{"id":59714,"date":"2023-10-23T09:46:06","date_gmt":"2023-10-23T09:46:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59714"},"modified":"2023-10-23T10:04:01","modified_gmt":"2023-10-23T10:04:01","slug":"bardhi-spak-shkelje-te-rende-kushtetuese-me-berishen-beteje-me-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/23\/bardhi-spak-shkelje-te-rende-kushtetuese-me-berishen-beteje-me-ramen\/","title":{"rendered":"Bardhi: SPAK, shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kushtetuese me Berish\u00ebn, betej\u00eb me Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gazment BARDHI<\/strong><\/p>\n<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka mb\u00ebshtetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakusht\u00ebzuar prej fillimit Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe pun\u00ebn e SPAK. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve dhe betej\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm dhe t\u00eb pakapur nga pushteti. Kjo p\u00ebr faktin se jo thjesht drejt\u00ebsia, por drejt\u00ebsia e pa ndikur nga politika dhe influenca t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, \u00ebsht\u00eb kusht themelor p\u00ebr luft\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe kultur\u00ebs pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Personalisht mb\u00ebshtes pa asnj\u00eb rezerv\u00eb barazin\u00eb e cilitdo p\u00ebrpara ligjit. N\u00eb nj\u00eb vend demokratik duhet t\u00eb ket\u00eb zero imunitet p\u00ebr parlamentar\u00ebt. Mir\u00ebpo, Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rastin e t\u00eb zgjedhurve ka ofruar disa garanci shtes\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb sigurohen pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim. Kur ndaj nj\u00eb deputeti duhet t\u00eb caktohet nj\u00eb mas\u00eb sigurimi q\u00eb kufizon lirin\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj forme, prokurori \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb autorizim nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Dje jam njohur me vendimin e zbardhur t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar q\u00eb cakton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebkohshme dy masa sigurimi ndaj z. Sali Berisha. T\u00eb dyja masat e sigurimit kufizojn\u00eb lirin\u00eb e tij t\u00eb l\u00ebvizjes. Kufizimi i liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb z. Sali Berish\u00ebs, pa autorizim t\u00eb Kuvendit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb kushtetuese q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb forta mbi arsyet e nxitimit t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Imuniteti parlamentar \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb pari garanci ndaj deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, edhe pse opozita aktuale nuk k\u00ebrkon dhe nuk pret mbrojtje, imunitet apo trajtim preferencial nga Drejt\u00ebsia. Por, drejt\u00ebsia q\u00eb t\u00eb konsiderohet e pavarur, q\u00eb t\u00eb trajtohet e respektohet si e pavarur, duhet t\u00eb kryej\u00eb akte me forc\u00ebn e ligjit, bazuar n\u00eb prova e me transparenc\u00eb, e pandikuar nga pushteti dhe duke respektuar procesin e rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Presonalisht do t\u00eb votoja n\u00eb favor t\u00eb \u00e7do k\u00ebrkese t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb Kuvend, si shenj\u00eb e besimit tim se askush nuk duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi ligjin apo t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb status t\u00eb vecant\u00eb n\u00eb raport me secilin prej votuesve tan\u00eb. Ky esht\u00eb edhe nj\u00eb dallim nga Grupi Parlamentar i PS q\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn kur interesi politik ja ka dashur ka penguar Prokurorin\u00eb t\u00eb veproj\u00eb. Mir\u00ebpo, n\u00ebse shkelja dhe nxitimi i SPAK p\u00ebr t\u00eb mos respektuar procedur\u00ebn e detyrueshme t\u00eb k\u00ebrkuar nga Kushtetuta n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka patur si q\u00ebllim t\u00eb krijoj\u00eb perceptimin e rrem\u00eb t\u00eb zhvendosjes s\u00eb betej\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs nga nj\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb \u201cbetej\u00eb\u201d me drejt\u00ebsin\u00eb, dua t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb ky skenar\u00eb do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb!<\/p>\n<p>Ne deputet\u00ebt e opozit\u00ebs nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kur nuk jemi dakord me aktet apo vendimet e saj, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kur shohim sesi koka e incenerator\u00ebve, Edi Rama, q\u00eb ka miratuar 17 VKM brenda dit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb favorizuar mafioz\u00ebt e incenerator\u00ebve, vijon t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb i lir\u00eb nga supervila e tij n\u00eb Surrel p\u00ebr n\u00eb Kryeministri, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe kur shohim sesi koka e incenerator\u00ebve, Edi Rama, q\u00eb ka ndryshuar tre her\u00eb ligjin e koncesioneve me propozim t\u00eb Klodian Zot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb favorizuar mafioz\u00ebt e incenerator\u00ebve, vijon t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb cdo dit\u00eb me charter si lider i nj\u00eb shteti t\u00eb pasur, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe kur shohim q\u00eb kokat e sterilizimit, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb burg jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb me Presidentin francez duke n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit shqiptar\u00eb, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe kur shohim sesi me nj\u00eb ligj special favorizohet nj\u00eb biznesmen i p\u00ebrzgjedhur personalisht nga Edi Rama p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar rreth 800 mij\u00eb m2 pron\u00eb publike n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit dhe nuk ka asnj\u00eb veprim nga drejt\u00ebsia, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe kur shohim sesi miraton ligjin p\u00ebr investimet strategjike p\u00ebr t\u00eb favorizuar mikun e tij Artan Gaci dhe bashk\u00ebshortin e ministres s\u00eb tij, dhe merr edhe guxim madje p\u00ebr t\u00eb moszbatuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Xhacka, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe kur shohim sesi Olsi Rama, koka e laboratorit t\u00eb Xibrak\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg por imuniteti i tij si v\u00ebllai i Kryeministrit sh\u00ebrben si i vetmi motiv p\u00ebr t\u00eb promovuar prokurorin e c\u00ebshtjes si Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Republik\u00ebs, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe kur shohim sesi Arben Ahmetaj lejohet me vet\u00ebdije t\u00eb arratiset nga Shqip\u00ebria vet\u00ebm pak or\u00eb p\u00ebrpara se k\u00ebrkesa t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Parlament, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe kur shohim sesi bashk\u00ebpun\u00ebtori i t\u00eb korruptuarit McGonigal na jep leksione antikorrupsioni, pasi ka favorizuar p\u00ebr llogari t\u00eb mikut t\u00eb tij nj\u00eb kompani ruse n\u00eb koncesionin e fush\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs, ne nuk kemi betej\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, e kemi inkurajuar dhe mb\u00ebshtetur t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Beteja jon\u00eb e vetme \u00ebsht\u00eb me Edi Ram\u00ebn. Beteja jon\u00eb e vetme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me nj\u00eb qeveri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe nj\u00eb qeveri t\u00eb pakorruptuar. Beteja e cdo opozitari \u00ebsht\u00eb me regjimin e Edi Ram\u00ebs, keqqeverisjen e tij, korrupsionin e qeveris\u00eb s\u00eb tij nga i cili vuajn\u00eb cdo dit\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, nd\u00ebrsa e nxisim drejtesin\u00eb t\u00eb veproj\u00eb fuqimisht p\u00ebr interesin e vendit dhe t\u00eb publikut, e jo p\u00ebr interesat e politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, dua t\u00eb siguroj\u00eb qytetar\u00ebt se beteja e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar me keqqeverisjen e Edi Ram\u00ebs, ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb e pakompromis, me \u00e7do kosto, me \u00e7do mjet demokratik, derisa Shqip\u00ebria ti kthehet normalitetit dhe t\u00eb meritoj\u00eb statusin e vendit an\u00ebtar t\u00eb NATO-s dhe vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazment BARDHI Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike ka mb\u00ebshtetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakusht\u00ebzuar prej fillimit Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe pun\u00ebn e SPAK. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve dhe betej\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm dhe t\u00eb pakapur nga pushteti. Kjo p\u00ebr faktin se jo thjesht drejt\u00ebsia, por drejt\u00ebsia e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59720,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59714"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59714"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59714\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}