{"id":62230,"date":"2023-10-28T17:29:07","date_gmt":"2023-10-28T17:29:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62230"},"modified":"2023-10-28T17:29:07","modified_gmt":"2023-10-28T17:29:07","slug":"shqiperia-me-syte-nga-opozita-beteja-ne-sheshe-rruge-dhe-rrugica-luani-do-peballet-me-hienat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/28\/shqiperia-me-syte-nga-opozita-beteja-ne-sheshe-rruge-dhe-rrugica-luani-do-peballet-me-hienat\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria me syt\u00eb nga opozita, beteja n\u00eb sheshe, rrug\u00eb dhe rrugica. Luani do p\u00ebballet me hienat"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Sot diktatura e Edi Ram\u00ebs kontrollon vot\u00ebn n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb i duhet atij, me makinerin\u00eb gjigande t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Me falangat komuniste t\u00eb kuqe t\u00eb patronazhist\u00ebve, me vras\u00ebsit serial\u00eb t\u00eb bandave ai kontrollon dhe dikton vullnetin e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me makinerin\u00eb, me industrin\u00eb gjigande t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb shesin t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs ose vot\u00ebn. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb nj\u00eb synim, zhdukjen e opozit\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto Edi Rama, k\u00ebto vota q\u00eb i grabit, i konsideron plumba p\u00ebr opozit\u00ebn. E nj\u00ebjta gj\u00eb sot ndodh me pron\u00ebn. Njer\u00ebzit nuk e kuptuan dhe PD nuk b\u00ebri detyr\u00ebn e vet. Ligji i investimeve strategjike \u00ebsht\u00eb ligji i konfiskimit t\u00eb pronave n\u00eb t\u00eb gjitha zonat q\u00eb ato mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vler\u00eb turistike, nga kepi i Stillos n\u00eb Velipoj\u00eb, nga \u00c7ajupi n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e Alpeve. Ku t\u00eb doj\u00eb diktatori i konfiskon dhe i p\u00ebrdor p\u00ebr mafian e tij.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk ka Sigurimin e shtetit, por ka nj\u00eb SKAP, ka policin\u00eb sekrete, policin\u00eb e shtetit, q\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb orientuara drejt nj\u00eb armiku t\u00eb brendsh\u00ebm, dhe kjo \u00ebsht\u00eb opozita. Ato punojn\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb n\u00eb misionin kund\u00ebr opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, nj\u00eblloj si dikur Enver Hoxha, q\u00eb b\u00ebnte marr\u00ebveshje me Titon p\u00ebr Kosov\u00ebn, e ka kthyer Tiran\u00ebn n\u00eb nj\u00eb Beograd t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje antikomb\u00ebtare, \u00e7do dit\u00eb komploton, sulmon, b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr projektin e serbomadhis\u00eb s\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i pavarur, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Kosova ec\u00ebn mes v\u00ebshtir\u00ebsive, por shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Edi Rama b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr destabilizimin e saj. Komunizmi krijoi nj\u00eb rezervat t\u00eb tmerrsh\u00ebm njer\u00ebzor, kurse Edi Rama po krijon shkret\u00ebtir\u00ebn njer\u00ebzore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por, Edi Ram\u00ebs i ka ngecur sharra n\u00eb gozhd\u00eb. N\u00ebqoft\u00ebse Enver Hoxha e rr\u00ebzoi me plumba opozit\u00ebn, ky p\u00ebrs\u00ebri, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, nuk ia ka dal\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kjo histori p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne jemi sot k\u00ebtu fillon n\u00eb prillin e vitit 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur n\u00eb tavolin\u00eb, pavar\u00ebsisht nga lumenjt\u00eb e djers\u00ebs q\u00eb populli fisnik opozitar derdhi n\u00eb ato zgjedhje p\u00ebr fitoren e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama, qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengun. Ky i fundit, i kapur me dosjen q\u00eb ia mban varur Edi Rama, shiti zgjedhjet dhe n\u00eb fund d\u00ebrgoi njer\u00ebzit e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb urat\u00ebn e Sali Berish\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje. At\u00eb dit\u00eb, n\u00ebse un\u00eb kisha pranuar at\u00eb marr\u00ebveshje, sot nuk do t\u00eb isha non grata, nuk do t\u00eb kisha dh\u00ebndrrin padrejt\u00ebsisht n\u00eb burg. Por, si mund ta pranoja un\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky pazar me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb ishte thik\u00eb pas shpine n\u00eb zemr\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Ky pazar me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb ishte vdekja e opozit\u00ebs, firmosja p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar kombin.<\/p>\n<p>Pluralizmi \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija im, f\u00ebmija e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb luftuan n\u00eb \u201990 p\u00ebr shembjen e diktatur\u00ebs. Nuk mundet kurr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb kompromis t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar pluralizmin q\u00eb soll\u00ebm n\u00eb vitet \u201990.<\/p>\n<p>Pasi u refuzova kategorikisht njer\u00ebzve t\u00eb Brav\u00ebs k\u00ebt\u00eb propozim, Edi Rama shtiu plumbin e radh\u00ebs ndaj opozit\u00ebs. Ashtu si Enver Hoxha ndaj opozit\u00ebs s\u00eb \u201945, n\u00eb vitin 2021, Edi Rama tentoi t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb politikisht Sali Berish\u00ebn, k\u00ebsaj here me plumbin e lobingut. Kontaktoi McGonigalin me mekanizma manipulativ\u00eb dhe korruptiv\u00eb. Sali Berisha dizenjohet non grata.<\/p>\n<p>Po ndalem k\u00ebtu, pasi sot McGonigal \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdeklaruar fajtor p\u00ebr dosjen shqiptare, ai gjendet pas hekurave dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb \u00ebebin tim gjendet nj\u00eb raport i t\u00eb asht\u00ebquajturave prova q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr non gratan time, q\u00eb mund t\u2019i shkarkoni dhe t\u2019i shikoni, si\u00e7 burojn\u00eb nga Edi Rama, Lulzim Brava dhe mediat e financuara nga Soros.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebshtoi me k\u00ebt\u00eb aksion, Edi Rama shtiu plumbin e radh\u00ebs ndaj opozit\u00ebs, k\u00ebsaj here n\u00eb vitin 2023, ai q\u00eblloi identitetin e saj. Opozit\u00ebs, me vendim gjykate, iu ndalua e drejta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur logon e saj 32-vje\u00e7are n\u00eb flet\u00ebn e votimit, iu ndalua vendosja e emrit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, po n\u00eb flet\u00ebn e votimit, si e si p\u00ebr ta zhdukur identitetin, praktik\u00eb kjo e p\u00ebrdorur nga nazist\u00ebt n\u00eb kapet e p\u00ebrqendrimit. Kur hebrejve t\u00eb burgosur u mohohej e drejta p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb em\u00ebr, atyre u caktohej nj\u00eb num\u00ebr, me q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e identitetit t\u00eb tyre. Sepse, n\u00ebse do t\u00eb shkat\u00ebrrosh nj\u00eb njeri, do t\u00eb shkat\u00ebrrosh nj\u00eb forc\u00eb politike n\u00eb rastin ton\u00eb, zhdukja identitetin, atij ose asaj.<\/p>\n<p>Edi Rama prap\u00eb d\u00ebshtoi, sepse 600 mij\u00eb shqiptar\u00eb votuan opozit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, duke shp\u00ebtuar edhe nj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga diktatura absolute. Iu rikujtoj k\u00ebtu q\u00eb me masat e marra p\u00ebr fars\u00ebn elektorale, Rama kishte llogaritur q\u00eb ne t\u00eb dilnim me nj\u00eb grusht votash, ose t\u00eb mos merrnim pjes\u00eb fare n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Ishte ky d\u00ebshtim i Edi Ram\u00ebs q\u00eb na solli ne n\u00eb dit\u00ebn e sotme. Nga ky agresion, opozita sigurisht q\u00eb pati pasoja, por pas v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb kaloi, ajo menaxhoi dhe nxiti procesin e bashkimit dhe n\u00eb fund, jav\u00ebt e kaluara, t\u00eb bashkuar, ne nis\u00ebm betej\u00ebn pa kthim si opozit\u00eb deri n\u00eb rr\u00ebzimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>E provoi edhe nj\u00ebher\u00eb Edi Rama t\u00eb asgj\u00ebsonte opozit\u00ebn, pra tentoi t\u00eb na em\u00ebronte kryetarin e grupit, tentoi