{"id":62254,"date":"2023-10-30T09:12:30","date_gmt":"2023-10-30T09:12:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62254"},"modified":"2023-10-30T09:12:30","modified_gmt":"2023-10-30T09:12:30","slug":"si-u-burgosen-dy-dijetaret-dhe-poetet-e-visareve-te-kombit-77-vjet-me-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/30\/si-u-burgosen-dy-dijetaret-dhe-poetet-e-visareve-te-kombit-77-vjet-me-pare\/","title":{"rendered":"Si u burgos\u00ebn dy dijetar\u00ebt dhe poet\u00ebt e visareve t\u00eb kombit 77 vjet m\u00eb par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb librin \u201cHistoria e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptare-1983\u201d, emrat e ndritur e dijetar\u00ebve poet\u00eb, At Bernardin Palaj e At Donat Kurti, t\u00eb njohur qysh n\u00eb vitet nj\u00ebzet\u00eb p\u00ebr veprat n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit, nuk p\u00ebrmenden askund. N\u00eb organet e shtypit, si Bashkimi, Drita, revistat N\u00ebntori e Ylli, botoheshin lavde p\u00ebr njer\u00ebz pa vler\u00eb dhe her\u00eb pas here shkrime kund\u00ebr poet\u00ebve e dijetar\u00ebve fran\u00e7eskan\u00eb. Gjithsesi, as fyerjet, as mohimi, as heshtja, nuk mund\u00ebn ta shuanin drit\u00ebn e pen\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb art\u00eb. Ajo shndrinte brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Aso kohe, Ernest Koliqi shprehej: \u201cVeprimtarija letrare e Fran\u00e7esk\u00e2jve, zbuloi visaret e folklorit t\u2019on\u00eb. Bashk\u00eb me t\u00ea zbuloi edhe shpirtin shqiptar t\u00eb mshehun nder pal\u00ebt e mo\u00e7me t\u00eb folklorit edhe n\u2019at shp\u00edrt gjet kriteret me gjikue bot\u00ebn e mbr\u00eandshme dhe t\u00eb jashtme, jet\u00ebn shqiptare edhe at\u00ea t\u00eb huejen. Shkolla letrare e Fran\u00e7esk\u00e0jvet, shqyrtoi traditat e lashta n\u00eb prizmin e qytetnis dhe u dha Shqiptarvet k\u00ebshillin e pr\u00e8m se ato tradita fisnike, me rr\u00e0j\u00eb t\u00eb thella indoeuropjane, duheshin mbajt\u00eb e ruejt\u00eb si nji pasuni e madhe shpirtnore prej s\u00eb cil\u00ebs kombit i rridhshin tagre nderimi e \u00e7mimi n\u00eb gjin\u00ecn e bot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparueme.\u201d Nd\u00ebrsa At Anton Harapi shkruante: \u201c Na Fran\u00e7eskaj\u00ebt jemi nji Urdh\u00ebn p\u00ebr seri: p\u00ebsojm\u00eb, vuejm\u00eb e dajm\u00eb kashat\u00ebn e goj\u00ebs me popull; kapitali yn\u00eb \u00e2sht jeta e fjesht\u00eb e ndihma e b\u00e2mirsavet; po na teproj gj\u00e2, aty b\u00e2jm\u00eb nji lemosh\u00eb, k\u00ebtu ngrehim nji kish\u00eb e meremetojm\u00eb nji qel\u00eb, vin\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, e nd\u00ebr ato rrafshina, vijojn\u00eb veprimin; na at\u00ebher\u00eb dalim e k\u00ebrkojm\u00eb prap tjera\u00a0 lamije veprimi; pak\u00eb na njihet, e shum na shkruhet p\u00ebr mend e p\u00ebr munges\u00eb urtije, por ai themeluesi yn\u00eb shi n\u00eb nji k\u00ebta gjet e vuni m\u00e2 t\u00eb madhin g\u00ebzim\u201d.<\/p>\n<p><strong>Fillim ngaz\u00ebllyes-mbarim tragjik<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebn emrin \u201cVisaret e Kombit\u201d deri m\u00eb sot njihen 15 v\u00ebllime. Botimi i tyre nisi m\u00eb 1937 n\u00eb Tiran\u00eb me v\u00ebllimin \u201cKang\u00eb trimash e kreshnik\u00ebsh\u201d, mbledhur nga Karl Gurakuqi e Filip Fishta dhe u mbyll m\u00eb 1944 me v\u00ebllimin XV, \u201cKang\u00eb triminije dhe dashunije\u201d, mbledhur nga Mehmet Sheshori.<br \/>\nN\u00eb vargun e art\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre veprave madhore, shk\u00eblqen v\u00ebllimi\u2013II, \u201cKang\u00eb Kreshnik\u00ebsh e legjenda\u201d, botuar m\u00eb 1937, nga At Bernardin Palaj e At Donat Kurti. N\u00eb hyrjen e librit, ata rreshtojn\u00eb me nderim nism\u00ebtar\u00ebt, At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovin. Vin\u00e7enc Prennushin e Marin Sirdanin, t\u00eb cil\u00ebt, si blet\u00ebt mblidhnin pasurin\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb pashkruar shqiptare. Gjithashtu autor\u00ebt b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur lexuesin, se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim bashk\u00ebpunuan edhe et\u00ebrit fran\u00e7ekan\u00eb, si Nikoll Daj\u00e7i, Bernard Llupi, Simonn Mikeli, Lonard Shajakaj e Rrok Gurashi.