{"id":7126,"date":"2022-03-15T09:43:24","date_gmt":"2022-03-15T09:43:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=7126"},"modified":"2022-03-15T09:43:24","modified_gmt":"2022-03-15T09:43:24","slug":"zgjerimi-ne-lindje-i-nato-mekati-fillestar-i-nje-tensioni-ne-rritje-midis-rusise-dhe-perendimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/03\/15\/zgjerimi-ne-lindje-i-nato-mekati-fillestar-i-nje-tensioni-ne-rritje-midis-rusise-dhe-perendimit\/","title":{"rendered":"Zgjerimi n\u00eb Lindje i NATO, m\u00ebkati fillestar i nj\u00eb tensioni n\u00eb rritje midis Rusis\u00eb dhe Per\u00ebndimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zgjerimi n\u00eb Lindje i NATO \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati fillestar q\u00eb ka ushqyer nj\u00eb tension n\u00eb rritje midis Rusis\u00eb dhe Per\u00ebndimit<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Intervist\u00eb me ish ambasadorin n\u00eb Irak, Marco Carnelos\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Per\u00ebndimi i premton Rusis\u00eb t\u00eb mos e zgjeroj\u00eb NATO n\u00eb Lindje?<\/strong><\/p>\n<p>Disa premtime verbale jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ka edhe disa dokumenta, t\u00eb prodhuara nga mbledhje t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat evidentohet sesi supozimi q\u00eb ekzistonte n\u00eb at\u00eb moment historik ishte se NATO nuk do t\u00eb shkonte p\u00ebrtej kufirit t\u00eb Gjermanis\u00eb, e ribashkuar n\u00eb tetorin e 1990.<\/p>\n<p><strong>Kush e dha k\u00ebt\u00eb sigurim?<\/strong><\/p>\n<p>Sekretari i at\u00ebhersh\u00ebm amerikan i Shtetit, James Baker. Premtimi i tij qe: \u201cNot one inch eastward\u201d, dometh\u00ebn\u00eb \u201casnj\u00eb centimet\u00ebr m\u00eb n\u00eb Lindje\u201d. Pas k\u00ebsaj, historia ke evoluar. Traktati i Varshav\u00ebs, aleanca ushtarake q\u00eb i kund\u00ebrvihej NATO, n\u00eb 1991 \u00ebsht\u00eb shkrir\u00eb. Nga ai moment, Putini e ka b\u00ebr\u00eb me dije n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb rast: \u201cPor pa Traktatin e Varshav\u00ebs, kund\u00ebr kujt zgjerohet NATO n\u00eb Lindje?\u201d.<\/p>\n<p><strong>Putini d\u00ebshiron t\u00eb rikrijoj\u00eb nj\u00eb Rusi t\u00eb Madhe sipas modelit perandorak apo sovjetik?<\/strong><\/p>\n<p>Putini ka jetuar n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore n\u00eb 1989 dhe nuk e dim\u00eb se shembja e bot\u00ebs s\u00eb tij ka ndikuar psikologjikisht tek ai. Askush nuk mund t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse praktikisht fundi i Bashkimit Sovjetik e ka sh\u00ebnuar. E di analisti i tij, duke pranuar se e ka nj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori Massolo \u00ebsht\u00eb i bindur se ajo q\u00eb e shtyn Putinin \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr hakmarrje, nevoja p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb p\u00ebr fabimet q\u00eb ai beson se Rusia ka p\u00ebsuar\u2026<\/strong><\/p>\n<p>E thot\u00eb sepse si shefi i inteligjenc\u00ebs ka pasur p\u00ebrmbledhje specifike n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim apo \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb spekulim i thjesht\u00eb, si\u00e7 e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb? Un\u00eb nuk besoj se Putini \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur. Pozicionimet e tij publike m\u00eb duken koherente, megjith\u00ebse me aspekte t\u00eb papranieshme. N\u00ebnvizonte probleme psikatrike m\u00eb serioze sesa Donald Trump, po desh\u00ebm\u2026<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Per\u00ebndim \u00ebsht\u00eb komode t\u00eb mendohet se Putini e ka humbur fillin pse nuk duhet t\u2019i njoh\u00eb ar\u00ebsyet e tij?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim tipik per\u00ebndimor: kush nuk mendon n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar apo ka kategori t\u00eb tjera mendore, damkoset. \u201cEkspesionalizmi amerikan\u201d nuk e lejon diversitetin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb refleks kulturor, q\u00eb i mungon \u201csimpatia konjitive\u201d: paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb rolin e t\u00eb tjer\u00ebve. Pastaj ka skematizma tipike per\u00ebndimore, t\u00eb ngritura mbi vlera t\u00eb ndryshme: \u201cAi \u00ebsht\u00eb diktator\u201d, \u201cn\u00eb at\u00eb vend mungon liria\u201d apo gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Mund t\u00eb ket\u00eb edhe supozime t\u00eb v\u00ebrteta, por duhen kontekstualizuar, futur n\u00eb nj\u00eb kontekst historik m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. P\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet autokracia e Putinit n\u00eb rast se nuk