{"id":63391,"date":"2023-11-10T17:08:23","date_gmt":"2023-11-10T17:08:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63391"},"modified":"2023-11-10T17:08:23","modified_gmt":"2023-11-10T17:08:23","slug":"pd-paraqet-provat-ligjore-si-jamarber-malltezi-mbahet-i-burgosur-politik-nga-spak-me-urdher-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/10\/pd-paraqet-provat-ligjore-si-jamarber-malltezi-mbahet-i-burgosur-politik-nga-spak-me-urdher-te-rames\/","title":{"rendered":"PD paraqet provat ligjore\/ Si Jamarb\u00ebr Malltezi mbahet i burgosur politik nga SPAK me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA SEKRETARI P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJET LIGJORE N\u00cb PD, IVI KASO<\/p>\n<p>Prej 20 dit\u00ebsh an\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar dhe Kryetari i Departamentit t\u00eb Mjedisit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike prof. Jamarb\u00ebr Malltezi, mbahet me urdh\u00ebr politik i burgosur, si person n\u00ebn hetim, pas tre vitesh hetime shteruese nga prokuroria politike e Edi Rames, nuk u gjet dot asnj\u00eb prov\u00eb, fakt apo dokument dhe asnj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb at\u00eb, pra t\u00eb faktojn\u00eb se ai ka kryer ndonj\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Prof. Jamarb\u00ebr Malltezi mbahet i burgosur politik vet\u00ebm e vet\u00ebm se si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00ebPD dhe kryetar i departamentit t\u00eb Mjedisit n\u00ebqindra e qindra raste n\u00eb rrjetet sociale, mediat e shkruara dhe elektronike, ka denoncuar me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, dhe me dokumente t\u00ebpakund\u00ebrshtueshme vjedhjet dhe lidhjet me krimin e Edi Ram\u00ebs, klanit t\u00eb tij familjar, ministrave dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tij lokal\u00eb dhe q\u00ebndror, si dhe ka mbrojtur pa u l\u00ebkundur vlerat dhe parimet q\u00ebndajn\u00eb s\u00eb bashku demokrat\u00ebt shqiptar.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim se Jamarb\u00ebr Malltezi mbahet i burgosur politik edhe p\u00ebr faktin se ai \u00ebsht\u00eb dh\u00ebndri i kryetarit t\u00eb PD Sali Berisha, parti e cila po i b\u00ebn \u00e7do dit\u00eb autopsin\u00eb kufom\u00ebs politike t\u00eb narkoshtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama me larot e tij p\u00ebr hakmarrje politike urdh\u00ebroi n\u00eb nj\u00eb akt hakmarr\u00ebs primitiv arrestimin e tij brutal n\u00eb aeroportin e Rinasit, si nj\u00eb armik t\u00eb tij personal, ndon\u00ebse mbi t\u00eb nuk kishte as dhe nj\u00ebakuz\u00eb t\u00eb vetme penale.<\/p>\n<p>Paria Demokratike deklaron se SPAK-u i partis\u00ebnuk ka juridiksion mbi Jamarb\u00ebr Malltezin, por ai \u00ebsht\u00eb aty si i d\u00ebnuar politik sepse SPAK shkel ligjin sipas orekseve politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shkelje t\u00eb plote t\u00eb ligjit SPAK shpik ligje p\u00ebr t\u00eb mbajtur me porosi politike n\u00eb burg Jamarb\u00ebr Malltezi. Ai akuzohet p\u00ebr korrupsion pasiv dhe ndiqet penalisht nga Struktura e Posa\u00e7me e Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pa qen\u00ebkurr\u00eb zyrtar.<\/p>\n<p>SPAK pretendon se ai ka kryer korrupsion pasiv, pra ka marr\u00eb para. Po p\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr t\u00eb fituar vete pronen e tij te ligjshme?!<\/p>\n<p>Korrupsioni n\u00ebnkupton dh\u00ebnien e parave nga personi q\u00eb p\u00ebrfiton di\u00e7ka q\u00eb nuk i takon me ligj dhe jo marrjen e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb takon me ligj. N\u00eb shpikjen e SPAK Jamarber Malltezi i ka dh\u00ebn\u00eb vetes para q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb pron\u00ebn e familjes s\u00eb tij. Kjo akuze qeshark\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbehet luft\u00ebs politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Demokratike deklaron se mosp\u00ebrmbushja e bazave ligjore p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs arrest me burg \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr flagrante e karakterit politik t\u00eb burgosjes s\u00eb Prof. Malltezit.