{"id":6466,"date":"2022-03-09T13:55:41","date_gmt":"2022-03-09T13:55:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=6466"},"modified":"2022-03-09T13:56:11","modified_gmt":"2022-03-09T13:56:11","slug":"avokati-i-djallit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/03\/09\/avokati-i-djallit\/","title":{"rendered":"Avokati i djallit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Georges Kiejman ka mbrojtur Polanski, ka k\u00ebshilluar Mitterrand. N\u00eb mosh\u00ebn rreth 90 vje\u00e7are, penalisti m\u00eb i famsh\u00ebm i Franc\u00ebs rr\u00ebfehet.<\/strong><\/p>\n<p>Tullac, shtatlart\u00eb, nj\u00eb fytyr\u00eb prej husari, me nofull inekzistente, moll\u00ebza t\u00eb spikatura, shikim prej <em>saetta<\/em>, dy mustaqe mbi faqet e buta. Q\u00ebndrim imponues, ishte e leht\u00eb ta njihje Ma\u00eetre Kiejman. V\u00ebrtitej midis rrug\u00ebve t\u00eb VI Arrondissement me Burberry e tij alla Simenon, \u00e7ant\u00ebn prej l\u00ebkure t\u00eb fryr\u00eb dhe shallin tij prej pashmine p\u00ebrreth fytit. Ecte me hapa t\u00eb gjat\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb ndan Rue Jacob, ku banonte, nga Rue de Tournon, ku kishte studion e tij. Nganj\u00ebher\u00eb shikohej tek shtynte nj\u00eb karrocin\u00eb, at\u00eb t\u00eb vajz\u00ebz, t\u00eb pasur n\u00eb mosh\u00ebn 50 vje\u00e7are nga Laure de Broglie, princesh\u00eb <em>fin de race<\/em>, pinjolle e aristokracis\u00eb s\u00eb lart\u00eb franceze, me deg\u00ebzime deri tek Duka Berry dhe m\u00eb tej deri tek Sh\u00ebn Luigji, i konvertuar n\u00eb gazetarin\u00eb televizive dhe m\u00eb par\u00eb e b\u00ebr\u00eb gruaja e tij e tret\u00eb apo e kat\u00ebrt. George Kiejman nuk isht\u00eb vet\u00ebm ish dashnori 30 vje\u00e7ar i 50 vje\u00e7ares Fran\u00e7oise Giroud, mbret\u00ebresha e shtypit francez, e l\u00ebn\u00eb nga themeluesi i Express Jean \u2013 Jacques Servan Schreiber, dhe e shp\u00ebtuar in extremis nga vet\u00ebvrasja. Nuk ishte vet\u00eb ish kurtizani i Nicole Garcia, miku i Fanny Ardant dhe ish i shoqi i Marie France Pisier, artistes s\u00eb bukur shum\u00eb inteligjente, egj\u00ebria e revolucionit kubanez dhe motra e ish gruas s\u00eb Bernard Kouchner, ish e fejuara e Fidel Castro \u00c9velyne Pisier, e r\u00ebn\u00eb m\u00eb pas n\u00eb historin\u00eb e shurdh\u00ebr t\u00eb in\u00e7estit prej fajit t\u00eb burrit t\u00eb dyt\u00eb Olivier Duhamel.<\/p>\n<p>Ishte mbi t\u00eb gjitha penalisti m\u00eb i famsh\u00ebm i Franc\u00ebs. Nj\u00eb princ sallash me elokuenc\u00eb luksoze dhe asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb studiuar, e vyer nga ironia mizore. Ishte avokati i yjeve t\u00eb kinemas\u00eb nga Jean Luc Godard, i shptuar nga censura n\u00eb vitet \u201970, tek Simone Signoret, i s\u00eb cil\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb mik intim. Por ishte edhe mbrojt\u00ebsi i botuesve t\u00eb m\u00ebdhenj si Gallimard, i intelektual\u00ebve t\u00eb squfurt, si situacionisti G\u00e9rard Lebovici dhe kumbari i tij Guy Debord, teoricien i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb spektaklit q\u00eb tallej, si luft\u00ebtari Pierre Goldman, revolucionari kushtuar pas kauz\u00ebs s\u00eb rr\u00ebmbimeve t\u00eb armatosura, i mb\u00ebshtetur nga Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir dhe R\u00e9gis