{"id":63323,"date":"2023-11-09T18:54:27","date_gmt":"2023-11-09T18:54:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63323"},"modified":"2023-11-09T18:54:27","modified_gmt":"2023-11-09T18:54:27","slug":"2-3-milione-palestineze-te-gazes-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/09\/2-3-milione-palestineze-te-gazes-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"2.3 milion\u00eb palestinez\u00eb t\u00eb Gaz\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lutfi DERVISHI<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb komplikuara t\u00eb globit koflikti arabo-izraelit do t\u00eb zgjidhet nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb fjala thjesht p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ide e mend, t\u00eb cilat asnj\u00ebher\u00eb nuk na kan\u00eb munguar, por fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje praktike: europianizimin e palestinez\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mund t\u00eb vet\u00ebofrohet q\u00eb 2.3 milion\u00eb palestinez\u00eb n\u00eb rripin e Gaz\u00ebs, t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb vendosen n\u00eb rripin nga Shkodra deri n\u00eb Sarand\u00eb. (minus zon\u00ebn Sh\u00ebngjin dhe Gjad\u00ebr). Ky rrip mund t\u00eb quhet rripi Shqipa.<\/p>\n<p>Duke zgjedhur k\u00ebt\u00eb rrip- palestinez\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb s\u00ebrish detin pran\u00eb dhe nuk do t\u2019u mungoj\u00eb shum\u00eb shkret\u00ebtira dhe luft\u00ebrat e pafundme me Izraelin. M\u00eb n\u00eb fund ky popull i vuajtur nuk do t\u00eb b\u00ebj pauz\u00eb, nga nj\u00ebra luft\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, por do t\u00eb gjej paqen e humbur n\u00eb trojet e lashta arbnore.<\/p>\n<p>Meq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb arritur paqen mes Izraelit dhe Palestin\u00ebs, meq\u00eb askush nuk po mendon t\u00eb ndaloj\u00eb luft\u00ebn q\u00eb ka nisur mes Izraelit dhe Hamasit, meq\u00eb gjith\u00eb bota n\u00eb nj\u00eb an\u00eb po b\u00ebn sehir dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shohim vet\u00ebm protesta n\u00eb kryeqytetet e BE-s\u00eb-, ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje permanente me an\u00eb t\u00eb veprimeve konkrete &#8211; 2.3 milion\u00eb banor\u00eb t\u00eb Gaz\u00ebs t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu dhe k\u00ebshtu jo vet\u00ebm qet\u00ebsojm\u00eb bot\u00ebn, por edhe zgjidhim problemin e madh- largimin e mbi dy milion\u00eb shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria. (N\u00eb regjistrin e gjendjes civile p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 30 e kusur vjet do t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrkim ideal mes numrit teorik prej 4.5 milion\u00eb banor\u00ebsh dhe numrit t\u00eb banor\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri)<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb toleroj\u00eb m\u00eb, konfliktin e tejzgjatur dhe vuajtjet pa fund t\u00eb Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e ka detyrim k\u00ebt\u00eb aksion n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb mikpritjes. \u201cSht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb e mikut dhe e shtegtarit\u201d- thon\u00eb Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit. Imagjino kur shtegtari \u00ebsht\u00eb n\u00eb hall.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, kjo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb vijim i nderit q\u00eb u kemi b\u00ebr\u00eb hebrenj\u00ebve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. At\u00ebher\u00eb i shp\u00ebtuam nga persekutimi nazist, nd\u00ebrsa sot nga fqinj\u00ebt problematik\u00eb q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, por gjuajn\u00eb me gur edhe sht\u00ebpin\u00eb e fqinjit. Izraeli shp\u00ebton nga terrorizmi i Hamasit, palestinez\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb paqe e boll\u00ebk n\u00eb brigjet e Adriatikut.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb tret\u00eb e kemi detyrim t\u00eb madh ndaj SHBA-s\u00eb q\u00eb aq shum\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar. Madje edhe me k\u00ebt\u00eb gjest ndoshta nuk do t\u2019ia arrijm\u00eb t\u00eb shlyejm\u00eb borxhin historik- shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt ja kemi detyrim bot\u00ebs arabe, si pjes\u00eb e kontinentit europian, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjendjen ku jan\u00eb sot shoq\u00ebrit\u00eb myslimane.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb pest\u00eb Shqip\u00ebria e ka kuptuar mire q\u00eb konflikti arabo-izraelit nuk \u00ebsht\u00eb konflikt fetar, racor, nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb mes s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi mes dy popujve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Palestinez\u00ebt jane n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, Hebrenjt\u00eb nuk kan\u00eb vend tjet\u00ebr q\u00eb ta quajn\u00eb sht\u00ebpi. Jan\u00eb si dy njer\u00ebz q\u00eb grinden p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi dhe po qe \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr real-estate, Shqip\u00ebria i ka aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar konfliktet.