{"id":61903,"date":"2023-10-26T09:45:51","date_gmt":"2023-10-26T09:45:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=61903"},"modified":"2023-10-26T09:45:51","modified_gmt":"2023-10-26T09:45:51","slug":"musine-kokalari-kthim-ne-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/26\/musine-kokalari-kthim-ne-kohe\/","title":{"rendered":"Musine Kokalari, kthim n\u00eb koh\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica<\/strong><\/p>\n<p>N\u00cb KUJTIM T\u00cb VITEVE<br \/>\n1945 -1946<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-61904\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/musin-252x300.jpg\" alt=\"\" width=\"252\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/musin-252x300.jpg 252w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/musin.jpg 367w\" sizes=\"(max-width: 252px) 100vw, 252px\" \/><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shfletojm\u00eb librat e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb d\u00ebnuar, na dalin parasysh, si mirazh n\u00eb shtegtimin e dhimbsh\u00ebm, poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt e liris\u00eb, Musine Kokalari, e munduar n\u00eb burg\u00a0 e internim, e harruar n\u00eb vetmi deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs; poet\u00ebt atdhetar\u00eb fran\u00e7eskan\u00eb, t\u00eb masakruar mizorisht; poet\u00ebt Namik Mehqemeja e Trifon Xhagjika, Vilson Bloshmi e Genc Leka, t\u00eb pushkatuar pa m\u00ebshir\u00eb, Havzi Nela, i varur barbarisht n\u00eb litar, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr poezit\u00eb\u00a0 kushtuar liris\u00eb\u00a0 e dashuris\u00eb ndaj jet\u00ebs, edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb; poet\u00ebt, shkrimtar\u00e8t e gjuh\u00ebtar\u00ebt Arshi Pipa, Martin Camaj, Isuf Luzaj, Bilal Xhaferri e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb ikur nga p\u00ebrndjekja drejt liris\u00eb, por t\u00eb p\u00ebrmalluar p\u00ebr atdheun deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shtat\u00eb vitet e para, pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, sidomos n\u00eb shkollat e mesme pothuaj gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb lexonin me \u00ebndje librat jo vet\u00ebm t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb huaj,\u00a0 por edhe\u00a0 t\u00eb poet\u00ebve e shkrimtar\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb botuara para e gjat\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb mjediset e ngrohta e t\u00eb pasura t\u00eb librarive private ende t\u00eb pambyllura, shum\u00eb vet\u00eb k\u00ebrkonin librat, \u201cSe\u00e7 m\u00eb thot\u00eb n\u00ebnua plak\u00eb\u201d e \u201cRreth Vatr\u00ebs\u201d t\u00eb shkrimtares Musine Kokalari, \u201cVallja e Yjeve\u201d t\u00eb Lasgush Poradecit, \u201cKapllan Aga i Shaban Shpat\u00ebs\u201d t\u00eb Mitrush Kutelit, \u201cNga Tirana n\u00eb Stokholm\u201d t\u00eb Vedat Kokon\u00ebs, romanet, \u201cAf\u00ebrdita\u201d t\u00eb Sterjo Spasses, \u201cGremina e Dashunis\u00eb\u201c t\u00eb Mustafa Greblleshit etj. Mandej nisi dhuna, grabitja e librarive, mbartja me kamion\u00eb, shfarosja e shkat\u00ebrrimi i librave t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Nj\u00eb rrym\u00eb shkretane me kund\u00ebrvlera letrare, me emrin\u00a0realiz\u00ebm socialist\u00a0u shfaq, edhe n\u00eb vendin ton\u00eb, me arm\u00eb e mburrje,\u00a0 