<br \/>\nN\u00eb mbarim t\u00eb luft\u00ebs, kur u fol p\u00ebr paqe e lumturi, botimi i seris\u00eb \u201cVisaret e Kombit\u201d u nd\u00ebrpre trishtuesh\u00ebm, sepse autor\u00ebt e saj t\u00eb ndritur, q\u00eb punuan me vetmohim p\u00ebr mbledhjen e krijimtaris\u00eb s\u00eb pasur gojore shqiptare, u nd\u00ebshkuan rrept\u00eb nga regjimi komunist, disa me humbjen e jet\u00ebs ose t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt u ndaluan t\u00eb vazhdonin m\u00eb tej. Veprat u ngujuan n\u00eb arkiva dhe u shp\u00ebrdoruan nga t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr autor\u00ebt nuk flitej m\u00eb n\u00eb mjediset shkencore, nj\u00eb dukuri kjo e ngjashme me nj\u00eb d\u00ebnim tjet\u00ebr mizor: mohim i vepr\u00ebs s\u00eb tyre, duke shkelur r\u00ebnd\u00eb ligjin e shenjt\u00eb t\u00eb autorit. Edhe sot, n\u00eb disa botime, si\u00e7 ndodh me librin \u201cIn memoriam, Aleks Buda\u201d 2010, n\u00eb studimin p\u00ebr rapsodit\u00eb e veriut apo eposin e kreshnik\u00ebve, emrat e dijetar\u00ebve artist\u00eb fran\u00e7ekan\u00eb p\u00ebr \u00e7udi nuk shihen kund, kur dihet se mbledh\u00ebsit e folklorit n\u00eb bot\u00ebn e kultur\u00ebs nderohen si poet\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej. K\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb historiz\u00ebm t\u00eb Shaban. Sinanit, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb klasave, edhe n\u00eb eposin e kreshnik\u00ebve, p\u00ebrmenden emra t\u00eb viteve shtat\u00ebdhjet\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve nuk jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebto pun\u00eb, nd\u00ebrsa mbledh\u00ebsit e studjuesit e lavdish\u00ebm, si At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, ceken shkarazi vet\u00ebm n\u00ebn emrin \u201cfran\u00e7ekan\u00eb.\u201d Gjat\u00eb leximit pandeh se shkrimi vjen nga koha e luft\u00ebs s\u00eb klasave dhe e ndalimit t\u00eb veprave t\u00eb mir\u00ebfillta komb\u00ebtare. Mesa shihet hija e p\u00ebrndjekjes endet edhe sot n\u00eb mendjen e atyre, q\u00eb i sh\u00ebrbyen me bindje nj\u00eb kohe t\u00eb dhunshme.<br \/>\nAt Bernardin Palaj e At Donat Kurti n\u00eb thesarin e art\u00eb, \u201cVisaret e Kombit\u201d, n\u00eb v\u00ebllimin II, \u201cKang\u00eb Kreshnik\u00ebsh dhe Legjenda.\u201d, lan\u00eb trashgim 342 k\u00ebng\u00eb. Ata paraqit\u00ebn n\u00eb hyrje, edhe nj\u00eb analiz\u00eb me nivel t\u00eb lart\u00eb shkencor. Japim shkurt nj\u00eb pjes\u00eb prej saj: \u201cLvizja dijtunore-shkruajn\u00eb ata- mbi rapsodi, legjenda, prralla popullore filloi ma s\u2019pari, kur vllaznit Grimm botuen Kinder und Hausmaerchen. Prej vjetit 1841 e ktej, me qinda e qinda u mblodhen e u botuen, Maerchen n\u00eb Germani, Folks-Tales n\u2019Angli, Folventyr n\u00eb Norvegi, Skazkas n\u00eb Rusi, Paramythja n\u00eb Greqi, Fiabe n\u2019Iali, Contes n\u00eb Franc\u00eb, Cuentos e Contes n\u00eb Gadishullin Hiberik e jo vet\u00ebm nd\u00ebr t\u00eb gjitha viset e Europ\u00ebs, por edhe n\u00eb n\u2019Azi, n\u2019Afrik\u00eb e nd\u00ebr ma t\u00eb kthelltat e t\u00eb rryeshmet krahina t\u2019Amerik\u00ebs.\u201d<br \/>\nN\u00eb krye t\u00eb rapsodis\u00eb \u201cMartesa e Halilit\u201d shihet, edhe ky sh\u00ebnim i tyre: \u201cKjo rapsodi, e p\u00ebrmbledhun mbas shqyptimit t\u00eb rapsodve t\u00eb Curraj, mund t\u00eb quhet bashk\u00eb me martes\u00ebn e Mujit e me dek\u00ebn e djalit t\u00eb tij Omerit, nji nd\u00ebr ma t\u00eb bukurat e ma delikatet, qi kemi shqip, nga ky populli poet, me nji disinvoltur\u00eb klasike- Sa piktura mandej mbrenda k\u00ebsaj rapsodije! Sa mendimi i njom\u00eb e \u00e7\u2019fuqi gjuhe n\u00eb p\u00ebrshkrim t\u2019objektavet!.\u201d<br \/>\nN\u00eb Fjalorin Enciklopedik Shqiptar,-2009, t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, k\u00ebta poet\u00eb dijetar\u00eb, p\u00ebrmenden shkurt: \u201cBernardin Palaj ishte klerik, studjues. Mbledh\u00ebs i epik\u00ebs legjendare.