{"id":62114,"date":"2023-10-27T16:16:23","date_gmt":"2023-10-27T16:16:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62114"},"modified":"2023-10-27T16:16:23","modified_gmt":"2023-10-27T16:16:23","slug":"ligji-dhe-maliqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/27\/ligji-dhe-maliqi\/","title":{"rendered":"Ligji dhe &#8220;Maliqi&#8221;&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adriana KALAJA<\/strong><\/p>\n<p>(Pjesa e tret\u00eb).<\/p>\n<p>Pse nuk q\u00ebndrpn edhe akuza tjet\u00ebr e ngritur nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO lidhur me vepr\u00ebn Penale &#8220;Pastrim i produkteve t\u00eb veprave penale&#8221; ndaj mikut <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/abi.malltezi?__cft__%5b0%5d=AZVW0h1aXwoWXZVM6skHDpMf-o3jkVf3EWrhC8EsnwFJNQzibY111vKurpKo1Diw1Ekl16RQtaB943-OFkdW0Qsdx2myLWFlJ4b1moHxs387nxE6ppFmQzhcAvgOkIL4pfl_CKImUGR5CJ-ccKidJtsZ&amp;__tn__=-%5dK-R\">Abi Malltezi<\/a>?<\/p>\n<p>Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kundra Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, me vendimin nr.112. dat\u00eb 20.10.2023, ka caktuar mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d ndaj shtetasit Jamarb\u00ebr Malltezi si i dyshuar p\u00ebr kryerjen edhe t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cPastrimit t\u00eb produketeve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 287\/2 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, \u00e7moj se nga Organi i Akuz\u00ebs, ka probleme shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda proceduriale dhe se ajo nuk \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb dispozit\u00ebn ligjore respektiv pasi, Kodi Penal ka sanksionuar se:<\/p>\n<p>\u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale, n\u00ebp\u00ebrmjet:<\/p>\n<ol>\n<li>a) k\u00ebmbimit ose transferimit t\u00eb pasuris\u00eb, me q\u00ebllim fshehjen ose mbulimin e origjin\u00ebs s\u00eb paligjshme t\u00eb saj, duke ditur se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb produkt i vepr\u00ebs penale ose i veprimtaris\u00eb kriminale;<\/li>\n<li>b) fshehjes ose mbulimit t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pron\u00ebsis\u00eb ose t\u00eb drejtave n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb, duke ditur q\u00eb kjo pasuri \u00ebsht\u00eb produkt i vepr\u00ebs penale ose i veprimtaris\u00eb kriminale;<\/li>\n<li>c) fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, posedimit ose p\u00ebrdorimit t\u00eb pasuris\u00eb, duke e ditur n\u00eb \u00e7astin e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb saj, q\u00eb kjo pasuri \u00ebsht\u00eb produkt i vepr\u00ebs penale ose i veprimtaris\u00eb kriminale;<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00e7) kryerjes s\u00eb veprimeve financiare ose transaksioneve t\u00eb cop\u00ebzuara p\u00ebr shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave;<\/p>\n<ol>\n<li>d) investimit n\u00eb veprimtari ekonomike ose financiare t\u00eb parave a sendeve, duke ditur se jan\u00eb produkte t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale;<\/li>\n<li>dh) k\u00ebshillimit, ndihm\u00ebs, nxitjes ose thirrjes publike p\u00ebr kryerjen e secil\u00ebs prej veprave t\u00eb p\u00ebrcaktuara m\u00eb sip\u00ebr&#8230;&#8230;..\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj akuze, vihet re se edhe ngritja e k\u00ebsaj akuze t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pabazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, vler\u00ebsoj se:<\/p>\n<ol>\n<li>\u00cbsht\u00eb shkelur dispozita 178 e vijues e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale lidhur me kryerjen e aktit t\u00eb ekspertimit kontab\u00ebl<\/li>\n<li>\u00cbsht\u00eb rr\u00ebzuar praktika e konsoliduar n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor q\u00eb aktet e ekspertimit b\u00ebhen nga persona q\u00eb kan\u00eb njohuri t\u00eb posa\u052dme n\u00eb fusha t\u00eb caktuar.<\/li>\n<li>\u00cbsht\u00eb rr\u00ebzuar praktika e unifikuar e unifikuar tashm\u00eb q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ngjashme t\u00eb k\u00ebsaj natyre, meren auditues dhe ekspert\u00eb kontab\u00ebl.