D\u00e9bray, dhe i liruar fal\u00eb Ma\u00eetre Kiejman nga akzua p\u00ebr vrasje. Ka qen\u00eb edhe avokati i disa italian\u00ebve t\u00eb tunduar nga terrorizmi si Bifo, Franco Piperno dhe Toni Negri. Ama edhe frym\u00ebzues i doktrin\u00ebs Mitterrand q\u00eb n\u00eb vitet \u201980 u ka dh\u00ebn\u00eb azil politik ish terrorist\u00ebve q\u00eb nuk qen\u00eb t\u00eb njollosur me krime t\u00eb p\u00ebrgjakura dhe t\u00eb kishin hequr dor\u00eb nga lufta e armatosur, duke i mbrojtur nga ekstradimi. Ka qen\u00eb edhe mik e mbrojt\u00ebs i Roman Polanski, hebreut polak i lindur n\u00eb Franc\u00eb si ai, i mbijetuar m\u00eb shum\u00eb se ai nj\u00eb fati t\u00eb tmerrsh\u00ebm q\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur kund\u00ebr, qysh kur n\u00eb mosh\u00ebn 3 vje\u00e7are i kishte shp\u00ebtuar p\u00ebr nj\u00eb qime deportimit, ishte larguar nga Geto e Varshav\u00ebs duke jetuar si nj\u00eb vagabond deri n\u00eb 10 dhe m\u00eb pas, n\u00eb mosh\u00ebn 40 vje\u00e7are, kishte humbur gruan e adhuruar, Sharon Tate, e vrar\u00eb shtatzan\u00eb prej 8 muajsh nga sekti i Charles Manson n\u00eb Cielo Drive dhe s\u00eb fundi n\u00eb 80 vazhdon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i persekutuar nga drejt\u00ebsia prej skandaleve seksuale p\u00ebr t\u00eb cilat ka paguar nj\u00eb peng.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb konfidenti, kurtizani, shoku i sh\u00ebtitjeve n\u00eb Solutr\u00e9 dhe i ekskursioneve gastronomike t\u00eb Fran\u00e7ois Mitterrand, presidentit socialist q\u00eb n\u00eb 7 vje\u00e7arin e dyt\u00eb e ka dashur si minist\u00ebr pa portofol, i Reformave m\u00eb par\u00eb, i Komunikimeve m\u00eb pas, pastaj si z\u00ebvend\u00ebs i Jack Lang dhe s\u00eb fundi i Jasht\u00ebm, por n\u00ebn shpullat e perfidit Roland Dumas q\u00eb i luante kund\u00ebr. Ka qen\u00eb mbrojt\u00ebsi i Liliane Bettencourt, miliarderes s\u00eb trishtuar pronare e L\u2019Or\u00e9al, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpt\u00ebuar i dhuronte 1 miliard fotografit Fran\u00e7ois Marie Banier, arg\u00ebtuesi dhe miku i saj, duke ngjallur dyshimet e s\u00eb bij\u00ebs grabitqare, q\u00eb me q\u00ebllimin e hakmarrjes, kur n\u00ebn\u00ebs ka nisur t\u2019i l\u00ebviz\u00eb koka, ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje avokatin e saj t\u00eb besimit. Por Kiejman, q\u00eb konsiderohet si nj\u00eb avokat i majt\u00eb, nj\u00eb idhtar interesi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nj\u00eb militant i besueshm\u00ebris\u00eb tek provat dhe tek sqarimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ka pranuar t\u00eb marr\u00eb edhe mbrojtjen e ish presidentit golist Jacques Chirac, i p\u00ebrfunduar n\u00eb bangon e t\u00eb akuzuarve prej historis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb tanxhenteve q\u00eb i p\u00ebrkiste koh\u00ebs kur ishte kryebashkiak i Parisit. Sepse p\u00ebr t\u00eb ideja e sigurimit t\u00eb mbrojtjes nj\u00eb individi n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb drejt\u00eb mbizor\u00ebon mbi prirjen politike, edhe pse nuk pajton mund\u00ebsin\u00eb e shtrirjes edhe mbi vrasjet seriale, tek pedofil\u00ebt e akuzuar p\u00ebr dhun\u00eb seksuale, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr terrorist\u00ebt islamik\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb masakra f\u00ebmij\u00ebsh hebrenj si Mohamed Merah.