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot asnj\u00eb vend, asnj\u00eb institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar, asnj\u00eb NGO-, asnj\u00eb media, asnj\u00eb intelektual, askush nuk ka arritur t\u2019i jap\u00eb zgjidhje &#8211; konfliktit t\u00eb p\u00ebrgjakur arabo-izraelit. Por, Shqip\u00ebria ka dh\u00ebn\u00eb prova se b\u00ebn at\u00eb q\u00eb nuk i shkon n\u00eb mendje askujt.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, asnj\u00eb vend i BE-s\u00eb nuk kishte iden\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhte problemin e emigracionit nga Afrika e Veritu, Lindja e Mesme dhe Azia. Italia n\u00eb hall, megjith\u00ebse fuqia e tret\u00eb ekonomike e BE-s\u00eb nuk po i jepte zgjidhje \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb emigrant\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm- dhe ja ku doli kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe si xhent\u00eblmen i v\u00ebrtet\u00eb- i shtrin nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb Italis\u00eb dhe me dor\u00ebn tjet\u00ebr i jep BE-s\u00eb nj\u00eb leksion se si duhet t\u00eb p\u00ebrballet me sfid\u00ebn e migrimit.<\/p>\n<p>Edhe kur erdhi fjala p\u00ebr zgjidhjen e hallit t\u00eb afgan\u00ebve, pas rikthimit t\u00eb taleban\u00ebve n\u00eb pushtet, Shqip\u00ebria ishte e vetmja q\u00eb ofroi veten p\u00ebr t\u00eb pritur sa t\u00eb ishte nevoja. Nuk mund t\u00eb turp\u00ebronim tradit\u00ebn ton\u00eb dhe nuk mund t\u00eb harronim q\u00eb dikur ne \u201ckemi qen\u00eb afgan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e opozit\u00ebs Iraniane q\u00eb asnj\u00eb vend nuk pati guximin ta merrte?<\/p>\n<p>Si mundet Shqip\u00ebria q\u00eb ka jetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebn diktatur\u00eb dhe e di shum\u00eb mir\u00eb \u00e7do t\u00eb thot\u00eb jetosh pa opozit\u00eb, t\u00eb pranonte q\u00eb Irani, ky vend i madh, t\u00eb mbetej pa opozit\u00eb?! N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Shqip\u00ebria i tregon bot\u00ebs se k\u00ebtu ka harmoni jo vet\u00ebm mes feve t\u00eb ndryshme, por edhe mes opozitave t\u00eb ndryshme. N\u00eb vend, nuk ka asnj\u00eb shenj\u00eb tensioni mes opozit\u00ebs afgane, opozit\u00ebs iraniane, opozit\u00ebs afrikane (q\u00eb s\u00eb shpejti vendoset n\u00eb Sh\u00ebngjin) dhe nes\u00ebr opozit\u00ebs arabe q\u00eb do t\u00eb vendoset n\u00eb rripin e Shqipes.<\/p>\n<p>I vetmi problem dhe burim tensioni \u00ebsht\u00eb opozita shqiptare, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme pa r\u00ebnd\u00ebsi, para halleve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka bota. Nuk mund t\u00eb tregohemi egoist dhe t\u00eb flasim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje demokracie n\u00eb vend, kur bota po shkon p\u00ebr dreq\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebtu po flitet p\u00ebr stabilitetin bot\u00ebror dhe Shqip\u00ebria si an\u00ebtar i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, nuk mund t\u00eb ler\u00eb bot\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb si n\u00eb das\u00ebm drejt Luft\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me zgjidhjen e rripit t\u00eb Gaz\u00ebs, Shqip\u00ebria jep edhe nj\u00eb kontribut t\u00eb madh p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, sepse v\u00ebmendja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb, e gjithanshem dhe e pa l\u00ebkundur.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast Shqip\u00ebria i jep koh\u00eb edhe 1 vit K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit dhe fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb arrijn\u00eb paqen mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn ashtu si n\u00eb rastin e afgan\u00ebve, iranian\u00ebve, afrikan\u00ebve dhe arab\u00ebve, do t\u00eb jet\u00eb e detyruar ta zgjidh\u00eb e vetme problemin.<\/p>\n<p>Ndokush mund t\u00eb pyes\u00eb sa kushton ky operacion dhe \u00e7far\u00eb fiton Shqip\u00ebria? Kjo pyetje l\u00ebndon shum\u00eb ndjenjat e Shqip\u00ebris\u00eb. As q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr para. Para s\u00eb gjithash nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb jemi human\u00eb dhe krejt t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Asgj\u00eb nuk do t\u00eb marrim me vete, vecc veprave t\u00eb mira..<\/p>\n<p>\u2026.Mos harroni Shqip\u00ebra v\u00ebrtet mund ta ket\u00eb prapanic\u00ebn e vog\u00ebl, por vez\u00ebn e b\u00ebn t\u00eb madhe!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi DERVISHI Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb komplikuara t\u00eb globit koflikti arabo-izraelit do t\u00eb zgjidhet nga Shqip\u00ebria. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb fjala thjesht p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ide e mend, t\u00eb cilat asnj\u00ebher\u00eb nuk na kan\u00eb munguar, por fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje praktike: europianizimin e palestinez\u00ebve. Shqip\u00ebria mund t\u00eb vet\u00ebofrohet q\u00eb 2.3 milion\u00eb palestinez\u00eb n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59047,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63323"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63323\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}