<\/p>\n<p>Neni 228 pika 3 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale,p\u00ebrcakton se masat e sigurimit personal vendos\u00ebn:<br \/>\na) kur ekzistojn\u00eb shkaqe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik marrjen ose v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, bazuar n\u00eb rrethana fakti q\u00eb duhet t\u00eb tregohen posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb arsyetimin e vendimit;<br \/>\nb) Cilat rrethana n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rrezikojn\u00eb marrje e provave t\u00eb 10 apo 20 viteve m\u00eb par\u00eb. Zero. Asnj\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 mllefit politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00ebn thund\u00ebr dhe e p\u00ebrdor si drap\u00ebr mbi opozit\u00ebn. Asnj\u00eb fakt nuk ka arsyetuar gjykata se pse duhej masa e siguris\u00eb. Kjo sepse masa duhej vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mposhtur opozit\u00ebn dhe jo p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin.<br \/>\nPor SPAK s\u2019ka m\u00eb lidhje me ligjin.<\/p>\n<p>Po ky nen n\u00eb piken (b) p\u00ebrcakton se; masat e sigurimit personal vendosen kur i pandehuri \u00ebsht\u00eb larguar ose ekziston rreziku q\u00eb ai t\u00eb largohet.<\/p>\n<p>Jamarber Malltezi nuk \u00ebsht\u00eb i pandehur, por \u201cperson n\u00ebn hetim\u201d, por ndaj tij p\u00ebrdoret masa arrest me burg vet\u00ebm si hakmarrje politike.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej tri vitesh ka qen\u00eb fakt publik iinformuar ne media se kjo \u00e7\u00ebshtje po hetohej dhe Jamarb\u00ebr Malltezi ka pasur \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ikur. Por as i ka shkuar n\u00eb mendje nj\u00ebgje e till\u00eb. SPAK i di shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebto, por e p\u00ebrdor ligjin si \u00e7ekan t\u00eb Edi Ram\u00ebs ndaj opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ky nen n\u00eb piken (c) parashikon se; Masat e sigurimit personal vendosen kur p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb faktit dhe personalitetit t\u00eb t\u00eb pandehurit ka rrezik q\u00eb ai t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda ose t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lloj me at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin pro\u00e7edohet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb vepre do t\u00eb kryej\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezi? Ku \u00ebsht\u00eb vepra e r\u00ebnd\u00eb penale q\u00eb mund t\u00ebp\u00ebrs\u00ebritet k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Neni 230 p\u00ebrcakton kriteret e ve\u00e7anta p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit n\u00eb burg dhe sanksionon se \u201cArresti n\u00eb burg\u201d mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm kur \u00e7do mas\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs dhe t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Jamarber Malltezi, nj\u00eb profesor universiteti pa asnj\u00eb rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore, me nj\u00eb kontribut shoq\u00ebror t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishem n\u00eb fush\u00ebn akademike dhe n\u00eb at\u00eb politike, \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb burg politik.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb rrezikshm\u00ebria e lart\u00eb e vepr\u00ebs penale q\u00eb ka kryer ai? Kamikaz\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00ebs\u00eb re nuk shqet\u00ebsohen t\u00eb arsyetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebt\u00eb vendimit sipas detyrimit ligjor q\u00eb kan\u00eb, sepse ligji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leck\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ata fshijn\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e arsyetimit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00ebarrestit e b\u00ebn vendimin absolutisht t\u00ebpavlefsh\u00ebm, sipas nenit 245 t\u00eb Kodit t\u00ebPro\u00e7edur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike d\u00ebshmi tjet\u00ebr e qart\u00ebe karakterit politik t\u00eb burgosjes s\u00eb Prof. Dr.Jamarb\u00ebr Malltezit \u00ebsht\u00eb vendimi p\u00ebr arrestimin e tij n\u00eb date 20.10.2023 i cili \u00ebsht\u00ebmarr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm, n\u00eb kuptimin e nenit 245 paragrafi1(\u00e7) t\u00eb Kodit te Procedures Penale, i cili parashikon se: \u201cVendimi q\u00eb cakton mas\u00ebn e sigurimit p\u00ebrmban, me pasoj\u00eb pavlefshm\u00ebrie:\u2026\u00e7) parashtrimin e shkaqeve pse nuk merren parasysh pretendimet e parashtruara nga mbrojtja, si dhe arsyetimi ipap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb s\u00eb masave t\u00eb tjera t\u00eb sigurimit, kur caktohen masat e sigurimit shtr\u00ebnguese t\u00eb parashikuara nga nenet 237, 238 dhe 239 t\u00eb k\u00ebtij Kodi;\u201d<\/p>\n<p>Pra me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb absolutisht ipavlefsh\u00ebm vendimi i caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00ebsiguris\u00eb q\u00eb nuk ka arsyetuar refuzimin ose pranimin e argumentave t\u00eb mbrojtjes, qofshin k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nga avokati apo nga personi n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Lexoni pak vendimin prej 200 faqesh t\u00ebGJKKO t\u00eb dat\u00ebs 20 tetor dhe gjeni qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb rresht t\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb argument t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Kjo sepse n\u00eb 3 vjet hetime t\u00eb drejtuara nga Taulant Balla e Edi Rama, prokuror\u00ebt e SPAK nuk guxuan kurr\u00eb t\u00eb th\u00ebrrisnin n\u00eb pyetje Jamarb\u00ebr Malltezin apo Sali Berish\u00ebn, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb sepse ata do t\u00eb zb\u00ebrthenin menj\u00ebhere shpifjet e pabaza t\u00eb Taulant Ball\u00ebs dhe shtremb\u00ebrimet e fshehjet e dokumentave t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, Jamarb\u00ebr Malltezi b\u00ebri padi p\u00ebr kallzim t\u00eb rrem\u00eb ndaj Taulant Ball\u00ebs n\u00eb SPAK mbi akuzat e tij po n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb at\u00eb padi ai parashtronte t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjigjet dhe argumentat e tij kund\u00ebr k\u00ebtyre akuzave, si dhe d\u00ebrgoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentash zyrtare q\u00ebprovonin v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklaratave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>SPAK sigurisht q\u00eb nuk guxoi t\u00eb merrte Ball\u00ebn t\u00eb pandehur p\u00ebr kallzim t\u00eb rrem\u00eb, dhe ktheu p\u00ebrgjigje se \u00e7\u00ebshtja ishte ende n\u00ebn hetim. As edhe argumentat q\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezi paraqiti n\u00eb kallzimin e tij ndaj Ball\u00ebs n\u00eb prokurori nuk u p\u00ebrmenden nga kjo e fundit apo nga gjykata n\u00eb vendimin e mas\u00ebs s\u00ebsiguris\u00eb, sikur ato t\u00eb mos ekzistonin.<\/p>\n<p>Pra gjykata vendosi mas\u00ebn e arrestit me burg, pa e pyetur kurr\u00eb personin dhe pa d\u00ebgjuar qofte edhe nj\u00eb fjal\u00eb prej tij p\u00ebr akuzat e ngritura e t\u00eb hetuara p\u00ebr tre vjet dhe pa gjetur pas tre vitesh hetime shteruese asnj\u00eb prov\u00eb, fakt apo dokument, asnj\u00eb deshmi nga dhjet\u00ebra t\u00eb pyetur, q\u00eb e faj\u00ebson at\u00eb.<br \/>\nNdaj sipas neni 245 ky vendim \u00ebsht\u00ebabsolutisht i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjykata b\u00ebri seanc\u00ebn e rikonfirmimit t\u00eb arrestit n\u00eb date 23 tetor 2023. Sipas Kodit t\u00ebProcedures Penale, neni 248 pika 2 fjalia e fundit, gjykata duhet t\u00eb zbardhte dhe depozitonte vendimin e arsyetuar brenda 48 or\u00ebve, pra n\u00eb dat\u00eb 25 tetor.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga garancit\u00eb q\u00eb ofron Kodi iProcedur\u00ebs Penale, n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb personave t\u00eb ndaluar dhe evitimin e burgimit t\u00eb padrejt\u00eb. Dispozita pra synon t\u00ebgarantoj\u00eb vijimin pa humbur koh\u00eb me procedurat e apelit.<\/p>\n<p>(P\u00ebr informacion, pas k\u00ebtij afati gjykata duhet t\u00eb \u00e7onte aktet n\u00eb gjykaten e apelit brenda 3 dit\u00ebsh, dhe kjo e fundit ta gjykonte \u00e7eshtjen brenda 10 dit\u00ebsh nga dorezimi i apelit).<\/p>\n<p>Por kamikaz\u00ebt e Edi Ram\u00ebs njohin p\u00ebr ligj vet\u00ebm urdh\u00ebrat politike. Vendimi i Gjykates iu dha Jamarb\u00ebr Malltezit vet\u00ebm n\u00eb dat\u00eb 8 N\u00ebntor, pra 16 dit\u00eb pas seanc\u00ebs s\u00ebrikonfirmimit dhe 14 dit\u00eb pas kalimit t\u00eb afatit, duke i mohuar Jamarb\u00ebr Malltezit t\u00eb drejt\u00ebn e apelit dhe kund\u00ebrshtimit t\u00eb k\u00ebsaj farse gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Neni 249 pika 7 parashikon se; \u201cKur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit t\u00eb caktuar, akti n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb masa shtr\u00ebnguese e humbet fuqin\u00eb\u201d. Pra Jamarber Malltezi, \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb burg p\u00ebr dy jav\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb paligjshme, sepse vendimi i gjykat\u00ebs kishte humbur fuqin\u00eb. \u00c7do gjykat\u00ebs me integritet duhet t\u00ebnjihte gabimin dhe t\u00eb lironte personin nga arresti.