{"id":62194,"date":"2023-10-28T11:29:41","date_gmt":"2023-10-28T11:29:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62194"},"modified":"2023-10-28T11:29:41","modified_gmt":"2023-10-28T11:29:41","slug":"berisha-basha-shiti-zgjedhjet-e-vitit-2021-vajza-e-rames-fiton-tendera-cdo-jave-e-cdo-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/28\/berisha-basha-shiti-zgjedhjet-e-vitit-2021-vajza-e-rames-fiton-tendera-cdo-jave-e-cdo-muaj\/","title":{"rendered":"Berisha: Basha shiti zgjedhjet e vitit 2021! Vajza e Ram\u00ebs fiton tendera \u00e7do jav\u00eb e \u00e7do muaj"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Basha shiti zgjedhjet e vitit 2021! Berisha u shpreh se, vajza e Ram\u00ebs fiton tendera \u00e7do jav\u00eb e \u00e7do muaj.<\/p>\n<p>\u201cPo ju p\u00ebrgjigjem pse parlamenti e nisi betej\u00ebn dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb begraundi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj beteje. Motivi themelor i k\u00ebsaj beteje, ia them \u00e7do shqiptari, \u00ebsht\u00eb liria e tyre, vota e tyre.<\/p>\n<p>Ne kemi ardhur fatk\u00ebqinj, opozit\u00eb fatkeqe, me nj\u00eb regjim n\u00eb t\u00eb cilin Edi Rama grabiste, num\u00ebronte votat dhe nuk lejonte m\u00eb rotacionin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb faktuar.\u00a0Kurse njer\u00ebzit deklaronin se ky i vjedh, po fiton.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta absolute \u00ebsht\u00eb se ai i vjedh, po nuk fiton. Se un\u00eb i faktoj \u00e7do shqiptari se ai nuk i fitoi zgjedhjet e vitit 2021. Se nuk mund t\u00eb pranohet kurr\u00eb fitore zgjedhjesh, n\u00ebse ti ndan n\u00eb rrethe, Durr\u00ebs, Kruj\u00eb, Lezh\u00eb dhe Tiran\u00eb, 130 milion\u00eb euro t\u00eb familjeve t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti n\u00eb muajt mars dhe prill. Nuk po llogaris fare blerjet e n\u00ebndheshme.<\/p>\n<p>Sigurisht, pati nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, duhet ta themi k\u00ebtu. Zgjedhjet e vitit 2021, u shit\u00ebn absolutisht nga Lulzim Basha, dhe Edi Rama e kishte p\u00ebrfunduar marr\u00ebveshjen me Bash\u00ebn q\u00eb ta merrte n\u00eb bash\u00ebqeverisje.<\/p>\n<p>Do m\u00eb lejoni t\u00eb jap 2-3 argumente.<\/p>\n<p>A kishte entuziaz\u00ebm tek qytetar\u00ebt n\u00eb vitin 2021? Ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb, kishte entuziaz\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, qytetar\u00ebt masivisht besonin n\u00eb fitoren e opozit\u00ebs. Qytetar\u00ebt k\u00ebrkonin ndryshimin.\u00a0Por Lulzim Basha e shoi, k\u00ebtij zjarri t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb u hodhi uj\u00eb dit\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Fushatat kan\u00eb trajektoret e tyre, nj\u00eb fushat\u00eb q\u00eb ec\u00ebn dhe papritmas rr\u00ebzohet, ajo ka probleme serioze. \u00c7far\u00eb na ndodhi ne n\u00eb vitin 2021? U la mbyllja e fushat\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment kulmor.<\/p>\n<p>N\u00eb 32 vite, mbyllje ofenduese si ajo nuk ka ndodhur. Nuk ftoi asnj\u00eb njeri, megjithat\u00eb i shkova se nuk doja t\u00eb krijoja lajm n\u00eb media se nuk i doli Sali Berisha.<\/p>\n<p>Shkoj dhe e gjej, se nuk t\u2019i them at\u00eb q\u00eb meriton, n\u00eb nj\u00eb karroceri Tojote, shoh aty dy deputet\u00eb, e shoqja diku matan\u00eb. Nuk kisha par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb till\u00eb. Foli 25 minuta dhe iku.<\/p>\n<p>E mora n\u00eb telefon, i thash\u00eb godite zgjedhjet. Si ka mund\u00ebsi, fjala dakord, po si mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb skenar i till\u00eb? Kush ta b\u00ebri k\u00ebt\u00eb skenar?