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, argumentoj se dispozita ligjore lidhur me k\u00ebt\u00eb q\u00eb sapo parashtruam m\u00eb sip\u00ebr, e parashikojn\u00eb qart\u00eb se n\u00eb raste t\u00eb tilla caktohet nj\u00eb ekspert i fush\u00ebs ose nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh:<\/p>\n<p>\u201c1. Ekspertimi lejohet kur \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm zhvillimi i k\u00ebrkimeve ose marrja e t\u00eb dh\u00ebnave ose e vler\u00ebsimeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb njohuri t\u00eb posa\u00e7me teknike, shkencore ose kulturore.\u201d.<\/p>\n<p>Edhe neni 179 \u201cCaktimi i ekspertit\u201d, p\u00ebr t`i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb karakter t\u00eb sakt\u00eb, real, t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm konkluzioneve teknike (kontab\u00ebl etj.), shkencore ose kulturore, ka sanksionuar se:<\/p>\n<p>\u201c1. Caktimi i ekspertit b\u00ebhet duke e zgjedhur at\u00eb nd\u00ebrmjet personave q\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb librat e caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ose nd\u00ebrmjet atyre q\u00eb kan\u00eb njohuri t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb deg\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse. Kur ekspertimi shpallet i pavlefsh\u00ebm ose duhet t\u00eb b\u00ebhet ekspertim i ri, organi procedues merr masa, kur \u00ebsht\u00eb e mundshme, q\u00eb detyra e re t\u2019i besohet nj\u00eb eksperti tjet\u00ebr.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Vendimi i organit procedues p\u00ebr caktimin e ekspertit i njoftohet t\u00eb pandehurit ose mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrjashtimin e ekspertit, t\u00eb propozoj\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00eb n\u00eb ekspertim, kur \u00ebsht\u00eb e mundur, dhe t\u00eb parashtroj\u00eb pyetje p\u00ebr ekspertin.<\/li>\n<li>Kur k\u00ebrkimet dhe vler\u00ebsimet paraqiten shum\u00eb komplekse ose k\u00ebrkojn\u00eb njohuri t\u00eb ndryshme n\u00eb disa deg\u00eb, organi procedues i ngarkon kryerjen e ekspertimit disa ekspert\u00ebve. N\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, kur ekspertimi nuk mund t\u00eb kryhet nga lista e ekspert\u00ebve t\u00eb regjistruar pran\u00eb gjykat\u00ebs, organi procedues, pasi merr paraprakisht mendimin e pal\u00ebve, cakton ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, vendas ose t\u00eb huaj, jasht\u00eb k\u00ebsaj liste.<\/li>\n<li>Eksperti \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb kryej\u00eb detyr\u00ebn e tij, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur ekziston nj\u00eb nga shkaqet q\u00eb e p\u00ebrjashtojn\u00eb at\u00eb nga qenia ekspert ose kur pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb kompetent ose nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb kryej\u00eb ekspertimin dhe k\u00ebrkesa e tij pranohet nga organi procedues.\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pra dispozita ligjore penale n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk ka ekuivok dhe nuk l\u00eb shteg p\u00ebr interpretime pasi:<\/p>\n<ol>\n<li>P\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrben lista e ekspert\u00ebve q\u00eb administrohet nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb?<\/li>\n<li>Si mundet nj\u00eb gjyqtar apo prokuror t\u00eb auditoj\u00eb Pasqyrat Financiare t\u00eb nj\u00eb subjekti n\u00eb hetim?<\/li>\n<li>Ku jan\u00eb njohurit\u00eb e posa\u00e7me t\u00eb prokurorit\/gjyqtarit t\u00eb llogaris\u00eb dividentin?<\/li>\n<li>Ku jan\u00eb njohurit\u00eb e posa\u00e7me t\u00eb prokurorit\/gjyqtarit t\u00eb llogaris\u00eb fitimin para tatimit?<\/li>\n<li>Ku jan\u00eb njohurit\u00eb e posa\u00e7me t\u00eb prokurorit\/gjyqtarit t\u00eb llogaris\u00eb tatim fitimin dhe parapagimet q\u00ebe lidhen me t\u00eb?<\/li>\n<li>Ku jan\u00eb njohurit\u00eb e posa\u00e7me t\u00eb prokurorit\/gjyqtarit t\u00eb llogaris\u00eb shpenzimet e panjohura?<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb fakt ka shum\u00eb pyetje q\u00eb mund t\u00eb ngrihen lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb objektive t\u00eb auditimit dhe t\u00eb konkluzioneve financiare nga nj\u00eb prokuror, sado i zoti t\u00eb jet\u00eb ai pasi, ligjv\u00ebn\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet akteve ligjore dhe n\u00ebn ligjore dhe sidomos me Ligjin p\u00ebr Organizatat Jo Fitimprur\u00ebse, i ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb profesioneve t\u00eb lira t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb organizohen n\u00eb k\u00ebto shoqata, porse lista elektronike e k\u00ebtyre ekspert\u00ebve, menaxhohet nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb sipas ndryshimev\u00ebe t\u00eb b\u00ebra n\u00eb ligj n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb kjo, nga leximi i vendimit (pasi \u00ebsht\u00eb kopje e vendimit t\u00eb SPAK), nuk meret p\u00ebrgjigje lidhur me faktin se kush e b\u00ebri auditimin dhe kush i b\u00ebri llogaritjet financiare q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se jan\u00eb pastruar nga produkti veprave penale n\u00eb shum\u00ebn 5.4 milion Euro?