me hymne e lavde p\u00ebr diktaur\u00ebn, edhe kjo e shqyrtuar imt\u00eb nga lart. Let\u00ebrsia e bukur e Rilind\u00ebsve, e zhvilluar m\u00eb tej nga pasardh\u00ebsit e tyre, u nd\u00ebrpre, heshti trishtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Ardhja e shkrimtares n\u00eb jet\u00eb e n\u00eb atdhe<\/strong><\/p>\n<p>Musine Kokalari, lindur n\u00eb 10 shkurt 1917 n\u00eb Adana t\u00eb Turqis\u00eb, kthehet m\u00eb 1921 n\u00eb atdhe, n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes. Aty mori m\u00ebsimet e para n\u00eb shqip. N\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, familja shp\u00ebrngulet neTiran\u00eb, ku m\u00eb 1937, ajo mbaroi shkoll\u00ebn normale \u201c<em>N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb<\/em>\u201d. Pas nj\u00eb viti vijoi studimet n\u00eb Universitetin e Arteve t\u00eb Bukura n\u00eb Rom\u00eb,\u00a0<em>La Sapienza<\/em>. Gjat\u00eb viteve universitare Musineja, krahas studimeve, jetoi \u00e7aste t\u00eb lumtura, duke u marr\u00eb, me krijime letrare me tema familjare, n\u00eb shqip e italisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb pati let\u00ebrk\u00ebmbim t\u00eb pasur me shkrimtar\u00ebt e shquar, Lumo Sk\u00ebndo (Mit\u2019hat Frash\u00ebri) e Alberto Moravia, t\u00eb cil\u00ebt i vler\u00ebsonin krijimet e saj n\u00eb let\u00ebrsi. Ende studente n\u00eb Rom\u00eb, p\u00ebrgatiti librin e par\u00eb me skica e tregime, \u201c<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/w\/index.php?title=Se%C3%A7_m%C3%AB_thot%C3%AB_n%C3%ABna_plak%C3%AB&amp;action=edit&amp;redlink=1\">Se\u00e7 m\u00eb thot\u00eb n\u00ebnua plak\u00eb<\/a>\u201d, botuar m\u00eb 1941 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb lib\u00ebr ky i k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha moshat, kushtuar jet\u00ebs n\u00eb qytetin e saj, q\u00eb u prit mir\u00eb nga lexuesi i gjer\u00eb. Dita e botimit t\u00eb k\u00ebtij libri sh\u00ebnon shfaqjen e shkrimtares s\u00eb par\u00eb shqiptare n\u00eb bot\u00ebn e letrave shqipe. M\u00eb 1941 mbrojti shk\u00eblqyesh\u00ebm doktorat\u00ebn me tem\u00ebn \u201c\u00a0Shqip\u00ebria dhe Naim Frash\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>E kthyer n\u00eb atdhe, Musineja d\u00ebshironte t\u00eb merrej vet\u00ebm me let\u00ebrsi. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb vitit 1943, ajo shkruante: \u201cUn\u00eb dua t\u00eb shkruaj, t\u00eb shkruaj, t\u00eb shkruaj vet\u00ebm let\u00ebrsi\u00a0e t\u00eb\u00a0mos merrem me politik\u00eb\u201d. Ata q\u00eb kan\u00eb patur fatin ta njihnin nga af\u00ebr, kan\u00eb treguar se ajo ishte e \u00e7ilt\u00ebr, e dashur, e but\u00eb, e ditur, jasht\u00ebzakonisht e zgjuar, altruiste, por edhe krenare, dinjitoze e me karakter t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb pathyesh\u00ebm, mish\u00ebrim i aft\u00ebsis\u00eb dhe ndershm\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Si e till\u00eb, ajo bashk\u00ebpunoi me dijetar\u00ebt Sotir Kolea e Selman Riza, Namik Resuli e Aleksand\u00ebr Xhuvani, me poet\u00ebt Lasgush Poradeci e Arshi Pipa, me shkrimtar\u00ebt Vedat Kokona e Sterjo Spasse. Pas nj\u00eb viti botoi librin e dyt\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/w\/index.php?title=Rreth_vatr%C3%ABs&amp;action=edit&amp;redlink=1\">Rreth Vatr\u00ebs<\/a>\u201d, me p\u00ebrrallat e bukura t\u00eb gjyshes n\u00eb mjedisin e k\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme familjare. Pas disa muajsh nxori n\u00eb drit\u00eb librin e tret\u00eb, \u201c<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/w\/index.php?title=Sa_u_tund_jeta&amp;action=edit&amp;redlink=1\">Sa u tund jeta<\/a>\u201d.