\u201d M\u00eb tej vijon nj\u00eb percaktim i pasakt\u00eb: \u201cVeprimtaria e tij kryesore ishte mbledhja e teksteve t\u00eb epik\u00ebs legjendare n\u00eb v. 1913-1934, t\u00eb cil\u00ebn e kuror\u00ebzoi me botimin e v\u00ebllimit K\u00ebng\u00eb Kresnik\u00ebsh dhe Legjenda (1937).\u201d Ve\u00e7se pak nga pak, e v\u00ebrteta e fshehur vite me radh\u00eb n\u00eb arkiva, del n\u00ebp\u00ebr dor\u00ebshkrime e librat me poezi e proz\u00eb, q\u00eb trajtojn\u00eb tema t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Pra, para lexuesve shfaqet nga err\u00ebsira, poeti i mohuar e shkenc\u00ebtari i ndeshkuar m\u00eb 1947, p\u00ebr vepr\u00ebn atdhetare. Nd\u00ebrsa p\u00ebr At Donat Kurtin, doktor i shkencave, shkruhet me mungesa t\u00eb dukshme: \u201cMbledh\u00ebs e studjues i folkorit, klerik.\u201d Por nga rreshtimi i veprave t\u00eb shumta, del n\u00eb drit\u00eb, shkrimtari e studjuesi i gjuh\u00ebs shqipe. P\u00ebr At Zef Pllumin, nj\u00ebri qe\u201cFrati, kang\u00ebtari, poeti, folkloristi, shkenc\u00ebtari, zog i rrall\u00eb\u201d, e tjetri \u201c vjollca e letrave shqipe..\u201d<\/p>\n<p><strong>Meditim per poet\u00ebt e paharruar<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfytyroni p\u00ebr pak \u00e7aste dy poet\u00ebt e rinj, t\u00eb kthyer n\u00eb atdhe nga studimet e larta n\u00eb Austri, Zvic\u00ebr e Itali, t\u00eb cil\u00ebt marrin p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, si v\u00ebllez\u00ebrit Jackob e \u00cbilhelm Grim, k\u00ebrkimin e mbledhjen e pasuris\u00eb kulturore t\u00eb pashkruar n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Veriut. N\u00eb vap\u00eb e acar ngjiten maleve p\u00ebrpjet\u00eb, ndalen n\u00eb stane e kulla t\u00eb mir\u00ebpritur nga barinjt\u00eb e mal\u00ebsor\u00ebt bujar\u00eb. Atje p\u00ebr nder t\u00eb miq\u00ebve rreth vatr\u00ebs, rapsod\u00ebt me z\u00eb t\u00eb theksh\u00ebm burrash e me lahut\u00eb, ua marrin k\u00ebng\u00ebve p\u00ebr kreshnik\u00ebt e Jutbin\u00ebs. Atbot\u00eb Bernardini dhe Donati sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb let\u00ebr fjal\u00ebt n\u00eb vargje t\u00eb koh\u00ebve iliriane, p\u00ebr Behurin, Omerin, Zukun, Ajkun\u00ebn, Rush\u00ebn, Gjergj Elez Alin\u00eb, Mujin e Halilin e Jutbin\u00ebn, ashtu si dikur poet\u00ebt klasik, hidhnin n\u00eb pergamen vargjet e Homerit, p\u00ebr Patroklin e Akilin, Paridin, Hektorin. Helen\u00ebn e Troj\u00ebn. Mos vall\u00eb bardi i verb\u00ebr mjek\u00ebrbardh\u00eb, endej n\u00eb malet tona? Poet\u00ebt tan\u00eb fran\u00e7eskan\u00eb krahas k\u00ebng\u00ebve mblidhnin legjendat, p\u00ebrrallat, doket e zakonet. Pasi mbaronin pun\u00ebn prej artist\u00ebsh, ktheheshin t\u00eb lumtur n\u00eb qel\u00ebn e famullis\u00eb dhe s\u00eb fundi arin e mbledhur, e derdh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me emrin \u201c Visaret e Kombiit.\u201d<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb viteve t\u00eb dhunshme, kjo vep\u00ebr, mjerisht nuk njihet n\u00eb gjuh\u00ebt e huaja, sepse p\u00ebrkthyesit humb\u00ebn koh\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn e popujve t\u00eb tjer\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb lind poeti i madh p\u00ebrkthyes, bota do t\u00eb njihet me nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr me vlera t\u00eb rralla artistike, krahas veprave, si Iliada, Odisea, Eneida, Gilgameshi etj<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-62255\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Palaj.png\" alt=\"\" width=\"153\" height=\"206\" \/><\/p>\n<p><strong><em>A<\/em><em>t Bernardin Palaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>U lind Shkod\u00ebr m\u00eb 1894 n\u00eb familjen me tradita atdhetare nga Shllaku i Dukagjinit. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb shkollen e Et\u00ebrve Fran\u00e7eskan\u00eb me drejtor At Gjergj Fisht\u00ebn, n\u00eb Shkod\u00ebr. Pas gjimnazit n\u00eb Seminarin Fran\u00e7eskan, studjoi n\u00eb Salzburg p\u00ebr filozofi\u2013teologji, kurse n\u00eb Insbruck t\u00eb Austris\u00eb ndoqi leksionet n\u00eb Fakultetin e let\u00ebrsis\u00eb. At Bernarin Palaj m\u00eb 15 shtator t\u00eb vitit 1911, p\u00ebrkiste urdh\u00ebrit fran\u00e7eskan, ndersa n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1919 u shugurua meshtar. Ai njihet edhe si famullitar n\u00eb Dioqezen e Pultit e t\u00eb Rubikut.<br \/>\nAt Bernardini u shqua n\u00eb l\u00ebt\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn komb\u00ebtare, si poet, analist , etnograf, muzikant, etj. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb pare m\u00eb 1920, n\u00eb revisten Hylli i Drit\u00ebs, t\u00eb drejtuar nga At Gjergj Fishta, boton poezi e studime shkencor q\u00eb u prit\u00ebn mir\u00eb nga lexuesi shqiptar. Palaj, dha m\u00ebsime p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe e latine n\u00eb Liceun Illyricum n\u00eb Shkod\u00ebr. M\u00eb 1923, bashk\u00ebpunon n\u00eb gazet\u00ebn \u201cOra e Maleve\u201d me Gjergj Fisht\u00ebn, Ndre Mjedjen, Anton Harapin, Vin\u00e7enc Prennushin etj. Bernardin Palaj, u b\u00eb i njohur edhe me poemat<br \/>\n\u201cVorri flamurit\u201c, \u201cMosk\u00eb Alkazar\u201d, \u201c Prej burgut t\u00eb jet\u00ebs ,\u201d Ediela e fundit n\u00ebAventi\u201d etj. Mbi t\u00eb gjitha Bernardin Palaj, njihet p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e shk\u00eblqyer v\u00ebllaz\u00ebror me dijetarin e palodhur Donat Kurtin, n\u00eb shtegtimet maleve p\u00ebr mbledhjen e 7k\u00ebng\u00ebve e rapsodive shqiptare gjat\u00eb nj\u00eb kohe, q\u00eb zgjati nj\u00ebzet\u00eb vjet. T\u00ebr\u00eb ai p\u059d\u00ebrkushtim e mund poet\u00ebsh e dijetar\u00ebsh u kuror\u00ebzua me kryevepren \u201cVisaret e Kombit -II\u201d. Ata botuan, edhe studime p\u00ebr doket e zakonet shqiptare. M\u00eb 1940 Bernardin Palaj rreth k\u00ebtyre temave mbajti ligj\u00ebrata t\u00eb p\u00ebrkryera n\u00eb Kongresin e Studimeve Shqiptare dhe n\u00eb mbledhje t\u00eb ndryshme kulturore. Gjat\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb vet, ky dijetar poet p\u00ebrdori edhe anonimet, si Kukel, Lapaj, Konstandinus, Viator.etj.<br \/>\nE gjith\u00eb kjo jet\u00eb e pasur me krijimtari n\u00eb sherbim t\u00eb atdheut, do t\u00eb shuhej dhimbsh\u00ebm nga sundimi komunist pa ligje n\u00eb vendin ton\u00eb. M\u00eb 1946, u burgos e m\u00eb 8 dhjetor 1947, u fol se nd\u00ebrroi jet\u00eb nga tetanozi i shkaktuar nga prangat q\u00eb shtr\u00ebngonin duart e arta t\u00eb atij poeti t\u00eb paharruar, n\u00eb qelit\u00eb e Burgut t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-62256\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Kurti.png\" alt=\"\" width=\"160\" height=\"221\" \/><\/p>\n<p><em><strong>At Donat Kurti<\/strong><\/em><\/p>\n<p>U lind n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 1903. M\u00ebsimet e para e t\u00eb mesme i kreu n\u00eb qytetin e lindjes. Pas studimeve n\u00eb Universitetin \u201cSan Antonio\u201d t\u00eb Rom\u00ebs, m\u00eb 1927 em\u00ebrohet m\u00ebsues. M\u00eb 1937 merr grad\u00ebn Doktor i Shkencave, kurse m\u00eb 1939 \u00ebsht\u00eb drejtor i gjimnazit \u201cIllyricum\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, deri n\u00eb vitin 1946. kur u burgos.<br \/>\nDonat Kurti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dijetar\u00ebt e shquar t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb. Prof. Dr. Norbert Jokli e cil\u00ebsoi si nj\u00eb nd\u00ebr prozator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej shqiptar\u00eb. Vepra e nisur nga At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi u ngrit edhe m\u00eb lart nga At Donat Kurti n\u00eb bashk\u00ebpunim me At Bernardin Palaj etj. Krahas pun\u00ebs p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cKang\u00eb Kreshnik\u00ebsh e Legjenda\u201d, ai botoi librat \u201cPrralla Komb\u00ebtare\u201d n\u00eb dy v\u00ebllime, \u201cF\u00ebmij\u00eb t\u00eb lumtur\u201d, si edhe studimin \u201cLojna popullore\u201d.