{"id":7296,"date":"2022-03-17T16:51:25","date_gmt":"2022-03-17T16:51:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=7296"},"modified":"2022-03-17T16:51:25","modified_gmt":"2022-03-17T16:51:25","slug":"cfare-eshte-neveritese-te-baton-haxhiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/03\/17\/cfare-eshte-neveritese-te-baton-haxhiu\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb neverit\u00ebse te Baton Haxhiu?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Gjithologu dhe i kudondodhuri, Baton Haxhiu, ka dit\u00eb q\u00eb lufton me shpirt nd\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr protestuesve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mos spekullohet me \u00e7mimet e produkteve q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb konsumojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Ve\u00e7 tjerash ai i ka konsideruar k\u00ebto protesta si &#8220;neverit\u00ebse&#8221;! dhe &#8220;jasht\u00eb kontekstit&#8221;. Haxhiu thot\u00eb se protestat drejtohen kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe ndih\u00ebmojn\u00eb Rusin\u00eb. Pra, ai nj\u00ebsoj si edhe kryeministri Rama, po i b\u00ebn nj\u00eb mbrojtje t\u00eb modelit totalitar doktrinues qeveris\u00eb Rama 3.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e kan\u00eb jetuar diktatur\u00ebn, si dhe ata q\u00eb e kan\u00eb studiuar at\u00eb, e din\u00eb se asaj kohe \u00e7do reagim ndaj v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb dit\u00ebs konsiderohej si &#8220;sh\u00ebrbim ndaj armikut t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm&#8221;! N\u00eb \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb kishte dy alternativa: Ose me ne ose me ata! Rama, Batoni, ministrat e qeveris\u00eb i d\u00ebgjojm\u00eb vazhdimisht t\u00eb p\u00ebrdorin pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb: &#8211; Ne dhe ata! &#8220;Ata (protestuesit) jan\u00eb t\u00eb shitur&#8221;, thon\u00eb qeveritar\u00ebt dhe servil\u00ebt e tyre, si Batoni, t\u00eb cil\u00ebt shp\u00ebrblehen me 15 mij\u00eb euro n\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qeverin\u00eb. Ata dhe organizator\u00ebt e tyre, jan\u00eb pro-rus\u00eb, b\u00ebrtet Edi Rama n\u00eb foltoren e parlamentit dhe Baton Haxhiu n\u00eb foltoren e Fevziut!<br \/>\nPor le t\u00eb analizojm\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb neverit\u00ebse te Baton Haxhiu?<\/p>\n<p>1. Te Batoni jan\u00eb neverit\u00ebse takimi dhe pazaret e tij me Stanishiqin n\u00eb koh\u00ebn e terrorit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Ai thot\u00eb se shkoi dhe e takoi shefin e sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Brezovic\u00eb &#8220;p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs&#8221;! Por askush nuk e di k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb Baton q\u00eb takohet aq leht\u00ebsisht me kreun e dhun\u00ebs serbe n\u00eb vendin e tij, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb kishte rol p\u00ebr konfliktin e koh\u00ebs. Pastaj lind pyetja: N\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt u takua dhe foli ai? K\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoi? Kush e autorizoi? Edhe pse Kosova prej gati nj\u00eb dekade kishte institucionet e saj p\u00ebrfaq\u00ebsuese prej kuvendit, qeveris\u00eb e deri te presidenti i vendit, askush prej tyre nuk kishte dijeni p\u00ebr takimin &#8220;shp\u00ebtimtar&#8221; t\u00eb Batonit me Staniishiqin. N\u00eb raste t\u00eb tilla, ashtu si n\u00eb rastin e kafes te Lulzim Basha para nj\u00eb viti, Batoni ka b\u00ebr\u00eb pazare! Prandaj takimet e tij jan\u00eb aq neverit\u00ebse!<\/p>\n<p>2. Baton Haxhiu g\u00ebnjeu sipas nj\u00eb skenari serb p\u00ebr &#8220;eleminimin fizik t\u00eb tij&#8221; n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ai ishte n\u00eb at\u00eb moment, sipas d\u00ebshmitar\u00ebve, n\u00eb hotel Grand t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e shefave serb t\u00eb sigurimit dhe n\u00ebn mbrojtjen e tyre. Shou mediatik i sajuar rezultoi se kishte p\u00ebr q\u00ebllim jo vrasjen e Batonit, por heroizimin e tij, me q\u00ebllim q\u00eb ai t\u00eb vazhdonte sh\u00ebrbimet e veta pro-Beogradit, sh\u00ebrbime t\u00eb cilat ia p\u00ebrmendi edhe Miloshevi\u00e7i n\u00eb gjyqin e Hag\u00ebs! Kjo \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb neverit\u00ebse!