<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrve\u00e7 se \u00ebsht\u00eb akuz\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe e pabazuar n\u00eb prova, \u00ebsht\u00eb edhe e pabazuar n\u00eb akti ekspertimi t\u00eb kryer nga nj\u00eb profesionist i fush\u00ebs, ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon Kodi i Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Edhe nenet vijues t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale lidhur me aktin e ekspertimit sanksinojn\u00eb jo vet\u00ebm veprimet proceduriale t\u00eb prokurorit por i japin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe aktit t\u00eb ekspertimit n\u00eb zgjidhjen e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon njohuri t\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sipas nenit 182 t\u00eb k\u00ebtij kodi, \u201cDisponimet e organit procedues\u201d, ligjv\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7 me pjes\u00ebn teknike t\u00eb hetimit, ka sanskionuar se:<\/p>\n<p>\u201c1. Organi procedues disponon ekspertimin me vendim t\u00eb motivuar, i cili p\u00ebrmban caktimin e ekspertit, paraqitjen e p\u00ebrmbledhur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, tregimin e dit\u00ebs, t\u00eb or\u00ebs dhe t\u00eb vendit t\u00eb caktuar p\u00ebr paraqitjen e ekspertit.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Organi procedues urdh\u00ebron thirrjen e ekspertit dhe merr masat e nevojshme p\u00ebr paraqitjen e personave q\u00eb i n\u00ebnshtrohen ekspertimit.\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb parashikuar edhe neni 183 pika 1 e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale \u201cCaktimi i detyr\u00ebs\u201d, lidhur me aktin e ekspertimit, ku qartazi evidentohet r\u00ebnd\u00ebsia e tij n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb caktuar:<\/p>\n<p>\u201c1. Organi procedues, pasi sigurohet p\u00ebr identitetin e ekspertit, e pyet n\u00ebse ka shkaqe p\u00ebrjashtimi nga detyra e ekspertit, e paralajm\u00ebron p\u00ebr detyrimet e p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e parashikuara nga ligji penal, i formulon k\u00ebrkesat e ekspertimit dhe e fton t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb: \u201cI vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale dhe juridike p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb marr p\u00ebrsip\u00ebr, do ta kryej at\u00eb me ndershm\u00ebri e drejt\u00ebsi dhe do t\u00eb ruaj sekretin p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet q\u00eb lidhen me ekspertimin\u201d.<\/p>\n<p>Edhe neni 184 i k\u00ebtij Kodi \u201cVeprimet e ekspertit\u201d, ka sanksionuar rolin aktiv t\u00eb ekspertit n\u00eb zgjidhjen e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike kur thot\u00eb se:<\/p>\n<p>\u201c1. P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb ekspertimit, eksperti mund t\u00eb autorizohet nga organi procedues q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb aktet, dokumentet dhe gjith\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb fashikullin e prokurorit ose t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Eksperti mund t\u00eb autorizohet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb pyetjen e pal\u00ebve dhe marrjen e provave.<\/li>\n<li>Kur eksperti k\u00ebrkon t\u00eb dh\u00ebna nga i pandehuri, viktima ose nga persona t\u00eb tjer\u00eb, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllimet e ekspertimit.<\/li>\n<li>Kur p\u00ebr nevojat e ekspertimit \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm shkat\u00ebrrimi ose ndryshimi i thelbit t\u00eb sendit, kur \u00ebsht\u00eb e mundur, ekspert\u00ebt detyrohen t\u00eb ruajn\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tij, si dhe t\u00eb dokumentojn\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrdorur p\u00ebr ekspertim, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni organin procedues dhe pal\u00ebt.