{"id":63064,"date":"2023-11-07T11:45:28","date_gmt":"2023-11-07T11:45:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63064"},"modified":"2023-11-07T11:45:28","modified_gmt":"2023-11-07T11:45:28","slug":"masat-ndaj-berishes-kane-rene-gjykata-nuk-zbardhi-vendimin-brenda-afatit-ligjor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/07\/masat-ndaj-berishes-kane-rene-gjykata-nuk-zbardhi-vendimin-brenda-afatit-ligjor\/","title":{"rendered":"Masat ndaj Berish\u00ebs kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, Gjykata nuk zbardhi vendimin brenda afatit ligjor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Av. Genc GJOKUTAJ<\/strong><\/p>\n<p>Pas shkeljeve flagrante te Kushtetutes se Shqip\u00ebrise, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) nuk heziton te cenoje edhe ligjet e tjera te vendit. N\u00eb shkelje flagrante dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb te kodit te procedures penale, GJKKO ende sot nuk ka zbardhur vendimin p\u00ebr konfirmimin e mas\u00ebses se siguris\u00eb, t\u00eb cilin sipas ligjit, ka pasur detyrim t\u2019a zbardhte brenda 48 oresh nga dhenia e vendimit te mases se sigurise.<\/p>\n<p>Si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni me vendimin nr. 112 dat\u00eb 20.10.2023, GJKKO ka caktuar masat shtr\u00ebnguese \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs dhe ndaj deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Prof. Dr. Sali Berisha. Mediatikisht kemi m\u00ebsuar se kjo Gjykat\u00eb e ka rikonfirmuar k\u00ebt\u00eb mas\u00eb shtr\u00ebnguese me vendimin e shpallur n\u00eb dat\u00eb 26 Tetor 2023.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb dat\u00ebn e paraqitjes s\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, kan\u00eb kaluar 12 dit\u00eb dhe ende nuk kemi nj\u00eb vendim t\u00eb arsyetuar t\u00eb depozituar nga ana e Gjykat\u00ebs. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit procedurial penal, i cili n\u00eb nenin 248 pika 2 fjalia e fundit, p\u00ebrcakton se \u201cGjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 48 or\u00ebve\u201d. Mosekzistenca e nj\u00eb vendimi t\u00eb zbardhur dhe t\u00eb arsyetuar ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb, moszbatimin e k\u00ebtij vendimi brenda afatit t\u00eb caktuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi e ka lidhur ngusht\u00ebsisht vlefshm\u00ebrin\u00eb e masave shtr\u00ebnguese personale me shpalljen e vendimit dhe zbatimin e masave brenda afatit t\u00eb caktuar procedurial dhe k\u00ebt\u00eb rregull bazik p\u00ebr vendimet q\u00eb caktojn\u00eb masa sigurimi shtr\u00ebnguese e ka sakt\u00ebsuar n\u00eb pik\u00ebn 7 t\u00eb nenit 249 K.Pr.P, e cila p\u00ebrcakton se \u201cKur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit t\u00eb caktuar, akti n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb masa shtr\u00ebnguese e humbet fuqin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, akti nr. 112 dat\u00eb 20.10.2023, me t\u00eb cilin jan\u00eb caktuar k\u00ebto masa shtr\u00ebnguese e ka humbur fuqin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimin e pik\u00ebs 7 t\u00eb nenit 249 K.Pr.P<\/p>\n<p>Ligji procedurial penal, ka parashikuar afate strikte n\u00eb rastin e masave shtr\u00ebnguese, duke q\u00ebn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb veprime proceduriale q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb individit, n\u00eb nj\u00eb moment kur personi prezumohet i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas afateve proceduriale, vendimi do t\u00eb duhej t\u00eb ishte arsyetuar dhe depozituar brenda 48 or\u00ebve, nisur nga data 26 Tetor 2023, sipas nenit 248 pika 2 K.Pr.P.<\/p>\n<p>Brenda pes\u00eb dit\u00ebve nga ky afat, nga ana e mbrojtjes do t\u00eb duhej t\u00eb paraqitej ankimi, sipas nenit 249 pika 1\/1 K.Pr.P.<\/p>\n<p>Brenda 3 dit\u00ebve nga realizimi i njoftimeve, sekretaria e gjykat\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb dor\u00ebzonte aktet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, sipas nenit 249 pika 3 K.Pr.P.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht Apeli do t\u00eb duhej t\u00eb shprehej brenda nj\u00eb afati prej 10 dit\u00ebsh, sipas nenit 249 pika 5 K.Pr.P.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, shkelja e afateve p\u00ebr zbardhjen dhe depozitimin e vendimit nga GJKKO, i ka humbur fuqin\u00eb vendimit t\u00eb caktimit t\u00eb masave shtr\u00ebnguese \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, caktuar ndaj kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs dhe deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Prof. Dr. Sali Berisha.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb lart, arrijm\u00eb n\u00eb konkluzionin se, masat shtr\u00ebnguese personale t\u00eb caktuara nga deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, t\u00eb cilat jan\u00eb edhe antikushtetuese sikurse e kemi parashtruar m\u00eb her\u00ebt, e kan\u00eb humbur gjithashtu fuqin\u00eb e tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb moszbatimit brenda afatit, shkaktuar kjo nga moszbardhja e vendimit sipas afatit procedurial prej 48 or\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb lart, i kemi k\u00ebrkuar GJKKO konstatimin e humbjes s\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb masave shtr\u00ebnguese \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, caktuar ndaj deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Prof. Dr. Sali Berisha, bazuar n\u00eb nenet 248 pika 2 dhe 249 pika 7 K.Pr.P<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Av. Genc GJOKUTAJ Pas shkeljeve flagrante te Kushtetutes se Shqip\u00ebrise, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) nuk heziton te cenoje edhe ligjet e tjera te vendit. N\u00eb shkelje flagrante dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb te kodit te procedures penale, GJKKO ende sot nuk ka zbardhur vendimin p\u00ebr konfirmimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63065,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63064"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63064"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63064\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}