<\/p>\n<p>Mbi nj\u00eb vendim t\u00eb pavlefsh\u00ebm, mbi nj\u00eb vendim q\u00eb ka humbur fuqin\u00eb, apeli nuk ka m\u00eb objekt. Por gjykata nuk njeh ligj, por ve\u00e7 urdh\u00ebratpolitik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Shembull i qart\u00eb i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb se gjykata kamikaze vendosi sekuestro t\u00eb pasurive t\u00ebJamarb\u00ebr Malltezit dhe familjes s\u00eb tij brenda nat\u00ebs dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me ligjin dhe vendimet unifikuese t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00ebmbi sekuestrot.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bandit\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs u lihen sipas deshir\u00ebs s\u00eb tyre tre muaj koh\u00eb p\u00ebr t\u00ebfshehur dhe transferuar pasurit\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr hakmarrje politike Malltezit iu sekuestruan brenda nat\u00ebs prona t\u00eb blera me t\u00eb ardhurat e krijuara para privatizimit t\u00eb \u201cKompleksit Partizani\u201d, nd\u00ebr to edhe prona t\u00eb blera me t\u00ebardhurat e bashk\u00ebshortes. SPAK kishte \u00e7do t\u00ebdh\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebto prona ishin bler\u00eb para privatizimit dhe kishin burime plot\u00ebsisht t\u00ebligjshme nga puna e tyre, e deklaruar me transparenc\u00eb n\u00eb organet p\u00ebrkat\u00ebse dhe e tatuar sipas ligjit, pasi SPAK kish sekuestruar \u00e7do akt mbi t\u00eb gjith\u00eb pronat e familjes Malltezisi dhe kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr tre vite hetim pasuror t\u00ebimt\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, pa mundur t\u00eb gjenin qofte edhe nje shkelje t\u00ebvetme.<\/p>\n<p>Por ata nuk jan\u00eb prokuror\u00eb publik\u00eb, por bandit\u00eb me licens\u00eb qeveritare p\u00ebr t\u00eb lin\u00e7uar opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>6. N\u00eb nj\u00eb akt banditesk SPAK sekuestroi \u00e7do dokument nga t\u00eb gjith\u00eb zyrat e n\u00ebnkontraktor\u00ebve t\u00eb financ\u00ebs dhe noteris\u00eb ku mbaheshin t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe familjare.<\/p>\n<p>Marrja e materialeve \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e hetimit, por pengimi i pal\u00ebs n\u00ebn hetim p\u00ebr t\u00eb pasur akses tek dokumentat e veta me q\u00ebllim pengimin e tij p\u00ebr mbrojtje efektive \u00ebsht\u00ebbanditiz\u00ebm, akt i mir\u00ebfillt\u00eb politik, nj\u00eb dhunim i hapur i t\u00eb gjith\u00eb garancive kushtetuese dhe konventave n\u00eb t\u00eb cilat aderon Shqip\u00ebria.<br \/>\nN\u00eb seanc\u00ebn e konfirmimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00ebsiguris\u00eb, avokat\u00ebve u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb 4-5 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar 42 volume me nga 500 faqe secili dhe dosjet me prova iu dhan\u00eb avokat\u00ebve vet\u00ebm n\u00eb dat\u00eb 1 ose 2 N\u00ebntor. Deri at\u00ebher\u00ebata nuk kishin asnj\u00eb akses n\u00eb dokumenta mbi t\u00eb cilat do t\u00eb nd\u00ebrtonin mbrojtjen. Jamab\u00ebr Malltezi deri sot n\u00eb m\u00ebngjes nuk ka pasur akses mbi dosjen e provave t\u00eb prokuroris\u00ebndaj tij.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e Sali Berish\u00ebs nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb shohin dosjen. U \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb tre or\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar 42 volume me nga 500 faqe dhe u ka q\u00ebndruar tek koka oficeri igjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos u b\u00ebnin foto dokumentave.<\/p>\n<p>Partia Demokratike denoncon me forc\u00ebn m\u00ebt\u00eb madhe mbajtjen nga Edi Rama, t\u00eb burgosur politik me akuza fallco dhe n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb vendit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar dhe Kryetarit t\u00ebDepartamentit t\u00eb Mjedisit t\u00eb k\u00ebsaj partie Prof.Jamarb\u00ebr Malltezit dhe k\u00ebrkon lirimin e tij t\u00ebmenj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA SEKRETARI P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJET LIGJORE N\u00cb PD, IVI KASO Prej 20 dit\u00ebsh an\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar dhe Kryetari i Departamentit t\u00eb Mjedisit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike prof. Jamarb\u00ebr Malltezi, mbahet me urdh\u00ebr politik i burgosur, si person n\u00ebn hetim, pas tre vitesh hetime shteruese nga prokuroria politike e Edi Rames, nuk u gjet dot &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63392,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63391"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63391\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}