{"id":63285,"date":"2023-11-09T10:48:25","date_gmt":"2023-11-09T10:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63285"},"modified":"2023-11-09T10:48:25","modified_gmt":"2023-11-09T10:48:25","slug":"marreveshja-qe-do-te-sjelle-fundin-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/09\/marreveshja-qe-do-te-sjelle-fundin-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb fundin e Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb i pari kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb me eufori prej narcisti luan me fatin e vendit t\u00eb tij! Edhe miku i tij, Hashim Tha\u00e7i, luajti me fatin e vet e t\u00eb atdheut t\u00eb tij, kur u angazhua p\u00ebr ndryshimin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs e n\u00eb Ballkan dhe para tri vitesh p\u00ebrfundoi n\u00eb qelit\u00eb e Hag\u00ebs. Bashk\u00eb me Tha\u00e7in asokohe ishte gjithashtu Edi Rama, por nuk do ta p\u00ebsonte p\u00ebr rolin e vet n\u00eb destabilizimin e Ballkanit, sepse nuk ishte vendimmarr\u00ebs!<\/p>\n<p>N\u00ebse iniciativa p\u00ebr ndryshimin e kufijve ishte fundi i Hashim Tha\u00e7it, ka shum\u00eb indikacione se marr\u00ebveshja Rama-Meloni do t\u00eb sjell\u00eb fundin e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Reagimet e dit\u00ebve t\u00eb para jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb menduar se kjo marr\u00ebveshje nuk u ka p\u00eblqyer shum\u00eb prej aleat\u00ebve evropian\u00eb. Reagoi, p\u00ebrve\u00e7 BE-s\u00eb, edhe Amnesty International p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Britanik\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar me faktin q\u00eb Rama nuk pranoi nj\u00eb marr\u00ebveshje si kjo me Melonin edhe me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar! Gjerman\u00ebt jan\u00eb t\u00eb z\u00ebm\u00ebruar, sepse besojn\u00eb se Italia e as ata vet\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pazare t\u00eb tilla t\u00eb nj\u00ebanshme e t\u00eb fshehta me vendet kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE pa u konsultuar me Brukselin. Parisi ka frik\u00eb se mos Italia kap\u00ebrcen ylberin francez t\u00eb Ram\u00ebs! Vendet e Evrop\u00ebs veriore dhe qendrore kan\u00eb frik\u00eb se nj\u00eb kamp refugjat\u00ebsh gjith\u00ebllojesh n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb b\u00ebhet objekt gjuetie i k\u00ebtyre vendeve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha vendet evropiane jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nerv p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje t\u00eb n\u00ebnshkruar me deklarata dashurie midis Melonit dhe Edi Ram\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ashtu si n\u00eb rastin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs, kjo marr\u00ebveshje ka krijuar nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm. N\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk ka n\u00ebnshkruar dikush marr\u00ebveshje si kjo, ku p\u00ebrcaktohet edhe mosha, gjinia, apo n\u00ebse refugjat\u00ebt q\u00eb transferohen n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb jen\u00eb te tredhur apo jo! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelur rregulli themelor europian n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, sepse marr\u00ebveshje t\u00eb tilla duhet t\u00eb jen\u00eb produkt i politikave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe vendimmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet nd\u00ebshkuar m\u00eb shum\u00eb Meloni, por si gjithnj\u00eb, karamelen nuk e han\u00eb t\u00eb fort\u00ebt, ndaj i mbetet Ram\u00ebs t\u00eb thyej dh\u00ebmb\u00ebt me t\u00eb.<\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb interesante e sjelljeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sidomos me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb afrimi n\u00eb menyr\u00eb servile me ta n\u00eb fillim dhe m\u00eb pas mohimi i partneritetit me ta. K\u00ebshtu ka ndodhur me Angela Merkel. Nj\u00eb ftohje e padiskutueshme u duk gjithashtu gjat\u00eb samitit t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit n\u00eb Tiran\u00eb me kancelarin Scholz. Autoritetet britanike, ndon\u00ebse me eleganc\u00eb, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dalje pas karagjozll\u00ebqeve t\u00eb kryeministrit