<br \/>\nDonat Kurti as n\u00eb burg nuk e nd\u00ebrpreu pun\u00ebn e lodhshme shkencore. Atje, i ndodhur nd\u00ebrmjet t\u00eb burgosurve nga krahina t\u00eb ndryshme, mblodhi shprehi t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe p\u00ebrgatiti nj\u00eb fjalor frazeologjik me nivel t\u00eb lart\u00eb shkencor t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, me 45000 shprehje t\u00eb rralla, nj\u00eb p\u00ebr Universitetin e Tiran\u00ebs, dhe nj\u00eb p\u00ebr vete. Por fjalori i punuar me aq mund, ra n\u00eb duar plagjat\u00ebsh. At Donat Kurti deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs m\u00eb 1983, n\u00eb Tiran\u00eb, i ruajti t\u00eb gjitha vetit\u00eb e burrit t\u00eb ndersh\u00ebm, i p\u00ebrkushtuar Zotit dhe atdheut.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>At Bernadin Palaj e At Donta Kurti, k\u00ebta mbledh\u00ebs t\u00eb palodhur atdhetar\u00eb nd\u00ebr male e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb kreshnik\u00ebve, me prirjet e tyre prej poet\u00ebsh, zbuluan nj\u00eb visar t\u00eb pasur t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb pashkruar artistike veriore shqiptar\u00eb. Sipas tyre rapsod\u00ebt e kreshnik\u00ebve me frym\u00ebzimin e tyre poetik, me trajtimin artistik, me vargun e rrjedhsh\u00ebm e me gjuh\u00ebn e past\u00ebr, krijuan vargje nga m\u00eb t\u00eb \u00e7muarat t\u00eb poezis\u00eb son\u00eb popullore. Nd\u00ebrkoh\u00eb me aft\u00ebsin\u00eb prej dijetar\u00ebsh Palaj e Kurti, gjat\u00eb studimit t\u00eb gjuh\u00ebs, sqaruan se emri Halil, do t\u00eb thot\u00eb \u201ci bukur\u201d, nd\u00ebrsa Gjergj Elez Alia, sipas mbiemrit do t\u00eb thot\u00eb, \u201ci lart\u00eb, fisnik\u201d, nd\u00ebrsa me fuqin\u00eb e trim\u00ebrin\u00eb legjendare dhe me arm\u00ebt e kreshnik\u00ebve, ata p\u00ebrcaktuan koh\u00ebn e krijimit e cila p\u00ebrkon me kalimin nga ilirishtja te shqipja para dyndjeve sllave, me ndikime t\u00eb her\u00ebshme osmane dhe tradit\u00ebn kulturore shqiptare. Pra, sipas tyre, n\u00eb epik\u00ebn heroike vendin qendror e z\u00ebn\u00eb rapsodit\u00eb kushtuar kreshnik\u00ebve si Muji, Halili e Gjergj Elez Alia, ku zakonisht zhvillohen b\u00ebmat me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre, \u201ckral\u00eb\u201d e \u201cbajloz\u00eb.\u201d<br \/>\nMe Visaret e Kombit At Bernardin e At Donat Kurti, mund\u00ebn t\u00eb plot\u00ebsonin nj\u00eb nga pjes\u00ebt e pashkruara e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb qenies e kultur\u00ebs s\u00eb kombit shqiptar, qysh nga thell\u00ebsit\u00eb e errta t\u00eb mesjet\u00ebs. Pra, p\u00ebr t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari, gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit shqiptar, regjimi komunist i burgosi t\u00eb dy k\u00ebta dijetar\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs albanologjike, me akuza t\u00eb bazuara mbi nj\u00eb varg t\u00eb pav\u00ebrtetash. Prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb pa kultur\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u shfaq\u00ebn me turfullim\u00eb pas luft\u00ebs civile, e akuzuan \u201carmik i popullit\u201c, poetin atdhetar Bernardin Palaj me sh\u00ebrbesa fetare pran\u00eb besimtar\u00ebve n\u00eb vise t\u00eb thella malore. Nd\u00ebrkoh\u00eb dijetarin albanolog, Donat Kurtin, i huaj ndaj \u00e7do politike, e akuzuan si \u201cthemelues\u201d i nj\u00eb partie t\u00eb paqen\u00eb me emrin \u201cPartia Demokristiane\u201d. K\u00ebto i shoq\u00ebruan me sajime, si\u00e7 qen\u00eb gjetja e arm\u00ebve n\u00eb kish\u00eb, vep\u00ebr tinzare e sigurimit t\u00eb shtetit, apo shpifja si bashk\u00ebpuntor\u00eb t\u00eb revist\u00ebs \u201cHyllit t\u00eb Drit\u00ebs\u201d n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtimit italian. Para trupit gjykues ata qendruan si burra mal\u00ebsije. Doktor Donat Kurti midis t\u00eb tjerash u tha: \u201cNuk kam punue p\u00ebr fashizmin\u2026Prej jush nuk pres kurrnji t\u00eb mir\u00eb, edhe pse deri m\u00eb sot nuk i kam ba kurrkujt keq. Mue nuk m\u00eb ban p\u00ebrshtypje as vdekja, as burgu, por m\u00eb vjen keq se m\u00eb mbeti puna p\u00ebrgjys\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn time, t\u00eb gjith\u00eb talentin tim e kam shkri vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbye popullit shqiptar, pa marr\u00eb parasysh\u00eb sakrificat e privacionet.