{"id":63126,"date":"2023-11-07T19:05:38","date_gmt":"2023-11-07T19:05:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63126"},"modified":"2023-11-07T19:13:26","modified_gmt":"2023-11-07T19:13:26","slug":"gallata-e-spak-e-dokumentuar-berishen-e-njoftuam-permes-portaleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/07\/gallata-e-spak-e-dokumentuar-berishen-e-njoftuam-permes-portaleve\/","title":{"rendered":"Gallata e SPAK e dokumentuar: Berish\u00ebn e njoftuam p\u00ebrmes portaleve&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm humor. Esht\u00eb procedura q\u00eb ka ndjekur SPAK p\u00ebr t\u00eb njoftuar Kryetarin e opozit\u00ebs shqiptare, Sali Berisha p\u00ebr pro\u00e7edimin ndaj tij me urdh\u00ebr t\u00eb Sekretarir t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb PS. Pasi nuk kan\u00eb mundur dot ta njoftojn\u00eb zyrtarisht ata thon\u00eb se e kan\u00eb njoftaur p\u00ebrmes portaleve. T\u00eb qesh\u00ebsh apo te qash me k\u00ebt\u00eb hetuesi?<\/p>\n<p>&#8220;Nga ana e Prokuroris\u00eb, n\u00eb kushtet kur i hetuari Sali Berisha refuzonte marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb vendimit, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, p\u00ebr dokumentimin n\u00ebp\u00ebrmjet procesverbaleve p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb faqeve online nga portale t\u00eb ndryshme, ku njoftohet dijenia e t\u00eb hetuarit Sali Berisha lidhur me mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb caktuar ndaj tij nga ana e gjykat\u00eb&#8221;, thuhet n\u00eb dokuemntin e SPAK.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, theksohet se oficer\u00ebt b\u00ebn\u00eb disa p\u00ebrpjekje q\u00eb ish-kryeministri Sali Berisha t\u00eb njoftohej zyrtarisht p\u00ebr mas\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga GJKKO.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e dat\u00ebs 20.10.2023, caktoi ndaj shtetasit n\u00ebn hetim Sali Berisha, mas\u00ebn e sigurimit personal \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, si i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e GJKKO-s\u00eb shpjegohet kalvari q\u00eb kaluan oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha p\u00ebr mas\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 23.10.2023, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, ka paraqitur pran\u00eb sekretaris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj Gjykate, njoftimin mbi zbatimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal shtr\u00ebngues \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d ndaj t\u00eb hetuarit Sali Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb vendimit si m\u00eb sip\u00ebr, m\u00eb dat\u00eb 21.10.2023, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, prokuror\u00ebt Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, kan\u00eb nxjerr\u00eb urdhrin p\u00ebr ekzekutimin e tij, t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues ndaj Berish\u00ebs. P\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij urdhri jan\u00eb ngarkuar oficer\u00ebt e policis\u00eb giyq\u00ebsore pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht jan\u00eb ngarkuar q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb t\u00eb gjitha veprimet n\u00eb funksion t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimit, t\u00eb p\u00ebrpilonte procesverbalin p\u00ebrkat\u00ebs, duke iu marr\u00eb dhe n\u00ebnshkrimi personit n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Sipas procesverbalit \u201d P\u00ebr ekzekutimin e urdhrit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, p\u00ebr vendimin Nr. 112 Akti dat\u00eb 20.10. 2023 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiran\u00eb p\u00ebr shtetasin Sali Berisha\u201d, dat\u00eb 22.10.2023, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb informacioni n\u00ebp\u00ebrmjet mediave se shtetasi Sali Berisha kishte njoftuar nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb or\u00ebn 21.00 n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike. Oficer\u00ebt e policis\u00eb jan\u00eb afruar af\u00ebr k\u00ebtij ambienti dhe kan\u00eb pritur mbarimin e konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp me q\u00ebllim kryerjen e ekzekutimit t\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Pasi p\u00ebrfundoi konferenca p\u00ebr shtyp, rreth or\u00ebs 22.45 t\u00eb dat\u00ebs 21.10.2023, kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ambientet e selis\u00eb dhe punonj\u00ebsit t\u00eb recepsionit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb njoftonte shtetasin Sali Berisha p\u00ebr t\u2019i komunikuar nj\u00eb vendim. N\u00eb pritje e sip\u00ebr, pasi nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb pergjigje, nga ana e punonj\u00ebsit t\u00eb recepsionit, jan\u00eb ngjitur n\u00eb katin e dyt\u00eb, ku i kan\u00eb k\u00ebrkuar personave q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm, p\u00ebr t\u2019i orientuar tek zyra e shtetasit Sali Berisha. Ata kan\u00eb takuar Akil Kraj\u00ebn, Drejtori i Kabinetit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, ku k\u00ebtij t\u00eb fundit i kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ta orientoj\u00eb tek zyra e shtetasit Sali Berisha, p\u00ebr t\u2019i komunikuar vendimin. N\u00eb pritje e sip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb paraqitur shtetasi Ledio Nuraj, i cili \u00ebsht\u00eb prezantuar si avokat dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb cilit i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb njoftimin e shtetasit Sali Berisha p\u00ebr t\u2019i komunikuar vendimin. Pas disa minutash, shtetasi Akil Kraja i ka komunikuar se duhet t\u00eb ngjiteshin n\u00eb katin e tret\u00eb dhe s\u00eb bashku kan\u00eb shkuar tek zyra e shtetasit Flamur Noka, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm Flamur Noka, Agron Kuli\u00e7i dhe Oerd Bylybashi. K\u00ebtyre t\u00eb fundit u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb njoftonin shtetasin Sali Berisha.