{"id":62805,"date":"2023-11-04T11:01:04","date_gmt":"2023-11-04T11:01:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62805"},"modified":"2023-11-04T11:02:35","modified_gmt":"2023-11-04T11:02:35","slug":"zhupa-zbardh-provat-qeveria-e-pranon-se-koncensioni-butrintit-eshte-nje-ligj-i-qepur-me-porosi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/04\/zhupa-zbardh-provat-qeveria-e-pranon-se-koncensioni-butrintit-eshte-nje-ligj-i-qepur-me-porosi\/","title":{"rendered":"Ina Zhupa zbardh provat: Qeveria e pranon se koncensioni Butrintit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj \u201ci qepur\u201d me porosi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputetja Ina Zhupa zbardh provat: Qeveria e pranon me shkrim se koncensioni Butrintit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj \u2018i qepur\u2019 me porosi, klientelist, pa rregulla dhe t\u00ebr\u00ebsisht antikushtetues.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Deklarat\u00eb e deputetes s\u00eb PD, Ina Zhupa<\/strong><\/p>\n<p>Jam sot k\u00ebtu s\u00ebrish p\u00ebrpara jush, p\u00ebr t\u00eb vijuar me ciklin e transparenc\u00ebs mbi ecurin\u00eb e procesit gjyq\u00ebsor q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ku ne deputet\u00ebt e partis\u00eb demokratike kemi k\u00ebrkuar shpalljen antikushtetues t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje administrimi, q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb koncesioni, q\u00eb qeveria shqiptare ka lidhur p\u00ebr menaxhimin e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb Parkut\/Sitit Arkeologjik t\u00eb Butrinit.<\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb ju keni koh\u00eb ta ndiqni k\u00ebt\u00eb proces, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7ka ndodhur, se si \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb qeveria shqiptare me nj\u00eb pasuri bot\u00ebrore t\u00eb mbrojtur nga UNESCO, duke e dh\u00ebn\u00eb me koncesion, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe me Konvent\u00ebn e Parisit, akt nd\u00ebrkomb\u00ebtar ky q\u00eb Shqip\u00ebria e ka n\u00ebnshkruar dhe q\u00eb e detyron shtetin shqiptar q\u00eb mos t\u00eb jap\u00eb n\u00eb koncesion t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve pasurit\u00eb e mbrojtura prej saj, sepse kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb themelore e shtetit, jo e privatit.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb transparente dhe t\u00eb kuptueshme p\u00ebr ju t\u00eb gjith\u00eb, sot do t\u00eb publikojm\u00eb p\u00ebrpara jush, disa fakte t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si Qeveria i p\u00ebrgjigjet Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb lidhje me pyetjet q\u00eb gjykata i ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 04.10.2023 dhe se si del zbuluar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore, gjykata kushtetuese e pyeti qeverin\u00eb, p\u00ebr disa detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria e gjendur e pap\u00ebrgatitur, por dhe me tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fshehur \u00e7do rrethan\u00eb, si\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb deri tani, i k\u00ebrkoi gjykat\u00ebs, q\u00eb pyetjeve t\u2019u p\u00ebrgjigjej me shkrim. Dhe p\u00ebrgjigja me shkrim erdhi, vet Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm z. \u00cbngjell Aga\u00e7i e ka n\u00ebnshkruar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Ja si e pyet Gjykata, dhe \u00e7far\u00eb thot\u00eb qeveria:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjykata e pyet Qeverin\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 A ka nj\u00eb rekomandim se menaxhimi i m\u00ebparsh\u00ebm po shkaktonte humbje dhe a ka ndonj\u00eb studim fizibiliteti, bazuar n\u00eb t\u00eb cilin rezultoi q\u00eb shteti nuk kishte m\u00eb as kapacitetet njer\u00ebzore dhe as ato financiare q\u00eb t\u00eb pro\u00e7edonte me administrimin e Butrintit, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb at\u00eb moment? N\u00ebse po, a mund t\u00eb na i vini n\u00eb dispozicion nj\u00eb kopje t\u00eb k\u00ebtij dokumenti bazuar n\u00eb t\u00eb cilin kjo iniciativ\u00eb u konsiderua si e vetmja e mundshme?<\/p>\n<p>Qeveria i p\u00ebrgjigjet Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ja ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja me shkres\u00eb nr. 1177\/21 prot, dat\u00eb 16.10.2023.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62806\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1-4-230x300.jpg\" alt=\"\" width=\"230\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1-4-230x300.jpg 230w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1-4-768x1002.