\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Gjithashtu, edhe neni 185 i t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale \u201cAkti i ekspertimit\u201d, pasqyron qartazi dhe pa ekuivok se konkluzionet tyeknike i jep vet\u00ebm eksperti i fush\u00ebs q\u00eb ka njohur t\u00eb posa\u00e7me:<\/p>\n<p>\u201c1. Mendimi i ekspertit jepet me shkrim.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Kur ekspert\u00ebt e caktuar jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dhe kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme, secili parashtron me akt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mendimin e tij.<\/li>\n<li>Kur faktet jan\u00eb komplekse dhe eksperti nuk mund t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje menj\u00ebher\u00eb, organi procedues i jep atij nj\u00eb afat jo m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se gjasht\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb. Kur ka nevoj\u00eb p\u00ebr verifikime ve\u00e7an\u00ebrisht komplekse ky afat mund t\u00eb zgjatet edhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr periudha jo m\u00eb t\u00eb gjata se tridhjet\u00eb dit\u00eb, por pa kaluar afatin maksimal prej gjasht\u00eb muajsh.\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb situacionet e nd\u00ebrtimit, shoq\u00ebruar me fatura tatimore t\u00eb shitjes, jan\u00eb deklaruar n\u00eb organet tatimore me librat e blerjes dhe deklarat\u00ebn FDP-s\u00eb mujore, dhe nuk ka patur asnj\u00eb lloj kontestimi.<\/p>\n<p>Edhe shitja e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb ndryshme t\u00eb objekteve n\u00eb themel apo grop\u00eb si\u00e7 quhet r\u00ebndom, \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e unifikuar nga shum\u00eb kompani, t\u00eb cilat kan\u00eb kapital themeltar shum\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm me vler\u00ebn e investimit, por edhe k\u00ebto transaksione jan\u00eb kontrolluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike p\u00ebr detyrimin q\u00eb kan\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb nga Drejtoria e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, e \u00e7moj t\u00eb nevojshme t\u00eb paraqes para Jush edhe praktik\u00ebn e unifikuar pran\u00eb SPAK dhe GJKKO lidhur me Aktin Normativ OFL ose Operacioni Forca e Ligjit, ku n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rastet e ngjashme, \u00ebsht\u00eb proceduar me thirrjen e ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga leximi i vendimit, nuk e d\u00ebshifroj dot se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb cituar nga Gjykata faktin se shoq\u00ebria \u201cHomeplan\u201d sh.p.k \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb \u201cproces likujdimi\u201d (faqe 192), m\u00eb dat\u00eb 04.10.2023, por i kujtoj se sipas statistikave t\u00eb QKB-s\u00eb, m\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebri jan\u00eb n\u00eb likujdim sesa n\u00eb krijim dhe p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i miratuar n\u00eb statut, nuk ka asrye se pse mos t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa referuar Ligjit Nr.8646 dat\u00eb 20.07.2000 \u201cP\u00ebr Ratifikimin e Protokollit t\u00eb An\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb &#8220;Mar\u00ebveshjen e Marakeshit, q\u00eb themeloi Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb\u201d, argumentojm\u00eb se n\u00ebse shikohet ai ligj nuk ka asnj\u00eb lidhje me akuz\u00ebn e ngritur ndaj p\u00ebrsonit n\u00ebn hetim Jamarb\u00ebr Malltezi.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, sa m\u00eb sip\u00ebr shihet qart\u00eb se SPAK dhe GJKKO nuk zgjodh\u00ebn t\u00eb zbatonin ligjin dhe Kushtetut\u00ebn, por urdh\u00ebrat politik\u00eb t\u00eb &#8220;Maliqit&#8221; t\u00eb Surrelit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriana KALAJA (Pjesa e tret\u00eb). Pse nuk q\u00ebndrpn edhe akuza tjet\u00ebr e ngritur nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO lidhur me vepr\u00ebn Penale &#8220;Pastrim i produkteve t\u00eb veprave penale&#8221; ndaj mikut Abi Malltezi? Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kundra Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, me vendimin nr.112. dat\u00eb 20.10.2023, ka caktuar mas\u00ebn e sigurimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48876,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62114"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62114\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}