merret n\u00eb konsiderat\u00eb fakti q\u00eb Rusia praktikisht nuk e ka njohur demokracin\u00eb. Norma e kultur\u00ebs politike ruse \u00ebsht\u00eb autoritarizmi, por n\u00ebse shikojm\u00eb 20 vitet e fundit edhe ne n\u00eb Per\u00ebndim e kemi ndonj\u00eb problem me p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs dhe menaxhimin e mosdakord\u00ebsis\u00eb. Mjafton t\u00eb mendohet sesi jan\u00eb shtypur nganj\u00ebher\u00eb \u201cjelek\u00ebt e verdh\u00eb\u201d n\u00eb Franc\u00eb. Brutaliteti, shpesh falas, i policis\u00eb amerikane, e veshur me uniforma antip\u00ebrmbytje, \u00ebsht\u00eb dokumentuar nga mij\u00ebra fakte kronike. Komplesiteti i bot\u00ebs nuk mund t\u00eb \u00e7ohet n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mendore binare apo manikese t\u00eb mir\u00eb \u2013 t\u00eb k\u00ebqinj.<\/p>\n<p><strong>Vlen edhe n\u00eb rastin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ndodhia Ukrain\u00eb nuk mund t\u00eb reduktohet me ndodhit\u00eb e nisura m\u00eb 24 shkurt 2022. Duhet kthyer tek 3 tetori 1990, dita e ribashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb, dhe provuar t\u00eb kuptohet sesi kan\u00eb zhvilluar ngjarjet qysh at\u00ebhere. N\u00eb Itali kush kryen t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke provuar t\u00eb kuptoj\u00eb realitetin, edhe n\u00eb kthesat m\u00eb pak siguruese t\u00eb tij, shpesh etiketohet si \u201cputinian\u201d. \u00cbsht\u00eb absurde.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebhere, duke u nisur nga 1990, cilat ngjarje kan\u00eb \u00e7uar tek sulmi n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ka pasur aksione dhe fshirje t\u00eb Per\u00ebndimit, shoqr\u00ebruar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsi ruse, t\u00eb kuptohemi, q\u00eb kan\u00eb ushqyer moskuptimet. Sikur t\u00eb ishte provuar t\u00eb hapej nj\u00eb dialog serioz, nuk do t\u00eb ishte arritur kurr\u00eb tek ky konflikt.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb fshirjet e Per\u00ebndimit?<\/strong><\/p>\n<p>Mosdashja p\u00ebr t\u00eb kuptuar se zgjerimi n\u00eb Lindje i NATO krijonte nj\u00eb problem p\u00ebr Rusin\u00eb. P\u00ebr 20 vjet, nga 2001, paradigma e siguris\u00eb amerikane \u00ebsht\u00eb bazuar tek kontrasti me terrorizmin islamik. Ngjitja e Kin\u00ebs dhe ajo e Rusis\u00eb nga nj\u00eb pik\u00ebpamje ushtarake e kan\u00eb riorientuar debatitn strategjik amerikan. N\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb kuptuar se aktor\u00eb t\u00eb rinj po k\u00ebrc\u00ebnonin centralitetin amerikan: po rifillontenj\u00eb konkurrenc\u00eb midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha dhe k\u00ebto fuqi, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, l\u00ebvizin p\u00ebr t\u00eb siguruar interesat e tyre n\u00eb skakier\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Vlen p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, por edhe p\u00ebr Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht. Pekini ka treguar \u201cvijat e kuqe\u201d t\u00eb tij, nga t\u00eb cilat nuk synon t\u00eb t\u00ebrhiqet (Taivan, Hong Kong, Ksiniang), kurse Moska kishte imperativ\u00ebt e saj: jo zgjerimit t\u00eb NATO n\u00eb Lindje dhe sidomos n\u00eb Ukrain\u00eb, edhe p\u00ebr nj\u00eb ar\u00ebsye, edhe historike: t\u00eb gjitha pushtimet e Rusis\u00eb kan\u00eb kaluar nga Ukraina, nga Napoleoni tek Hitleri. Ky vend \u00ebsht\u00eb nj\u00eb der\u00eb hyr\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Po thoni se ndaj rus\u00ebve Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si \u201cMarkezi i Grillo\u201d: un\u00eb jam un\u00eb dhe ju\u2026<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr sa kjo th\u00ebnie \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me semantik\u00ebn e diplomacis\u00eb duhet ta pranoj se \u00ebsht\u00eb korrekte. Uashingtoni mund ta b\u00ebnte n\u00eb 1991 me Rusin\u00eb cop\u00eb cop\u00eb dhe Kin\u00ebs q\u00eb nuk e kishte konsoliduar forcln e saj ekonomike dhe teknologjike, por nga 2012 gj\u00ebrat kan\u00eb filluar t\u00eb ndryshojn\u00eb. Pekini \u00ebsht\u00eb rritur eksponencialisht dhe Moska e ka treguar padurimin e saj pas zgjerimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb NATO n\u00eb Lindje m\u00eb 1999. Jelcini ia komunikoi Bill Clinton, p\u00ebrgjegj\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb i projektit, kund\u00ebrshtimin e tij dhe u injorua. Zgjermi u b\u00eb kurrfar\u00eb ar\u00ebsye pasi Rusia nuk k\u00ebrc\u00ebnonte m\u00eb ask\u00ebnd! Po, kishte shp\u00ebrthyer lufta n\u00eb \u00c7e\u00e7eni, por kemi par\u00eb kund\u00ebr kujt luftohej: nj\u00eb grupi integralist\u00ebsh islamik\u00eb q\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb kan\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb pallate t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p><strong>Russia e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur frustrimin e saj?