t\u00eb na dezintegronte grupin. T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshtuan. Ne n\u00eb parlament b\u00ebm\u00eb betimin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm pas \u201946: ne nuk dalim nga ai parlament pa rikthimin e pluralizmit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb zotimi yn\u00eb para t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-9179\" src=\"https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/fb0205c9-6b33-4afa-b66c-256132aca24c.jpg\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" srcset=\"https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/fb0205c9-6b33-4afa-b66c-256132aca24c.jpg 1024w, https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/fb0205c9-6b33-4afa-b66c-256132aca24c-300x200.jpg 300w, https:\/\/pdsh.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/fb0205c9-6b33-4afa-b66c-256132aca24c-768x512.jpg 768w\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"683\" \/><\/figure>\n<p>P\u00ebrgjigja q\u00eb mori nga opozita e bashkuar, si\u00e7 e pat\u00eb jav\u00ebn e kaluar, e detyroi Edi Ram\u00ebn t\u00eb ul\u00eb dritat e Kuvendit, t\u00eb anuloj\u00eb seanc\u00ebn. Ai u alarmua shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ne duhet ta sigurojm\u00eb se, n\u00eb rast se jav\u00ebn e kaluar ul dritat e Kuvendit, shpejt do t\u2019i ulim edhe ne dritat e qeveris\u00eb dhe do t\u2019i japim vendin q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj p\u00ebrdori p\u00ebrs\u00ebri bresh\u00ebrin\u00eb e radh\u00ebs, por k\u00ebsaj here me dacibaon e Skapit t\u00eb partis\u00eb. Por k\u00ebtu do t\u00eb ndalem t\u00eb them dy fjal\u00eb, jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, por vet\u00ebm e vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb zhvillimi i dit\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Dosjen ndaj Sali Berish\u00ebs e kam quajtur dacibao. Dacibao \u00ebsht\u00eb flet\u00ebrrufe q\u00eb b\u00ebn sh\u00ebnjestrimin e dikujt me urdh\u00ebr nga lart. U p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn e Revolucionit Kulturor Kinez, periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>T\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, un\u00eb kam qen\u00eb President 5 vite, Kryeminist\u00ebr 8 vite. T\u00eb jesh Kryeminist\u00ebr dhe President n\u00eb 13 vite, instinkti i par\u00eb dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i yti, \u00ebsht\u00eb Kushtetuta dhe ligji, sepse ti jeton nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb m\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe ligjet. Me k\u00ebt\u00eb ndjeshm\u00ebri q\u00eb kisha dhe kam ndaj ligjit, iu garantoj ju se do t\u00eb respektoj \u00e7do hetim q\u00eb do t\u00eb kryejn\u00eb p\u00ebr mua, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, si mund t\u00eb mos i them un\u00eb dacibao, kur n\u00eb 200 faqe nuk paraqitet asnj\u00eb prov\u00eb e vetme, asnj\u00eb fakt q\u00eb, un\u00eb apo Jamarb\u00ebr Malltezi, kemi shkelur qoft\u00eb edhe nj\u00eb ligj. I vetmi ligj i shkelur n\u00eb at\u00eb dacibao rezulton Ligji i Urbanistik\u00ebs i shkelur nga Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb 200 faqe ka vet\u00ebm dyshime t\u00eb bazuara n\u00eb praktika q\u00eb jan\u00eb, t\u00eb gjitha pa p\u00ebrjashtim n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjin dhe k\u00ebt\u00eb e tregon vet\u00eb dosja.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb mos i them dacibao un\u00eb, kur Skap q\u00eb supozohet t\u00eb garantoj\u00eb ligjin, shkel vet\u00eb ligjin m\u00eb suprem, mbi t\u00eb gjitha Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Ata i njohin procedurat, por zbatojn\u00eb urdhrat, dhe me urdhrat e zbatuar vendos\u00ebn t\u00eb m\u00eb heqin larine, pa kaluar s\u00eb pari nga Kuvendi. Un\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ndiqej procedura, shkoj absolutisht n\u00eb \u00e7do moment, kurdo q\u00eb t\u00eb m\u00eb th\u00ebrrasin organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kam k\u00ebrkuar vet\u00eb, n\u00eb vitin 2012, t\u00eb hiqet imuniteti i deputet\u00ebve, por s\u2019mund t\u00eb b\u00ebhem un\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor me SPAK n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb si t\u2019i k\u00ebrkosh nj\u00eb njeriu t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb bindjet e tij fetare. Un\u00eb t\u00eb miat nuk i nd\u00ebrroj.