{"id":59696,"date":"2023-10-23T08:22:42","date_gmt":"2023-10-23T08:22:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59696"},"modified":"2023-10-23T08:22:42","modified_gmt":"2023-10-23T08:22:42","slug":"operacioni-ushtarak-special-dhe-operacioni-danub-analogji-dhe-diferenca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/23\/operacioni-ushtarak-special-dhe-operacioni-danub-analogji-dhe-diferenca\/","title":{"rendered":"Operacioni Ushtarak Special dhe Operacioni Danub: Analogji dhe diferenca"},"content":{"rendered":"<p>Nat\u00ebn midis 20 dhe 21 gushtit t\u00eb vitit 1968 fillonte \u201cOperacioni Danub\u201d. Trupat sovjetike, bullgare, polake dhe hungareze t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz, kalonin kufijt\u00eb e \u00c7ekosllovakis\u00eb dhe pushtonin vendin. Operacioni i jepte fund Pranver\u00ebs s\u00eb Prag\u00ebs dhe tentativ\u00ebs s\u00eb Sekretarit t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste \u00c7ekosllovake Alexander Dub\u010dek p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb \u201csocializ\u00ebm me fytyr\u00eb njeriu\u201d. M\u00eb 24 shkurt t\u00eb vitit 2022 Federata Ruse pushtonte Ukrain\u00ebn me 200000 njer\u00ebz duke filluar \u201cOperacionin Ushtarak Special\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull analizohen analogji dhe diferenca n\u00eb profilin politik dhe ushtarak midis dy operacioneve me objektivin e kuptimit sesa kan\u00eb peshuar mbi rezultatin final.<\/p>\n<p><strong>Analogji<\/strong><\/p>\n<p>Analogjit\u00eb nga pik\u00ebpamja politike mund t\u00eb sintetizohen nga largimi i b\u00ebr\u00eb prej Mosk\u00ebs si nga lidershipi \u00e7ekosllovak, ashtu edhe ai i Ukrain\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebrpara t\u00eb dy konflikteve. N\u00eb vitin 1968 Alexander Dub\u010dek kishte filluar t\u00eb largonte kufizimet ndaj liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe t\u00eb l\u00ebvizjes duke v\u00ebn\u00eb dor\u00eb n\u00eb nj\u00eb projekt federate t\u00eb vendit n\u00eb tre republika, q\u00eb vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit do t\u00eb shpalosej nga ndarjen paq\u00ebsore midis Sllovakis\u00eb dhe Republik\u00ebs \u00c7eke. Shk\u00ebputja e ortodoksis\u00eb sovjetike e kishte alarmuar Kremlinin q\u00eb qysh nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit t\u00eb vitit 1968 kishte filluar t\u00eb p\u00ebrgatiste planet e pushtimit, q\u00eb e shtyr\u00eb nga nj\u00eb maji dhe m\u00eb pas n\u00eb qershor, u p\u00ebrfundua, si\u00e7 u tha, n\u00eb gusht. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb vitit 1991, Ukraina ka filluar nj\u00eb proces shk\u00ebputjeje nga Rusia dhe afrimi me Per\u00ebndimin, jo e privuar nga rimendime dhe prapaktheu. Nga viti 2007 e m\u00eb pas, politika ruse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e fort\u00eb, duke arritue n\u00eb pushtimin dhe aneksimin pasues t\u00eb Krimes\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen e l\u00ebvizjeve separatiste n\u00eb Donbas. N\u00eb diskutimin e tij p\u00ebr kombin me rastin e pushtimit, presidenti Putin ve\u00e7 t\u00eb tjerash ka theksuar se Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e Leninit dhe jo nj\u00eb entitet komb\u00ebtar autonom, duke mohuar k\u00ebshtu mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr Kievin q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme alternative me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb profilin ushtarak ekzistojn\u00eb analogji t\u00eb konsiderueshme midis dy operacioneve. Pushtimi i \u00c7ekosllovakis\u00eb ishte konceptuar si nj\u00eb operacion policie, ashtu si\u00e7 ai i Ukrain\u00ebs ishte p\u00ebrcaktuar si nj\u00eb operacion ushtarak special. N\u00eb t\u00eb dyja rastet gjendemi p\u00ebrpara nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje n\u00eb nj\u00eb territor q\u00eb Moska e konsideron si n\u00eb disponueshm\u00ebrin\u00eb e saj, duke mos ja njohur sovranitetin e shtetit t\u00eb sulmuar dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, duke mos i konsideruar luft\u00ebra. P\u00ebrpara fillimit t\u00eb Operacionit Danub, trupat e Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs qen\u00eb grumbulluar p\u00ebr manovra ushtarake n\u00eb Gjermani, pas asnj\u00eb dijeni t\u00eb asaj q\u00eb do t\u00eb ndodhte. Me t\u2019u marr\u00eb urdh\u00ebri oficer\u00ebt hapn zarfet q\u00eb p\u00ebrmbanin urdh\u00ebrat, deri n\u00eb ato momente t\u00eb sekretuara, dhe zbuluan se \u00e7far\u00eb thuhej p\u00ebr to. Pushtimi filloi me marrjen e aeroportit t\u00eb Prag\u00ebs dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, me dy shtytjet ofensive t\u00eb forcave tok\u00ebsore, nj\u00ebra e ardhur nga Saksonia dhe tjetra pik\u00ebrisht nga Ukraina, n\u00eb ato koh\u00eb nj\u00ebra prej republikave sovjetike. Mjetet ushtarake e Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs njiheshin prej dy rripave t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb form\u00eb kryqi t\u00eb vendosura mbi mjetet p\u00ebr t\u2019i dalluar nga ato t\u00eb ngjashmet e ushtris\u00eb \u00e7ekosllovake.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin ukranias trupat ruse qen\u00eb grumbulluar p\u00ebr manovra ushtarake n\u00eb Bjellorusi dhe n\u00eb rajonet ruse ngjitur me kufirin ukrainas. D\u00ebshmit\u00eb e m\u00ebpasme t\u00eb shum\u00eb ushtar\u00ebve rus\u00eb kan\u00eb konfirmuar se nuk e dinin se do t\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrhynin n\u00eb Ukrain\u00eb. Me marrjen e urdh\u00ebrit kan\u00eb penetruar nga veriu, n\u00ebp\u00ebrmjet Bjellorusis\u00eb, nga jugu n\u00ebp\u00ebrmjet Krimes\u00eb dhe nga lindja n\u00ebp\u00ebrmjet Luhanskut, me mjete ruse t\u00eb dalluara nga germa \u201cZ\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb trupat ruse k\u00ebrkonin t\u00eb pushtonin aeroportin e Kievit, duke kompletuar operacionin vet\u00ebm t\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb tentativ\u00ebn p\u00ebr hapjen e rrug\u00ebs drejt kryeqytetit. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur n\u00ebse t\u00eb dy operacionet duken shum\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm pasi q\u00eb doktrina ushtarake ruse parashikon pik\u00ebrisht nj\u00eb st\u00ebrvitje specifike p\u00ebr operacione t\u00eb thjeshta q\u00eb m\u00eb pas duhet t\u00eb kombinohen p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate komplekse, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb nd\u00ebrhyrjet n\u00eb teatrat operative t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p><strong>Diferenca<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse shum\u00eb jan\u00eb analogjit\u00eb, nuk mund t\u00eb mos v\u00ebrehen diferencat. Politikisht n\u00eb \u00c7ekosllovaki ekzistonte nj\u00eb krah i Partis\u00eb Komuniste q\u00eb mb\u00ebshteste Mosk\u00ebn, n\u00eb rastin ukrainas, pavar\u00ebsisht proklamimeve t\u00eb Putinit p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur regjimin, presidenti Zelensky jo vet\u00ebm q\u00eb e ka mbajtur pushtetin, por e ka rritur mb\u00ebshtetjen popullore. Ushtarakisht, n\u00eb rastin \u00e7ekosllovak, forcat n\u00eb terren p\u00ebrfshinin ushtri t\u00eb ndryshme t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin ukrainas CSTO nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb: p\u00ebrkrah ushtarak\u00ebve rus\u00eb qen\u00eb n\u00eb fakt mercenar\u00ebt e Grupit Wagner, nj\u00ebsi t\u00eb Rosguardias, t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb reaprteve t\u00eb nd\u00ebrhyrjes speciale. Kurse n\u00eb Operacionin Danub qen\u00eb rreshtuar n\u00eb fakt 500000 ushtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushtuar nj\u00eb vend prej 140000 kilometrash katrore dhe 15.6 milion banor\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i atyre q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb operacionin ushtarak special p\u00ebr t\u00eb pushtuar nj\u00eb vend 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh dhe me nj\u00eb popullsi m\u00eb