{"id":62955,"date":"2023-11-06T14:17:36","date_gmt":"2023-11-06T14:17:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62955"},"modified":"2023-11-06T14:20:02","modified_gmt":"2023-11-06T14:20:02","slug":"spak-pro-komsionieve-hetimore-parlamentare-dumani-mund-te-bashkepunojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/06\/spak-pro-komsionieve-hetimore-parlamentare-dumani-mund-te-bashkepunojme\/","title":{"rendered":"SPAK pro komisioneve hetimore parlamentare, Dumani: Mund t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>SPAK \u201ci heq merakun\u201d Partis\u00eb Socialiste, q\u00eb pretendon se hetimi i parlamentit mund ta d\u00ebmtoj\u00eb hetimin e prokuroris\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Altin Dumani i tha INA Media-s se, t\u00eb dyja pal\u00ebt mund t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe se Prokuroria Speciale i ka ndjekur dhe i ndjek me v\u00ebmendje hetimet e parlamentit.<\/p>\n<p>Entuziast\u00eb, se sapo kishin miratuar me konsensus nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, deputet\u00ebt u ngrit\u00ebn nga karriget, t\u00eb bindur se i kishin p\u00ebrfunduar detyrimet parlamentare pas 7 or\u00ebsh diskutime. Pakica, q\u00eb prej jav\u00ebsh debatonte ashp\u00ebr dhe n\u00eb disa raste kishte shkaktuar edhe bllokime t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb punimeve t\u00eb Kuvendit, kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201carm\u00ebpushim\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn at\u00eb t\u00eb enjte t\u00eb 12 tetorit. Por, kur opozitar\u00ebt i kishin kthyer shpin\u00ebn foltores, kryetarja e Kuvendit njoftoi papritur nj\u00eb procedur\u00eb tjet\u00ebr votimi. Mes tyre, rr\u00ebzimi i dy komisioneve hetimore, t\u00eb k\u00ebrkuara nga opozita (nj\u00eb p\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe tjetri p\u00ebr abuzimin me t\u00eb dh\u00ebnat personale n\u00eb sistemin TIMS).<\/p>\n<p>Edhe pse opozita protestoi, duke i kujtuar drejtueses s\u00eb seanc\u00ebs se nuk mund t\u00eb hynte n\u00eb rend dite nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e re, kur sipas Rregullores s\u00eb Kuvendit rendi publikohet 48 or\u00eb p\u00ebrpara, Lindita Nikolla drejtoi votimin, duke rr\u00ebzuar edhe dy k\u00ebrkesa t\u00eb tjera t\u00eb opozit\u00ebs. \u201c\u00cbsht\u00eb absolutisht n\u00eb shkelje t\u00eb rregullores. U fut n\u00eb tejkalim t\u00eb afatit dhe mbi t\u00eb gjitha procedura parlamentare u shkel, sepse nuk u lejua nj\u00eb fol\u00ebs pro e nj\u00eb kund\u00ebr p\u00ebr \u00e7do projektvendim\u201d, \u2013 tha Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Bledar \u00c7u\u00e7i tha p\u00ebr INA Media-n se respektimi i procedur\u00ebs parlamentare n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte qen\u00eb i pamundur: \u201cFakti, q\u00eb nuk u diskutuan n\u00eb seanc\u00ebn plenare, vjen si rezultat i sjelljes s\u00eb opozit\u00ebs. Ata e bllokuan seanc\u00ebn plenare, duke mos dashur t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim. Opozita e prishi vet\u00eb gj\u00ebn\u00eb.\u201d. Komisionet hetimore jan\u00eb nj\u00eb instrument parlamentar, i cili \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb aktin themeltar t\u00eb shtetit, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb nenin 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kjo e drejt\u00eb iu njihet t\u00eb gjitha krah\u00ebve politike dhe mjafton q\u00eb ta k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 35 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi ka t\u00eb drejt\u00eb dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb komision hetimi, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebrfundimet e tyre nuk jan\u00eb detyruese p\u00ebr gjykatat, por mund t\u2019i njoftohen prokuroris\u00eb, e cila i vler\u00ebson sipas procedur\u00ebs ligjore\u201d, \u2013 thot\u00eb Kushtetuta. Ky mjet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb gjer\u00ebsisht nga opozita dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe nga mazhoranca si mekaniz\u00ebm i kontrollit t\u00eb pushtetit legjislativ mbi qeverin\u00eb. Por, nd\u00ebr vite pal\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrplasur me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe i jan\u00eb drejtuar disa her\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr interpretim, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr komisionet hetimore n\u00eb vitin 2003, 2007 dhe n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p><strong>Objekt shum\u00eb i gjer\u00eb hetimi\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj legjislature parlamentare opozit\u00ebs i jan\u00eb pranuar vet\u00ebm dy komisione hetimore: nj\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2021.