<\/p>\n<p>Kritika letrare e vler\u00ebson si nj\u00eb roman etnografik t\u00eb arrir\u00eb, ku tregohet historia e nj\u00eb dasme n\u00eb Gjirokast\u00ebr me ritet e njohura t\u00eb jugut e me k\u00ebng\u00eb t\u00eb mbledhura me kujdes vat\u00ebr m\u00eb vat\u00ebr. Atje tregohet fati i nj\u00eb gruaje n\u00eb familjen gjirokastrite, vihen re ngjyrime realiste t\u00eb p\u00ebrshkrimit, njohja e jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe e zakoneve, kujdesi i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn, shprehit\u00eb dhe ligj\u00ebrimin e grave t\u00eb qytetit. Me k\u00ebto libra Musineja na kujton fran\u00e7eskan\u00ebt At Bernardin Palaj e At Donat Kurti, mbledh\u00ebsit e palodhur t\u00eb k\u00ebng\u00ebve e rapsodive, p\u00ebrrallave e fjal\u00ebve t\u00eb rralla n\u00eb malet e veriut, t\u00eb cil\u00ebt jasht\u00eb \u00e7do logjike, pas luft\u00ebs u nd\u00ebshkuan, nj\u00ebri humbi jet\u00ebn n\u00eb hetuesi, tjetri\u00a0u plak burgjeve.<\/p>\n<p><strong>Lufta e nd\u00ebshkimi i idealit komb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n<p>Lufta e p\u00ebrhapur, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, rr\u00ebmbeu m\u00eb 1944, edhe shkrimtaren atdhetare. Si nj\u00eb nga themelueset e Partis\u00eb Socialdemokrate, me pun\u00ebn e saj, doli numri i par\u00eb i gazet\u00ebs \u201c<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/w\/index.php?title=Z%C3%ABri_i_Liris%C3%AB&amp;action=edit&amp;redlink=1\">Z\u00ebri i Liris\u00eb<\/a>\u201d. M\u00eb 12 n\u00ebntor t\u00eb po atij viti, nisi kalvari i p\u00ebrgjakur i mundimeve. V\u00ebllez\u00ebrit Muntas e Vesim Kokalari, botues t\u00eb kryeveprave bot\u00ebrore, kush\u00ebriu Syrja Kokalari, u pushkatuan pa gjyq nga terrorist\u00ebt komunist\u00eb. Pas kat\u00ebr dit\u00ebsh u arrestua edhe vet\u00eb Musineja. Rreth 17 dit\u00eb n\u00eb burg, e torturuar me pyetje e k\u00ebrc\u00ebnime, ajo me p\u00ebrgjigjet e saj, i hutoi komisar\u00ebt e armatosur. M\u00eb tej do t\u00eb vijonte, pa u ndalur, goditja kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb fisit t\u00eb Kokalar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Paslufta\u00a0e mundimeve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dimrin e ftoht\u00eb 1945, vit i turbulluar nga d\u00ebnimet mizore kund\u00ebr atdhetar\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, nga zhurma e shtypit dhe fjalimet p\u00ebr kinse votime t\u00eb lira, demokraci e fjal\u00ebn e lir\u00eb, Musine Kokalari, p\u00ebr ironi te fatit, u pranua n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Aso kohe mundi t\u00eb botonte librin me 60 esse \u201cSikur t\u00eb isha lule!\u201d, por prap\u00ebsit\u00eb e koh\u00ebs\u00a0 nuk iu ndan\u00eb. N\u00eb 11 Janar 1946, pas votimeve t\u00eb 2 dhjetorit 1945, sipari \u201cQeveria Demokratike\u201d, rr\u00ebshqiti e ra dhe u shfaq dhunsh\u00ebm\u00a0Republika Popullore, me nj\u00eb parti. Pa kaluar as dymb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb, Musineja u arrestua p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr q\u00ebndrimin e saj opozitar, n\u00eb mbrotje t\u00eb ideve atdhetare e lirive demokratike. Nj\u00eb lukuni hetuesish, prokuror\u00ebsh e kryetar\u00ebsh me dor\u00ebn e hekurt t\u00eb diktatorit, u sul\u00ebn kund\u00ebr asaj vajze t\u00eb kulturuar.