shqiptar, pik\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb gomoneve q\u00eb kalojn\u00eb La Manshin drejt Londr\u00ebs. Gjithkush e ve re edhe ftohjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Ram\u00ebs me presidentin turk Erdogan, por edhe me autoritetet politike t\u00eb Athin\u00ebs. Ka ngelur ende Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb dilem\u00eb, n\u00ebse presidenti i Serbis\u00eb do t\u00eb mbijetoj\u00eb pas Banjsk\u00ebs apo jo! Ndaj mori n\u00eb mbrojtje Serbin\u00eb pas 24 shtatorit, ashtu si m\u00eb par\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb vark\u00ebn e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte marr\u00ebveshja me Melonin e dob\u00ebson akoma m\u00eb shum\u00eb kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk dihet se \u00e7far\u00eb premtimi ka marr\u00eb Rama n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb firm\u00ebs s\u00eb tij. Mosnd\u00ebshkimin p\u00ebr implikimin n\u00eb krime, apo ndonj\u00eb post n\u00eb ndonj\u00eb institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Por duket qart\u00eb se Meloni mund t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi ta shp\u00ebrblej\u00eb Ram\u00ebn me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb ndonj\u00eb bord drejtues n\u00eb Itali, por jo m\u00eb shum\u00eb se kaq. Aq m\u00eb tep\u00ebr se marr\u00ebveshja e zbulon faktin e nj\u00eb pakti t\u00eb dyshimt\u00eb e t\u00eb pamoralsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb n\u00eb Sh\u00ebngjin, ku do t\u00eb grumbullohen 36 mij\u00eb refugjat\u00eb n\u00eb vit, t\u00eb krijohet nj\u00eb kamp refugjat\u00ebsh si kamp p\u00ebrqendrimi. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb kushtet kur qeveria e Rom\u00ebs apo e Tiran\u00ebs nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorin arm\u00ebt, protesta dhe revolta e tyre do t\u00eb jet\u00eb pas der\u00ebs. Ata njer\u00ebz, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, kan\u00eb potencial q\u00eb t\u00eb djegin e shkat\u00ebrrojn\u00eb jo vet\u00ebm Lezh\u00ebn, por edhe Shkodr\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Rama nuk i d\u00ebrgoi k\u00ebta refugjat\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Vlonjat\u00ebt do e digjnin vet\u00eb Ram\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u00eb reagonte Athina dhe Rama nuk d\u00ebshiron thellimin e konfliktit me Greqin\u00eb. P\u00ebr kampin e p\u00ebrqendrimit t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb Lezh\u00eb nuk reagon Kosova, as Mali i Zi! Kryetari proserb e prorus i parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi mezi pret qe veriu i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb digjet flak\u00eb.<\/p>\n<p>Ngado q\u00eb ta sjell\u00ebsh, marr\u00ebveshja Rama-Meloni do t\u00eb sjell\u00eb fundin e Edi Ram\u00ebs. S\u00eb paku fundin politik t\u00eb tij. Partner\u00ebt e revoltuar evropian\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb deklasifikimin e provave q\u00eb implikojn\u00eb kryeministrin shqiptar n\u00eb lidhjet e tij kriminale me mafien, s\u00eb cil\u00ebs i sh\u00ebrben edhe kjo marr\u00ebveshje. Ndaj them se ajo rrezikon edhe fundin e jet\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb liri! Duroni edhe pak muaj, sa t\u00eb filloj\u00eb implementimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje! Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne shqiptar\u00ebt duhet ta lejojm\u00eb kryeministrin e vendit ta zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjen n\u00eb fjal\u00eb. Ai nuk mund t\u00eb sillet si zot i atdheut ton\u00eb! Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb duhet tia m\u00ebsojm\u00eb atij mir\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb i pari kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb me eufori prej narcisti luan me fatin e vendit t\u00eb tij! Edhe miku i tij, Hashim Tha\u00e7i, luajti me fatin e vet e t\u00eb atdheut t\u00eb tij, kur u angazhua p\u00ebr ndryshimin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs e n\u00eb Ballkan &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63285"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63285"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63285\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}