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1-4.jpg 785w\" sizes=\"(max-width: 230px) 100vw, 230px\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt, epike, komike dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur keq nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjigje n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autogol q\u00eb qeveria i b\u00ebn jo vet\u00ebm vetes por dhe partnerit q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb. Pse? Sepse qeveria e pranon hapur, pa ju dridhur qerpiku, se:<\/p>\n<p>\u2013 Dokumenti q\u00eb jemi bazuar p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion \u00ebsht\u00eb Plani i Menaxhimit t\u00eb Butrintit q\u00eb \u00ebsht\u00eb hartuar me mb\u00ebshtetjen, pra me pages\u00ebn t\u00eb AADF-s\u00eb, pra me mb\u00ebshtetjen e partnerit q\u00eb m\u00eb pas e mori vet me koncesion n\u00eb administrim. Sipas k\u00ebtij dokumenti, Parku Komb\u00ebtar i Butrintit ka shum\u00eb probleme n\u00eb menaxhim dhe duhet dh\u00ebn\u00eb me koncesion.<\/p>\n<p>Pastaj qeveria e studion me \u2018shum\u00eb v\u00ebmendje\u2019 k\u00ebt\u00eb Plan Menaxhimi, ku AADF i thot\u00eb se ka shum\u00eb probleme, e miraton me vendim, dhe b\u00ebn nj\u00eb ligj specifik, q\u00eb m\u00eb pas k\u00ebt\u00eb pasuri bot\u00ebrore ta marr\u00eb, po vet\u00eb AADF me koncesion, por n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit t\u00eb Fondacionit p\u00ebr Mbrojtjen e Butrintit.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62807\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-2-230x300.jpg\" alt=\"\" width=\"230\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-2-230x300.jpg 230w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-2-768x1002.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-2.jpg 785w\" sizes=\"(max-width: 230px) 100vw, 230px\" \/><\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb struktur\u00eb jo shtet\u00ebrore, b\u00ebn planin e menaxhimit t\u00eb Butrintit, evidenton \u2018problemet e r\u00ebnda\u2019 dhe propozon si zgjidhje q\u00eb ta marri vet me koncesion dhe n\u00eb fund kjo ndodh.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb situata m\u00eb flagrante ku konflikti i interesit, papajtueshm\u00ebria dhe subjektivizmi, n\u00eb parap\u00ebrgatitjen e situat\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb Butrinit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb evidente, e dukshme. Qeveria shprehet n\u00eb gjuh\u00eb popullore : \u2018Na e tha AADF q\u00eb duhet ta jepnim me koncesion AADF\u2019\u2019<\/p>\n<p>Mjafton kjo p\u00ebrgjigje e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa qesharak, t\u00eb paaft\u00eb, dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb mendjeleht\u00ebsie, dhe pa asnj\u00eb kujdes, kjo qeveri ka lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje koncesioni antikushtetuese dhe me porosi!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62808\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/3-2-230x300.jpg\" alt=\"\" width=\"230\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/3-2-230x300.jpg 230w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/3-2-768x1002.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/3-2.jpg 785w\" sizes=\"(max-width: 230px) 100vw, 230px\" \/><\/p>\n<p>A mund t\u00eb konsiderohet ky dokument Plani i Menaxhimit t\u00eb Butrintit nj\u00eb dokument i besuesh\u00ebm, objektiv dhe i pavarur, n\u00eb kushtet kur \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur dhe financuar nga vet p\u00ebrfituesi i koncesionit?!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb flagrantja \u00ebsht\u00eb fakti se edhe pse kemi Kushtetut\u00eb, Ligje, Kod Penal, q\u00eb nuk i lejojn\u00eb k\u00ebto veprime, por i konsiderojn\u00eb t\u00eb papranueshme, antikushtetuese, dhe t\u00eb d\u00ebnueshme, k\u00ebto ndodhin, dhe pranohen hapur dhe me shkres\u00eb nga qeveria shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb i d\u00ebrgon Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrse ndodh kjo?! Sepse p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto shkelje t\u00eb ligjit, dhe nga frika e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, b\u00ebhet nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb e miratojn\u00eb me ligj n\u00eb Kuvend, q\u00eb ti shp\u00ebtojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale, por pa mundur dot q\u00eb ta veshin k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb me legjitimitet dhe kushtetushm\u00ebri.