{"id":63039,"date":"2023-11-07T09:19:29","date_gmt":"2023-11-07T09:19:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63039"},"modified":"2023-11-07T09:19:29","modified_gmt":"2023-11-07T09:19:29","slug":"koncesioni-i-skanimit-mori-mbi-100-mln-euro-zbuloi-vetem-136-mije-euro-shkelje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/07\/koncesioni-i-skanimit-mori-mbi-100-mln-euro-zbuloi-vetem-136-mije-euro-shkelje\/","title":{"rendered":"Koncesioni i skanimit mori mbi 100 mln euro, zbuloi vet\u00ebm 136 mij\u00eb euro shkelje"},"content":{"rendered":"<p>Nga viti 2015 deri m\u00eb 2022, bizneset dhe buxheti i shtetit kan\u00eb paguar nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr koncesionin e skanimit n\u00eb dogana, ku nd\u00ebr funksionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishte zbulimi i kontraband\u00ebs.<\/p>\n<p>Por tani kur kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 7 vite nga zbatimi i kontrat\u00ebs shihet se kompania koncesionare ka p\u00ebrfituar rreth 105 milion\u00eb euro pagesa nga buxheti, teksa nga krahu tjet\u00ebr shkeljet e zbuluara jan\u00eb vet\u00ebm 136 mij\u00eb euro ose 0.1% e vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb auditim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr eficenc\u00ebn e koncesionit t\u00eb skanimit q\u00eb menaxhohet S2 Albania, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit (KLSH) gjeti se nga viti 2015 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022 buxheti i shtetit ka evidentuar se vlera e shkeljeve t\u00eb zbuluara nga skanimi (shiko tabelat e m\u00ebposhtme) jan\u00eb vet\u00ebm 14 milion\u00eb lek\u00eb ose 136 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e tjera nga Ministria e Financave, t\u00eb p\u00ebrpunuara nga Monitor dhe t\u00eb p\u00ebrmendura dhe n\u00eb raportin e KLSH_s\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se buxheti i shtetit e ka paguar koncesionarin p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2022 me 11 miliard\u00eb lek\u00eb, apo rreth 105 milion\u00eb euro. (shiko grafikun n\u00eb fund).<\/p>\n<p>Kontrata Koncesionare \u201cFinancimi, ngritja dhe operimi i sh\u00ebrbimit t\u00eb skanimit t\u00eb kontejner\u00ebve e automjeteve t\u00eb tjera ne RSH\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt koncesionar fillimisht i miratuar me vet\u00ebfinancim dhe m\u00eb von\u00eb i ristrukturuar me mb\u00ebshtetje buxhetore \u00ebsht\u00eb realizuar nga Ministria e Financave dhe e Ekonomis\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Autoritetit Kontraktues dhe shoq\u00ebris\u00eb koncesionare me nj\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 15 vitesh.<\/p>\n<p>Objekti i k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb shmangia e n\u00ebn raportimeve t\u00eb deklaratave doganore p\u00ebr efekt t\u00eb keq klasifikimeve t\u00eb kodeve, t\u00eb mallrave, p\u00ebr marrjen e detyrimeve doganore ekzakt\u00ebsisht p\u00ebr produkte q\u00eb zhdoganohen, por gjithashtu p\u00ebrforcimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare, sigurimin e kufijve nga parandalimi i kontraband\u00ebs, kryesisht t\u00eb produkteve t\u00eb akciz\u00ebs, t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, t\u00eb produkteve t\u00eb d\u00ebmshme, t\u00eb arm\u00ebve, t\u00eb municioneve, etj, v\u00eb n\u00eb dukje KLSH.<\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb koncesioni \u00ebsht\u00eb miratuar fillimisht n\u00eb prill 2013, dhe \u00ebsht\u00eb ndryshuar m\u00eb pas me ligji n\u00eb shtator 2015 p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimeve nga bizneset lidhur me tarifat e aplikuara t\u00eb skanimit p\u00ebr deklaratat doganore, ku fillimisht ishin p\u00ebrcaktuar n\u00eb 39 Euro dhe pas rishikimit t\u00eb termave kontraktual, tarifa e skanimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb 5 Euro p\u00ebr deklaratat doganore n\u00ebn 000 Euro dhe 22 Euro p\u00ebr deklaratat doganore mbi 1000 Euro.