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb \u00e7ke me t\u00eb! M\u00eb 10 shkurt 2007 n\u00eb konferenc\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Mynihut Putini mbajti nj\u00eb diskutim shum\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, duke e treguar qartazi mosdurimin e tij ndaj zgjerimev n\u00eb Lindje t\u00eb NATO, por duke premtuar kund\u00ebrshtim t\u00eb ashp\u00ebr ndaj hyrjeve at\u00ebhere t\u00eb ventiluara t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe Gjeorgjis\u00eb. P\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebt\u00eb pozicion n\u00eb samitin e NATO n\u00eb Bukuresht t\u00eb 2008 ku munda ta konstatoj inatin e tij. P\u00ebr per\u00ebndimor\u00ebt nuk mund t\u2019u kufizohet sovraniteti i shteteve duke i penguar t\u00eb mosfuten n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb. Ama duhet shpjeguar fillimisht aleanca NATO se kund\u00ebr kujt vepron dhe pastaj ekziston realpolitika: nganj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrpara sovranitetit t\u00eb shteteve ekziston stabiliteti i pashmangsh\u00ebm i sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb doni t\u00eb thoni?<\/strong><\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb \u201cDiMarted\u00ec\u201d Alessandro Di Battista ka provokuar bashk\u00ebfol\u00ebsit e tij duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cPo sikur nes\u00ebr Meksika, ndoshta me nj\u00eb president prokinez, do t\u00eb vendoste t\u00eb instalonte n\u00eb territorin e saj raketa t\u00eb Kin\u00ebs, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin amerikan\u00ebt? Do t\u2019ia lejonin?\u201d. Askush nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. N\u00eb 1959 Kuba ishte b\u00ebr\u00eb komuniste pasi revolucioni me t\u00eb cilin Fidel Castro kishte larguar Batista. Amerikan\u00ebt provuan ta kund\u00ebrshtojn\u00eb dhe nuk ia dol\u00ebn dot. D\u00ebshtuan tentativa t\u00eb panum\u00ebrta p\u00ebr ta helmuar. M\u00eb 1961 shkoi keq sulmi n\u00eb Gjirin e Derrave, i organizuar nga amerikan\u00ebt. Deri kur n\u00eb Castro i k\u00ebrkoi ndihm\u00eb Bashkimit Sovjetik. Vendosi t\u00eb instaloj\u00eb raketa b\u00ebrthamore n\u00eb terrotirn kubanez, amerikan\u00ebt reaguan me bllokimin detar, duke k\u00ebrc\u00ebnuar luft\u00eb b\u00ebrthamore, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb anijet sovjetike u kthyen mbrapsht.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Narrativa historike lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje, nga 1962 deri m\u00eb 2012, ka qen\u00eb: Kennedy heroik mundi sovjetik\u00ebt. Realitet historik ka qen\u00eb ndryshe. Po, rus\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prapakthehu dhe nuk i kan\u00eb instaluar raketat, ama ka pasur nj\u00eb marr\u00ebveshje sekrete q\u00eb i detyroi amerikan\u00ebt t\u00eb hiqnin raketat e tyre b\u00ebrthamore nga Turqia, q\u00eb at\u00ebhere kufizohej me Bashkimin Sovjetik. N\u00ebse shikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb treguar, kan\u00eb fituar amerikan\u00ebt. N\u00eb fakt u detyruan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb 2 l\u00ebshime: t\u00eb hiqnin raketat nga territori turk dhe t\u00eb impenjoheshin t\u00eb mos pushtonin Kib\u00ebn. Sovjetik\u00ebve u mjaftoi t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb mos vendoseshin pozicione raketore. M\u00eb 2012, Leslie Gelb, presidenti i merituar i Council of Foreign Relation, sancta sanctorum e think tankeve amerikane, shkroi nj\u00eb artikull n\u00eb \u201cForeign Policy\u201d ku tha: \u201c\u00cbsht\u00eb momenti t\u00eb zhb\u00ebjmi mitin e kriz\u00ebs s\u00eb raketave t\u00eb Kub\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Po thoni se secili e tregon historin\u00eb si\u00e7 d\u00ebshiron?