{"id":63487,"date":"2023-11-12T17:07:54","date_gmt":"2023-11-12T17:07:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63487"},"modified":"2023-11-12T17:07:54","modified_gmt":"2023-11-12T17:07:54","slug":"kesh-i-paguan-462-milione-leke-kompanise-offshore-per-anije-qe-nuk-punojne-spak-te-nise-hetimet-per-kete-mega-afere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/12\/kesh-i-paguan-462-milione-leke-kompanise-offshore-per-anije-qe-nuk-punojne-spak-te-nise-hetimet-per-kete-mega-afere\/","title":{"rendered":"KESH i paguan 462 milion\u00eb lek\u00eb kompanis\u00eb offshore p\u00ebr anije q\u00eb nuk punojn\u00eb, SPAK t\u00eb nis\u00eb hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mega afer\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Si\u00e7 mund ta keni ndjekur dhe n\u00eb mediat televizive apo n\u00eb emisionin investigative Piranjat, n\u00eb vitin 2022 qeveria vendosi shpalljen e nj\u00eb tenderi me procedure emergjente p\u00ebr marrjen me qera t\u00eb dy anijeve gjenerator. Kjo me justifikimin q\u00eb Shqip\u00ebria ishte n\u00eb kriz\u00eb energjitike.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se n\u00eb ligjin p\u00ebr prokurimet publike, shpallja e nj\u00eb tenderi emergjent \u00ebsht\u00eb 10 dit\u00eb, KESH, si kontraktor, la afat vet\u00ebm 3 ditor, duke b\u00ebr\u00eb shpalljen m\u00eb 24 Janar dhe duke mbyllur tenderin me 27 Janar. Nj\u00eb fakt ky q\u00eb \u00e7on n\u00eb dyshime se dy kompanit\u00eb fituese ishin paracaktuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb detaj tjet\u00ebr interesant \u00ebsht\u00eb se kontrata me dy kompanit\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb pa afat dor\u00ebzimi. N\u00eb asnj\u00eb faqe t\u00eb saj, nuk ka nj\u00eb dat\u00eb e cila i detyron dy kompanit\u00eb t\u00eb nisin prodhimin e energjis\u00eb. Madje anijet mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb portin e Vlor\u00ebs, n\u00eb muajin shtator 2022, plot 8 muaj pas n\u00ebnshkrimit mes pal\u00ebve edhe pse u deklarua se do merreshin p\u00ebr emergjenc\u00eb. Pra th\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb, nj\u00eb tender qindra miliona euro, i cili u zhvillua br\u00ebnda 3 dit\u00ebve p\u00ebr arsye emergjenc\u00eb, na solli k\u00ebto dy anije n\u00eb portin e Vlor\u00ebs pas 8 muajsh.<\/p>\n<p>Kjo afer\u00eb,p\u00ebr dy vite, 2024 dhe\u00a02025, do t\u2019i kushtoj\u00eb buxhetit t\u00eb\u00a0KESH\u00a0plot 64\u00a0milion\u00eb dollar\u00eb, plus edhe\u00a0205\u00a0milion\u00eb p\u00ebr naft\u00ebn\u00a0dhe disa miliona dollar\u00eb p\u00ebr\u00a0mir\u00ebmbajtje, riparime\u00a0dhe kapacitete depozituese. N\u00eb total sipas asaj q\u00eb shkruan KESH n\u00eb programin ekonomik, plot 336 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ofert\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar KESH-it rezulton se aplikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga firma prestigjoze Excelerate Energy. Oferta shoq\u00ebrohet dhe me logon e saj, por kur lexon brenda dokumentave, n\u00eb certifikat\u00ebn e regjistrimit shihet se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb akti i regjistrimit i nj\u00eb tjet\u00ebr firme: Excelerate Global Operations LLC, nd\u00ebrsa personi q\u00eb ka firmosur ofert\u00ebn \u00ebsht\u00eb Daniel Bustos, shefi i nj\u00ebsis\u00eb tregtare i nj\u00eb tjet\u00ebr Excelerate, asaj Limited Partnership.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja kompanit\u00eb, si Excelerate Global Operations ashtu edhe Excelerate Energy Limited Partnership, rezultojn\u00eb me seli n\u00eb Delaware,\u00a0n\u00eb Shtetet e Bashkuara te Amerik\u00ebs,\u00a0q\u00eb njihet si parajs\u00eb fiskale dhe ruan anonimatin e emrave t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb kompanive q\u00eb regjistrohen atje.\u00a0Th\u00ebn\u00eb shkurt, offshore.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr ta sqaruar mir\u00eb, duket se po vjen nj\u00eb kompani e madhe amerikane me prestigj si Excelerate Energy, por certifikata e regjistrimit \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb tjet\u00ebr firme offshore, Excelerate Global Operations LLC. Madje dhe firma e p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr ofert\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb e drejtorit t\u00eb departamentit financiar t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Excelerate-i,asaj me prapashtes\u00ebn Limited Partnership, edhe kjo offshore ne Delaware.<\/p>\n<p>Pra mos kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht\u00eb me nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Aspak.