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kompania kishte th\u00ebn\u00eb se do e b\u00ebjm\u00eb mbylljen e fushat\u00ebs mes Tiran\u00ebs dhe Elbasanit. Si mund t\u00eb b\u00ebhet kjo q\u00eb thoni ju? Meqen\u00ebse un\u00eb e kund\u00ebrshtova k\u00ebt\u00eb, ne kemi sheshet, ne jemi forca kryesore, ne do fitojm\u00eb zgjedhjet. Nd\u00ebrkoh\u00eb ky shkoi n\u00eb sheshin Italia dhe e degradoi krejt mbylljen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama b\u00ebri jo nj\u00eb, por dy mbyllje, nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb 4 or\u00eb, nj\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb 4 or\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspekt. E thash\u00eb mbr\u00ebm\u00eb, e them prap\u00eb edhe sot. N\u00ebse do u jepja p\u00ebrgjigje pozitive k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tij kur m\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb se n\u00eb rast se nuk fitohen zgjedhjet, \u00e7far\u00eb mendon p\u00ebr nj\u00eb koalicion t\u00eb madh. I thash\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vdekje e demokracis\u00eb shqiptare dhe nuk e pranoj kurr\u00eb. Un\u00eb do dal me gjith\u00eb forc\u00ebn time kund\u00ebr k\u00ebsaj. Pra, pse u fillua n\u00eb parlament? U fillua se aty na u mohua \u00e7do e drejt\u00eb themelore e deputetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deputet \u00ebsht\u00eb n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb hartuar ligje, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e atyre q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson. \u00cbsht\u00eb n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb hetuar qeverin\u00eb. Ndaj Kushtetuta ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ngritjen e komisioneve parlamentare. K\u00ebto t\u00eb drejta nuk ekzistonin m\u00eb. D\u00ebrguam 6 komisione.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se t\u00eb 6 synonin kreun e Meduz\u00ebs, Edi Rama. Jo p\u00ebr politik\u00eb, por p\u00ebr interes shoq\u00ebror dhe komb\u00ebtar. T\u00eb 6 u refuzuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese. U d\u00ebrgua komisioni p\u00ebr afer\u00ebn McGonigal, q\u00eb ishte zhvilluar n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit, n\u00eb bashkit\u00eb socialiste, n\u00eb gjob\u00ebv\u00ebnie n\u00eb Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs. Afer\u00eb e cila tronditi Amerik\u00ebn, tronditi Europ\u00ebn dhe q\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb gjykatat amerikane. Ne nuk u lejua q\u00eb ta hetonim.<\/p>\n<p>SKAP-i i partis\u00eb deklaroi se nuk merrem me at\u00eb pun\u00eb, tani thon\u00eb se ka nisur nj\u00eb hetim sa p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb goj\u00ebm. D\u00ebrguam komisionin tjet\u00ebr hetimor parlamentar p\u00ebr konfliktin e interesit. T\u00eb dashur qytetar\u00ebt, ligjet nuk i lejojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt t\u00eb vjedhin. Ata vjedhin duke shkelur m\u00eb s\u00eb pari ligjin e konfliktit t\u00eb interesit. Pra, vjedhin duke favorizuar familjar\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Ju keni d\u00ebgjuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve akuza p\u00ebr Sali Berish\u00ebn sa Dajti, por nuk keni d\u00ebgjuar kurr\u00eb nj\u00eb dokument, nj\u00eb fakt se Argita Berisha, Shk\u00eblzen Berisha kan\u00eb fituar nj\u00eb tender apo kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebnkontraktor\u00eb n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb fituar n\u00eb sektorin publik. Kurr\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb dy kan\u00eb deklaruar pasurin\u00eb dy vite para se ligji t\u2019ua k\u00ebrkonte. Sa u b\u00ebra kryeminist\u00ebr, ua p\u00ebrcktova si kod, se pavar\u00ebsisht se ligji nuk ua k\u00ebrkon, do deklaroni pasurin\u00eb nj\u00eblloj si un\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse kryeministri aktual ka nj\u00eb familje. Edhe ai n\u00eb familje ka nj\u00eb vajz\u00eb. Vajza e kryeministrit aktual, me kompanin\u00eb e saj, I Riu, fiton \u00e7do jav\u00eb, \u00e7do muaj tendera. N\u00eb thyerje t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kushtetuta thot\u00eb se deputetit, i cili merr p\u00ebrfitime nga qeverisja vendore apo qendrore, dor\u00ebzon mandatin.