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb ishte nj\u00eb avokat demokrat dhe i majt\u00eb, nj\u00eb garantist dhe nj\u00eb idealist, pak i ndjesh\u00ebm ndaj apelit t\u00eb paras\u00eb, n\u00eb pik\u00ebn sa ta konsideroj\u00eb deri \u201cvulgare\u201d dhe t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb asistuar gratis klient\u00ebt m\u00eb nevojtar\u00eb dhe nganj\u00ebher\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm \u2013 me rrezikun q\u00eb t\u00eb posht\u00ebrohet: i ka ndodhur me Sarkozy, q\u00eb p\u00ebr divorcin ka zgjedhur nj\u00eb studio tjet\u00ebr, me Bernadette Chirac, q\u00eb i ka treguar shum\u00eb mosmir\u00ebnjoh\u00ebse, dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb vogla \u2013 Kiejaman mbetet nj\u00eb figur\u00eb legjendare e Tout Paris. Nga pasLufta e Dyt\u00eb n\u00eb fillimin e \u20182000 ka qen\u00eb nj\u00eb dendi dhe me jet\u00eb aventureske, nj\u00eb <em>tombeur de femmes<\/em> i thekur nga sharmi \u00e7armatues, gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb, t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb, t\u00eb fitoj\u00eb, edhe me koston q\u00eb t\u00eb humbas\u00eb goditje solemne nga zonja t\u00eb caktuara dhe t\u00eb vihet n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i tregoj\u00eb p\u00ebrreth, me rezultatin e falenderimit t\u00eb konkurrent\u00ebve potencial\u00eb dhe p\u00ebrgatitjen e preve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb nj\u00eb njeri bujar, versatil, i zgjuar, i paparashikuesh\u00ebm, jobesni, i disponuar si pak t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb, p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb, si edhe p\u00ebr format paradoksale t\u00eb libertinizmit i marr\u00eb me vendosm\u00ebri dhe n\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb. Dhe sidomos ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narcizist i vendosur dhe i lumtur q\u00eb \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb pik\u00eb sa ta nxjerr\u00eb lakuriq paturp, tani q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 90 vje\u00e7are nuk mund t\u00eb ec\u00eb, nuk mund as edhe t\u00eb l\u00ebviz\u00eb, ndoshta as t\u00eb frekuentoj\u00eb m\u00eb zonjat, i shtr\u00ebnguar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb t\u2019i kaloj\u00eb dit\u00ebt i mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, i gozhduar n\u00eb krevat prej melankolis\u00eb apo i ulur n\u00eb dritare, duke par\u00eb diellin q\u00eb per\u00ebndon, zogjt\u00eb q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb n\u00eb prag, deg\u00ebt e pem\u00ebve teksa humbasin gjethe, nd\u00ebrsa jeta rr\u00ebshket. Mbijeton n\u00eb koh\u00eb q\u00eb r\u00ebndon si nj\u00eb fajkua i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb goditur, duke u strehuar n\u00eb libra dhe n\u00eb kujtime. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka shkruar me kat\u00ebr duar me nj\u00eb gazetare t\u00eb \u201cLe Monde\u201d, (Georges Kiejman, Vanessa Schneider, \u201cL\u2019homme qui voulait \u00eatre aim\u00e9\u201d, sht\u00ebpia botuese Grasset) ku rr\u00ebfen jet\u00ebn e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ndoshta p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrputhur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e duhur dhe l\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr veten. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i mrekulluesh\u00ebm, plot me irriverenc\u00eb, me gur\u00ebza, bile t\u00eb m\u00ebdhenj, q\u00eb i dalin nga k\u00ebpuc\u00ebt, nga lajme t\u00eb pahijshme dhe citime memorab\u00ebl. Me ndihm\u00ebn e reporterit nip i nj\u00eb psikanalisti t\u00eb famsh\u00ebm, nxjerr pa turp brisht\u00ebsit\u00eb e tij, zbulon ambiciet, obsesionet, fantazmat m\u00eb sekrete t\u00eb tij. Rievokon n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb mjerimin e zi t\u00eb p\u00ebrjetuar si f\u00ebmij\u00eb, fatin e \u00e7mendur me t\u00eb cilin, fal\u00eb n\u00ebn\u00ebs, i ka shp\u00ebtuar shfarosjes naziste, gjat\u00eb pushtimit gjerman. Rr\u00ebfen ndihm\u00ebn e marr\u00eb nga shum\u00eb mir\u00ebb\u00ebr\u00ebs, duke filluar nga m\u00ebsuesit e tij t\u00eb shkoll\u00ebs, nga profesor\u00ebt, nga shok\u00ebt e kamur, me t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje \u00a0shkonin t\u00eb vall\u00ebzonin, por duke mos pasur asnj\u00eb frang n\u00eb xhep, mbetej n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7vendosur midis nj\u00eb tavoline dhe tjetre, p\u00ebr t\u00eb mos u konsumuar.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfen vendimin q\u00eb mori nuk dihet sesi p\u00ebr t\u00eb studiuar Jurisprudenc\u00eb, ndoshta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga e folura, duke par\u00eb se vokacioni i tij ishte t\u00eb b\u00ebhej mekanik n\u00eb nj\u00eb kompani tekstilesh. Rr\u00ebfen vitet e universitetit, si student pun\u00ebtor q\u00eb pas kurseve dhe provimeve shkon p\u00ebr t\u00eb shkulur qimet n\u00eb nj\u00eb peli\u00e7eri dhe m\u00eb pas fillimin n\u00eb jet\u00ebn aktive, rolin si sekretar i par\u00eb i Conf\u00e9rence du Stage, pasi ka fituar konkursin e elokuenc\u00ebs q\u00eb i sh\u00ebrben si shtyt\u00ebs n\u00eb karrier\u00ebn ligjore, dhe paszaj rastin dhe nevoj\u00ebn q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb sukseset e para dhe m\u00eb pas lavdia mondane, dashurit\u00eb, miq\u00ebsit\u00eb, pasionet, politika dhe pushteti. Futemi k\u00ebshtu n\u00eb kaleidoskopin e iluzioneve, nj\u00eb roman i v\u00ebrtet\u00eb i \u2018900, ku d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb dhe shtytja e ambicies nd\u00ebrthuren vazhdimisht me ankthin e nj\u00eb konfirmimi, t\u00eb nj\u00eb mir\u00ebnjohjeje, t\u00eb nj\u00eb mir\u00ebnjoheje, me d\u00ebshir\u00ebn e nj\u00eb legjitimimi t\u00eb plot\u00eb dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb paarritsh\u00ebm. Duke u prezantuar n\u00eb gjinin\u00eb <em>Mon coeur mis \u00e0 nous<\/em>, Kiejman rikthehet n\u00eb gjurm\u00ebt e veta, rip\u00ebrshkruan t\u00eb kaluar\u00ebn e tij, duke marr\u00eb tiparet e nj\u00eb filmi t\u00eb Louis Malle. Shkruan me shpejt\u00ebsi, me pak shprehje vendimtare, p\u00ebr t\u00eb kondensuar n\u00eb shum\u00eb kapituj t\u00eb vegj\u00ebn imazhin e ngrir\u00eb t\u00eb nj\u00eb jete.