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoni p\u00ebr kriz\u00ebn e Mynihut t\u00eb 1938, kur Franca dhe Gjermania, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb ruanin paqen, n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje me Hitlerin duke i ceduar rajonin \u00e7ekosllovak t\u00eb Sudet\u00ebve. Daladier dhe Chamberlain kaluan p\u00ebr t\u00eb pazot\u00ebt, t\u00eb paaft\u00eb q\u00eb t\u00eb reagonin ndaj pretendimeve gjermane. N\u00eb fakt shum\u00eb nuk e din\u00eb se Britania e Madhe n\u00eb \u201938 nuk ishte gati p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Gjermanis\u00eb. Ajo marr\u00ebveshje i dha Londr\u00ebs nj\u00eb vit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm kohe p\u00ebr t\u2019u armatosur, sidomos n\u00eb nd\u00ebrtimin e avion\u00ebve, q\u00eb i mund\u00ebsoi n\u00eb 1940 t\u00eb fitoj\u00eb Betej\u00ebn e Anglis\u00eb sip\u00ebr qiellit t\u00eb Lamanshit. Historia e Lift\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ka ndryshuar n\u00eb pranver\u00eb \u2013 ver\u00ebn e \u201940 dhe duke lexuar librat e Andreas Hillgruber, historianit t\u00eb madh gjerman t\u00eb k\u00ebsaj periudhe, kuptohet se Hitleri pas humbjes n\u00eb betej\u00ebn e Anglis\u00eb ishte bindur tashm\u00eb se lufta n\u00eb n\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ishte humbur. K\u00ebshtu q\u00eb vendosi p\u00ebr aksionin m\u00eb t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, pushtimin e Bashkimit Sovjetik dhe pa t\u00eb nuk do ta kishim fituar kurr\u00eb luft\u00ebn ndaj nazifashizmit. N\u00eb frontin rus Vermahti p\u00ebrdori 500 divizione t\u00eb korracuara. Kund\u00ebr aleat\u00ebv t\u00eb zbarkuar n\u00eb \u201944 p\u00ebrdori 150. Kush e ka mbajtur p\u00ebrplasjen gjermane, n\u00eb planin ushtarak dhe t\u00eb viktimave (20 milion) ka qen\u00eb Bashkimi Sovjetik dhe k\u00ebto gj\u00ebra Putini, dihet, i ka studiuar\u2026<\/p>\n<p><strong>Pretendimet e \u201cMad Vlad\u201d nuk mund t\u00eb legjitimohen n\u00eb sukeset e Ushtris\u00eb s\u00eb Kuqe\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Jo, ama duhet sakt\u00ebsuar se Kremlini ka nj\u00eb vizion t\u00eb tijin mbi at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb aset rus. N\u00eb 2004, teksa Per\u00ebndimi duartrokiti \u201crevolucionin portokalli\u201d n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb, Putini pa nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj siguris\u00eb ruse. N\u00eb 2008, n\u00eb tashm\u00eb t\u00eb cituarin samit t\u00eb NATO n\u00eb Bukuresht, Franca dhe Gjermania ju kund\u00ebrvun\u00eb fuqimisht hyrjes s\u00eb Ukrain\u00ebs dhe t\u00eb Gjerogjis\u00eb n\u00eb NATO, pasi e dinin se reagimi i Mosk\u00ebs do ishte shum\u00eb i ashp\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Prej koh\u00ebsh Europa i njihte \u201ccahiers de doleances\u201d e Putinit?<\/strong><\/p>\n<p>Kur n\u00eb 2013 \u2013 2014 \u00ebsht\u00eb shfaqur vullneti i Kievit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, Rusia ka ngritur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb problem. P\u00ebr shembull, Ukraina ishte lidhur me Rusin\u00eb dhe Kazakistanin nga nj\u00eb marr\u00ebveshje doganore, q\u00eb parashikonte qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb mallrave. Sikur Ukraina t\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian automatikisht nga kufiri ukrainas do t\u00eb hynin mallra n\u00eb tregun rus, pa tarifa dhe pa kontrolle, me nj\u00eb d\u00ebm ekonomik p\u00ebr Kremlinin dhe ky aspekt u injorua dhe u minimizuan rezervat e Putinin. Pa llogaritur dhimbjet e barkut n\u00eb Mosk\u00eb prej p\u00ebrz\u00ebnies s\u00eb presidentit prorus Janukovi\u00e7. Historian\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb do na flasin n\u00ebse ajo e 2014 qe nj\u00eb revolt\u00eb popullore apo nj\u00eb grusht shteti. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se ka regjistrimet t\u00eb sjella nga rus\u00ebt p\u00ebr Victoria Nuland, q\u00eb p\u00ebrpara dyshimeve t\u00eb europian\u00ebve p\u00ebr revoltave n\u00eb Kiev thoshte: \u201cPirdhu me gjith\u00eb europian\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si reagoi Rusia?<\/strong><\/p>\n<p>Pushtoi Krimen\u00eb dhe inkurajoi dy republikat separatiste n\u00eb Donbas.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb periudha ku Kremlini ankohej p\u00ebr \u201crusofobin\u00eb\u201d per\u00ebndimore.<\/strong><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm amerikan\u00ebt, por edhe polak\u00ebt, bullgar\u00ebt, rumun\u00ebt, republikat balltike kan\u00eb vazhduar ta shikojn\u00eb Rusin\u00eb si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, pik\u00ebrisht teksa Moska ritheksonte nevoj\u00ebn e moszgjerimit n\u00eb Lindje t\u00eb NATO. N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori askush nuk \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm. P\u00ebrve\u00e7 popullsis\u00eb s\u00eb pafajshme ukrainase. N\u00eb 8 vitet e fundit, nga 2014 kur u n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshjet e Minskut, pak ose aspak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ukraina duhej t\u00eb reformonte kushtetut\u00ebn, t\u00eb garantonte dygjuh\u00ebsin\u00eb rus\u00ebve dhe t\u00eb njihte autonomin\u00eb e republikave t\u00eb Donbasit dhe n\u00eb fakt, haptazi, nuk ka dashur t\u2019ia dij\u00eb. Pastaj, edhe Krimeja ka qen\u00eb gjithmon\u00eb ruse: ja dha Hrushovi Ukrain\u00ebs n\u00eb vitet \u201950. Pataj \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kuptohet dometh\u00ebnia historiko \u2013 kulturoro \u2013 identitare q\u00eb ai vend ka p\u00ebr rus\u00ebt: identiti rus ka lindur 1000 vite m\u00eb par\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb Ukrain\u00eb. Quhej \u201cRus\u2019 i Kievit\u201d shteti sllav i lindur m\u00eb 1054 q\u00eb p\u00ebrfshinte territore q\u00eb sot jan\u00eb pjes\u00eb e Ukrain\u00ebs, Rusis\u00eb Per\u00ebndimore, Bjellorusis\u00eb, Polonis\u00eb Lituanis\u00eb, Letonis\u00eb dhe Estonis\u00eb Lindore. Identitei rus nuk ka lindur n\u00eb Mosk\u00eb, por n\u00eb Kiev.