shum\u00eb se trefishi. Nj\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsim i madh i forcave t\u00eb saj nga ana e Rusis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rigjetur me forca t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u2019i arritur objektivat e saj q\u00eb jan\u00eb rishikuar shum\u00eb her\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 sezonit, dim\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb ver\u00ebs, i ka shtuar m\u00eb tej v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr rus\u00ebt n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs. Por t\u00eb dy diferencat kryesore mund t\u00eb gejden n\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr qeverin\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjen ushtarake. N\u00eb \u00c7ekosllovaki rezistenza popullore qe e kufizuar dhe u shua n\u00eb harkun e pak jav\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me kalimin e koh\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb rusishtfol\u00ebse. N\u00eb vitin 1968 ushtria \u00e7ekosllovake ishte e st\u00ebrvitur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim q\u00eb vinte nga NATO dhe jo nga Traktati i Varshav\u00ebs, n\u00eb vitin 2022 forcat e armatosura ukrainase qen\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb vet\u00ebdijshme se k\u00ebrc\u00ebnimi kryesor do t\u00eb vinte nga Rusia. S\u00eb fundi, nuk mund t\u00eb harrohet se p\u00ebrpara r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit blloqet qen\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndara dhe as NATO, as edhe nj\u00eb vend per\u00ebndimor kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \u00c7ekosllovakis\u00eb, ndryshe, mb\u00ebshtetja p\u00ebr Kievin nga ana e partner\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb ka qen\u00eb masive dhe konsistente qysh nga fillimi, duke sinjalizuar vullnetin e qart\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb aleat\u00ebve europian\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Konkluzione<\/strong><\/p>\n<p>Nga sa u ekspozua rezultojn\u00eb t\u00eb qarta analogjit\u00eb midis motivacioneve politike dhe modaliteteve ushtarake t\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb t\u00eb dyja rastet e analizuara. Kurse rezultatet e arritura kan\u00eb qen\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme: p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb suksesi t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb operacionin e vitit 1968, ai i vitit 2022 \u00ebsht\u00eb rishikuar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb objektiva dhe, pas 18 muajsh luft\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka mbaruar akoma, por vazhdon t\u00eb jet\u00eb i paqart\u00eb n\u00eb rezultatin final. Strategjikisht p\u00ebr Mosk\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e dhimbshme, duke par\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb hyrjen e Finland\u00ebs e Suedis\u00eb n\u00eb NATO dhe rritur var\u00ebsin\u00eb ekonomike t\u00eb Rusis\u00eb nga Kina. pra mund t\u00eb afirmohet se diferencat kan\u00eb ndikuar n\u00eb rezultatin final shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se analogjit\u00eb.<\/p>\n<p>(nga <em>Geopoliticus<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nat\u00ebn midis 20 dhe 21 gushtit t\u00eb vitit 1968 fillonte \u201cOperacioni Danub\u201d. Trupat sovjetike, bullgare, polake dhe hungareze t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz, kalonin kufijt\u00eb e \u00c7ekosllovakis\u00eb dhe pushtonin vendin. Operacioni i jepte fund Pranver\u00ebs s\u00eb Prag\u00ebs dhe tentativ\u00ebs s\u00eb Sekretarit t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste \u00c7ekosllovake Alexander Dub\u010dek p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59697,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59696"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59696\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}