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb 8 komisioneve t\u00eb tjera mazhoranca ka p\u00ebrdorur argumente t\u00eb ndryshme. Fillimisht than\u00eb se nuk do t\u00eb pranonin asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, q\u00eb mbante edhe firm\u00ebn e Sali Berish\u00ebs, sepse ai ishte i shpallur non grata nga ShBA. Socialist\u00ebt e shoq\u00ebronin k\u00ebt\u00eb edhe me nevoj\u00ebn e nj\u00eb ligji t\u00eb ri p\u00ebr komisionet hetimore e shpreheshin se nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ngrinin komisione t\u00eb reja pa u p\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb baza ligjore. S\u00eb fundmi, retorika e shumic\u00ebs parlamentare ka ndryshuar, argumentet e m\u00ebparshme nuk p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb dhe ka dy shtylla kryesore, mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtet refuzimin e komisioneve hetimore, t\u00eb k\u00ebrkuara nga pakica: objekti i propozuar p\u00ebr hetim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjer\u00eb dhe jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cilat po hetohen edhe nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Bledar \u00c7u\u00e7i k\u00ebmb\u00ebngul se nuk mund t\u00eb ket\u00eb komision hetimor p\u00ebr nj\u00eb sektor t\u00eb caktuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull rasti i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar ngritja e nj\u00eb komisioni hetimor dhe hajde pastaj t\u00eb shohim t\u00eb gjitha kontratat publike, kontratat e partneritetit apo \u00e7do veprimtari t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Nuk mund t\u00eb kemi komision parlamentar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por komision parlamentar mund t\u00eb kemi, ashtu si\u00e7 e thot\u00eb ligji: p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta\u201d, \u2013 tha p\u00ebr INA Media-n drejtuesi i grupit parlamentar, socialist.<\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb e bindur se kjo e drejt\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb e pamohueshme dhe detyruese p\u00ebr Kuvendin, sa her\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb 35 deputet\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e mb\u00ebshtesin te Kushtetuta, te Rregullorja e Kuvendit dhe te disa vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.  \u201cKy ka qen\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i qart\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb nga viti 2003 e n\u00eb vijim. Nd\u00ebrsa, n\u00eb vitin 2007 Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb shprehur se mazhoranca mund t\u00eb propozoj\u00eb formulime alternative t\u00eb objektit t\u00eb pun\u00ebs, por n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb vendos\u00eb rr\u00ebzimin e nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr komision hetimor\u201d, \u2013 i tha INA Media-s Gazmend Bardhi, kreu i grupit demokrat.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb objekti hetimi t\u00eb gjith\u00ebpranuar asnj\u00ebra prej pal\u00ebve nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje drejt konsensusit. As opozita nuk ka propozuar nj\u00eb objekt t\u00eb ndrysh\u00ebm hetimi dhe as mazhoranca nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb riformulim t\u00eb sajin. Bardhi faj\u00ebson p\u00ebr k\u00ebt\u00eb socialist\u00ebt: \u201cN\u00eb rastin e tri k\u00ebrkesave p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore mazhoranca ka vendosur rr\u00ebzimin e k\u00ebrkesave, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb formuluar propozime alternative t\u00eb objektit, \u00e7ka qartazi tregon paligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre vendimeve.\u201d<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb procesverbali t\u00eb nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb mbyllur t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve t\u00eb dat\u00ebs 29 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, q\u00eb INA Media disponon, kryetarja e Komisionit t\u00eb Ligjeve ka refuzuar q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mazhoranc\u00ebs t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb formul\u00eb konsensusi.  \u201cTani, ju thoni q\u00eb ta ngushtojm\u00eb ne, por k\u00ebrkuesit jeni ju. Riformulojeni ju dhe silleni sipas kufijve kushtetues, pastaj ne\u2026 sigurisht, nuk kemi asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr\u201d, \u2013 \u00ebsht\u00eb shprehur Klotilda Ferhati nga Partia Socialiste.