{"id":6793,"date":"2022-03-11T11:24:39","date_gmt":"2022-03-11T11:24:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=6793"},"modified":"2022-03-11T11:24:39","modified_gmt":"2022-03-11T11:24:39","slug":"roli-i-kines-ne-krizen-ruso-ukrainase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/03\/11\/roli-i-kines-ne-krizen-ruso-ukrainase\/","title":{"rendered":"Roli i Kin\u00ebs n\u00eb kriz\u00ebn ruso \u2013 ukrainase"},"content":{"rendered":"<p>Deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt midis Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs e 4 shkurtit 2022 ka sanksionuar n\u00eb fakt forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale ruso \u2013 kineze me q\u00ebllim intensifikimin e bashk\u00ebpunimit midis dy fuqive, sidomos n\u00eb aspektin energjitik, n\u00eb pritje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb hidhur ukrainase. Dhe n\u00ebse Kina nga nj\u00ebra an\u00eb ka ruajtur nj\u00eb politik\u00eb moderimi me q\u00ebllim t\u00eb mos armiq\u00ebsoj\u00eb Ukrain\u00ebn, partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm treg\u00ebtar p\u00ebr ekspansionin kinez n\u00eb bot\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb \u201cRruge M\u00ebndafshi\u201d t\u00eb re, nga ana tjet\u00ebr ka proceduar n\u00eb fakt n\u00eb forcimin e lidhjeve ushtarake dhe strategjike me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt midis Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Me rastin e ceremonis\u00eb s\u00eb hapjes s\u00eb Loj\u00ebrave Olimpike dim\u00ebrore, Vladimir Putin dhe Xi Jinping kan\u00eb konkluduar takimin e tyre t\u00eb 38-t\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt prej 5300 fjal\u00ebsh mbi nj\u00eb \u201cer\u00eb t\u00eb re t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb mb\u00ebshtetsh\u00ebm global\u201d. Nj\u00eb deklarat\u00eb e prirur drejt forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale ruso \u2013 kineze brenda nj\u00eb konteksti n\u00eb t\u00eb cilin Shtetet e Bashkuara perceptohen nga t\u00eb dy aktor\u00ebt si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim n\u00eb rritje p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre komb\u00ebtare. Nga nj\u00ebra an\u00eb, n\u00eb frontin rus, zgjerimi i NATO ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr projektimin e fuqis\u00eb ruse. Nj\u00eb ekspansion i m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrfshinte Ukrain\u00ebn do t\u00eb n\u00ebnkuptonte p\u00ebr Rusin\u00eb ta gjente NATO tek dera e sht\u00ebpis\u00eb, duke e kufizuar ndjesh\u00ebm ndikimin e Mosk\u00ebs n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb e af\u00ebrt. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb frontin e Paq\u00ebsorit, Kina i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb koh\u00ebt e fundit paktit t\u00eb mbrojtjes AUKUS q\u00eb e detyron Australin\u00eb, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara n\u00eb nj\u00eb partneritet \u201csigurie tripal\u00ebshe t\u00eb forcuar\u201d dhe q\u00eb i ka shtyr\u00eb l\u00ebvizjet kineze t\u00eb reklamojn\u00eb sovranitetin e saj mbi disa territore, midis t\u00eb cil\u00ebve Taivanin. I gj\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt mandati strategjik i k\u00ebsaj mar\u00ebrveshjeje, q\u00eb profilohet si nj\u00eb asistent aleancash <em>in fieri<\/em> i motivuar nga nevoja gjithnj\u00eb e m\u00eb e af\u00ebrt p\u00ebr ta frenuar fuqin\u00eb kineze n\u00eb Paq\u00ebsor. Interesat e Shteteve t\u00eb Bashkuara jan\u00eb goxha t\u00eb qarta, t\u00eb frenojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin kinez n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi aleancash t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb themelore \u00ebsht\u00eb pozicioni strategjik i Australis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre sulmeve indirekte, por t\u00eb qarta n\u00eb dy fronte kryesore, q\u00eb t\u00eb dyja fuqit\u00eb, t\u00eb p\u00ebrjashtuara p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nga Samiti p\u00ebr Demokracin\u00eb i nisur nga Biden n\u00eb fillimin e dhjetorit, ka vendosur ta saldojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebkuptimin e tyre antiamerikan. Dokumenti i firmosur jo vet\u00ebm q\u00eb teston nj\u00eb \u201ctendenc\u00eb drejt rishp\u00ebrndarjes s\u00eb pushtetit n\u00eb bot\u00eb\u201d n\u00eb favor t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs n\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie me Shtetet e Bashkuara dhe me dmeokracit\u00eb per\u00ebndimore, por rithekson edhe forcimin e bashk\u00ebpunimit bilateral midis t\u00eb dy vendeve. Bashk\u00ebpunim q\u00eb konkretizohet n\u00eb raport me \u201cBelt and Road Initiative\u201d dhe me Bashkimin Ekonomik Euraziatik me q\u00ebllimin e promovimit t\u00eb interkinjeksionit midis rajoneve t\u00eb Azis\u00eb, Paq\u00ebsorit dhe Eurazis\u00eb. 