<\/p>\n<p>Truku \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb; n\u00eb dokumentat q\u00eb duhen firmosur, emri i Excelerate Energy Limited partnership, p\u00ebr efekt titulli shkurtohet n\u00eb \u201cExcelerate\u201d, dhe kujtdo i krijohet ideja se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me Excelerate Energy, kompania e madhe amerikane e kuotuar n\u00eb burs\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet jo. Sepse mjafton t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Excelerate Energy, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka asnj\u00eb projekt t\u00eb tyre n\u00eb zhvillim dhe as nuk ka patur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nderkoh\u00eb, Excelerate Energy limited partnership duket se \u00ebsht\u00eb hapur p\u00ebr vende si Shqip\u00ebria, p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrata miliona dollar\u00eb me institucione shqiptare, dhe n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie me sa duket kompania prestigjoze e kuotuar n\u00eb burs\u00eb, Excelerate Energy, nuk ka dashur t\u00eb p\u00ebrziej\u00eb emrin e saj.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha k\u00ebtyre problematikave ligjore, oferta e dy anijeve u pranua menj\u00ebher\u00eb nga KESH, dhe m\u00eb dat\u00ebn 4 Prill 2022, kjo e fundit lidh kontrat\u00ebn 2 vjecare me Excelerate Global Operations LLC, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga dy Excelerate off-shore, packa se oferta ishte e firmosur nga p\u00ebrgjegj\u00ebsi tregtar i Excelerate Energy Limited Partnership.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mish mash aspak i paq\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ardhja e anijeve n\u00eb Vlor\u00eb, u b\u00eb nga Excelerate Global Operations, e cila pasi i bleu 15 milion\u00eb dollar\u00eb, i dha me qera 2 vjecare p\u00ebr 64 milion\u00eb dollar\u00eb, duke shkaktuar skandal mbi skandal n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb. E p\u00ebrtej k\u00ebtij cmimi, vet\u00eb skema mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb bazuar e gjith\u00eb afera, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr histori, e mbushur me parregullsi dhe procedura q\u00eb mbajn\u00eb er\u00eb.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb shihet se si \u00ebsht\u00eb thurrur nj\u00eb rrjet\u00eb merimange mes kompanive, p\u00ebr t\u00eb zhdukur cdo gjurm\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjet e b\u00ebra. N\u00eb fillim, Excelerate Energy Limited Partnership, themelon n\u00eb Tiran\u00eb kompanin\u00eb e re Excelerate Albania Holding. M\u00eb pas, kjo e fundit, bashk\u00ebpunon me Renco SPA, duke krijuar nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb, me emrin Excelerate \u2013 Renco\u00a0<em>FPB.<\/em><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar nga pal\u00ebt, kjo ishte nj\u00eb manov\u00ebr kirurgjikale juridike, q\u00eb ia delegon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb re q\u00eb do t\u00eb krijohet p\u00ebr t\u00eb zbatuar kontrat\u00ebn, duke p\u00ebrjashtuar nga cdo p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e p\u00ebrfshira m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb larje duarsh nga cdo penalitet.\u00a0K\u00ebtu jemi n\u00eb rastin tipik t\u00eb nj\u00eb\u00a0zinxhiri\u00a0kompanish\u00a0offshore,\u00a0t\u00eb\u00a0cilat funksionojn\u00eb\u00a0p\u00ebr dy q\u00ebllime: fshehjen e pronar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sistem guacke, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, vecse nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar gjurm\u00ebt.<\/p>\n<p>Ato kan\u00eb vet\u00ebm emrin dhe p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb shpejta t\u00eb parave q\u00eb t\u00eb humbin gjurm\u00ebt dhe p\u00ebrfituesit.<\/p>\n<p>Kur anijet mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, afati q\u00eb u la p\u00ebr nisjen e pun\u00ebs ishte data 1 janar 2023.<\/p>\n<p>Por dhe pse kan\u00eb kaluar 11 muaj nga ky afat, anijet nuk jan\u00eb ende n\u00eb gjendje pune. KESH pranon q\u00eb anijet nuk punojn\u00eb, sepse KESH nuk ka p\u00ebrzgjedhur akoma operatorin q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb certifikimin dhe kolaudimin, edhe pse ishte nj\u00eb procedur\u00eb n\u00eb kushtet e emergjenc\u00ebs dhe si e till\u00eb u tenderua.