<\/p>\n<p><strong>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb dashur zgjerimin n\u00eb lindje t\u00eb NATO dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me vet\u00ebdije q\u00eb tensionet e m\u00ebpasme, nga 2008 deri m\u00eb sot, t\u00eb mbeteshin pa zgjidhje?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa lider\u00eb europiane, q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb par\u00ebt t\u00eb preokupoheshin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Rusi \u2013 Ukrain\u00eb. Do t\u00eb duhej t\u00eb vepronin p\u00ebr t\u00eb ruajtur neutralitetin e Ukrain\u00ebs, duke ja penguar hyrjen n\u00eb NATO. N\u00eb k\u00ebmbim do t\u00eb duhej t\u00eb hapnin hyrjen e saj n\u00eb Bashkimin Europian, proces q\u00eb gjith\u00ebsesi do t\u00eb k\u00ebrkonte vite, p\u00ebr respektimin e parametrave t\u00eb nevojsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ndoshta nj\u00eb negociat\u00eb me Rusin\u00eb mund t\u00eb hapej. Pa harruar q\u00eb Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend plot me kontradikta politike, ku prania e formacioneve neonaziste \u00ebsht\u00eb e sqaruar. Nuk \u00ebsht\u00eb fake news dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrjashtuar q\u00eb Zelensky mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebsuar presione nga k\u00ebt\u00eb formacione. Kur u zgjodh, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte presidenti i dialogut me Rusin\u00eb, por n\u00eb fakt \u2026 Anglosfera (Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania e Madhe) ka nj\u00eb linj\u00eb shum\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Mosk\u00ebs, pavar\u00ebsisht kontradiktave t\u00eb saj. Pastaj, n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, n\u00eb Shtetet e Bashkuara Rusia \u00ebsht\u00eb kthyer t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim me demokrat\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb bindur se zgjedhjet e 2016 Trump i ka fituar se \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga Putini, gj\u00eb q\u00eb duket e pabesueshme. Britania e Madhe, q\u00eb shtyn p\u00ebr linj\u00ebn e ashp\u00ebr kund\u00ebr Kremlinit, prej vitesh ka b\u00ebr\u00eb ura t\u00eb arta oligark\u00ebve ruse q\u00eb \u00e7onin para dhe investime n\u00eb Lond\u00ebr, duke i droguar tregun imobiliar, dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusis\u00eb kan\u00eb si objektiv t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb kolapsojn\u00eb ekonomin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb brendshme kund\u00ebr Putinit.<\/p>\n<p><strong>Me tensionet e mbajtura latente prej vitesh, Uashingtoni e ka shtyr\u00eb Putinin t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb gabim fatal. Ishte nj\u00eb kurth?<\/strong><\/p>\n<p>Dhe ka r\u00ebn\u00eb edhe me k\u00ebpuc\u00eb. Por n\u00eb mendjen e Putinit gj\u00ebrat funksionojn\u00eb ndryshe. Atij nuk i intereson m\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb raport me Per\u00ebndimin, t\u00eb cilit nuk i beson m\u00eb. Atij i p\u00eblqen Rusia e thell\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende me t\u00eb dhe t\u00eb mos ngat\u00ebrrojm\u00eb pik\u00ebpamjen e qytetar\u00ebve t\u00eb Mosk\u00ebs dhe Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburgut me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit. \u00cbsht\u00eb sikur nj\u00eb gazetar t\u00eb tentonte ta shpjegonte Amerik\u00ebn vet\u00ebm nga New York apo Los Angeles. Per\u00ebndimi do t\u00eb hynte n\u00eb kriz\u00eb histerike pa Netflix apo McDonald\u2019s, Rusia ka mund\u00ebsi q\u00eb jo. Putini, q\u00eb prej vitesh e ka maturuar k\u00ebt\u00eb mosbesim ndaj Bashkimit Europian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, duhet t\u00eb ket\u00eb menduar se ky ishte momenti i duhur historik p\u00ebr pushtimin. Ka par\u00eb amerikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr nga Afganistani, presidentin Biden n\u00eb kriz\u00eb konsensusi, nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. N\u00ebse i ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb llogarit\u00eb, do ta shohim.