<\/p>\n<p>AADF-s\u00eb, q\u00eb ka mb\u00ebshtetur hartimin e Planit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Butrintit e pranon hapur dhe bot\u00ebrisht se Plani i Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Butrintit \u00ebsht\u00eb i pari i k\u00ebtij lloji q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerret nga AADF n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs p\u00ebr ti hapur rrug\u00eb q\u00eb po AADF ta merrte n\u00eb administrim k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebrmes kontrat\u00ebs q\u00eb n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb koncesion i past\u00ebr.<\/p>\n<p>Pra, AADF paguan zgjedh ekspertet, paguan planin rreth 250.000 mije euro (dokument) p\u00ebr t\u00eb hartuar Planin e Menaxhimit t\u00eb Butrintit, plan ky q\u00eb e nxin menaxhimin shtet\u00ebror t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb t\u00eb justifikoje m\u00eb pas, hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb koncesion.<\/p>\n<p>Menaxhimi shtet\u00ebror dhe mund te ket\u00eb probleme, por kurr\u00ebsesi shteti nuk mund t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga funksionet themelore t\u00eb tij, sidomos p\u00ebr pasuri bot\u00ebrore t\u00eb mbrojtura nga UNESCO, sepse asnj\u00eb fondacion nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb funksione shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kjo ka ndodhur n\u00eb fakt, dhe k\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pretendimeve tona p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Sepse Kontrata e Administrimit t\u00eb Butrintit \u00ebsht\u00eb e paracaktuar, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, ndoshta q\u00eb n\u00eb momentin e hartimit t\u00eb ligjit p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb n\u00eb vitin 2018, ku partneri q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur, AADF ka mb\u00ebshtetur financiarisht hartimin e studimit t\u00eb fizibilitetit \u00a0me q\u00ebllim justifikimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me koncesion, por pa gar\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri Bot\u00ebrore, duke e justifikuar me terma administrim indirekt, q\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb ligjin 2018, si nj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim shtet-privat, por q\u00eb n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb me shumic\u00eb private dhe forme koncesionare.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo ndihm\u00eb, e partnerit pra e AADF-s\u00eb, do t\u00eb ishte shum\u00eb e mir\u00ebpritur, ku ndihma financiare do t\u00eb ofrohej p\u00ebr mir\u00ebmenaxhim dhe fuqizimin e kapaciteteve, por kurr\u00ebsesi, q\u00eb nj\u00eb privat t\u00eb ket\u00eb shumic\u00eb vendimmarr\u00ebse n\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm q\u00eb krijohet p\u00ebr Butrintin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, po t\u00eb shikojm\u00eb, p\u00ebrgjigjen, Qeveria i thot\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, se<\/p>\n<p>Dokumenti i dyt\u00eb qe ja mbushi mendjen qeveris\u00eb, p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb Butrinin me koncesion \u00ebsht\u00eb dhe raporti i KLSH p\u00ebr problematikat e gjetura n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Por qeveria, harron t\u00eb citoj\u00eb q\u00eb KLSH n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, evidenton problematik\u00ebn p\u00ebr biletat elektronike edhe p\u00ebrmend edhe AADF si koncensionare n\u00eb at\u00eb kohe t\u00eb atij sistemi q\u00eb kishte nevoj\u00eb per rregullime.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga rekomandimet e Raportit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, thuhet:<\/p>\n<p>\u2018Bordi i Parkut Komb\u00ebtar Butrint\u2019 dhe AADF, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion sh\u00ebrbimi i biletaris\u00eb s\u00eb Parkut, t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb dhe t\u00eb marrin masa p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb sporteleve t\u00eb biletaris\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62809\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/4-230x300.jpg\" alt=\"\" width=\"230\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/4-230x300.jpg 230w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/4-768x1002.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/4.jpg 785w\" sizes=\"(max-width: 230px) 100vw, 230px\" \/><\/p>\n<p><strong>Pra, sipas tyre k\u00ebto dy dokumente:<\/strong><\/p>\n<p>Ku nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb paguar nga AADF dhe tjetra flet pik\u00ebrisht per problemet q\u00eb vinin nga sistemet e b\u00ebra nga AADF ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ti bindur t\u2019ju jepnin Butrintin AADF me koncesion p\u00ebrmes nj\u00eb fondacioni hibrid shtet-privat FMB por, ku privati ka shumic\u00ebn vendimmarr\u00ebse!!!