<\/p>\n<p>Pas torturash \u00e7njer\u00ebzore, para trupit gjykues shkrimtarja demokrate u mbrojt vet\u00eb: \u201cUn\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u00eb jem komuniste p\u00ebr t\u00eb dashur vendin tim, por un\u00eb e dua vendin tim. Edhe pse p\u00ebrher\u00eb mendoj se s\u2019jam komuniste, e dua progresin n\u00eb vendin tim. Ju mburreni se fituat dhe tani doni t\u00eb asgj\u00ebsoni ata, t\u00eb cil\u00ebt i quani kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb. Un\u00eb mendoj ndryshe nga ju, por vendin tim e dua. Ju m\u00eb d\u00ebnoni p\u00ebr shkak t\u00eb idealit tim. Un\u00eb jam nx\u00ebn\u00ebse e Sami Frash\u00ebrit. Me mua ju doni t\u00eb d\u00ebnoni Rilindjen.\u201d\u00a0N\u00eb \u00e7astin, kur britma e porositur\u00a0\u201cMe vdekje n\u00eb litar!\u201d\u00a0u d\u00ebgjua e fort\u00eb n\u00eb sall\u00eb,\u00a0kryetari i gjyqit e pyeti Musinen\u00eb: \u201cE d\u00ebgjon \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon populli?\u201c\u00a0Musineja me qet\u00ebsi iu p\u00ebrgjigj: \u201cNes\u00ebr ket\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edhe p\u00ebr ju!\u201d\u00a0Asnj\u00eb avokat, as d\u00ebshmitar mbrojt\u00ebs, nuk u pa pran\u00eb saj.\u00a0 Edhe sot z\u00ebri i shkrimtares jehon: \u201cS\u2019jam komuniste dhe ky s\u2019mund t\u00eb quhet faj, n\u00eb burg nuk duhet t\u00eb jem!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb ato \u00e7aste t\u00eb mbrojtjes s\u00eb ligj\u00ebshme, si kryetari, edhe prokurori u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe than\u00eb: \u201cNe nuk lejojm\u00eb t\u00eb\u00a0vazhdosh mbrojtjen!\u201d.\u00a0 Sipas\u00a0vendimi t\u00eb caktuar qysh m\u00eb par\u00eb u d\u00ebnua:20 vjet heqje lirie, me burgim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Burrel. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ajo u ndalua t\u00eb botonte libra dhe u p\u00ebrjashtua nga Lidhja e Shkrimtar\u00ebve. Libraria e saj u mbyll. Lexuesit e rinj prisnin m\u00eb kot para port\u00ebs s\u00eb mbyllur. Edhe librat q\u00eb kishte shkruar u shpall\u00ebn t\u00eb ndaluar dhe u mbart\u00ebn me kamion n\u00eb drejtim t\u00eb panjohur. T\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje u zhvilluan n\u00eb n\u00ebntor 1946.<\/p>\n<p>Edhe pse burgimi i Musines\u00eb u mbajt tep\u00ebr sekret, papritur emri i shkrimtares shqiptare, u b\u00eb i njohur nd\u00ebrmjet tridhjet\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb burgosur n\u00eb bot\u00eb m\u00eb 1960. Jehona p\u00ebr lirimin e saj u p\u00ebrhap edhe n\u00eb vendin ton\u00eb. Diktatori dinak k\u00ebrkoi largimin nga burgu e nga syt\u00eb e bot\u00ebs, duke e internuar n\u00eb Rr\u00ebshen, m\u00eb par\u00eb fshat, n\u00eb 1949, m\u00eb pas qend\u00ebr e rrethit t\u00eb Mirdit\u00ebs. Pra, shkrimtaren demokrate e fsheh\u00ebn n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb maleve, ku dielli dukej e zhdukej, nga nj\u00eb kep n\u00eb tjetrin dhe nata binte, p\u00ebrhapej e qet\u00ebsonte shpirtrat e munduar n\u00eb kampe minierash e internimesh. Me ata njer\u00ebz t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb harruar nga bota, Mirdita e bukur e pishave, e lumenjve, e ajrit t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebr habi ngjante si burg. Vendasit e nderonin\u00a0n\u00eb heshtje Musinen\u00eb e drobitur nga pun\u00ebt e r\u00ebnda me krah\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi e nd\u00ebrtim, n\u00eb dimrin e ftoht\u00eb me bor\u00eb e n\u00eb vap\u00ebn e ver\u00ebs. Ajo binte n\u00eb sy menj\u00ebher\u00eb me pamjen fisnike, me veshjen e past\u00ebr e me t\u00eb ecurit midis atij qyteti t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebsues e poet nga kryeqyteti, i harruar edhe ai n\u00eb fshatrat mbi Rr\u00ebshen, sh\u00ebnonte n\u00eb kujtimet e veta, se teksa zbriste n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl, udh\u00ebs ishte hasur me Musinen\u00eb, madje e pati p\u00ebrsh\u00ebndetur, kur n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb ajo shkonte n\u00eb bibliotek\u00eb, ulej, lexonte e shkruante. Nd\u00ebshkimi, p\u00ebrndjekja e \u00e7do prap\u00ebsi ndaj saj, vinin nga dora e fsheht\u00eb e diktatorit zilar E. Hoxha. Edhe pse ishte e s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb, askush nga zyrtar\u00ebt s\u2019donte t\u2019ia dinte p\u00ebr t\u00eb, askush nuk u kujdes p\u00ebr mjekimin e saj n\u00eb spital. K\u00ebshtu, Musineja u shua n\u00eb vetmi m\u00eb 1983. Si\u00e7 tregojn\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn, kur do t\u00eb pushonte p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb e deshi aq fort, u mbart me kamion zhavori dhe u mbulua vet\u00ebm nga varrmih\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Nga dor\u00ebshkrimi \u201cMbi jet\u00ebn time\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Sado diktatori u rek m\u00eb kot t\u2019ia mbyllte goj\u00ebn vajz\u00ebs s\u00eb hijshme shkrimtare prapa maleve me burgje e kampe, ajo foli dhe flet edhe sot e k\u00ebsaj dite me dor\u00ebshkrimin e saj: \u201cKomunist\u00ebt m\u00eb varros\u00ebn p\u00ebr s\u00eb gjalli, se nuk u k\u00ebrkova falje n\u00eb gjyq p\u00ebr aktivitetin tim. Dhe pse do t\u00eb k\u00ebrkoja falje? Un\u00eb s\u00b4jam fajtore.\u201d M\u00eb tej sh\u00ebnimet vijojn\u00eb: \u201c\u00c7\u2019fat tragjik! M\u00eb doli edhe s\u00ebmundja kund\u00ebr. T\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb kisha qet\u00ebsi n\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs sime! P\u00ebr sh\u00ebndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq m\u00eb pak atij q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb m\u00eb leht\u00ebsonte d\u00ebnimin. K\u00ebtu kuptova nj\u00eb gj\u00eb. P\u00ebr mua jo vet\u00ebm q\u00eb nuk interesohen, por duan t\u00eb m\u00eb zvarritin. Dhe vet\u00eb kontrollet e k\u00ebtyre muajve s\u2019kan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se fjal\u00eb t\u00eb kota.<\/p>\n<p>Sipas rregullave, un\u00eb duhej t\u00eb isha operuar k\u00ebtu e gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. \u00c7\u00b4do t\u00eb ngjas\u00eb? Njoha kultur\u00ebn demokratike, njoha tragjedin\u00eb e p\u00ebrmbysjeve t\u00eb m\u00ebdha revolucionare. Njoha nj\u00eb gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me p\u00ebrplasje andej \u2013 k\u00ebndej. Njoha pun\u00ebn e pun\u00ebtorit me norm\u00eb individuale, njoha pun\u00ebn e krahut me norm\u00eb kolektive n\u00eb bujq\u00ebsi e nd\u00ebrtim. Njoha vetmin\u00eb e vet\u00ebk\u00ebrkuar, shoq\u00ebrin\u00eb e rastit n\u00eb burg dhe gjith\u00eb ndryshimet q\u00eb pasonin nga ai t\u00ebrmet i pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsoliduar diktatur\u00ebn e proletariatit.