\u201d<br \/>\nPor shkaku i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr burgosjen e dy atdhetar\u00ebve, lexohet qart\u00eb n\u00eb hyrjen e vepr\u00ebs Kang\u00eb Krreshnik\u00ebsh dhe Legjenda:\u201dKang\u00ebt e vjetra, q\u00eb njifen prej malcorve, n\u00ebn emnin\u201ckang\u00eb kreshnik\u00ebsh, kang\u00eb t\u00eb mo\u00e7me, kang\u00eb lahute, jan\u00eb visari ma i \u00e7mushmi i gjuh\u00ebs, shprehja ma e gjalla, e shum ndiesive bujare e p\u00ebrfytyrimit typik i fizionomis\u00eb s\u00eb kombit t\u2019on\u00eb.<br \/>\nMbas nji shqyrtimi t\u00eb kujdes\u00ebsh\u00ebm vehet re, se nd\u00ebr kto kang\u00eb mshehet ndjesija p\u00ebr pamvarsi, pse gjithkund del n\u00eb shesh lufta e blokut t\u00eb fisevet shqiptare Mal i zi-Shqipni kundra Slavit, q\u00eb tue kap\u00ebrcyem Danubin, msyn q\u00ebndr\u00ebn e ktyne fiseve: Jutbin\u00ebn.\u201d Ky shkrim i botuar m\u00eb 1937, binte ndesh rreptas me politik\u00ebn atdhemohuese t\u00eb \u201cbashkim-v\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d t\u00eb vitit 1945.<br \/>\n\u2014\u2014-<br \/>\nJapim shkurt dy margaritar\u00eb, marr\u00eb nga libri Visaret e Kombit: \u201cGjergj Alez Alia\u201d e \u201dMartesa e Halilit\u201d, t\u00eb mbledhura prej tyre nd\u00ebr lahutar\u00ebt legjendar\u00eb, si blet\u00ebt lule m\u00eb lule, nga nj\u00eb mal n\u00eb tjetrin, vat\u00ebr m\u00eb vat\u00ebr e stan m\u00eb stan.<\/p>\n<p>GJERGJ ALEZ ALIJA *)<\/p>\n<p>Trim mbi trima ay Gjergj Alez Alija!<br \/>\nQe nand\u2019 vjet, nand\u2019 varra n\u00eb shtat m\u2019i ka:<br \/>\nVe\u00e7 nji mot\u00ebr, nat\u00eb e dit\u00eb te kryet;<br \/>\nI a lan varrat me ujt e gurr\u00ebs nand-vje\u00e7e;<br \/>\nIa lan varrat me ata lott e syve;<br \/>\nIa ter\u00eb gjakun me ata flok\u00ebt e ballit;<br \/>\nShtatin vllaut i a shtr\u00ebngon m\u2019ruba t\u00eb nan\u00ebs,<br \/>\nN\u2019petka t\u2019bab\u00ebs trupin i a hijeshon,<br \/>\nArm\u00ebt e brezit i a rendon mbi krye.<br \/>\n\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014-<br \/>\nA dal\u00eb zani e paska marrun dhen,<br \/>\nSe \u2018i baloz i zi a dal\u00eb prej detit.<br \/>\nTrim i prap\u00ebt e belagji qi ish\u2019 kan\u00eb,<br \/>\nI a ki\u2019 qitun dheut nji rreng t\u00eb rand\u00eb:<br \/>\n-Tim p\u00ebr tim kah nji dash t\u00eb pjekun!<br \/>\n-Tim p\u00ebr tim kah nji vash\u00eb me i a djergun!<br \/>\n-Dit\u00eb me dit\u00eb kah nji kreshnik me premun!<br \/>\n-Jav\u00eb p\u00ebr jav\u00eb kah njih krahin\u00eb me djegun!<br \/>\nEdhe Gjergji rendi te i ka ardh\u00eb,<br \/>\nMe lot faqet trimit m\u2019i u kan\u00eb mbush\u00eb.<br \/>\nErzi i shpis qysh lshohet n\u2019dor\u00eb t\u2019bajlozit?!<br \/>\n\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<br \/>\nBraf, n\u00eb kamb\u00eb por djali konka \u00e7ue:<br \/>\nT\u2019e marrsh gjogun, mot\u00ebr, t\u00eb mejdanit,<br \/>\nFill n\u2019gjytet me te, mot\u00ebr, t\u00eb m\u2019bijsh,<br \/>\nHypi atit, bjeri n\u2019der\u00eb nallban-jaranit. **)<br \/>\nE n\u00eb sheher \u00e7ika konka ra.<br \/>\n\u2014\u2014\u2014\u2014\u2013..<br \/>\nA shkue motra te nallaban-jarani<br \/>\n\u201cFal\u00eb me shndet, thot\u00eb, Gjergji t\u00eb ka \u00e7ue:<br \/>\nKam orokun e mejdanit,<br \/>\nSa ma mir\u00eb ket gjok ti me m\u2019a mbath\u00eb!<br \/>\nThan\u00eb m\u2019ka p\u00ebr patkoj prej tumakut; ***)<br \/>\nMe m\u2019i a shti thumbat prej \u00e7elikut;<br \/>\nSe do t\u2019dal m\u2019u pre me baloz t\u2019detit!\u201d<br \/>\nSi per vedi gjogun e ka mbath\u00eb<br \/>\nEdhe n\u2019pramje \u00e7ika a dredh\u00eb n\u00eb shpi;<br \/>\nKa gjet\u00eb vllan tu\u2019 e prit\u00eb n\u00ebn hije t\u2019blinit.<br \/>\n\u00c7a kish ba ay trimi Gjergj Alia?<br \/>\nFal\u00eb me shndet balozit m\u2019i ka \u00e7ue:<br \/>\n\u201cMe dal\u00eb heret n\u2019at fush\u00ebn e mejdanit<br \/>\n\u00c7ik\u2019 p\u00ebr ty, baloz, nu\u2019 m\u2019ka qillue;<br \/>\nDesht e vathit p\u00ebr ty nu\u2019 m\u2019jan\u00eb maj\u00eb;<br \/>\nSall nji mot\u00ebr, nu\u2019 po muj me lshue,<br \/>\nVarr\u00ebt e shtatit s\u2019a kush qi m\u2019i lidh\u00eb!