{"id":61882,"date":"2023-10-26T08:15:54","date_gmt":"2023-10-26T08:15:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=61882"},"modified":"2023-10-26T08:15:54","modified_gmt":"2023-10-26T08:15:54","slug":"kandari-i-spak-perballja-burrerore-e-berishes-dhe-e-ardhmja-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/26\/kandari-i-spak-perballja-burrerore-e-berishes-dhe-e-ardhmja-e-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Kandari i SPAK, p\u00ebrballja burr\u00ebrore e Berish\u00ebs dhe e ardhmja e shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Erion DASHO<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse hap sot secilin prej portaleve t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb \u00e7do dy lajme nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Malltezin. Artikullshkruesit e shumt\u00eb (her\u00eb me em\u00ebr dhe her\u00eb anonim\u00eb) i kan\u00eb paraqitur publikut edhe detajin m\u00eb t\u00eb im\u00ebt t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt sot din\u00eb me sakt\u00ebsi matematike se sa met\u00ebr katror pallat ka p\u00ebrfituar Malltezi nga kontrata e nd\u00ebrtimit, se sa pare ka t\u00ebrhequr kesh dhe sa n\u00ebp\u00ebrmjet llogarive bankare, se sa ka paguar paradh\u00ebnie p\u00ebr garsioneren e vajz\u00ebs studente, etj., etj.<\/p>\n<p>Sigurisht shumat dhjet\u00ebra mij\u00ebra dollar\u00eb, apo miliona dollar\u00eb ngjajn\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb sugjestionuese, por a jan\u00eb ato realisht t\u00eb tilla?! Mbi t\u00eb gjitha, a ka gjella at\u00eb shije me t\u00eb cil\u00ebn e servirin kuzhinat e Karlove dhe Merove?!<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Berisha ishte Kryeminist\u00ebr i plotfuqish\u00ebm. Personalisht, jo gjithmon\u00eb e kam p\u00eblqyer stilin e tij t\u00eb drejtimit q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur shpesh her\u00eb autoritar. Por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb jam i sigurt. N\u00ebse pushtetari autoritar Sali Berisha do t\u00eb kishte patur nd\u00ebrmend t\u00eb vidhte, vet\u00ebm buxheti i shtetit q\u00eb ka pasur n\u00eb dispozicion p\u00ebrgjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb qeverisjes ka qen\u00eb disa dhjet\u00ebra miliard\u00eb euro. Sikur vet\u00ebm 0.1% t\u00eb k\u00ebtij buxheti t\u00eb kishte vjedhur, Sali Berisha do t\u00eb kishte sot nj\u00eb pasuri prej disa dhjet\u00ebra milion\u00eb euro!<\/p>\n<p>Nj\u00eb tender i KESH-it p\u00ebr blerje energjie shkon n\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr hajdut (dhe hajdut\u00eb e pijanec\u00eb kemi pasur jo pak kryeministra) vet\u00ebm me nj\u00eb tender t\u00eb KESH-it u p\u00ebrfol se vodhi disa milion\u00eb euro. Po rrug\u00ebt, nd\u00ebrtimet dhe veprat e tjera madhore infrastrukturore q\u00eb u nd\u00ebrtuan n\u00eb koh\u00ebn e Berish\u00ebs?!<\/p>\n<p>Berisha sikund\u00ebr \u00e7do politikan tjet\u00ebr shqiptar ka pasur t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e veta n\u00eb qeverisje. Por imazhi i tij nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb ai i nj\u00eb hajduti. Kund\u00ebrshtar\u00ebt jan\u00eb munduar ta p\u00ebrbaltin dhe ia kan\u00eb arritur q\u00ebllimit, por nj\u00eb njeri me logjik\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb analizon si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Po e pranojm\u00eb Berish\u00ebn hajdut! Cila do t\u00eb ishte rruga m\u00eb e shpejt\u00eb e pasurimit si hajdut p\u00ebr nj\u00eb politikan autoritar?