<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 mund ta keni kuptuar tashm\u00eb, k\u00ebt\u00eb lloj shteti kemi!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb procedure pa procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion antikushtetues Butrintin, me nj\u00eb model q\u00eb nuk ekziston n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs, si ky q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qeveria shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb qesharake p\u00ebrgjigjen e tyre, qeveria i bashk\u00eblidh p\u00ebrgjigjes drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, edhe Raportet e UNESCO p\u00ebr Butrintin, p\u00ebr vitet 2004, 2005, 2009, pra t\u00eb 14-19 viteve p\u00ebrpara, si arsye jusitifikuese sipas tyre, se p\u00ebrse menduan q\u00eb ta jepnin me koncesion Butrintit n\u00eb vitin 2022!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb del shum\u00eb e qart\u00eb se nuk ka nj\u00eb studim fizibiliteti, nuk ka ndonj\u00eb rekomandim nga organiz\u00ebm i pavarur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb model, nuk ka nj\u00eb krahasim me modelet e tjera t\u00eb mundshme n\u00eb bot\u00eb, nuk ka nj\u00eb analiz\u00eb S\u00cbOT t\u00eb pavarur shtet\u00ebrore, nuk ka nj\u00eb thirrje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr partner t\u00eb mundsh\u00ebm, nuk ka asgj\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb procesin t\u00eb besuesh\u00ebm, objektiv, dhe sado pak ligjor dhe t\u00eb pandikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62810\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/5-230x300.jpg\" alt=\"\" width=\"230\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/5-230x300.jpg 230w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/5-768x1002.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/5.jpg 785w\" sizes=\"(max-width: 230px) 100vw, 230px\" \/><\/p>\n<p>E gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fars\u00eb, p\u00ebr t\u00eb justifikuar koncesionin!<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje, marr\u00ebveshja miratohet me ligjin nr. 50\/2022 n\u00eb Kuvend, ligj ky q\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Konvent\u00ebn e Parisit!<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjigje e qeveris\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e zhvesh p\u00ebrfundimisht qeverin\u00eb nga propaganda dhe e kategorizon k\u00ebt\u00eb ligj, n\u00eb fush\u00ebn e atyre ligjeve \u2018t\u00eb qepur\u2019 me porosi, klientelist, pa rregulla dhe t\u00ebr\u00ebsisht antikushtetues.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ligj q\u00eb krijon hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb interesi yn\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebmtohet, q\u00eb Butrinti t\u00eb d\u00ebmtohet, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identiteti dhe trash\u00ebgimia jon\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vihet n\u00eb rrezik p\u00ebrmes k\u00ebtij precedenti t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr menaxhimin e trash\u00ebgimis\u00eb ton\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa nga arsyet se p\u00ebrse ky ligj dhe marr\u00ebveshja pjes\u00eb integrale e tij, jan\u00eb d\u00ebrguar nga ana jon\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Faleminderit!<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62811\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/6-213x300.jpg\" alt=\"\" width=\"213\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/6-213x300.jpg 213w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/6.jpg 727w\" sizes=\"(max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja Ina Zhupa zbardh provat: Qeveria e pranon me shkrim se koncensioni Butrintit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj \u2018i qepur\u2019 me porosi, klientelist, pa rregulla dhe t\u00ebr\u00ebsisht antikushtetues. Deklarat\u00eb e deputetes s\u00eb PD, Ina Zhupa Jam sot k\u00ebtu s\u00ebrish p\u00ebrpara jush, p\u00ebr t\u00eb vijuar me ciklin e transparenc\u00ebs mbi ecurin\u00eb e procesit gjyq\u00ebsor q\u00eb po zhvillohet n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62815,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62805"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62805"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62805\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62815"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}