\u201d<br \/>\nSa ka nisun drita me zbardh\u00eb majet,<br \/>\nN\u2019fush\u00eb t\u00eb mejdanit trimat konkan dal\u00eb;<br \/>\nKeq me fjal\u00eb trimat shoshojn\u00eb po rrekin:<br \/>\n\u201cP\u2019a prej vorrit, Gjergj, ti konke \u00e7ue\u2026?<br \/>\nPse me m\u2019qit\u00eb, bre burr\u00eb, n\u2019ket fush\u00eb t\u2019mejdanit?\u201d<br \/>\nSa mir\u00eb trimi i ka p\u00ebrgjegj\u00eb balozit:<br \/>\n\u201cT\u00eb lum\u00ebt goja, baloz, mir\u00eb po thue!<br \/>\nPak pa mrrijt\u00eb baloz, ti m\u2019ke dredhue:<br \/>\nM\u2019ke lyp\u00eb motr\u00ebn para se mejdanin;<br \/>\nM\u2019ke lyp\u00eb berret para se \u00e7obanin;<br \/>\nE jam dredh\u00eb n\u2019ket log p\u00ebr me t\u2019kallxue,<br \/>\nSe ne t\u2019par\u00ebt nji kanu na kan lan\u00eb:<br \/>\nArm\u00ebt me dhan\u00eb p\u00ebrpara e mandej gjan!<br \/>\nKurr balozit motr\u00ebn mos m\u2019i a dhan\u00eb,<br \/>\nP\u00ebr pa u pre n\u2019at fush\u00ebn e mejdanit!<br \/>\nPor shtr\u00ebngou, baloz, se t\u2019ka ardh\u00eb dita,<br \/>\nSe ktu i thon\u00eb-o Gjergj Alez Ali!\u201d<br \/>\nE i kan ba dy gjogat tim me tim,<br \/>\nE n\u2019topuz balozi e ka shinue;<br \/>\nN\u2019dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra;<br \/>\nP\u00ebrmbi kryet topuzi i ka fjurue;<br \/>\nDymb\u00ebdhet\u00eb pash m\u2019ledin\u00eb u ngul topuzi;<br \/>\nDymb\u00ebdhet\u00eb pash p\u00ebrpjet\u00eb si re, u \u00e7ue pjuhni.<br \/>\nAt-her\u00eb Gjergjit rendi te \u2018i ka ardh\u00eb.<br \/>\nSa mir\u00eb trimi n\u2019topuz qi ka dredh\u00eb!<br \/>\nLik p\u00ebrmjet\u2019 balozit te i ka ra;<br \/>\n-A trand\u00eb fusha kur a rrxue balozi!-<br \/>\nMe \u2018i her\u00eb trimi shpat\u00ebn m\u2019a ka nxjerrun,<br \/>\nKryet me neje trupit i a ka damun,<br \/>\nZhag p\u00ebr kambet trupin e ka ngrehun;<br \/>\nMe gjith at m\u2019nji bunar e ka mbytun;<br \/>\nT\u00eb tan\u00eb lum\u00ebn gjaku e ka t\u00ebrzue:<br \/>\nP\u00ebr tri vjet krejt vendin e ka qelbun.<br \/>\nQat-her\u00eb trimi a nis\u00eb me dredh\u00eb tu shpija<br \/>\nEdhe shok\u00ebt t\u00eb gjith m\u2019i ka bashkue:<br \/>\n\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<br \/>\n*Emri n\u00eb librin e botuar m\u00eb 1937<br \/>\n\u00ebsht\u00eb: Gjergj Alez Alia.<br \/>\n**Kumbar.<br \/>\n***Hekur i fort\u00eb.<\/p>\n<p>MARTESA E HALILIT<\/p>\n<p>Lum p\u00ebr ty, o i lumi Zot!<br \/>\nFort po shndrit njaj diell e pak po xe\u2019!<br \/>\n\u00c7\u2019p\u2019 e merr frima rrapin e Jutbin\u00ebs!<br \/>\nBor\u00eb e madhe, qi ka ra,<br \/>\nRandojn\u00eb ahat p\u00ebr me u thye;<br \/>\nKi\u2019n \u00e7etinat vet\u00ebm kreshtat:<br \/>\nUshtojn\u00eb lugjet prej ortiqesh,<br \/>\nPrej ortiqesh, kah po bijn\u00eb nd\u00ebr gropa.<br \/>\nJan\u00eb ra vashat me gja n\u2019lum\u00eb,<br \/>\nKan gjet\u00eb lum\u00ebn tan\u00eb ngri akull;<br \/>\nKan nis\u00eb vashat me lyp\u00eb krojet,<br \/>\nKan gjet\u00eb krojet tan\u00eb ngri hej,<br \/>\n\u00c7a kan qitun e kan than\u00eb?<br \/>\n\u201eKur t\u2019baj\u00eb Zoti me e lirue,<br \/>\n\u201eGjaja e gjall\u00eb, druem, ka mbarue!<br \/>\n\u201ePo o Zot, \u00e7\u2019jan\u00eb njata shtegtar\u00eb,<br \/>\n\u201eVesh\u00eb e mbath\u00eb porsi zotnij?<br \/>\n\u201eMos jan\u00eb nis trimat me \u00e7etue?<br \/>\n\u201eQi ata qafat kurr s\u2019und i kalojn\u00eb!\u201c<br \/>\nKa qit Jera edhe u ka thane:<br \/>\n-O nuk jan\u00eb, jo krushq darsmor\u00eb,<br \/>\n-Se ata paresh rane n\u2019lum\u00eb;<br \/>\n-Ka dal\u00eb Muji me kreshnik\u00eb:<br \/>\n-A thue ndeshet m\u2019ndo\u2019 i gja malit!-<br \/>\nT\u2019kjofshim fal\u00eb, o i Madhi Zot,<br \/>\nSa shpejt diellin m\u2019a xu reja!<br \/>\nShpejt m\u2019a endi\u2019 i p\u00eblhur\u00eb t\u2019gjan\u00eb e t\u2019gjat\u00eb!<br \/>\nE i ka veshun majet rreth e rrokull,<br \/>\nQi kur jan\u00eb kap\u00eb trimat tu lumi,<br \/>\nKaq p\u00ebrzi i ka frima pjalm e re,<br \/>\nAskurrnja shoshojn\u00eb trimat s\u2019p\u2019e njofin.<br \/>\nI\u2019n ngri trimat me sharrue;<br \/>\nPor n\u2019breg t\u2019lumit- kulla e Mujit.