{"id":62698,"date":"2023-11-03T10:55:45","date_gmt":"2023-11-03T10:55:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62698"},"modified":"2023-11-03T10:56:50","modified_gmt":"2023-11-03T10:56:50","slug":"vucic-ne-zgjedhje-me-nje-kriminel-lufte-opozita-e-bashkuar-por-paralajmeron-manipulime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/11\/03\/vucic-ne-zgjedhje-me-nje-kriminel-lufte-opozita-e-bashkuar-por-paralajmeron-manipulime\/","title":{"rendered":"Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb zgjedhje me nj\u00eb kriminel lufte, opozita e bashkuar, por paralajm\u00ebron manipulime"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka shpallur zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme parlamentare, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu fillimin e fushat\u00ebs zgjedhore q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb 14 dhjetor, kur fillon heshtja zgjedhore.<\/p>\n<p>Kjo l\u00ebvizje nuk \u00ebsht\u00eb befasi e madhe, sepse presidenti i Serbis\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb fundit se qeveria e tanishme do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb shkurtuar. N\u00ebse presionit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs, pas tragjedive t\u00eb majit dhe vrasjeve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe t\u00eb rinjve, q\u00eb ka shkaktuar nj\u00eb mori pak\u00ebnaq\u00ebsie e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Per\u00ebndimi p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhet se autoritetet n\u00eb Serbi kan\u00eb arsye p\u00ebr nxitim dhe shpalljen e zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Shtohet presioni i brendsh\u00ebm dhe i jasht\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet padyshim q\u00eb autoritetet i shohin si nj\u00eb nga m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb kontrollin mbi situat\u00ebn, thekson p\u00ebr DW, Dushan Spasojeviq nga Fakulteti i Shkencave Politike.<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur shum\u00eb probleme dhe kriza. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mendoj se ata vendos\u00ebn t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrfitimeve n\u00eb koh\u00eb, mund t\u2019u sjell\u00eb edhe p\u00ebrfitime t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me negociatat p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrshpejtuar disi. Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leverdishme p\u00ebr ta q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mbahen tani dhe pastaj t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb qeveri teknike ose negociatap\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb disa muaj\u201d, thot\u00eb Spasojeviq.<\/p>\n<p>Gazetari Gjorgje Vlajiq gjithashtu v\u00ebren se diku u bashkuan presioni i brendsh\u00ebm dhe ai i jasht\u00ebm, dhe se \u201cpavar\u00ebsisht nga sondazhet e fundit ku shihet nj\u00eb r\u00ebnie e Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe (SNS), Vu\u00e7iq edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb llogarit me fitoren n\u00eb zgjedhje, si ato n\u00eb nivelin republikan, ashtu edhe n\u00eb nivelin lokal n\u00eb Beograd dhe qytete t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb nisje m\u00eb e mir\u00eb e bllokut proevropian<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, nj\u00eb grup partish opozitare arrit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe paralajm\u00ebruan dalje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb zgjedhje me list\u00ebn \u201cSerbia kund\u00ebr dhun\u00ebs\u201d. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr partit\u00eb opozitare q\u00eb prej muajsh organizojn\u00eb protesta me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Ato duan t\u00eb shkojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb zgjedhje, q\u00eb ka qen\u00eb edhe k\u00ebrkesa e shumic\u00ebs s\u00eb demonstruesve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb hap i madh, thekson Spasojeviq. Ata b\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse sondazhet tregojn\u00eb se shumica e votuesve d\u00ebshiron k\u00ebt\u00eb lloj performance. Tani u takon atyre q\u00eb fushat\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb sa m\u00eb bind\u00ebse, t\u00eb tregojn\u00eb se veprojn\u00eb me nj\u00eb z\u00eb dhe kjo n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre i vendos ata n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb fillestare n\u00eb krahasim me partit\u00eb e tjera opozitare\u201d, thot\u00eb Spasojeviq.<\/p>\n<p><strong>E djathta e turbullt<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja politike n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb spektrit politik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Dit\u00ebt e fundit, nj\u00eb grup partish t\u00eb djathta u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ngjashme dhe t\u00eb formonin nj\u00eb subjekt elektoral. Por si\u00e7 duket, kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Takimet e nd\u00ebrprera, kund\u00ebrshtimet ndaj bashk\u00ebpunimit me parti t\u00eb caktuara, e tashm\u00eb edhe njoftimet p\u00ebr pjes\u00ebmarrje t\u00eb pavarur n\u00eb zgjedhje, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr bashkim t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb politike. Sa ndikon kjo p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit me bllokun pro-evropian pas zgjedhjeve?