<\/p>\n<p>SPAK-un e votuam p\u00ebr t\u00eb garantuar respektimin e ligjit, jo p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb autoritet mbi ligjin, p\u00ebrndryshe pastaj kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb Republik\u00eb banditeske prokuror\u00ebsh vasal\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ata m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkel Kushtetut\u00ebn me procedur\u00eb kushtetuese, sepse n\u00eb mentalitetin e Edi Ram\u00ebs, Kushtetuta nuk e mbron armikun opozitar, por mbron vet\u00ebm qeveritar\u00ebt dhe deputet\u00ebt e qeveris\u00eb. Ndaj kur p\u00ebr nj\u00eb deputet t\u00eb qeveris\u00eb, bazuar p\u00ebr nj\u00eb dosje t\u00eb ardhur nga Antimafia italiane, p\u00ebr lidhje me klanet e trafikut t\u00eb drog\u00ebs,\u00a0 apo p\u00ebr vjedhje me incenerator\u00ebt etj., n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, Skapi i partis\u00eb k\u00ebrkon autorizimin e Parlamentit p\u00ebr procedimin ndaj tyre.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb rastin e armikut opozitar, Kushtetuta nuk ekziston, p\u00ebr armikun nuk ka kushtetut\u00eb dhe ligje q\u00eb pengojn\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr tij, ndaj dhe Skapi dhe gjykata popullore e partis\u00eb vendos sanksione t\u00eb cilat Kushtetuta nuk i lejon pa marr\u00eb miratimin e Parlamentit.<\/p>\n<p>Iu garantoj ju se, ata q\u00eb nis\u00ebn \u2018procesin e shekullit\u2019, do t\u00eb p\u00ebrballen me gjyqin e shekullit kund\u00ebr tyre. At\u00eb gjyq do t\u00eb ua b\u00ebj n\u00eb rrug\u00ebt dhe sheshet e Shqip\u00ebris\u00eb, nga ai gjyq ata do t\u00eb dalin t\u00eb mundur, si\u00e7 jan\u00eb.<\/p>\n<p>Ata hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces sepse e pan\u00eb q\u00eb ajo puna, grata- non grata, nuk eci, nuk piu uj\u00eb dhe tani menduan se po rreshtojm\u00eb ca prova.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, u desh\u00ebn vet\u00ebm pak dit\u00eb q\u00eb 70% e opinionit publik t\u2019i hedh\u00eb posht\u00eb me p\u00ebr\u00e7mim, si shpifje, si trillime t\u00eb denja vet\u00ebm p\u00ebr Ram\u00ebn dhe \u00e7et\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ky proces \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se plumbi i radh\u00ebs n\u00eb nj\u00eb bresh\u00ebri q\u00eb ka nisur ndaj opozit\u00ebs n\u00eb vitin 2021, kur ne, me q\u00ebndrimet tona, i thyem \u00ebndrr\u00ebn Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar t\u00eb fundit institucion q\u00eb nuk e ka futur n\u00ebn kontroll, dhe nuk do t\u00eb mund ta vendos\u00eb kurr\u00eb, PD dhe opozit\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Proceset politike nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pazakonshme, por ata gjithnj\u00eb i kan\u00eb fituar politikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb patur t\u00eb drejt\u00eb, forcat politike q\u00eb kan\u00eb patur t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst e garantoj Edi Ram\u00ebn se do t\u00eb marr\u00eb turpin me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, k\u00ebt\u00eb gjah q\u00eb b\u00ebn ndaj opozit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Q\u00eb tani ka filluar t\u00eb lakohet, n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb un\u00eb s\u2019i kisha imagjinuar, emri i Sali Berish\u00ebs. Fantazia i \u00e7on njer\u00ebzit deri aty sa t\u00eb mendojn\u00eb se e ka nxitur vet\u00eb Skapin p\u00ebr nj\u00eb martirizim t\u00eb tij. Por, a mund t\u00eb b\u00ebj un\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Jo, un\u00eb nuk e b\u00ebj, por frika e tyre.