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb gabimesh ka kryer Putini n\u00eb 30 vitet e fundit?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka miratuar reforma sinjifaktive p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Rusin\u00eb nj\u00eb vend modern, duke ja hequr ekonomin\u00eb nga thonjt\u00eb e oligark\u00ebve. Edhe nga pik\u00ebpamja e lirive themelore: Per\u00ebndimi priste shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kuraj\u00eb. Sigurisht, jan\u00eb ndryshime q\u00eb do t\u00eb shkonin kund\u00ebr ADN ruse, kaq e m\u00ebsuar me autoritarizmin. Sigurisht, Putini mund t\u00eb kishte ofruar nj\u00eb imazh t\u00eb nj\u00eb Rusie demokratike, m\u00eb sigurues dhe qet\u00ebsues p\u00ebr fqinj\u00ebt e tij, sidomos vendet ish sovjetike, dhe nuk e ka b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrkundrazi. Nga vrasjet e gazetar\u00ebve dhe t\u00eb disident\u00ebve, tek kthesat represive: Rusia nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u dashur. Pastaj sigurisht \u00ebsht\u00eb ngulitur hipokrizia jon\u00eb e zakonshme: kemi mbajtur nj\u00eb sy mbyllur duke qen\u00eb se Moska na furnizonte me gaz dhe kompanit\u00eb tona eksportonin.<\/p>\n<p><strong>Nga vrasja e Anna Politkovskaja tek helmimet me polonium, t\u00eb gjith\u00eb e dinin se \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb Rusi. Megjithat. askush nuk e ka \u00ebnd\u00ebrruar t\u2019i mybllte raportet me Putinin\u2026<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Itali, askush. N\u00eb Gjermani. N\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara ndjenja ishte ndryshe. Nd\u00ebr vite ka evoluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb negative.<\/p>\n<p><strong>Putini nuk ka l\u00ebvizur vet\u00ebm \u201cn\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Libi e n\u00eb Siri.<\/strong><\/p>\n<p>Kam qen\u00eb i D\u00ebrguar Special p\u00ebr Siri\u00ebn dhe kujtoj mir\u00eb se Putini theksonte se n\u00eb Damask ishte n\u00eb zhvillim nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur nj\u00eb regjim p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb pushtet intergalist\u00ebt islamik\u00eb. Ishte i bindur se nga Siria do t\u00eb nisej nj\u00eb \u201cinfektim\u201d fondamentalist drejt Kaukazit q\u00eb do t\u00eb ndizte flak\u00eb pakicat myslimane n\u00eb Rusi. Per\u00ebndimi n\u00eb fakt ka par\u00eb vet\u00ebm mb\u00ebshtetjen e papranueshme ndaj diktatorit gjakatar al Assad. Fatkeq\u00ebsisht konteksti ishte shum\u00eb m\u00eb i komplikuar, edhe pse ky nuk zgjidh asnj\u00eb nga krimet q\u00eb jan\u00eb kryer edhe n\u00eb at\u00eb vend. Mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Per\u00ebndimi ushqen hipokrizit\u00eb e tij. P\u00ebr shembull, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn Arabia Saudite dhe Emiratet n\u00eb Jemen nuk flitet kurr\u00eb: nj\u00eb katastrof\u00eb humanitare e v\u00ebrtet\u00eb. Q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb treguar nga mediat, ndoshta pse Uashingtoni dhe Londra kan\u00eb aleate t\u00eb Riadit t\u00eb cilit i shesin arm\u00eb. Pastaj edhe refugjat\u00ebt ukrainas, bjond\u00eb me sy boj\u00ebqielli, ndoshta duken \u201cbiologjikisht m\u00eb t\u00eb p\u00eblqyesh\u00ebm\u201d se ata jemenas q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e err\u00ebt. Gjejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb konsensus dhe kopertur\u00eb mediatike. Megjithat\u00eb, refugjat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj. M\u00eb k\u00ebto dallime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb demokracit\u00eb per\u00ebndimore nuk e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb bukur. Vlerat tona t\u00eb shprehura duhet t\u00eb respektohen gjithmon\u00eb, jo vet\u00ebm kur konvenion. E akuzojm\u00eb Putini censur\u00ebn e mosdakord\u00ebsis\u00eb dhe pastaj korporatat e m\u00ebdha, tip Youtube, Twitter apo Facebook, e censurojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. \u00cbsht\u00eb standard i dyfisht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetsh\u00ebm nj\u00eb sistem nd\u00ebrkomb\u00ebtar i q\u00ebndruesh\u00ebm ku ka rregulla q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr disa dhe p\u00ebr disa jo.