\u00a0 Kam 38 vjet q\u00eb nuk e di \u00e7\u2019dometh\u00ebn\u00eb familje. N\u00ebse vdes, n\u00eb valixhen e vog\u00ebl kam disa sende me vler\u00eb etnografike p\u00ebr Muzeun e Gjirokastr\u00ebs. Ato pak kursime dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr le t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fondin e shtypit, q\u00eb duhet t\u00eb krijohet p\u00ebr pun\u00ebtorin e krahut, i cili \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb demokratizohet kjo pun\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb kultivohet pun\u00ebtori i thjesht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nga k\u00ebto pak rreshta kushdo mund t\u00eb p\u00ebrfytyroj\u00eb, se cila qe e d\u00ebnuara pa faj, demokratja e pahepur deri n\u00eb fund me \u00ebnd\u00ebrra p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb demokraci, shkrimtarja me shpirt bujar.<\/p>\n<p><strong>Dhimbje e nderim!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shkrimet kushtuar vajz\u00ebs demokrate dalin n\u00eb drit\u00eb\u00a0ngjarje t\u00eb panjohura e rr\u00ebnqeth\u00ebse.\u00a0 Nga k\u00ebrkimet e juristit e historianit Mexhit Kokalari, b\u00ebhet e ditur nj\u00eb ndodhi trondit\u00ebse, kur u zbulua gropa, ku prehej Musineja pas vuajtjeve t\u00eb shkaktuara nga diktatori i eg\u00ebr. Atje u pa se duart e saj ishin t\u00eb lidhura me tela me gjemba!!! Tela t\u00eb ndryshkur kufiri!!! Tela t\u00eb p\u00ebrgjakur burgjesh e kampesh!!! Tela pushkatimesh!!! Ve\u00e7se ai, q\u00eb urdh\u00ebroi dhunimin e fundit, gabohej! Telat ishin k\u00ebputur e tretur, nd\u00ebrsa mbi tok\u00eb \u00e7elin lule, vepra jeton e shpirti i saj \u2013 yll nd\u00ebr yje!<\/p>\n<p>Musine Kokalari, megjith\u00ebse iku nga kjo bot\u00eb dhe nuk e pa dit\u00ebn e liris\u00eb, mbeti e paharruar n\u00eb zemrat e mendjet e atyre q\u00eb kan\u00eb lexuar veprat e saj. Nga ajo koh\u00eb, do t\u00eb kalonin dhjet\u00eb vjet, kur pas ngadhnjimit t\u00eb demokracis\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs, aso kohe doktor Sali Berisha, e nderoi me medaljen \u201dMartir i \u00a0 Demokracis\u00eb\u201d, m\u00eb pas me titullin \u201cNderi i Kombit\u201d. M\u00eb 2009 u botua v\u00ebllimi i par\u00eb i veprave t\u00eb saj. Antropologu Mauro Geraci botoi n\u00eb Itali \u201cLa mia vita\u00a0universitaria\u201d, ditar ku Musine Kokalari rr\u00ebfen miq\u00ebsit\u00eb e ngrohta t\u00eb viteve universitare. Dr. Agata Fijalkovski n\u00eb Universitetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Lankaster shkruante: \u201cDuke e p\u00ebrkujtuar her\u00eb pas here me nderim, imazhi i Musines\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb gjetur, se \u00e7far\u00eb duhet kujtuar, dhe kush duhet nd\u00ebshkuar.\u201d .