<\/p>\n<p>Kurse vajza e familjes Rama, thuhet as n\u00eb ILDKP nuk b\u00ebn deklarime, kurse ligji e barazon at\u00eb me djalin e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb tutje. \u00c7far\u00eb b\u00ebn Olsi Rama? Olsi Rama, ortak i Amant Josifit. Amant Josifi \u00ebsht\u00eb i akuzuar nga drejt\u00ebsia evropiane si strumbullar i grabitjes s\u00eb 2.4 milion\u00eb eurove me kompanin\u00eb e tij Call-Center.<\/p>\n<p>Amant Josifi ishte k\u00ebtu, kishte urdh\u00ebr-arresti p\u00ebr t\u00eb, e p\u00ebrcoll\u00ebn n\u00eb Dubai dhe parat\u00eb e Dubait po investohen tani n\u00eb Durr\u00ebs nga klani Rama. SKAP-i i partis\u00eb nuk l\u00ebshoi nj\u00eb urdh\u00ebr arresti p\u00ebr Amant Josifin, sikur krimi t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Tanganika dhe jo n\u00eb Call-Centerat e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk e pranon konfliktin e interesit sepse sarajet e tij me 720 metra gjat\u00ebsi, i ka t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ka deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb. E shoqja tha se i nd\u00ebrtoi me parat\u00eb e Kurbanit. Parat\u00eb e Kurbanit nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb tatime. Rama m\u00eb von\u00eb tha se e nd\u00ebrtoi me para emigracioni. Po nga i solle parat\u00eb, t\u00eb zbrit\u00ebn nga qielli? Parat\u00eb l\u00ebvizin me banka, l\u00ebvizin me rregulla, me fatura.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe vjedhje t\u00eb tjera, Edi Rama refuzon komisionet. \u00c7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne n\u00eb parlament? Ne b\u00ebhemi stoli e tij. Kemi depozituar 31 ligje, midis t\u00eb tjerave edhe ligjin p\u00ebr heqjen e parashkrimit p\u00ebr kryeministrat. Pra heqjen e parashkrimit p\u00ebr ish-kryeministrat, p\u00ebr Sali Berish\u00ebn.\u00a0Edhe ai nuk vjen, mbahet n\u00eb sirtarin e Lind\u00ebs. At\u00ebher\u00eb mund t\u00eb pyes un\u00eb, pse jemi n\u00eb parlament?<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt b\u00ebn\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb gjat\u00eb dhe refektuan se kemi dy alternativa, ose t\u00eb ikim, ose t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb aty n\u00eb nj\u00eb qendres\u00eb in-ekstremis derisa t\u00eb kthehen t\u00eb drejtat tona t\u00eb plota. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e filliam n\u00eb parlament, por ju garantoj se protesta ka si begraund absolut q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar, q\u00eb do opozit\u00eb, q\u00eb do rotacionin, q\u00eb beson se pluralizmi politik \u00ebsht\u00eb motor i zhvillimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, duhet t\u00eb angazhohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb. Protesta q\u00eb filloi n\u00eb parlament, po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn forc\u00eb do p\u00ebrhapet n\u00eb Tiran\u00eb dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Basha shiti zgjedhjet e vitit 2021! Berisha u shpreh se, vajza e Ram\u00ebs fiton tendera \u00e7do jav\u00eb e \u00e7do muaj. \u201cPo ju p\u00ebrgjigjem pse parlamenti e nisi betej\u00ebn dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb begraundi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj beteje. Motivi themelor i k\u00ebsaj beteje, ia them \u00e7do shqiptari, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62195,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62194"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62194"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62194\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}