117.5 miliard dollar\u00eb \u00ebsht\u00eb vlera e vler\u00ebsuar e marr\u00ebveshjeve energjitike kino \u2013 ruse, i prirur q\u00eb t\u2019i rris\u00eb me 60% importet kineze t\u00eb gazit rus: Rosneft di t\u00eb furnizoj\u00eb 100 milion ton naft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Kazakistanit tek China National Petroleum Corporation p\u00ebr 10 vitet e ardhshme, nd\u00ebrsa Gazpromi 10 miliard metra kub gaz n\u00eb vit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb gazsjell\u00ebsi t\u00eb ri. Parashikohet nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb i madh edhe n\u00eb zon\u00ebn e Arktikut, megjith\u00ebse Rusia nuk d\u00ebshiron ta humbas\u00eb pozicionin e saj t\u00eb lidershipit n\u00eb rajon. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, interesant \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi n\u00eb luft\u00ebn ndaj ndryshimeve klimaterike dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb institucionet multilaterale ku t\u00eb dyja fuqit\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb, i cili riafirmon mb\u00ebshtetjen reciprok p\u00ebr mbrojtjen e sovranitetit shtet\u00ebror dhe t\u00eb integritetit territorial, ashtu si t\u00eb interesave komb\u00ebtare nga nd\u00ebrhyrjet e huaja. N\u00eb baz\u00ebn e form\u00ebs s\u00eb re t\u00eb raportit midis t\u00eb dy fuqive, q\u00eb megjithat\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb detyrim ligjor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicion barazie si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, me mund\u00ebsin\u00eb e abstenimit apo t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb vetos n\u00eb favorin e tjetrit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigja e Kin\u00ebs ndaj sulmit rus\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sulmi n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb i promovuar nga Rusia ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb kontekst ku impenjimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrbilancuar Kin\u00ebn n\u00eb Paq\u00ebsor n\u00eb fakt e ka shk\u00ebputur Uashingtonin nga Europa Lindore. Interesant ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar konferenca e shtypit e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze, Hua Chunying. Si\u00e7 n\u00ebnvizohet nga kjo e fundit, Kina \u00ebsht\u00eb impenjuar gjithmon\u00eb n\u00eb promovimin e paqes e negociatave dhe t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol konstruktiv n\u00eb k\u00ebrkimin e nj\u00eb zgjidhjeje paq\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtyre problemeve. Ve\u00e7 k\u00ebsaj ka pohuar se \u201cm\u00eb s\u00eb fundmi Shtetet e Bashkuara kan\u00eb d\u00ebrguar arm\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, duke rritur tensionet, duke krijuar panik dhe deri duke ekzaltuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb lufte\u201d. N\u00eb kontrast st\u00eb plot\u00eb, Kina u ka d\u00ebrguar gjithmon\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb preokupimet legjitime reciproke n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve n\u00ebp\u00ebrmjet negociatave e konsultimeve dhe t\u00eb ruaj\u00eb paqen dhe stabilitetin rajonal. Afirmime q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr evidentojn\u00eb ftes\u00ebn e Kin\u00ebs ndaj moderimit, megjith\u00ebse z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze e ka refuzuar hapur p\u00ebrdorimin e termit \u201cpushtim\u201d. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, administrata Biden ka deklaruar se gjat\u00eb 3 muajve t\u00eb kaluar i ka k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur Kin\u00ebs ta k\u00ebshilloj\u00eb Rusin\u00eb q\u00eb t\u00eb mos pushtoj\u00eb, por q\u00eb Kina nuk e ka pranuar asnj\u00ebher\u00eb se ishte n\u00eb program nj\u00eb pushtim. Faktikisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strategjike, p\u00ebr t\u00eb justifkuar n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre veprimet e Mosk\u00ebs, Pekini ju \u00ebsht\u00eb referuar prokupimeve ruse p\u00ebr sigurin\u00eb, duke u ruajtur mir\u00eb nga komentimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vet\u00ebvendosjes s\u00eb republikave t\u00eb Donjeckut dhe Luganskut, p\u00ebr t\u00eb shmangur q\u00eb i nj\u00ebjti motivacion t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr Taivanin dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, deri m\u00eb tani Kina nuk e ka mb\u00ebshtetur shum\u00eb hapur Rusin\u00eb, duke mos dashur t\u00eb dukej si ekspansioniste apo tejet agresive. N\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb, Kina ka deklaruar se i kupton motivet e Mosk\u00ebs dhe nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sanksionet ekonomike e propozuara nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ka theksuar n\u00eb fakt se sanksionet unilaterale