<\/p>\n<p>Ja dhoma me disa metra katrore n\u00eb Belleville, n\u00eb Rue de la Pr\u00e9sentation, ku jeton m\u00eb n\u00ebn\u00ebn pas lufte. Nj\u00eb lavaman n\u00eb nj\u00eb cep, n\u00eb mes nj\u00eb tavolin\u00eb druri, nj\u00eb shtrat dhe nj divan i vog\u00ebl q\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje hapet p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn: \u201cQem\u00eb shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, e megjithat\u00eb nuk ankohesha, pasi nuk kisha pika referimi. Gjeja normale t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb pija nj\u00eb filxhan kafe dhe t\u00eb haja sardele me vaj\u201d. N\u00ebna nuk punonte, nuk e di se me \u00e7far\u00eb jetonte, nuk dinte t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se pak t\u00eb qepura dhe pak kuzhin\u00eb. Megjithat\u00eb ishte gjithmon\u00eb e veshur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer, gjithmon\u00eb elegante. P\u00ebr sa fuqimisht anafektive dhe n\u00eb fund e \u00e7mendur paranojake dhe shum\u00eb e vetmuar, ishte e gatshme p\u00ebr gjith\u00e7ka p\u00ebr at\u00eb djal\u00eb t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb i kishte mbetur. Nuk i mungonte asgj\u00eb, lodra, veshje, ushqime. Nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb i biri i prezanton n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb shok, e t\u00ebrheq n\u00eb nj\u00eb cep p\u00ebr ta fshehur dhe vet\u00ebm atij i jep nj\u00eb portokall t\u00eb shtrydhur dhe disa feta banane. Ishte krejt\u00ebsisht analfabete. Fliste nj\u00eb fr\u00ebngjishte t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt, t\u00eb ngjyrosur me yiddish, por nuk dinte as t\u00eb lexonte, as t\u00eb shkruante dhe ishte refraktare t\u00eb m\u00ebsonte gramatik\u00ebn. N\u00eb 1931 ishte arratisur nga fushata n\u00eb rrthinat e Varshav\u00ebs me t\u00eb shoqin, me profesion treg\u00ebtar patatesh dhe dy t\u00eb bijat e mbijetuara p\u00ebr t\u2019u afruar n\u00eb Paris, ku nj\u00eb vit m\u00eb pas do t\u2019i lindte f\u00ebmija i fundit \u00a0Georges. I shoqi e kishte braktisur p\u00ebr nj\u00eb grua m\u00eb t\u00eb re dhe, sipas th\u00ebnieve t\u00eb t\u00eb birit, shum\u00eb m\u00eb e bukur se ajo. Dhe madam Kiejman i drejtohet nj\u00eb skrivanie rruge p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar burrit legjitim t\u00eb dashnores s\u00eb t\u00eb shoqit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahehsin dhe t\u00eb mund t\u00eb kthehehin n\u00eb sht\u00ebpi, \u201cpasi n\u00eb fund ishte nj\u00eb njeri i mir\u00eb\u201d. Dhe t\u00eb mendosh se pik\u00ebrisht ndarjes s\u00eb prind\u00ebrve Kiejman ia detyron shp\u00ebtimin e tij.<\/p>\n<p>Me shp\u00ebrthimin e luft\u00ebs, i ati rekrutohet n\u00eb ushtrin\u00eb franceze dhe familha p\u00ebrfundon prej urdh\u00ebrit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Drulon, nj\u00eb fshat i Berry n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e Loye-sur-Arnon, ku sistemohet n\u00eb nj\u00eb papafingo pa uj\u00eb dhe pa drit\u00eb. I \u00e7mobilizuar i ati p\u00ebr ar\u00ebsye sh\u00ebndet\u00ebsore, e \u00ebma i shet stendat e saj dhe k\u00ebrkon t\u00eb riniset me f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr Paris, por bllokohet nga nj\u00eb ushtar gjerman q\u00eb e detyron t\u00eb b\u00ebj\u00eb hap prapa. Mrekulli apo ratio ekstreme e nj\u00eb ushtaraku t\u00eb paralajm\u00ebruar nga fati q\u00eb do t\u2019i priste? Nuk dihet. Si\u00e7 dihet, Kiejman f\u00ebmij\u00eb gjendet pas disa