<\/p>\n<p>3. Me skenar\u00ebt e Serbis\u00eb Baton Haxhiu interferoi te politikan\u00ebt e luft\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr e kishin shpallur n\u00eb list\u00ebn e eleminimit fizik p\u00ebr &#8220;tradhti ndaj atdheut&#8221;! Interferimi te k\u00ebta politikan\u00eb q\u00eb m\u00eb pas erdh\u00ebn n\u00eb pushtet, u shnd\u00ebrrua n\u00eb tutoriz\u00ebm, p\u00ebrs\u00ebri sipas skenar\u00ebve t\u00eb Beogradit. Ky lloj tutorizmi e \u00e7oi ish-presidentin e Kosov\u00ebs t\u00eb angazhohej n\u00eb ndarjen e Kosov\u00ebs, projekt i cili, sipas Haradinajt, priste vet\u00ebm firm\u00ebn e kryeministrit t\u00eb vendit!<\/p>\n<p>4. Baton Haxhiu u b\u00eb i pari k\u00ebshilltar i Edi Ram\u00ebs si kryeminist\u00ebr dhe vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb prej 10 vitesh, sepse ai \u00ebsht\u00eb rekomandim, garanci dhe sh\u00ebrbim q\u00eb i b\u00ebhet presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Pra, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebsi midis Beogradit dhe Tiran\u00ebs zyrtare. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb begraund, ai organizoi vizit\u00ebn e Ram\u00ebs n\u00eb Mosk\u00eb dhe takimin e famsh\u00ebm me Sergei Lavrov! Ky, njeriu i Lavrovit n\u00eb kabinetin e kryeministrit shqiptar akuzon shqiptar\u00ebt protestues p\u00ebr pro-rus\u00eb! Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ulurit\u00ebse, jo thjesht neverit\u00ebse!<\/p>\n<p>5. Baton Haxhiu pati uluritur para tri vitesh nga nj\u00eb ekran televizioni n\u00eb Prishtin\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t&#8217;i falen Serbis\u00eb krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe geocidi q\u00eb ajo ka kryer n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00eb veriu i Kosov\u00ebs t&#8217;i falet gjithashtu Beogradit! At\u00eb nat\u00eb vuri n\u00eb habi edhe koleg\u00ebt e tij n\u00eb panelin e debatit t\u00eb zhvilluar. Ata hap\u00ebn syt\u00eb dhe e pyet\u00ebn Batonin se &#8220;\u00c7far\u00eb po thot\u00eb&#8221;! Nd\u00ebrkoh\u00eb Batoni e p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn serbe p\u00ebr t\u00eb falur kriminel\u00ebt dhe tjet\u00ebrsuar territorin e Kosov\u00ebs! Pra, ky njeriu q\u00eb sot &#8220;derdh lot&#8221; p\u00ebr viktimat n\u00eb Ukrain\u00eb dhe protestat i asocon me gjakderdhjen e ukrainasve, po i nj\u00ebjti ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb harrohet gjakderdhja n\u00eb Kosov\u00eb e shkaktuar nga serb\u00ebt! Ky fakt e b\u00ebn Baton Haxhiun dy her\u00eb neverit\u00ebs! N\u00eb nj\u00ebrin rast, sepse k\u00ebrkon faljen e gjakut t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb dobi t\u00eb Serbis\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sepse protestat kund\u00ebr mafies qeveritare i kund\u00ebrshton me alibin\u00eb e viktimave n\u00eb Ukrain\u00eb! Sot hiqet human dhe mbrojt\u00ebs i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb viktimave n\u00eb Ukrain\u00eb, kur dje u shfaq dhunues dhe mohues i t\u00eb drejtave t\u00eb viktimave shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb!<\/p>\n<p>Mund t\u00eb numrojm\u00eb neveri t\u00eb tjera t\u00eb pafund t\u00eb Baton Haxhiut. Por besoj se k\u00ebto mjaftojn\u00eb q\u00eb ai t\u00eb na hiqet qafe e t\u00eb mos dal\u00eb m\u00eb n\u00eb ekranet televizive. Thirrja ime p\u00ebr publikun \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb bojkotojn\u00eb \u00e7do ekran ku shfaqet kjo lloj neverie anti-shqiptare e rama-l\u00ebpir\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Gjithologu dhe i kudondodhuri, Baton Haxhiu, ka dit\u00eb q\u00eb lufton me shpirt nd\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr protestuesve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mos spekullohet me \u00e7mimet e produkteve q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb konsumojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Ve\u00e7 tjerash ai i ka konsideruar k\u00ebto protesta si &#8220;neverit\u00ebse&#8221;! dhe &#8220;jasht\u00eb kontekstit&#8221;. Haxhiu &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":2123,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7296"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7296"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7296\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2123"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}