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebqoft\u00ebse merret n\u00eb konsiderat\u00eb neutraliteti i Ukrain\u00ebs (kurr\u00eb n\u00eb NATO) p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Europ\u00ebs dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite njihet se vet\u00ebvendosja e popujve duhet t&#8217;i n\u00ebnshtrohet nevojave m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Disa faktor\u00eb, ahim\u00e9, p\u00ebrfundojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi stabilitetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Duhet mbajtur parasysh. Kjo fatkeq\u00ebsisht vlen p\u00ebr tibetan\u00ebt n\u00eb Kin\u00eb, p\u00ebr palestinez\u00ebt n\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe p\u00ebr kurd\u00ebt n\u00eb Turqi, Siri, Irak e Iran.<\/p>\n<p><strong>Dhe kush e vendos?<\/strong><\/p>\n<p>Teorikisht K\u00ebshilli i Sigurimit i Kombeve t\u00eb Bashkuara, mbi baz\u00ebn e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb 1945.<\/p>\n<p><strong>Me mekanizmin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs, K\u00ebshilli i Sigurimit duke gjithnj\u00eb i ngecur\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky rendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Nuk na p\u00eblqen? T\u00eb ndryshohet. Si n\u00eb 1990, kur duhej t\u00eb vendosur n\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrhyhej kund\u00ebr Irakut pas vendimit t\u00eb Saddam Husseinit p\u00ebr t\u00eb pushtuar Kuvajtin. N\u00eb 2003, kur amerikan\u00ebt kan\u00eb pushtuar Irakun at\u00eb rezolut\u00eb unanime nuk e kan\u00eb pasur. Kan\u00eb provuar me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kishin, por Rusia dhe Franca e kund\u00ebrshtuan. E than\u00eb qart\u00eb se sikur t\u00eb sillej rezoluta n\u00eb K\u00ebshill, do t\u2019i vendosnin veton. Dhe amerikan\u00ebt gjith\u00ebsesi e sulmuan.<\/p>\n<p><strong>Me Colin Powell q\u00eb m\u00eb 5 shkurt 2003 shpalosi n\u00eb Kombet e Bashkuara nj\u00eb epruvet\u00eb me \u201carm\u00ebt kimike\u201d t\u00eb supozuara n\u00eb duart e regjimit t\u00eb Saddam Husseinit. M\u00eb 20 mars amerikan\u00ebt pushtuan Irakun.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb demonstrim q\u00eb, kur duhet, nj\u00eb legjitimim p\u00ebr luft\u00ebn gjendet. Ama duhet dalluar midis legjitimitetit dhe legalitetit. Ka lufta q\u00eb duken \u201clegjitime\u201d pa mbules\u00eb ligjore. Anasjelltas, t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb mbules\u00eb ligjore, por perceptohen si ilegjitime.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Rusin\u00eb lufta n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb ilegjitime.<\/strong><\/p>\n<p>Putini i \u00ebsht\u00eb drejtuar Nenit 51 t\u00eb Kart\u00ebs, at\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vet\u00ebmbrojtjen. Thekson se ka qytear\u00eb rus\u00eb n\u00eb Donbas t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga bombardimet e artileris\u00eb ukrainase. Nga pik\u00ebpamja e tij ka pushtuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetar\u00ebt e vet. N\u00eb 8 vitet e fundit, n\u00eb republikat separatiste t\u00eb Donbasit, ka pasur 16000 t\u00eb vdekur. Nuk ka folur askush dhe shumica e t\u00eb vdekurve, duket, se jan\u00eb rus\u00eb. Duhet zgjeruar paksa kuadri p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb gjykim m\u00eb t\u00eb ekuilibruar.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Kievin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skenar makthi: duhet t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb dhe t\u00eb mos marr\u00eb frym\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sikur n\u00eb vend t\u00eb Ukrain\u00ebs t\u00eb kishte qen\u00eb Azerbaixhani, nuk do ta vriste mendjen askush. B\u00ebhet nj\u00eb problem sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes Rusia, fuqi b\u00ebrthamore dhe an\u00ebtare e p\u00eberhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit. Pse vet\u00ebvendosja e Kub\u00ebs n\u00eb vendosjen e instalimit n\u00eb territorin e saj t\u00eb raketave b\u00ebrthamore sovjetike nuk mund t\u00eb prnaohej? Sepse Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejonin. Pse vet\u00ebvendosja e palestinez\u00ebve nuk mund t\u00eb pranohet, megjith\u00ebse edhe e njohur nga nj\u00eb pafund\u00ebsi rezolutash t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara? Sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes Izraeli, q\u00eb ka nevojat e tij t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po sikur Kina t\u2019i ndiqte ushtarakisht pretendimet e saj lidhur me Taivanin?