<\/p>\n<p>Edhe pse ende nuk i ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim asetet, pasi ato duhet q\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb ken\u00eb certifikat\u00ebn q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje pune, KESH i paguan 462 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra shoq\u00ebris\u00eb Excelerate-Renco FPB p\u00ebr zhdoganimin dhe 1.71 milion\u00eb Euro p\u00ebr Renco spark, p\u00ebr furnizimin fillestar me vaj lubrifikues q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret kur t\u00eb vendosen n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Pra nuk e dim\u00eb n\u00ebse anijet jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb, por blejm\u00eb vajin dhe marrim me qira depozita p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn djeg\u00ebse. Me k\u00ebto shifra, duhet t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb anijet m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos nisin asnj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb flasim, nuk \u00ebsht\u00eb kryer ende procesi i kolaudimit t\u00eb 2 anijeve. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb konfirmuar si Inspektoriati Shtet\u00ebror Teknik dhe Industrial, ashtu edhe KESH, q\u00eb shprehet se ende nuk \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb e cila do t\u00eb kryej\u00eb kolaudimin.<\/p>\n<p>Por, edhe n\u00ebse dy anijet do t\u00eb nisnin sot prodhimin e energjis\u00eb, s\u00ebrish kjo do t\u00eb sillte humbje t\u00eb pallogaritshme, pasi aktualisht \u00e7mimi i energjis\u00eb te prodhuar aty, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se \u00e7mimi me t\u00eb cilin shitet n\u00eb burs\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, pothuaj 2 vite pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, \u00e7mimi mesatar p\u00ebr 1 megavat or\u00eb energji elektrike n\u00eb burs\u00ebn Hupex \u00ebsht\u00eb 113 euro\/MWh, nd\u00ebrsa kosto e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nga dy TEC-et e anijeve \u00ebsht\u00eb 269 euro\/MWh.<\/p>\n<p>Pra, 2.4 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, marr\u00ebveshja q\u00eb na u shit si c\u00ebshtje e emergjenc\u00ebs s\u00eb furnizimit me energji elektrike, ka si produkt dy anije, q\u00eb sot ende pas 2 vitesh nuk jan\u00eb ndezur asnj\u00ebher\u00eb dhe q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ndizen, do t\u00eb ndizen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kaluar qeraja prej 64 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje flagrante dhe t\u00eb hapur t\u00eb Ligjit t\u00eb Prokurimit Publik, duke pranuar nj\u00eb ofert\u00eb edhe me probleme t\u00eb theksuara me dokumentacionin dhe pa aktin e regjistrimit t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb do t\u00eb mar\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht Drejtori i KESH Ergys Verdho ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb Shp\u00ebrdorimit t\u00eb Detyr\u00ebs dhe Shkeljes s\u00eb Barazis\u00eb n\u00eb Tendera Publik\u00eb, duke i sjell\u00eb nj\u00eb d\u00ebm qindra miliona eurosh buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Falenderojm\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb emisionin investigativ Piranjat, i cili ka hedhur drit\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, e cila p\u00ebr nga p\u00ebrmasa e abuzimit, mund t\u00eb krahasohet vet\u00ebm me inceneratorin fantazm\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>I b\u00ebjm\u00eb thirrje publike z. Altin Dumani, Drejtues i SPAK dhe z. Arben Shehu, Kryetar i KLSH, t\u00eb nisin menj\u00ebher\u00eb hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mega afer\u00eb financiare e dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb urgjentisht nd\u00ebrprerjen e t\u00eb gjitha pagesave q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb d\u00ebm t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>K\u00ebto qindra miliona euro q\u00eb i jepen cdo vit inceneratorit fantazm\u00eb, anijeve q\u00eb nuk ndizen kurr\u00eb, sterilizimit, check-up, e dhjetra PPP-ve t\u00eb tjera korruptive, jan\u00eb pik\u00ebrisht parat\u00eb tuaja t\u00eb cilat duhet t\u00eb mund\u00ebsonin rritjen e pagave dhe pensioneve, kushte normale spitalore ku nuk duhet t\u00eb mungonin ilacet bazike dhe ato t\u00eb kimio terapive, cerdhe e kopshte t\u00eb sigurta p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos braktisej cdo dit\u00eb nga qindra e mijra bij\u00eb dhe bijat e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, Si\u00e7 mund ta keni ndjekur dhe n\u00eb mediat televizive apo n\u00eb emisionin investigative Piranjat, n\u00eb vitin 2022 qeveria vendosi shpalljen e nj\u00eb tenderi me procedure emergjente p\u00ebr marrjen me qera t\u00eb dy anijeve gjenerator. Kjo me justifikimin q\u00eb Shqip\u00ebria ishte n\u00eb kriz\u00eb energjitike. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb ligjin p\u00ebr prokurimet publike, shpallja e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63488,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63487"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63487"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63487\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}