<\/p>\n<p>Tashm\u00eb pasardh\u00ebsit e Kokalar\u00ebve e p\u00ebrjet\u00ebsojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr muze, me letrat e me dokumente. \u00c7mime letrare, shkolla e rrug\u00eb, mbajn\u00eb sot emrin \u201c<em>Musine Kokalari<\/em>\u201d. Qindra vajza e gra, t\u00eb rinj e t\u00eb moshuar, shoq\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb me miratim \u00e7do shkrim kushtuar kujtimit t\u00eb shkrimtares pa tela me gjemba rreth duarve t\u00eb arta, teksa d\u00ebgjon nga n\u00ebnua plak\u00eb k\u00ebng\u00ebt e jet\u00ebs pran\u00eb vatr\u00ebs q\u00eb t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb r gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p><strong>Shkruesi i k\u00ebtyre radh\u00ebve t\u00eb trishtuara, Agim D\u00ebshnica,\u00a0n\u00eb shenj\u00eb nderimi\u00a0i ka kushtuar Musin\u00e9 Kokalarit k\u00ebta vargje:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ty, q\u00eb deshe t\u00eb ishe lule!<br \/>\nMot\u00ebr e muzave, Musine,<br \/>\nt\u00eb pret qyteti me legjenda,<br \/>\nte Mali i Gjer\u00eb, sht\u00ebpit\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb,<br \/>\nme lule, gjethe sip\u00ebr muresh,<br \/>\nteqe, selvi n\u00eb qiell lartuar!<br \/>\nQyteti i Bajos e i \u00c7er\u00e7izit,<br \/>\nqyteti i dijes e i \u00c7abejit,<br \/>\ntek sillen ret\u00eb mbi kala,<br \/>\nmbi Argjiron\u00eb nd\u00ebr mendime,<br \/>\nn\u00eb gji f\u00ebmij\u00ebn me dridh\u00ebrim\u00eb!<br \/>\nJa, Palortoja po hap dritaret!<br \/>\nKa mall, t\u00eb pret m\u00ebhall\u00eb e bukur!<br \/>\nO mot\u00ebr moj, o Musine!<br \/>\nMe \u00e7ant\u00eb visaresh, leht\u00eb e leht\u00eb,<br \/>\ne qeshur ngjitesh n\u00ebp\u00ebr sokak!<br \/>\nT\u00eb pret krah\u00ebhapur port\u00eb e lart\u00eb,<br \/>\nsht\u00ebpi e gurt\u00eb, zem\u00ebr e mir\u00eb,<br \/>\noda e qet\u00eb, vat\u00ebr e ngroht\u00eb!<br \/>\nO mot\u00ebr moj, o Musin\u00e9!<br \/>\nPor \u00e7far\u00eb t\u00eb thoshte ty n\u00ebnua plak\u00eb<br \/>\natje rreth vatr\u00ebs, urt\u00eb e but\u00eb?<br \/>\nMos vall\u00eb k\u00ebrkoje nd\u00ebr shk\u00ebndi<br \/>\np\u00ebr miturin\u00eb yjet e bukur,<br \/>\nshpresat si \u00ebndrra p\u00ebr rinin\u00eb,<br \/>\no mot\u00ebr moj, o Musin\u00e9?<br \/>\nN\u00eb qiell shpirti t\u00eb harrohej,<br \/>\nme fjal\u00eb t\u00eb arta p\u00ebr Naimin,<br \/>\np\u00ebr dit\u00eb me drit\u00eb nga per\u00ebndon,<br \/>\nkur qark fantazma endej n\u00eb bot\u00eb,<br \/>\nme gjak e tmerr sa tundej jeta!<br \/>\nM\u00eb kot nj\u00eb dor\u00eb me adhurim<br \/>\ne pafuqishme drejt teje nderej!<br \/>\nM\u00eb kot dhe grusht i rrept\u00eb i dhun\u00ebs,<br \/>\npadrejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebr zymti,<br \/>\nngrihej mbi ty me k\u00ebrc\u00ebnim,<br \/>\nkur ne me mall k\u00ebrkonim vjollca,<br \/>\np\u00ebr ty, q\u00eb deshe t\u00eb ishe lule,<br \/>\no mot\u00ebr vuajtjesh, o Musin\u00e9!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica N\u00cb KUJTIM T\u00cb VITEVE 1945 -1946 Nd\u00ebrsa shfletojm\u00eb librat e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb d\u00ebnuar, na dalin parasysh, si mirazh n\u00eb shtegtimin e dhimbsh\u00ebm, poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt e liris\u00eb, Musine Kokalari, e munduar n\u00eb burg\u00a0 e internim, e harruar n\u00eb vetmi deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs; poet\u00ebt atdhetar\u00eb fran\u00e7eskan\u00eb, t\u00eb masakruar mizorisht; poet\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3992,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61903"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61903\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3992"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}