<br \/>\nT\u2019tan\u00eb p\u00ebr dark\u00eb Muji i ka ndal\u00eb.<br \/>\nKqyr shka bani Gjeto Basho Muji!<br \/>\nE ka vu nji barr\u00eb dru t\u2019vog\u00ebl n\u2019zjarm,<br \/>\nTreqind vet\u00eb p\u2019r\u2019i her\u00eb m\u2019u xe.<br \/>\nAt-her\u00eb trimi u ka avit\u00eb bucelat,<br \/>\nAt-her\u00eb trimi u ka avit\u00eb fu\u00e7ijat;<br \/>\n-In bucelat plot raki,<br \/>\nIn fu\u00e7ijat plot me ven\u00eb.-<br \/>\nSa shpejt frima burrave u ka ardh\u00eb!<br \/>\nSa shpejt gjaku trimave po u xehet!<br \/>\nKan marr\u00eb llafin e po llafiten;<br \/>\nKan marr\u00eb gazin e po gazmojn\u00eb;<br \/>\nKan nis\u00eb trimat Mujin p\u2019e p\u00ebvetin:<br \/>\n\u201e N\u2019vot\u00ebr t\u2019ande kem qillue,<br \/>\n\u201eMos na ki rand\u00eb p\u00ebr nji fjal\u00eb!<br \/>\n\u201ePash nji Zot, Muj\u00eb, qi t\u2019ka dhan\u00eb<br \/>\n\u201eQysh Halilin s\u2019e martove?<br \/>\n\u2014\u2014<br \/>\nN\u00eb nderim t\u00eb k\u00ebtyre bij\u00ebve t\u00eb kombi shqiptar, shkruesi i k\u00ebtyre rradheve, q\u00eb deshmojn\u00eb shum\u00eb pak, p\u00ebr veprimtarin e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atdheut, u ka kushtuar rreth vitit 1987 k\u00ebto vargje<br \/>\nVISARET E KOMBIT<br \/>\nmartir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare<\/p>\n<p>Nj\u00eb shk\u00ebmb,<br \/>\nnj\u00eb kish\u00eb, nj\u00eb kryq,<br \/>\nnj\u00eb port\u00eb me hark,<br \/>\nkube, altar i thjesht\u00eb e shenjt\u00ebri!<br \/>\nTeposht\u00eb, ai Fan i lasht\u00eb nd\u00ebr val\u00eb,<br \/>\nprej Ilirie rrjedh, murmuron.<br \/>\nAi lum\u00eb d\u00ebshmish me gjak e dhimbje!<br \/>\nNga shk\u00ebmbi vjen kumbim kambane,<br \/>\njehon n\u00eb brigje e kulla varg,<br \/>\nkjo thirrje bese e shpirtit t\u00ebnd!<br \/>\nAt Bernardin, At Bernardin,<br \/>\nngroh n\u00eb faltore besimtar\u00eb,<br \/>\nmeshon p\u00ebrunjsh\u00ebm<br \/>\np\u00ebr t\u2019lumin Zot e p\u00ebr Krishtlindje,<br \/>\np\u00ebr shenjt\u00ebrit\u00eb me ruzare,<br \/>\np\u00ebr Atme e bes\u00eb!<br \/>\nKungon me frym\u00eb lirie<br \/>\nferishte, engj\u00ebj! *<br \/>\nKuror\u00ebzon \u00e7ifte,<br \/>\ne p\u00ebr t\u00eb thinjur<br \/>\nnj\u00eb pleq\u00ebri t\u00eb bardh\u00eb uron!<br \/>\nAt Bernardin, At Bernardin<br \/>\ntok me At Donatin,<br \/>\nn\u00eb qel\u00eb poet\u00ebsh, dijetar\u00ebsh,<br \/>\nende gjallon ai kandil<br \/>\ndhe pena e art\u00eb,<br \/>\nn\u00eb ato visare<br \/>\nna fton e shndrin!<br \/>\nBernardin, Bernardin,<br \/>\ntok me Donatin!<br \/>\nAf\u00ebr sharkis\u00eb e lahutarit,<br \/>\npran\u00eb \u00e7iftelis\u00eb<br \/>\ne rreth valltar\u00ebve,<br \/>\nme shtojzovalle e me fat\u00ed.<br \/>\nD\u00ebgjoni larg, sokola mali,<br \/>\nlart n\u00eb shkrepa,<br \/>\nnd\u00ebr prozhme e kroje,<br \/>\npiskamat hej e ho!<br \/>\n\u201cJan\u00eb ra vashat me gja n\u2019lum\u00eb,<br \/>\nkan\u00eb gjet\u00eb lum\u00ebn tan\u00eb ngri n\u2019akull!\u2026<br \/>\nNand\u2019 varra Gjergji n\u2019 shtat m\u2019i ka<br \/>\nshkapet bajlozin e sok\u00ebllin\u2026\u201d<br \/>\nAt Bernadin e At Donat!<br \/>\nKu, vall\u00eb, prehet kurmi juaj?<br \/>\nVrastar\u00ebt jua prish\u00ebn shtatin,<br \/>\nshpirtin e bukur, jo kurr\u00eb, askund!<br \/>\nKur djajt\u00eb digjen n\u00eb sk\u00ebterr\u00eb,<br \/>\nshpirti juaj lumnon n\u00eb Paradis!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica N\u00eb librin \u201cHistoria e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptare-1983\u201d, emrat e ndritur e dijetar\u00ebve poet\u00eb, At Bernardin Palaj e At Donat Kurti, t\u00eb njohur qysh n\u00eb vitet nj\u00ebzet\u00eb p\u00ebr veprat n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit, nuk p\u00ebrmenden askund. N\u00eb organet e shtypit, si Bashkimi, Drita, revistat N\u00ebntori e Ylli, botoheshin lavde p\u00ebr njer\u00ebz pa vler\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62257,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62254"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62254"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62254\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}