ebr zhvillimet n\u00eb PD pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Bash\u00ebs ? Cili do te ishte skenari optimal dhe ai me pak i d\u00ebsh\u00ebruar?<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo:<\/strong>\u00a0Para vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs skenari optimal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim i parties, bazuar n\u00eb vendimet e marra nga kuvendi i 11 dhjetorit. Por duke d\u00ebgjuar e marr\u00eb parasysh k\u00ebrkesat e arsyeshme t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb deri tashti qendruan af\u00ebr Bash\u00ebs. I t\u00eb t\u00ebr\u00ebve pa dallim. Kurse skenari negativ do t\u00eb ishte q\u00eb drejtuesit e l\u00ebn\u00eb nga Basha t\u00eb frenojn\u00eb bashkimin duke paraqitur kushte t\u00eb pamundura e joparimore dhe me k\u00ebt\u00eb sebep t\u00eb mbajn\u00eb vul\u00ebn e logon si dhe t\u00eb caktojn\u00eb kandidat\u00eb n\u00eb lokalet 2023 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb vot\u00ebn e opozit\u00ebs. Fatmir\u00ebsisht jemi 100% n\u00eb hullin\u00eb optimiste.<\/p>\n<p><strong>DW:\u00a0<\/strong>N\u00ebse skenari negativ potencial ndodh, n\u00ebse ata q\u00eb q\u00ebndruan deri dje af\u00ebr Bash\u00ebs mbajn\u00eb logon dhe vul\u00ebn e PD, a mendoni q\u00eb Grupit t\u00eb Rithemelimit i mbetet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb re demokratike me logon dhe vul\u00ebn e vet? Kreu i k\u00ebtij grupimi, ish kryeministri Berisha e quajti sot \u201efletushke\u201c rezoluten e grupimit dhe deputeteve demokrat\u00eb q\u00eb mund te jenw autor\u00eb t\u00eb skenarit potencial negativ? Me fjal\u00eb t\u00eb tjera e hodhi posht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo:<\/strong>\u00a0Mendoj se t\u00eb t\u00ebr\u00eb demokrat\u00ebt e nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm duke filluar nga deputet\u00ebt e shefat e deg\u00ebve do t\u00eb synojn\u00eb bashkimin; gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb e shohin bashkimin jo vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm por edhe t\u00eb paevituesh\u00ebm. Po e d\u00ebftejn\u00eb me fjal\u00eb e vepra.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong> Si mund t\u00eb ringrihet PD?<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo:<\/strong>\u00a0Bashkimi pa rezerva i t\u00eb gjith\u00ebve \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr ringritjen. Por jo garanci automatike p\u00ebr fitoren zgjedhore kund\u00ebr PS n\u00eb pushtet. Kjo fitore \u00ebsht\u00eb absolutisht e mundshme; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, madje i domosdosh\u00ebm, p\u00ebr demokracin\u00eb rotacioni i pushtetit. P\u00ebr t\u00eb arritur aty duhet p\u00ebrve\u00e7 riorganizimit edhe nj\u00eb p\u00ebrcaktim programor; si dhe koherenc\u00eb e konseguenc\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet politike n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Por fillimisht t\u00eb pushojm\u00eb duke sqaruar publikisht problemet e vetvetes dhe t\u00eb flasim kryesisht p\u00ebr problemet e publikut. Problemet q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb nj\u00eb PD-je t\u00eb ringritur. Shnd\u00ebrrimi n\u00eb subjekt Big Brother ushqen disa media por edhe varros partin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ka pasoja edhe n\u00eb qeverisje. Edhe n\u00eb shtetet m\u00eb problematike t\u00eb Ballkanit dhe Europ\u00ebs po t\u00eb zbulohej se nj\u00eb minist\u00ebr i falte familjes e vetes truall shtet\u00ebror n\u00eb bregdet do t\u00eb kishte pasoja. Tek ne ishte lajm q\u00eb u harrua dit\u00ebn tjet\u00ebr. Nj\u00eb opozit\u00eb efektive nuk e lejon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong> A ka ardhur koha per nje lidership te ri ne PD qe nuk mbart gabime\/mangesi\/ stigmatizime negative nga e shkuara?<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo:<\/strong>\u00a0Koncepti i rinovimit t\u00eb brezave n\u00eb parti e n\u00eb \u00e7do organizat\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb i gabuar. P\u00ebrkundrazi ai \u00ebsht\u00eb natyror. Por varet se si e se ku, e se me k\u00eb b\u00ebhet. PD e tentoi nj\u00eb rinovim n\u00eb udh\u00ebheqje n\u00eb vitin 2013 me rezultatin q\u00eb kemi par\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb partia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb qejf p\u00ebr eksperimente. Koha e zhvillimet do e tregojn\u00eb se kur do t\u00eb kemi pro\u00e7ese te tilla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje se askush nuk flet p\u00ebr rinovim n\u00eb PS. Edi Rama \u00ebsht\u00eb aty n\u00eb nivele t\u00eb larta prej nj\u00eb\u00e7erek shekulli dhe kryetar prej 17 vitesh. Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb post prej vitesh nuk votohet m\u00eb nga socialist\u00ebt pasi \u201cfiton zgjedhjet\u201d e pushtetit si\u00e7 na tregojn\u00eb p.sh. raportet e OSBE\/ODIHR dhe p\u00ebrgjimet e gazet\u00ebs Bild. Prandaj fokusimi aktual m\u00eb duket i nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong>\u00a0A i vlen apo e demton ringritjen rikthimi i Berish\u00ebs si kryetar i PD?<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo:<\/strong>\u00a0S\u00eb pari, an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike do e peshojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje dhe do t\u2019i japin p\u00ebrgjigje me vot\u00ebn e tyre n\u00eb muajin maj. S\u00eb dyti, k\u00ebshillat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura sidomos kur vijn\u00eb nga votues e dashamir\u00ebs t\u00eb PD. S\u00eb treti, demokracia shqiptare ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb efektive e cila luan plot\u00ebsisht rolin e kontrollit e balances ndaj pushtetit qeveritar. K\u00ebt\u00eb e sheh kushdo; madje po na e kujtojn\u00eb edhe zyrtar\u00ebt e Komisionit Europian, t\u00eb cil\u00ebt nuk para p\u00ebrzihen n\u00eb \u00e7\u00ebshtje partie. S\u00eb kat\u00ebrti pa aksionin e zotit Berisha q\u00eb nga vjeshta e shkuar, do t\u00eb ishim me opozit\u00ebn m\u00eb mo\u00e7alore t\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave. Sa thash\u00eb m\u00eb lart, mendoj se i jep p\u00ebrgjigje pyetjes tuaj.<\/p>\n<p><strong>DW :\u00a0<\/strong>Dy grupimet kundershtare ne PD kane baltosur rende njeri-tjetrin. Ku e shihni celesin qe ato te bashkohen?<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo:\u00a0<\/strong>Baltosja \u00ebsht\u00eb aspekti m\u00eb i pak\u00ebndsh\u00ebm i gjasht\u00eb muajve t\u00eb fundit. Mbase na ngush\u00ebllon fakti q\u00eb nuk jemi t\u00eb vetmit; edhe jasht\u00eb vendit. Partia Popullore spanjolle n\u00eb opozit\u00eb u p\u00ebrfshi s\u00eb fundmi nga rivaliteti midis kryetarit t\u00eb partis\u00eb dhe kryebashkiakut t\u00eb Madridit; madje pati akuza t\u00eb nd\u00ebrsjellta p\u00ebr korrupsion e tendera pandemie. N\u00eb vijim pasuan dor\u00ebheqjet pa kushte. Dhe nj\u00eb kongres p\u00ebrbashkues \u00ebsht\u00eb planifikuar n\u00eb prill. N\u00eb rastin e PD-s\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi faj\u00ebsimet ishin t\u00eb p\u00ebrgjithshme pa prova e pa substanc\u00eb. Por e ve\u00e7ant\u00eb duket \u00e7\u00ebshtja e Portit Durr\u00ebs q\u00eb duhet hulumtuar m\u00eb tej. Por megjithat\u00eb vlen prezumimi i pafajsis\u00eb si parim.<\/p>\n<p><strong>DW :<\/strong>\u00a0A prisni qe figura te PD me kontribute te spikatura, te nxjerra jashte nga Basha do te afrohen tanime per te vene ne sherbim te ringritjes pervojen, vokacionin politik nese nuk jane te stigmatizuar si t\u00eb perfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive?<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo:\u00a0<\/strong>Jan\u00eb afruar shum\u00eb syresh nd\u00ebrkoh\u00eb. Besoj do t\u00eb aviten n\u00eb parti dhe do t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb duan e q\u00eb munden. Procesi partiak i filluar n\u00eb 11 dhjetor e mund\u00ebson k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Deutsche Welle\u2019 deputeti i PD, Genc Pollo flet p\u00ebr zhvillimet n\u00eb PD pas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb legjitimiteti Komisionit t\u00eb Rithemelit krijuar nga ish kryeministri Sali Berisha si edhe dor\u00ebheqjes s\u00eb kryedemokratit Basha si edhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr bashkimin e demokrat\u00ebve. DW:\u00a0Cilat jane pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja p\u00ebr zhvillimet n\u00eb PD pas &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8019"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8019"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8019\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}