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ka nj\u00eb seri t\u00eb t\u00ebr\u00eb konfliktesh taktike, v\u00ebren Dushan Spasojeviq. \u201cPara s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt, se cilat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: demokratizimi apo mbrojtja e integritetit territorial. Por, mendoj se kjo ende nuk na tregon asgj\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit pas zgjedhjeve dhe koalicioneve paszgjedhore. Ata do t\u00eb presin rezultatet e zgjedhjeve, e n\u00ebse opozita pro-evropiane arrin nj\u00eb rezultat t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e disa ndryshimeve n\u00eb shoq\u00ebri, at\u00ebher\u00eb edhe ata do t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb madh\u201d, thot\u00eb Spasojeviq.<\/p>\n<p>Gjorgje Vlajiq beson se \u201ckjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht me ambiciet e lidershipit dhe d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb secili t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye\u201d. P\u00ebr mua kjo nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e pazakont\u00eb, sepse e djathta u nda m\u00eb seriozisht rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb patriotizmit sesa opozita prodemokratike n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb sfond proevropian\u201d, thot\u00eb bashk\u00ebbiseduesi i DW.<\/p>\n<p><strong>Kthimi i babait politik<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse nuk ishte ndonj\u00eb surpriz\u00eb e madhe, njoftimi i liderit t\u00eb Partis\u00eb Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel, se ai do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e Beogradit dhe dhe n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb koalicion me partin\u00eb SNS-n\u00eb t\u00eb Vu\u00e7iqit n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa do t\u00eb kandidoj\u00eb si i pavarur n\u00eb zgjedhjet republikane, shihet si nj\u00eb kuriozitet politik n\u00eb Serbi. Aleksandar Vu\u00e7iq po sh\u00ebrbehet me shpjegime retorike p\u00ebr gjoja distancimin nga radikal\u00ebt e Sheshelit, ku dikur ishte edhe vet\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk do t\u00eb formoj\u00eb qeveri me ta\u201d. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nuk e mohoi bashk\u00ebpunimin me radikal\u00ebt dhe Sheshelin n\u00eb nivelin lokal.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se Shesheli ka koh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive me SNS-n\u00eb dhe se atij po i jepet hap\u00ebsir\u00eb \u200be madhe n\u00eb media p\u00ebr sulme ndaj opozit\u00ebs, thekson Dushan Spasojeviq. \u201cKy koalicion tregon se qeveria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr rezultatin e mundsh\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Beograd. Prandaj, ata ndoshta do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb koalicion t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb marrin sado pak vota, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb parandaluar humbjen n\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb\u201d, thot\u00eb Spasojeviq.<\/p>\n<p>Radikal\u00ebt v\u00ebshtir\u00eb se mund ta kalojn\u00eb pragun zgjedhor, thekson Gjorgje Vlajiq. \u201cNd\u00ebrsa duke u bashkuar me SNS-n\u00eb ata tani po p\u00ebrpiqen t\u00eb sigurojn\u00eb mbijetes\u00eb politike. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb vlerash, sepse SNS \u00ebsht\u00eb parti e radikal\u00ebve t\u00eb maskuar. Nuk duhet harruar se Shesheli \u00ebsht\u00eb babai politik i Aleksandar Vu\u00e7iqit dhe kjo sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb befasi\u201d, thekson gazetari.<\/p>\n<p><strong>Arsenali i njohur i manipulimeve t\u00eb SNS<\/strong><\/p>\n<p>Sipas bashk\u00ebbiseduesve tan\u00eb, fushata e ardhshme do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e ashp\u00ebr dhe e pist\u00eb. Dushan Spasojeviq shton se \u201cfushata do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e pabarabart\u00eb\u201d. Pra, gjith\u00e7ka q\u00eb kemi par\u00eb deri tani, plus fakti q\u00eb opozita ka mund\u00ebsi t\u00eb marr\u00eb pushtetin n\u00eb disa zona, do ta detyroj\u00eb qeverin\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb gjitha truket e mundshme. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Vu\u00e7iqin me siguri do ta shohim \u00e7do dit\u00eb n\u00eb televizionin komb\u00ebtar. E gjitha kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm politik\u00eb dhe fatkeq\u00ebsisht nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb asgj\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb skeptik Spasojeviq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Vlaji\u0107 beson se SNS \u201cdo t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundet p\u00ebr t\u00eb fituar n\u00eb \u00e7do vend, duke p\u00ebrfshir\u00eb fushat\u00ebn e ndyr\u00eb zgjedhore, manipulimet e votave, manipulimet n\u00eb num\u00ebrimin e votave dhe frik\u00ebsimin e votuesve. Do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pra arsenalin tashm\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb presioneve dhe disfavoreve q\u00eb SNS e p\u00ebrdor gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet\u201d, p\u00ebrfundon Gjorgje Vlajiq. \/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka shpallur zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme parlamentare, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu fillimin e fushat\u00ebs zgjedhore q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb 14 dhjetor, kur fillon heshtja zgjedhore. Kjo l\u00ebvizje nuk \u00ebsht\u00eb befasi e madhe, sepse presidenti i Serbis\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb fundit se qeveria e tanishme do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62701,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62698"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62698"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62698\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62701"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}