<\/p>\n<p>Pse u ndala un\u00eb k\u00ebtu, b\u00ebra k\u00ebt\u00eb sqarim. Pasi ky sulm i fundit, kishte vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, p\u00ebrve\u00e7 spektaklit politik dhe zhurm\u00ebs mediatike, q\u00ebllimi i k\u00ebtij procesi ishte t\u00eb vendos\u00eb, t\u00eb tremb\u00eb opozit\u00ebn, aksionin opozitar, t\u2019a topit\u00eb at\u00eb, t\u00eb frenoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr betej\u00ebn pa kthim q\u00eb nis\u00ebm n\u00eb Parlamentin shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet t\u00eb kompleksohet opozita. Ne kishim paracaktuar n\u00eb agjend\u00eb p\u00ebrgjigjet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb merituara ndaj regjimit. Ne vendos\u00ebm para k\u00ebsaj q\u00eb nga Parlamenti niste beteja dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrhapur n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb Tiran\u00eb gjer n\u00eb rr\u00ebzimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo agjend\u00eb e tmerroi Edi Ram\u00ebn, dhe ai besoi se me nj\u00eb dacibao do t\u00eb mund t\u00eb devijoj\u00eb opozit\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht, opozita kurr\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb manipulohet m\u00eb. N\u00ebse Sali Berisha nuk donte t\u00eb sulmohej politikisht do t\u00eb kishte pranuar propozimin e bashk\u00ebqeverisjes 2 vite m\u00eb pare, dhe sot do t\u00eb ishte pal\u00eb me Ram\u00ebn-Brav\u00ebn. Un\u00eb isha i bindur kur b\u00ebra zgjidhjen time, jam i bindur sot n\u00eb fitoren ton\u00eb, jam i bindur sot se demokrat\u00ebt, se opozitar\u00ebt, do t\u00eb triumfojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kaluam v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, sakrificat vuajtjet ve\u00e7 sa i kalitin, i forcojn\u00eb, i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb vendosur njer\u00ebzit, dhe sot pas 2 vitesh jemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vendosur se dy vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka shqiptar q\u00eb nuk p\u00ebrfiton nga rotacioni.<\/p>\n<p>Ndaj strategjia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo: opozita e bashkuar do t\u00eb vazhdoj\u00eb betej\u00ebn pa kthim n\u00eb parlament, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht do nisim dialogun me t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto segmente t\u00eb agresuara, p\u00ebrtej opozit\u00ebs, do t\u2019i bashkojm\u00eb ato n\u00eb l\u00ebvizjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Do shtrijm\u00eb betej\u00ebn q\u00eb nis\u00ebm n\u00eb Parlament, n\u00eb sheshe, rrug\u00eb dhe rrugicat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme pa kthim, pa kompromis.<\/p>\n<p>Ky bashkim do jet\u00eb fronti opozitar, koalicioni i shqiptar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb largojn\u00eb Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga tani, deri n\u00eb vitin 2025, luani do jet\u00eb i zgjuar dhe do p\u00ebrballet me hienat q\u00eb menduan se mund t\u2019ua hedhin shqiptar\u00ebve me nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Luani do ti p\u00ebmbys\u00eb ato.<\/p>\n<p>Keni sakrifica p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, sepse dialogu do jet\u00eb konstant, objeksionet q\u00eb do marrim do jen\u00eb t\u00eb egra, do jen\u00eb t\u00eb shumta, do sprovohemi n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Por, \u00e7far\u00eb alternative kemi?<\/p>\n<p>Problemet e popullit opozitar sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sakrificat q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj kjo \u00ebsht\u00eb rruga e vetme q\u00eb kemi, misioni q\u00eb fati na ka caktuar.<\/p>\n<p>Shum\u00ebkush mund t\u00eb demoralizohet dhe t\u00eb thot\u00eb se njer\u00ebzit e mir\u00eb, njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm, kan\u00eb ikur n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>Nuk ka mashtrim m\u00eb t\u00eb madh. Qeliza jet\u00ebsore shqiptare, me ADN-n\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb gjendet n\u00eb Shqip\u00ebri, gjendet n\u00eb emigracion, gjendet n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb do bashkohemi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e heshtur, pjesa m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve sot jan\u00eb kund\u00ebr regjimit, por q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>E pra, jemi shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e duam Shqip\u00ebrin\u00eb dhe jemi kund\u00ebr regjimit. Jemi shumica.