<\/p>\n<p>Duke ndryshuar ligje t\u00eb t\u00ebra dhe vendime pas vendimesh n\u00eb favor t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb vet?! Duke k\u00ebrc\u00ebnuar president\u00eb klubesh dhe trajner\u00eb?! Duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb kilometrike &#8220;abuzimi&#8221; me detyr\u00ebn dhe &#8220;shkeljesh&#8221; t\u00eb supozuara?!<\/p>\n<p>Apo thjesht duke p\u00ebrcaktuar fituesin e nj\u00eb tenderi p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb xhep 20%-in, t\u00eb cilin e shpik\u00ebn paraardh\u00ebsit e rilind\u00ebsve n\u00ebp\u00ebr bashki dhe qeveri dhe p\u00ebr t\u00eb cilin u b\u00eb i famsh\u00ebm edhe vet\u00eb Borati si kryetar bashkie?!<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><strong><em>E v\u00ebrteta q\u00ebndron se Sali Berisha po t\u00eb ishte hajdut, nuk kishte nevoj\u00eb t&#8217;i b\u00ebnte shantazh nj\u00eb ekipi t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb tret\u00eb q\u00eb dh\u00ebndri i vet, pas vitesh t\u00eb t\u00ebra biznes t\u00eb fitonte 5 milion\u00eb euro! K\u00ebto 5 milion\u00eb nj\u00eb Berish\u00eb n\u00eb variantin hajdut mund t&#8217;i fitonte me nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb vetme!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dh\u00ebndri i Sali Berish\u00ebs, po t\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte hajdut\u00ebri, dilte dhe b\u00ebnte sekserin p\u00ebr firmat e vjehrrit dhe 5 milion\u00eb euro mund t&#8217;i kishte fituar me nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb vetme!<\/p>\n<p>P\u00ebr paraleliz\u00ebm, vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7ift pensionist\u00ebsh 80-vje\u00e7ar\u00eb pastruan 30 milion\u00eb euro nga tenderi i djeg\u00ebsve, ose secili pensionist pastroi i vet\u00ebm n\u00eb pak muaj trefishin e fitimit t\u00eb Malltezit nga nj\u00eb biznes disa vje\u00e7ar!<\/p>\n<p>Secila nga dy aferat e Boratit, ajo e djeg\u00ebsve dhe e koncesioneve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb 500 milion\u00eb euro, ose 100-fishi i afer\u00ebs s\u00eb supozuar t\u00eb Berish\u00ebs dhe Malltezit!<\/p>\n<p><strong><em>N\u00ebse Boratit dhe borat\u00ebve po u dhimbset sot kompleksi &#8220;Partizani&#8221; p\u00ebrse figurojn\u00eb firmat e tyre n\u00eb lejet e nd\u00ebrtimit t\u00eb kullave?! K\u00ebta dashnor\u00eb t\u00eb sportit, ku e kan\u00eb kompleksin sportiv &#8220;Ali Demi&#8221; dhe dhjet\u00ebra fushat e tjera sportive t\u00eb zhdukura n\u00eb 20 vjet qeverisje rilind\u00ebse t\u00eb Tiran\u00ebs?!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Berisha gjykohet si &#8220;kriminel&#8221; se shkat\u00ebrroi nj\u00eb kompleks st\u00ebrvitor dhe nd\u00ebrtoi 17 kulla, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr Boratin q\u00eb po shkat\u00ebrron dhe po shet Portin e Durr\u00ebsit?! Edhe nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrs\u00ebrit: kush ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb tep\u00ebr d\u00ebm, afera e supozuar 5 milion\u00ebshe e Berish\u00ebs, apo dy aferat e provuara 500 milion\u00ebshe t\u00eb Boratit?!<\/p>\n<p>Cili objekt ka r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe strategjike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kompleksi sportiv &#8220;Partizani&#8221; apo Porti i Durr\u00ebsit?!