<\/p>\n<p><strong>Por, \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb konkretisht Gjykata Kushtetuese p\u00ebr objektet e komisioneve hetimore?<\/strong><\/p>\n<p>Me nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2007, kjo Gjykat\u00eb dilte n\u00eb konkluzionin se Kuvendi \u201c\u2026ka detyrimin q\u00eb t\u00eb mos e diskutoj\u00eb ngritjen e komisionit\u2026\u201d, kur kjo k\u00ebrkohet nga pakica parlamentare. Objekti i hetimit, sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u201c\u2026nuk mund t\u00eb reduktohet nga Kuvendi, deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u2019ia b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur komisionit kryerjen e veprimtaris\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Prandaj, vijon arsyetimi i k\u00ebsaj gjykate, \u201c\u2026 e drejta e pakic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb disponuar mbi objektin e hetimit e kufizon kompetenc\u00ebn e shumic\u00ebs p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb objekt pa p\u00eblqimin e pakic\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve, kur nga q\u00ebllimi dhe objekti i hetimit konstatohen se preken parimet kushtetuese\u2026.\u201d. Eksperti i s\u00eb Drejt\u00ebs kushtetuese, Bledar Dervishaj, i tha INA Media-s se, kur objekti i hetimit konsiderohet i gjer\u00eb, ai mund t\u00eb riformulohet p\u00ebrmes procesit t\u00eb konsultimit midis forcave politike, por kjo nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb arsye p\u00ebr refuzimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr analogji, n\u00ebse k\u00ebrkohet p.sh., nj\u00eb hetim parlamentar p\u00ebr t\u00eb gjitha kullat e nd\u00ebrtuara n\u00eb Tiran\u00eb, natyrisht q\u00eb ky do t\u00eb ishte nj\u00eb objekt i gjer\u00eb hetimi, por, n\u00ebse p\u00ebrcaktohet nj\u00eb apo disa kulla konkrete, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt specifik, hetimi, i cili nuk mund t\u00eb refuzohet\u201d, \u2013 vler\u00ebson Dervishaj. Edhe pedagogu i s\u00eb Drejt\u00ebs, Jordan Daci, nuk e sheh objektin e hetimit si nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos ngritur nj\u00eb komision hetimor. \u201cGjuha e pik\u00ebs 2 t\u00eb nenit 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs nuk l\u00eb vend p\u00ebr interpretim, po ashtu as praktika e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kuvendi \u00ebsht\u00eb i detyruar. Pik\u00eb. I detyruar. Mjafton k\u00ebrkesa e 1\/4 s\u00eb deputet\u00ebve dhe ngritja \u00ebsht\u00eb automatike\u201d, \u2013 thekson Daci.<\/p>\n<p><strong>\u201cS\u2019duam t\u00eb pengojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb\u201d, por \u00e7far\u00eb thot\u00eb SPAK?<\/strong><\/p>\n<p>Mazhoranca i ka rr\u00ebzuar hetimet parlamentare edhe me argumentin tjet\u00ebr, se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb fjal\u00eb po heton paralelisht dhe drejt\u00ebsia, gj\u00eb q\u00eb sipas tyre, bazuar n\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb cenim t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>\u201cPothuajse n\u00eb lidhje me t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ngritje komisionesh hetimore, prokuroria ka nisur procese penale, hetimin penal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ne duhet ta respektojm\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e institucioneve kushtetuese dhe parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve. Hetimi \u00ebsht\u00eb ekskluzivitet i gjyq\u00ebsorit, i prokuroris\u00eb\u201d, \u2013 shprehet shefi i socialist\u00ebve n\u00eb parlament, \u00c7u\u00e7i.  N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Gjykata Kushtetuese i ka dh\u00ebn\u00eb opozit\u00ebs nj\u00eb mjet mbrojt\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2014, kur thot\u00eb se: \u201cfakti se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ngjashme po hetohet nga prokuroria nuk krijon penges\u00eb a priori n\u00eb ngritjen e tij\u201d. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, Gjykata i l\u00eb \u201cdetyr\u00eb\u201d komisionit hetimor dhe Kuvendit, q\u00eb pas ngritjes s\u00eb komisionit t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb objektin e hetimit, parlamentar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget \u00e7do nd\u00ebrhyrje n\u00eb veprimtarin\u00eb e organit t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHetimi parlamentar kryen verifikime, nxjerr p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale dhe merr masa legjislative, ndryshe nga hetimi penal, i cili, n\u00ebse gjen shkelje ligjore, merr t\u00eb pandehur dhe k\u00ebrkon d\u00ebnimin e tyre me burgim\u201d, \u2013 kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet Gazment Bardhi.  