<\/p>\n<p>Ky i fundit ishte brenda ambienteve t\u00eb selis\u00eb Partis\u00eb Demokratike, por oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore ishin n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb identifikonin zyr\u00ebn ku ndodhej ai dhe kan\u00eb q\u00ebndruar pik\u00ebrisht tek zyra e shtetasit Flamur Noka. Rreth or\u00ebs 00.10, nga shtetasi Flamur Noka, i \u00ebsht\u00eb komunikuar se nuk mund t\u00eb q\u00ebndronin dot me n\u00eb seli pasi nuk mund ta takonin shtetasin Sali Berisha, duke qen\u00eb se vendimi ishte ne shkelje te Kushtetut\u00ebs dhe si i till\u00eb nuk mund t\u2019i komunikohej.<\/p>\n<p>M\u00eb pas oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore kan\u00eb shkuar n\u00eb banes\u00ebn zyrtare t\u00eb Berish\u00ebs. N\u00eb hollin e shkall\u00ebve, ishte vendosur nj\u00eb sh\u00ebrbim p\u00ebr ruajtjen e banes\u00ebs s\u00eb shtetasit Jamarb\u00ebr Malltezi, me q\u00ebllim kryerjen e kontrollit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn 22.10.2023. Sh\u00ebrbimi ndodhej n\u00eb holl t\u00eb katit t\u00eb tet\u00eb pasi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kat ishte edhe adresa e shtetasit Sali Berisha dhe Jamarb\u00ebr Malltezi. Rreth or\u00ebs 00.25 t\u00eb dat\u00ebs 22.10.2023 jan\u00eb njoftuar nga sh\u00ebrbimet e policis\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb vendosura aty se shtetasi Sali Berisha kishte hyr\u00eb n\u00eb banes\u00ebn q\u00eb ndodhej n\u00eb katin e tete. N\u00eb k\u00ebto momente ata jane afruar n\u00eb ambientet e banes\u00ebs se tij ku ai ndodhej dhe pasi jan\u00eb ngjitur n\u00eb katin e tet\u00eb, kan\u00eb trokitur n\u00eb der\u00ebn e banes\u00ebs. Dera \u00ebsht\u00eb hapur nga shtetasi Shk\u00eblzen Berisha, i biri i shtetasit Sali Berisha, ku pasi iu shpjegua arsyeja e marrjes s\u00eb kontaktit nga ana e tyre, u k\u00ebrkua t\u00eb njoftohej Sali Berisha p\u00ebr t\u2019u njohur me vendimin gjyq\u00ebsor dhe urdhrin e ekzekutimit t\u00eb d\u00ebrguar nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se babai i tij nuk d\u00ebshironte t\u00eb takohej me asnj\u00eb njeri dhe se orari ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, duke l\u00ebn\u00eb si mund\u00ebsi ardhjen e tyre t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb dat\u00ebn 22.10.2023. N\u00eb k\u00ebto kushte oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore jan\u00eb larguar nga k\u00ebto ambiente, p\u00ebr ta njoftuar n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 09:45, po t\u00eb dat\u00ebs 22.10.2023, oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore kan\u00eb shkuar s\u00ebrish n\u00eb banes\u00ebn ku jeton Berisha. Dera \u00ebsht\u00eb hapur nga vajza e tij, shtet\u00ebsja Argita Malltezi. Pasi u njoftua p\u00ebr arsyen e ardhjes, kjo e fundit ka th\u00ebn\u00eb se babai i saj nuk jetonte n\u00eb at\u00eb banes\u00eb, por banonte n\u00eb katin e kat\u00ebrt t\u00eb po k\u00ebtij pallati.<\/p>\n<p>Sipas orientimit t\u00eb saj, ata kan\u00eb shkuar n\u00eb banes\u00eb dhe i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb disa her\u00eb ziles por nuk ka dal\u00eb asnj\u00eb person. T\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore jan\u00eb larguar. Me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr ekzekutimin e urdhrit t\u00eb SPAK, nuk u b\u00eb i mundur njoftimi personalisht i Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana e Prokuroris\u00eb, n\u00eb kushtet kur i hetuari Sali Berisha refuzonte marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb vendimit, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, p\u00ebr dokumentimin n\u00ebp\u00ebrmjet procesverbaleve p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb faqeve online nga portale t\u00eb ndryshme, ku njoftohet dijenia e t\u00eb hetuarit Sali Berisha lidhur me mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb caktuar ndaj tij nga ana e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje edhe p\u00ebr njoftimin e Berish\u00ebs p\u00ebr paraqitjen n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore q\u00eb do t\u00eb zhvillohej n\u00eb dat\u00ebn 24.10.2023. S\u00ebrish dera nuk u \u00ebsht\u00eb hapur dhe ata e kan\u00eb futur njoftimin posht\u00eb der\u00ebs s\u00eb banes\u00ebs. Oficer\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrmbushin detyr\u00ebn e tyre duke shkuar n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb dhe n\u00eb Kuvend, por njoftimi nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga asnj\u00eb prej punonj\u00ebsve q\u00eb ishin aty.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm humor. Esht\u00eb procedura q\u00eb ka ndjekur SPAK p\u00ebr t\u00eb njoftuar Kryetarin e opozit\u00ebs shqiptare, Sali Berisha p\u00ebr pro\u00e7edimin ndaj tij me urdh\u00ebr t\u00eb Sekretarir t\u00eb Partis\u00eb n\u00eb PS. Pasi nuk kan\u00eb mundur dot ta njoftojn\u00eb zyrtarisht ata thon\u00eb se e kan\u00eb njoftaur p\u00ebrmes portaleve. T\u00eb qesh\u00ebsh apo te qash me k\u00ebt\u00eb hetuesi? &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59682,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63126"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}