e promovuara nga Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb paligjshme dhe fuqimisht d\u00ebmtuese, pasi i kan\u00eb shkaktuar v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnda ekonomis\u00eb dhe mjeteve t\u00eb subvencionimit t\u00eb vendeve t\u00eb interesuara. N\u00eb menaxhimin e \u00e7\u00ebshtjes ukrainase dhe raportet me Rusin\u00eb, Shtetet e Bashkuara nuk duhet n\u00eb fakt t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe interesat legjitime t\u00eb Kin\u00ebs dhe t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e Taivanit, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja ka deklaruar n\u00eb fakt se \u201cUkraina nuk \u00ebsht\u00eb Taivanin\u201d, ky i fundit ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pamohueshme e territorit kinez, fakt historik dhe juridik i padiskutuesh\u00ebm sipas Hua Chunying. Parimi i Kin\u00ebs s\u00eb vetme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb norm\u00eb universalisht e pranuar q\u00eb disiplinon marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, atje ku paqja n\u00eb rajonin e Taivanit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmbledhur mbi zhvillimin paq\u00ebsor t\u00eb marr\u00ebveshjeve n\u00ebp\u00ebrmjet Ngushtic\u00ebs s\u00eb Taivanit. Faktikisht Kina e reklamon sovranitetin e saj territorial mbi Taivanin, q\u00eb ka nj\u00eb qeveri autonome dhe njihet zyrtarisht si shtet vet\u00ebm nga 14 shtete t\u00eb tjera, por as nga ndonj\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, as nga ndonj\u00eb vend i Bashkimit Europian. Megjithat\u00eb, nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb politika e moderimit e nd\u00ebrmarr\u00eb nga Kina nuk e fsheh frik\u00ebn apo vullnetin e nj\u00eb fronti t\u00eb ri n\u00eb Paq\u00ebsor. n\u00eb p\u00ebrputhje me tensionet n\u00eb rritje n\u00eb Ukrain\u00eb muajin e kaluar, aviacioni kinez ka rilan\u00e7uar inkursionet e tij n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e identifikimit mbrojt\u00ebse ajrore p\u00ebrreth Taivani, nd\u00ebrsa nj\u00eb anije lufte kineze ka orientuar nj\u00eb lazer luftarak mbi nj\u00eb avion australian n\u00eb zon\u00ebn ekonomike ekskluzive t\u00eb Australis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeveria kineue duket se nuk e do luft\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb treg\u00ebti me Ukrain\u00ebn, vend i lokalizuar n\u00eb nj\u00eb pozicion nevralgjik p\u00ebr ekspansionin kinet n\u00eb bot\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cRrug\u00ebs s\u00eb M\u00ebndafshit\u201d t\u00eb re. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Kina d\u00ebshiron t\u00eb forcoj\u00eb lidhjet ushtarake dhe strategjike me Mosk\u00ebn edhe p\u00ebr ta rritur pesh\u00ebn e saj negociuese n\u00eb konkurrenc\u00ebn n\u00eb zhvillim me Shtetet e Bashkuara. Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit jan\u00eb konfirmuar nga toni aspak miq\u00ebsor i z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze, q\u00eb ka ftuar t\u00eb reflektohet mbi rolin e luajtur nga Shtetet e Bashkuara n\u00eb tensionet ukrainase: \u201cMund t\u00eb pyeten Shtetet e Bashkuara: kan\u00eb hapur zjarrin dhe ushqxer flak\u00ebt, si do t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb ta shuajn\u00eb zjarrin tani?\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme kineze Hua Chunying e ka konfirmuar dhe ritheksuar politik\u00ebn e moderimit t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga Kina n\u00eb kriz\u00ebn Rusi \u2013 Ukrain\u00eb, nuk p\u00ebrjashtohet se kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb strategji afatshkurt\u00ebr. N\u00eb periudh\u00ebn afatgjat\u00eb, forcimi i lidhjeve ushtarake dhe strategjike me Mosk\u00ebn, b\u00ebn t\u00eb projektohet tensione m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me hegjemonin amerikan.<\/p>\n<p>(nga <em>Geopoliticus<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata e p\u00ebrbashk\u00ebt midis Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs e 4 shkurtit 2022 ka sanksionuar n\u00eb fakt forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale ruso \u2013 kineze me q\u00ebllim intensifikimin e bashk\u00ebpunimit midis dy fuqive, sidomos n\u00eb aspektin energjitik, n\u00eb pritje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb hidhur ukrainase. Dhe n\u00ebse Kina nga nj\u00ebra an\u00eb ka ruajtur nj\u00eb politik\u00eb moderimi me q\u00ebllim t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":6794,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6793"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6793"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6793\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6793"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6793"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6793"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}