INA Media pyeti drejtuesin e Prokuroris\u00eb Speciale, n\u00ebse puna e SPAK mund t\u00eb d\u00ebmtohej nga hetimi paralel, parlamentar dhe n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, zoti Altin Dumani nuk shpreh asnj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\u201cKomisionet hetimore, parlamentare kan\u00eb q\u00ebllim dhe funksion t\u00eb ndrysh\u00ebm nga hetimi q\u00eb kryen SPAK, i cili \u00ebsht\u00eb i natyr\u00ebs penale. Standardet e provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit penal jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta dhe procedura e ndjekur p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb akuze \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb rigoroze\u201d, \u2013 tha kreu i SPAK.  Zoti Dumani shton se ligji parashikon q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me mund t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me komisionet hetimore, parlamentare, sipas dispozitave ligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Duke theksuar se \u201cn\u00eb \u00e7do rast hetimi penal \u00ebsht\u00eb i pavarur\u201d, drejtuesi i Prokuroris\u00eb Speciale i tha INA Media-s se \u201cProkuroria e Posa\u00e7me ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebmendshme ndaj hetimeve t\u00eb kryera nga komisionet parlamentare p\u00ebr ato vepra penale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb juridiksionin e saj\u201d.  As ekspert\u00ebt e s\u00eb Drejt\u00ebs kushtetuese nuk e shohin t\u00eb bazuar \u201cshqet\u00ebsimin\u201d e mazhoranc\u00ebs, se nj\u00eb hetim parlamentar, i drejtuar nga opozita mund t\u2019i prish\u00eb pun\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj, thot\u00eb se t\u00eb dy hetimet zhvillohen n\u00eb k\u00ebnde t\u00eb ndryshme dhe kan\u00eb dobishm\u00ebri krejt t\u00eb ve\u00e7anta. \u201cMadje, n\u00eb nj\u00eb parlament normal hetimi parlamentar sjell n\u00eb terezi edhe hetimin normal. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr sjell risin\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimeve ligjore n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit t\u00eb parave publike\u201d, \u2013 tha Hazizaj p\u00ebr INA Media-n. Sipas Jordan Dacit, hetimi, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb, as nuk mbivendoset dhe as nuk e z\u00ebvend\u00ebson hetimin parlamentar.<\/p>\n<p>\u201cKy i fundit nuk ka q\u00ebllimin q\u00eb ka hetimi i drejt\u00ebsis\u00eb, por \u00ebsht\u00eb mjet i kontrollit parlamentar ndaj pushteteve t\u00eb tjera dhe i p\u00ebrket pakic\u00ebs prej 35 deputet\u00ebsh dhe nuk lidhet me opozit\u00ebn si logjik\u00eb, por me 35 deputet\u00eb, q\u00eb n\u00eb vende normale mund t\u00eb bashkoj\u00eb shum\u00eb grupime, p\u00ebrfshi edhe nga radh\u00ebt e mazhoranc\u00ebs\u201d, \u2013 thot\u00eb Daci.<\/p>\n<p>As p\u00ebr juristin Bledar Dervishaj hetimi parlamentar nuk e p\u00ebrjashton apo pengon hetimin e prokuroris\u00eb.  \u201cDrejt\u00ebsia k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale, nd\u00ebrsa parlamenti shkon m\u00eb tej n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb politike, administrative, apo evidentimin e mang\u00ebsive t\u00eb strukturave administrative, apo vendimeve politike p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb nismave ligjore, q\u00eb mund t\u00eb rregullohen prej vet\u00eb atij\u201d, \u2013 shprehet Dervishaj.<\/p>\n<p><strong>\u201cKur ka vullnet, ka zgjidhje\u201d, incenerator\u00ebt dhe nj\u00eb tweet nga Yuri Kim<\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb e ka t\u00eb fresk\u00ebt nj\u00eb precedent, ku pal\u00ebt \u201cu detyruan\u201d q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, edhe pse e nj\u00ebjta \u00e7\u00ebshtje po hetohej nga drejt\u00ebsia dhe objekti i hetimit, i propozuar nga opozita, nuk u pranua menj\u00ebher\u00eb nga mazhoranca n\u00eb variantin fillestar.<\/p>\n<p>\u201cNisma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e opozit\u00ebs, q\u00eb dha rezultate, ishte ajo e incenerator\u00ebve. Nj\u00eb komision hetimor ka vler\u00eb, kur ka edhe hetime penale e k\u00ebtu ndikoi edhe presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr luftimin e korrupsionit pas k\u00ebtij skandali\u201d, \u2013 v\u00eb n\u00eb dukje Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.  