<\/p>\n<p>Ballafaqimi i t\u00eb dh\u00ebnave nga Kontrolli i Lart\u00eb i shtetit tregon se koncesioni i skanimit nuk rezultoi efektiv sa i p\u00ebr objektivit primar t\u00eb tij, zbulimin e kontraband\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe rritjen e ark\u00ebtimeve nga dogana n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pagesave direkte, kostot e koncesionit t\u00eb skanimit jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb larta, pasi qeveria paguan koordinator\u00eb, menaxher\u00eb dhe auditues n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb monitoruar kontrat\u00ebn, detyra q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur sipas KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Koncesioni i skanimit p\u00ebr t\u00eb 15 vitet llogarit t\u00eb ardhurat mbi 260 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vitit t\u00eb 15 t\u00eb k\u00ebsaj kontrate, autoriteti kontraktor do t\u2019i kalohet n\u00eb pron\u00ebsi sistemi i skaner\u00ebve si dhe t\u00eb tjera pajisje dhe software qe lidhen me sh\u00ebrbimin e skanimit te kontejner\u00ebve te vendosura.<\/p>\n<p>KLSH v\u00ebren se, raportet e shoq\u00ebris\u00eb koncesionare dhe DPD nuk paraqesin informacion mbi \u201cgjetjet e skanerit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb kryer raporte p\u00ebrmbledh\u00ebse nga deg\u00ebt doganore t\u00eb pajisura me skaner p\u00ebr vler\u00ebsimin e efektshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vazhdueshme t\u00eb funksionit t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb imazheve t\u00eb \u201cR. S.\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb numrin e skanimeve te kryera p\u00ebr \u00e7do vendndodhje skaneri; origjin\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs referuese, p.sh: profili i riskut ne Asycuda, p\u00ebrzgjedhje vendore, institucion tjet\u00ebr; numrin e anomalive te evidentuara (me kodin e kuq dhe te verdhe); rezultatin e kontrolleve te kryera\u201d thuhet n\u00eb gjetjet e KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrdit\u00ebsimet e software t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00eb jan\u00eb vet\u00ebdeklaruar t\u00eb realizuara nga koncesionari, por autoriteti doganor nuk ka kryer asnj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb tyre, dhe Menaxheri i Projektit pran\u00eb DPD nuk disponon njohurit\u00eb e duhura teknike p\u00ebr vler\u00ebsimin e tyre, evidentohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Nga auditimi u konstatua se referuar procedurave aktuale, nuk ekziston asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb identifikohen gabime t\u00eb skanerit, n\u00eb kushtet kur nuk kryhet nj\u00eb verifikim v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, pasi kontrolle fiziket nga Autoriteti Doganor kryhen vet\u00ebm n\u00eb skanimet e dyshuara p\u00ebr pasakt\u00ebsi (t\u00eb verdha dhe t\u00eb kuqe).<\/p>\n<p>N\u00eb Raportin Vjetor t\u00eb dor\u00ebzuar drejt MFE p\u00ebr ecurin\u00eb e zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare, konstatohet se nuk b\u00ebhet nj\u00eb ndarje mes rasteve t\u00eb kapura t\u00eb paligjshme nga kontrolli fizik pasi rezultati i skanimit t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb i dyshimt\u00eb (i verdh\u00eb ose i kuq) dhe rasteve t\u00eb kapura nga kontrolli fizik i iniciuar nga pal\u00eb t\u00eb treta (institucione ligjzbatuese) pas dyshimeve t\u00eb tyre edhe pse imazhi i skanimit mund t\u00eb jet\u00eb identifikuar si i rregullt nga analiza e imazhit.<\/p>\n<p>KLSH ka verifikuar munges\u00eb sigurie n\u00eb kryq\u00ebzimin e t\u00eb dh\u00ebnave lidhur me numrin e skanimeve dhe rezultateve t\u00eb tyre si dhe informacione t\u00eb p\u00ebrcjella me vones\u00eb, t\u00eb cilat potencialisht mund t\u00eb rrezikojn\u00eb p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimit t\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb skanimit, duke qen\u00eb se nuk kan\u00eb krijuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kryerjen e monitorimeve t\u00eb nevojshme nga ana e Sektorit t\u00eb Monitorimit n\u00eb DPD, p\u00ebr t\u00eb rekomanduar sipas rastit edhe kontrollin e m\u00ebtejsh\u00ebm fizik t\u00eb mjetit t\u00eb skanuar, pavar\u00ebsisht klasifikimit t\u00eb imazhit nga analisti i imazhit.\/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga viti 2015 deri m\u00eb 2022, bizneset dhe buxheti i shtetit kan\u00eb paguar nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr koncesionin e skanimit n\u00eb dogana, ku nd\u00ebr funksionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishte zbulimi i kontraband\u00ebs. Por tani kur kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 7 vite nga zbatimi i kontrat\u00ebs shihet se kompania koncesionare ka p\u00ebrfituar rreth 105 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63040,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63039"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63039"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63039\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}