<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se e vler\u00ebsoj Sali Berish\u00ebn si politikan dhe burr\u00eb shteti, pa folur drejt\u00ebsia (qoft\u00eb kjo edhe drejt\u00ebsia e Boratit) un\u00eb nuk mund t\u00eb them n\u00ebse Berisha \u00ebsht\u00eb ose jo fajtor p\u00ebr akuzat q\u00eb i jan\u00eb ngritur. Ama e di me siguri se ai nuk \u00e7au ferr\u00ebn si Tigri i Boratit p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb gazi i bot\u00ebs dhe turpi i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Jamarb\u00ebr Malltezi mund t\u00eb rezultoj\u00eb fajtor ose jo p\u00ebr akuzat e ngritura, ama ai nuk ishte asnj\u00eb sekond\u00eb t\u00eb vetme minist\u00ebr apo zyrtar i lart\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb prej qeverive t\u00eb vjehrrit t\u00eb vet. Ai b\u00ebri biznes si qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, fitoi pare dhe, n\u00ebse gjat\u00eb k\u00ebtij procesi ka kryer ndonj\u00eb akt korruptiv ose ka fshehur t\u00eb ardhura, le t\u00eb d\u00ebnohet sipas ligjit.<\/p>\n<p><strong><em>Ama si Berisha, ashtu edhe Malltezi, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrballen burr\u00ebrisht me drejt\u00ebsin\u00eb, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb prezumohen t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe t\u00eb mos lin\u00e7ohen nga portalet e paguara nga ai t\u00eb cilit i jan\u00eb provuar tashm\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi 1 miliard euro abuzime vet\u00ebm me dy afera!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt presin drejt\u00ebsi nga GJKKO dhe SPAK! N\u00ebse k\u00ebto dy institucione nuk peshojn\u00eb dot si\u00e7 duhet d\u00ebmin q\u00eb ndoshta ka b\u00ebr\u00eb Berisha me 5 milion\u00eb euro p\u00ebrkundrejt d\u00ebmeve me vler\u00eb 500 milion\u00eb euro q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Borati, shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dyshojn\u00eb se &#8220;kandari&#8221; i SPAK-ut nuk i ka t\u00eb gjith\u00eb veglat n\u00eb rregull!<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb ka dy pare mend sot \u00ebsht\u00eb bindur se Boratit dhe borat\u00ebve pak ua ndjen p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Synimi i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb eliminojn\u00eb penges\u00ebn e vetme q\u00eb u ka mbetur n\u00eb rrug\u00ebn drejt vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebse ata do t&#8217;ia dalin n\u00eb k\u00ebt\u00eb synim, pasojat dihen: shpopullim i Shqip\u00ebris\u00eb, shitje e interesave komb\u00ebtare dhe bashk\u00ebqeverisje me oligarkin\u00eb dhe mafien nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drog\u00ebs!<\/p>\n<p>E vetmja penges\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim djall\u00ebzor jan\u00eb shqiptar\u00ebt. Ata duhet t\u00eb ngrihen n\u00eb protesta edhe m\u00eb t\u00eb fuqishme se ato q\u00eb p\u00ebrmbys\u00ebn komunizmin n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>Jo p\u00ebr Sali Berish\u00ebn dhe Jamarb\u00ebr Malltezin! P\u00ebr veten dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Erion DASHO N\u00ebse hap sot secilin prej portaleve t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb \u00e7do dy lajme nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Malltezin. Artikullshkruesit e shumt\u00eb (her\u00eb me em\u00ebr dhe her\u00eb anonim\u00eb) i kan\u00eb paraqitur publikut edhe detajin m\u00eb t\u00eb im\u00ebt t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Shqiptar\u00ebt sot din\u00eb me sakt\u00ebsi matematike se sa met\u00ebr katror pallat ka p\u00ebrfituar Malltezi nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11353,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61882"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61882"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61882\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}