<\/p>\n<p>Por, momentalisht, kjo shumic\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e bashkuar, dhe t\u00eb pabashkuar nuk fitojm\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb naive ose pa eksperienc\u00eb ai q\u00eb e mendon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por, s\u00eb bashku, n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb diversiteti, ku l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb diferencat tona, bashkohemi n\u00eb misionin p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, jo vet\u00ebm rr\u00ebzojm\u00eb Edi Ram\u00ebn, por kemi fuqin\u00eb transformative p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u2019i b\u00ebjm\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb rrojn\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shnd\u00ebrrojm\u00eb mjerimin e tyre n\u00eb shpres\u00ebn e t\u00eb ardhmes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb. E provuam me partin\u00eb ton\u00eb, se ata q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe, ata q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr nesh, kan\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb shembull do nisim konfigurimin e Frontit Opozitar p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E ashtuquajtura Aleanc\u00eb e qelb\u00ebsirave, me n\u00eb krye kreun e saj, u krijua p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo aleanc\u00eb qeverisi p\u00ebr 10 vite Shqip\u00ebrin\u00eb, prandaj jemi katandisur k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Imagjinoni p\u00ebr nj\u00eb moment nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb e duan Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb idealist\u00ebsve, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb realizoj\u00eb kjo l\u00ebvizje unike p\u00ebr shum\u00eb pak koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur deri k\u00ebtu, ne duhet t\u00eb tregohemi s\u00eb pari t\u00eb denj\u00eb, t\u00eb konsolidojm\u00eb bashkimin e PD, gj\u00eb q\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ka ndodhur.<\/p>\n<p>T\u00eb japim prova se e kemi me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebtu t\u00eb hapim portat p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur n\u00eb familjen ton\u00eb frontin opozitar m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ka par\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kjo aleanc\u00eb do tregoj\u00eb m\u00eb n\u00eb fund se tranzicioni iku nga Shqip\u00ebria, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund lam\u00eb pas mentalitetin komunist dhe p\u00ebrqafuam mentalitetin europian, ku n\u00eb diversitet ne bashkohemi p\u00ebr interesin komb\u00ebtar, q\u00eb reagojm\u00eb ndaj padrejt\u00ebsive, q\u00eb i dalim zot kombit.<\/p>\n<p>Kjo do ndodh\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e pashmangshme.<\/p>\n<p>Edi Rama e ka kuptuar k\u00ebt\u00eb, prandaj edhe arrin n\u00eb akte t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb vrull, k\u00ebt\u00eb hov, k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb.<\/p>\n<p>Tentoi t\u00eb m\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb politikisht me McGonigal, p\u00ebr t\u00eb parandaluar k\u00ebt\u00eb, d\u00ebshtoi brutalisht, se fati i favorizon idealist\u00ebt.<\/p>\n<p>E pat\u00eb se, si \u00e7do denoncim, i doli i v\u00ebrtet\u00eb kur arrestuan McGonigal. Tani po tenton burgosjen dhe q\u00ebndrime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb i kujtoj k\u00ebtu se gjyqi i shekullit e pret para Sali Berish\u00ebs dhe demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb ezauroj\u00eb k\u00ebto mjete, ai dhe \u00e7do njeri, duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb mos harroj\u00eb se idealet as nuk shpallen non-grata, as nuk burgosen, as nuk vriten.