N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mazhoranca nuk po shfaqte vullnet p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb hetim parlamentar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u quajt \u201cafera e djeg\u00ebsve\u201d, por, si\u00e7 u provua m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt ushtruan presionin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cNe propozuam at\u00ebher\u00eb nj\u00eb objekt hetimi p\u00ebr incenerator\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrqendruar konkretisht te procedurat p\u00ebr djeg\u00ebsit n\u00eb tre qytete: Tiran\u00eb, Elbasan, Fier. Mazhoranca hezitonte ta pranonte k\u00ebt\u00eb objekt dhe propozoi nj\u00eb sfer\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, duke dashur q\u00eb t\u00eb hetonim n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi menaxhimin e mbetjeve, duke nisur nga nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb e hershme. Brenda seanc\u00ebs plenare ne negociuam me grupin e Partis\u00eb Socialiste 3-4 variante, derisa ram\u00eb dakord\u201d, \u2013 kujton p\u00ebr INA Media-n Jorida Tabaku, e cila udh\u00ebhoqi hetimin parlamentar p\u00ebr incenerator\u00ebt, duke specifikuar se, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs objekti i hetimit, jo vet\u00ebm nuk u ngushtua, por u zgjerua.  Por, edhe pse pranoi fillimisht ngritjen e komisionit, mazhoranca socialiste pak muaj m\u00eb pas u p\u00ebrpoq ta mbyllte s\u00ebrish at\u00eb, duke p\u00ebrdorur si argument skadimin e afateve. \u201cNe u ankuam tek Ambasada Amerikane dhe te Bashkimin Europian\u201d, \u2013 detajon Tabaku.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se mazhoranca u t\u00ebrhoq dhe pranoi q\u00eb ta zgjaste afatin e hetimit parlamentar t\u00eb incenerator\u00ebve, vendim, i cili u p\u00ebrsh\u00ebndet menj\u00ebher\u00eb dit\u00ebn e 4 shkurtit nga ambasadorja amerikane e asaj kohe, Yuri Kim, q\u00eb b\u00ebri k\u00ebt\u00eb postim n\u00eb Twitter.  \u201cForcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit jan\u00eb prioritetet e ShBA n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne mir\u00ebpresim vijimin e Komisionit parlamentar p\u00ebr incenerator\u00ebt. Ne iu b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjitha autoriteteve dhe institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb t\u00eb shqyrtojn\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim k\u00ebt\u00eb nga af\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ekspert\u00ebt: Opozit\u00ebs po i shkelet nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00eb mazhoranca e pranon se \u201c\u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese e opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb komisione hetimore, por, ashtu si\u00e7 thot\u00eb Gjykata Kushtetuese, nuk duhet t\u00eb abuzohet me k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d.  Por, Gazment Bardhi sheh pas k\u00ebsaj deklarate t\u00eb homologut t\u00eb tij socialist, Bledar \u00c7u\u00e7i, vet\u00ebm nj\u00eb pretekst.  \u201c\u00cbsht\u00eb e kuptueshme se argumentet e p\u00ebrdorura nga mazhoranca nuk kan\u00eb asnj\u00eb baz\u00eb kushtetuese apo ligjore, por jan\u00eb thjesht justifikime p\u00ebr t\u2019i mohuar \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb opozit\u00ebs parlamentare\u201d, \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e s\u00eb Drejt\u00ebs kushtetuese, t\u00eb pyetur nga INA Media, nuk e gjejn\u00eb t\u00eb bazuar pretendimin e mazhoranc\u00ebs dhe vendimet e saj p\u00ebr t`i penguar k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb opozit\u00ebs. I konsiderojn\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare.  Konstitucionalisti Sokol Hazizaj argumenton se, \u201cnocioni i komisioneve hetimore \u00ebsht\u00eb esenca e parlamentit dhe detyra e tij, themelore. Ngritja e tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr detyrim, se sa thjesht nj\u00eb e drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Por, a mundet q\u00eb mazhoranca t\u2019ia kufizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese minoranc\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAto (pakicat) nuk mund ta humbasin k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb shprehur me vot\u00eb nga shumicat. Hetimi parlamentar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm kryesor i kontrollit parlamentar dhe moslejimi i tij p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb opozit\u00ebs\u201d, \u2013 argumenton Bledar Dervishaj. Jordan Daci n\u00ebnvizon se, n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb parlamentare komisionet hetimore \u201cjan\u00eb nj\u00eb ushtrim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i sovranitetit t\u00eb popullit, si dhe pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kontrollit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb q\u00eb krijohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve. Hetimi parlamentar ka edhe nj\u00eb an\u00eb politike, q\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb tek ai gjyq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p><strong>A ia vlejn\u00eb\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka eksperimentuar me hetime parlamentare q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb demokracis\u00eb. Pal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb rrokullisur nga mazhoranca n\u00eb opozit\u00eb dhe anasjelltas. Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike, i cili monitoron prej vitesh veprimtarin\u00eb e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vler\u00ebson se komisionet hetimore kan\u00eb histori \u201ct\u00eb brisht\u00eb\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri.  \u201cN\u00eb vijim\u00ebsi kan\u00eb qen\u00eb kryesisht mjete t\u00eb luft\u00ebs politike m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb ushtrim i kompetenc\u00ebs q\u00eb parashikon Kushtetuta. Veprimet e fundit i shoh si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar kredenciale nga aksionet e politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, sesa realisht si nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb hetime parlamentare\u201d, \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj proteste t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ngritur medoemos komisione hetimore, puna parlamentare \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar dhe standardet e vendimmarrjes jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim me miratimin e disa ligjeve me r\u00ebnd\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk u zhvillua debat parlamentar dhe nuk u verifikua dot numri i deputet\u00ebve q\u00eb votuan p\u00ebr to.  T\u00eb tjer\u00eb e shohin n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm produktin historik t\u00eb komisioneve hetimore, parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shum\u00eb raste komisionet hetimore kan\u00eb sh\u00ebrbyer si trampolina t\u00eb shk\u00eblqyera p\u00ebr karrier\u00ebn e m\u00ebtejshme, politike t\u00eb atyre q\u00eb i kan\u00eb kryesuar ato apo p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb spikatur dhe me sens t\u00eb lart\u00eb protagonizmi. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebto komisione kan\u00eb spikatur n\u00eb t\u00eb gjitha format e kuptimet deri edhe president\u00eb apo z\u00ebvend\u00ebspresident\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb ShBA, ministra t\u00eb ekzekutivit gjerman etj. Mund t\u00eb themi me plot goj\u00ebn se, mir\u00eb a keq, edhe praktika shqiptare nuk po mbetet pas n\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb pedagogu i s\u00eb Drejt\u00ebs kushtetuese, Denar Biba, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr komisionet hetimore n\u00eb praktikat vendase e t\u00eb huaja.<\/p>\n<p><strong>Fati i komisioneve hetimore n\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb (2021-2023)<\/p>\n<p>Lista e komisioneve t\u00eb rr\u00ebzuara, hetimore<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni hetimor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Becchett<br \/>\nKomisioni hetimor p\u00ebr investimet strategjike<br \/>\nKomisioni hetimor p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit<br \/>\nKomisioni hetimor p\u00ebr udh\u00ebtimet e kryeministrit Rama<br \/>\nKomisioni hetimor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen McGonigal<br \/>\nKomisioni hetimor p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat personale (sistemi TIMS)<br \/>\nKomisioni hetimor p\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi<br \/>\nKomisioni hetimor p\u00ebr rastet e konfliktit t\u00eb interesit<br \/>\nLista e komisioneve t\u00eb pranuara, hetimore<\/p>\n<p>Komisioni hetimor p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, 2021 (i drejtuar nga E. Alibeaj)<br \/>\nKomisioni hetimor p\u00ebr incenerator\u00ebt (i drejtuar nga J. Tabaku)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK \u201ci heq merakun\u201d Partis\u00eb Socialiste, q\u00eb pretendon se hetimi i parlamentit mund ta d\u00ebmtoj\u00eb hetimin e prokuroris\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Altin Dumani i tha INA Media-s se, t\u00eb dyja pal\u00ebt mund t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe se Prokuroria Speciale i ka ndjekur dhe i ndjek me v\u00ebmendje hetimet e parlamentit. Entuziast\u00eb, se sapo kishin miratuar me konsensus nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62956,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62955"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62955"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62955\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62956"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}