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb delikate se ajo ekzistuese midis Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs. Deri m\u00eb 24 shkurt 2022, Moska nuk e ka v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb diskutim ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur ukrainas. Vet\u00ebm ka kundr\u00ebshtuar hyrjen e saj n\u00eb NATO. Kina e konsideron Taivanin pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb territorit t\u00eb saj dhe, nga nj\u00eb pik\u00ebpamje e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, askush nuk ka formuar lidhje diplomatike me ishullin (as Shtetet e Bashkuara!) q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as an\u00ebtar i Kombeve t\u00eb Bashkuara. Deri n\u00eb vitet \u201970 karrigen e Kin\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara e zinte Taivani. M\u00eb pas shkrirja kino \u2013 amerikane, e frym\u00ebzuar nga Nixon, e ka p\u00ebrmbysur skenarin: amerikan\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb taivanin dhe kan\u00eb futur Kin\u00ebn, duke i dh\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn e vetos. Pastaj Pekini \u00ebsht\u00eb rritur deri sa t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb fuqi ekonomike, teknologjike dhe tregltare dhe k\u00ebt\u00eb Uashingtoni nuk e ka p\u00eblqyer, pasi i vinte n\u00eb diskutim lidershipin apo hegjemonin\u00eb e saj.<\/p>\n<p><strong>NATO \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet nj\u00eb sfer\u00eb influence\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht. Me gabimin, shpesh t\u00eb kryer nga Per\u00ebndimi, q\u00eb e konsideron NATO nj\u00eb organiz\u00ebm me legjitim juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt Kombet e Bashkuara, me rezolutat e saj t\u00eb votuara nga K\u00ebshilli i Sigurimit, n\u00eb kuptimet e Nenit 7 t\u00eb kart\u00ebs lidhur me k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj rendit dhe ndaj siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebn \u201cligjore\u201d. NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake per\u00ebndimore dhe ajo q\u00eb e p\u00ebrcakton nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nuk \u201cprodhon\u201d t\u00eb drejt\u00eb as si Kombet e Bashkuara, as vendos mbi kund\u00ebrshti si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb gjykatat e larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrjashto n\u00ebse 5 an\u00ebtar\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit bien dakord.<\/p>\n<p><strong>Pra, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet me Ukrain\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, nj\u00eb shtet me sovranitet t\u00eb kufizuar p\u00ebr t\u00eb ruajtur popullsin\u00eb dhe infrastrukturat e saj duke i kursyer vuajtje dhe shkat\u00ebrrime t\u00eb m\u00ebtejshme. Si\u00e7 jan\u00eb edhe p\u00ebr disa aspekte (e kot\u00eb q\u00eb t\u00c7i fshehim) Italia dhe vende t\u00eb tjera europiane. Putini e ka ngritur problemin ukrainas prej pothuajse 20 vjet\u00ebsh, por t\u00eb gjith\u00eb nuk ja kan\u00eb fishk\u00ebllyer. Ose kan\u00eb menduar se situata nuk mund t\u00eb p\u00ebrballohej n\u00eb termat e k\u00ebrkuara nga Moska. Dhe kemi ardhur tek lufta. tani Ukraina mundet deri t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet.<\/p>\n<p><strong>Duheshin pranuar prepotencat ruse?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb prepotenc\u00eb q\u00eb gjat\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb ushqyer e gjitha prej nj\u00eb serie heqjesh q\u00eb ndoshta viheshin n\u00eb tryez\u00eb dhe zgjidheshin, por \u201cprepotenca\u201d n\u00eb politik\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare haset n\u00eb m\u00ebny\u00ebr konstante. Mendoni p\u00ebr Shtetet e Bashkuara: n\u00eb 250 vite histori kan\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00ebra kudo. Kan\u00eb shp\u00ebtuar Europ\u00ebn nga nazifashizmi, por kan\u00eb kryer bile luft\u00ebra perandorake q\u00eb mund t\u00eb shmangeshin. Brown University n\u00eb Providence ka nj\u00eb program q\u00eb mund\u00ebson t\u00eb censohen d\u00ebmet e luft\u00ebrave amerikane n\u00eb bot\u00eb. Nga 2001, vler\u00ebsohet, se luft\u00ebrat amerikane n\u00eb Lindje t\u00eb Mesme dhe Afganistan kan\u00eb provokuar rreth 1 milion t\u00eb vdekur dhe 38 milion refugjat\u00eb. Pa llogaritur pasojat politike dhe 8000 miliard dollar\u00ebt e shpenzuara. Ndoshta flasim.<\/p>\n<p>(nga <em>Dagoreport<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjerimi n\u00eb Lindje i NATO \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati fillestar q\u00eb ka ushqyer nj\u00eb tension n\u00eb rritje midis Rusis\u00eb dhe Per\u00ebndimit Intervist\u00eb me ish ambasadorin n\u00eb Irak, Marco Carnelos\u00a0 Per\u00ebndimi i premton Rusis\u00eb t\u00eb mos e zgjeroj\u00eb NATO n\u00eb Lindje? Disa premtime verbale jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ka edhe disa dokumenta, t\u00eb prodhuara nga mbledhje t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":7127,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7126"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}