<\/p>\n<p>Prandaj aleanca e idealeve e k\u00ebtij fronti opozitar, do shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Miq, edhe nj\u00ebher\u00eb, u b\u00ebj thirrje, mos u shp\u00ebrqendroni nga dacibao e Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i p\u00ebrlotur, kombi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrlotur, se ka humbur 35 p\u00ebrqind t\u00eb bijve t\u00eb saj n\u00eb 10 vite. Sot jemi komb i p\u00ebrlotur se pluralizmi \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar. Jemi kombi i p\u00ebrlotur se t\u00eb rinjt\u00eb k\u00ebtu nuk kan\u00eb t\u00eb ardhur. Jemi komb i p\u00ebrlotur se jemi grabitur gjer n\u00eb palc\u00eb 10 vitet e fundit. Jemi komb i p\u00ebrlotur sepse qeveria jon\u00eb ka tradhtuar shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ku do gjej\u00eb zgjidhje ky komb i vuajtur? Te qeveria? Jo, ajo e solli n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Te drejt\u00ebsia? Jo, ajo \u00ebsht\u00eb veg\u00ebl n\u00eb duart e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ai e pret vet\u00ebm nga misioni i misionar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, misioni i demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Shpresa e vetme q\u00eb u ka mbetur shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb opozita.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ne jemi ata q\u00eb sot po luftojm\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Kjo e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kushtrim rr\u00ebqeth\u00ebs p\u00ebr cilindo nga ne.<\/p>\n<p>Se vet\u00ebm ne jemi zgjidhja p\u00ebr ato n\u00ebna t\u00eb p\u00ebrlotura q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt e tyr\u00eb n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>Sepse ne jemi shpresa p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb i ka topitur realiteti ku jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ne jemi shpresa p\u00ebr ata prind\u00ebr zem\u00ebrthyer q\u00eb nuk u dalin parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur muajin.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ne jemi shpresa p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar pluralizmin politik.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pse ne jemi shpresa e fundit e shqiptar\u00ebve, luftohemi eg\u00ebrsisht.<\/p>\n<p>Prandaj na vidhet logoja e partis\u00eb, prandaj na bllokojn\u00eb n\u00eb parlament, prandaj l\u00ebshohen flet\u00ebrrufe p\u00ebr kryetarin e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Po a mund t\u00eb na demoralizojn\u00eb ne k\u00ebto sulme t\u00eb ul\u00ebta? Jo, kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Mos harroni, jemi shpresa e fundit e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj p\u00ebrgjigjia jon\u00eb do jet\u00eb 10-fishim n\u00eb Kuvend, 10-fishim i veprimit ton\u00eb me qytetar\u00ebt, 10-fishim i dialogut ton\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb sheshe, 10-fishimin e masivitetit t\u00eb protestave tona, 10-fishim n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, 10-fishim n\u00eb p\u00ebrgjigjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse, ne vet\u00ebm k\u00ebshtu nxjerrim shqiptar\u00ebt nga d\u00ebshp\u00ebrimi, vet\u00ebm k\u00ebshtu kjo qeveri antishqiptare dhe kriminale do p\u00ebrmbyset.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu e shp\u00ebtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo diktatur\u00eb e re.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>*Fjala e mbajtur n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb PD<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA Sot diktatura e Edi Ram\u00ebs kontrollon vot\u00ebn n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb i duhet atij, me makinerin\u00eb gjigande t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Me falangat komuniste t\u00eb kuqe t\u00eb patronazhist\u00ebve, me vras\u00ebsit serial\u00eb t\u00eb bandave ai kontrollon dhe dikton vullnetin e shqiptar\u00ebve. Me makinerin\u00eb, me industrin\u00eb gjigande t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, qindra e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62231,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62230"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62230\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62231"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}