muajsh bashk\u00eb me t\u00eb atin dhe me dashnoren e tij n\u00eb Tuluz\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Garon\u00ebn e Sip\u00ebrme. Sh\u00ebrben mesh\u00eb si klerik i ul\u00ebt dhe d\u00ebrgohet n\u00eb kolegjin e jezuit\u00ebve n\u00eb Gimont, n\u00eb rajonin e Gers, derikur n\u00eb fillimin e 1942 nuk kthehet tek e \u00ebma midis fshatar\u00ebve t\u00eb Berry, duke jetuar edhe ai me pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, si t\u00ebrheqja e karroc\u00ebs s\u00eb gomarit, vajtja dhe marrja e ujit n\u00eb pus. Por nd\u00ebrkoh\u00eb frekuenton elementaret n\u00eb shkoll\u00ebn publike, b\u00ebhet i pari i klas\u00ebs dhe fal\u00eb presidentit kalon n\u00eb t\u00eb par\u00ebn e mesme si i brendsh\u00ebm n\u00eb Saint-Amand-Montrond. E \u00ebma, e mbetur n\u00eb Loye-sur-Arnon, i shp\u00ebton arrestimit, duke mohuar se \u00ebsht\u00eb hebreje dhe n\u00eb vigjilje t\u00eb zbarkimit n\u00eb Normandi, parandjenj\u00eb hyjnore, arrin q\u00eb t\u00eb kthej\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb birin n\u00eb furgonin e postierit, duke e shp\u00ebtuar nga nj\u00eb hakmarrje e fundit naziste, nd\u00ebrsa i ati deportohet dhe vdes n\u00eb marsin e 1943 sapo arrin n\u00eb Auschwitz.<\/p>\n<p>\u201cNuk kalon dit\u00eb q\u00eb nuk mendoj p\u00ebr t\u00eb\u201d, rr\u00ebfehet tashm\u00eb 90 vje\u00e7ari Kiejman. Dhe ky baba i panjohur dhe i g\u00ebzuar v\u00ebrtitet si nj\u00eb fantaz\u00ebm n\u00eb portretin e shum\u00eb baballar\u00ebve t\u00eb supozuar q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebnuar jet\u00ebn, duke filluar nga Ren\u00e9 Moatti, avokati golist q\u00eb e merr n\u00eb studion e tij duke i premtuar regjistrimin n\u00eb Urdh\u00ebrin e Avokat\u00ebve, duke fituar nga siguria e k\u00ebtij djali q\u00eb ndjehet si i Zgjedhuri i Thomas Mann, nj\u00eb q\u00eb n\u00eb Urdh\u00ebr nuk e njeh askush, por di gjith\u00e7ka edhe pa i shkelur kurr\u00eb k\u00ebmba. Dhe pastaj Mendes France, q\u00eb e merr p\u00ebr fushat\u00eb elektorale dhe e v\u00eb t\u00eb flej\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e miqve me asistentin tjet\u00ebr t\u00eb tij dhe s\u00eb fundi Mitterrand q\u00eb mund pas dekadash nj\u00eb mosbesim kok\u00ebfort\u00eb dhe e l\u00eb veten t\u00eb fitohet nga rezerva e Laure: \u201cJe gruaja e vet\u00ebm e Parisit q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 8 t\u00eb dark\u00ebs nuk di se ku i ka p\u00ebrfunduar burri dhe nuk e vret mendjen\u201d.<\/p>\n<p>(nga <em>Il Foglio<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Georges Kiejman ka mbrojtur Polanski, ka k\u00ebshilluar Mitterrand. N\u00eb mosh\u00ebn rreth 90 vje\u00e7are, penalisti m\u00eb i famsh\u00ebm i Franc\u00ebs rr\u00ebfehet. Tullac, shtatlart\u00eb, nj\u00eb fytyr\u00eb prej husari, me nofull inekzistente, moll\u00ebza t\u00eb spikatura, shikim prej saetta, dy mustaqe mbi faqet e buta. Q\u00ebndrim imponues, ishte e leht\u00eb ta njihje Ma\u00eetre Kiejman. V\u00ebrtitej midis rrug\u00ebve t\u00eb VI &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":6468,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6466"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6466"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6466\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}