{"id":59691,"date":"2023-10-23T07:41:23","date_gmt":"2023-10-23T07:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59691"},"modified":"2023-10-23T07:41:23","modified_gmt":"2023-10-23T07:41:23","slug":"goditja-e-edi-rames-ndaj-opozites-ve-demokracine-ne-rrezik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/23\/goditja-e-edi-rames-ndaj-opozites-ve-demokracine-ne-rrezik\/","title":{"rendered":"Goditja e Edi Ram\u00ebs ndaj opozit\u00ebs v\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb rrezik!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Duke par\u00eb i tmerruar ngritjen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe nisjen e bashkimit t\u00eb saj, Rama po e (keq)p\u00ebrdor sot shumic\u00ebn socialiste t\u00eb Kuvendit, jo vet\u00ebm si noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb tij t\u00eb kapura, t\u00eb denoncuara bot\u00ebrisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Transparency International, por si mburoj\u00eb dhe arm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar opozitarizmin n\u00eb Shqip\u00ebri, duke mos i mund\u00ebsuar opozit\u00ebs reale ngritjen e komisioneve parlamentare.<\/p>\n<p><strong>Sekti Rama k\u00ebrkon asgj\u00ebsimin e opozit\u00ebs reale t\u00eb vendit<\/strong><\/p>\n<p>Tentativat e sektit Rama n\u00eb qeverisje, p\u00ebr t\u00eb anihiluar opozit\u00ebn e vendit kan\u00eb kulmuar n\u00eb jav\u00ebn e fundit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb opozita, k\u00ebsaj rradhe n\u00eb bashkim e sip\u00ebr, ka k\u00ebrkuar me k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb Kuvend ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, si nj\u00eb e drejt\u00eb legjitime e kushtetuese, n\u00eb themel t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi gradual i opozit\u00ebs, i cili po ndodh koh\u00ebt e fundit, e ka tmerruar sektin Rama n\u00eb qeverisje. Si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Rama p\u00ebrgatiti dhe injektoi masat m\u00eb ekstreme ndaj opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs p\u00ebrjashtohen n\u00eb mas\u00eb(26 deputet\u00eb t\u00eb saj) nga punimet e Kuvendit, pse vijuan t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje ndryshimin e p\u00ebrb\u00ebrjes nga opozita t\u00eb Komisionit p\u00ebr Reformen Zgjedhore, nj\u00eb komision ky i ngritur q\u00eb n\u00eb shkurt 2022, i cili nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb tre mandate 6-mujore t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Opozita ka k\u00ebrkuar rigjenerimin e Komisionit p\u00ebr Reformen Zgjedhore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb puna e tij t\u00eb \u00e7oj\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb dh\u00ebnien fund t\u00eb administrat\u00ebs zgjedhore politike, t\u00eb administrat\u00ebs zgjedhore t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partive, p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar administrat\u00ebn zgjedhore n\u00eb nj\u00eb administrate t\u00eb depolitizuar, q\u00eb i sh\u00ebrben vet\u00ebm procesit dhe q\u00eb respekton ligjin.<\/p>\n<p>Sekti Rama n\u00eb qeverisje, e ka snobuar n\u00eb vijim\u00ebsi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb artikuluar me forc\u00eb jo vet\u00ebm nga opozita, por edhe nga raportet e fundit t\u00eb misioneve t\u00eb OSBE-ODHIR-it, duke e n\u00ebnshtruar t\u00ebr\u00ebsisht Parlamentin dhe prodhuar pagoj\u00ebsin\u00eb dhe pafuqin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare, p\u00ebr ta shtyr\u00eb p\u00ebrpara reform\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga janari i ketij viti, opozita vijoi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje ngritjen e nj\u00eb komisioni parlamentar, p\u00ebr hetimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb kryeministrit\u00a0Rama n\u00eb afer\u00ebn Charles McGonigal, nj\u00eb ish-zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, i cili po hetohet n\u00eb SHBA n\u00ebn akuz\u00ebn se ka marr\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash nga nj\u00eb oligark rus dhe nga nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs shqiptar me banim n\u00eb SHBA, si dhe ka p\u00ebrfituar udh\u00ebtime me shpenzime t\u00eb mbuluara n\u00eb Tiran\u00eb dhe vende t\u00eb tjera n\u00eb Ballkan. Korruptimi i nj\u00eb zyrtari amerikan t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sajuar akuza dhe rrethana t\u00eb rreme p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm krim, por dhe akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto 30 vite n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-SHBA.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb vendet demokratike nuk p\u00ebrdor para t\u00eb pista, p\u00ebr t\u00eb korruptuar zyrtar\u00eb amerikan\u00eb, q\u00eb k\u00ebta t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb n\u00eb vendin e tij. Si p\u00ebrgjigje, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs mor\u00ebn p\u00ebrjashtimin nga punimet e Kuvendit, gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pengimit t\u00eb punimeve normale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs k\u00ebrkuan ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar,\u00a0p\u00ebr hetimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, pas skandalit t\u00eb madh t\u00eb patronazhist\u00ebve dhe shfryt\u00ebzimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave sensitive dhe konfidenciale t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve(numri i tyre i kart\u00ebs s\u00eb identitetit, i telefonit celular, i llogaris\u00eb bankare, i targ\u00ebs s\u00eb makin\u00ebs, etj.) p\u00ebr q\u00ebllimet zgjedhore t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet. Edhe kjo k\u00ebrkes\u00eb u refuzua nga sekti Rama n\u00eb pushtet dhe, si pergjigje, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs mor\u00ebn p\u00ebrjashtimin nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Opozita duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar\u00a0p\u00ebr procedurat\u00a0e\u00a0dh\u00ebnies s\u00eb investimeve strategjike, pas abuzimeve t\u00eb panumurta dhe keqperdorimit masiv t\u00eb evidentuar gjer\u00ebsisht, t\u00eb Ligjit fam\u00ebkeq Nr. 55\/2015, p\u00ebr Investimet Strategjike, duke ua marr\u00eb me forc\u00eb tok\u00ebn n\u00eb bregdet qytetar\u00ebve, zot\u00ebrues t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs jan\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre kushtetuese p\u00ebr t\u2019i ngritur k\u00ebto komisione, pasi ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ngritjen e tyre dhe ndryshimin e p\u00ebrb\u00ebrjes nga opozita t\u00eb Komisionit parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e kat\u00ebrta e Kuvendit. Neni 77 i Kushtetut\u00ebs, Pika 2 e tij, e thot\u00eb shprehimisht se \u201cKuvendi ka t\u00eb drejt\u00eb dhe, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb s\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb caktoj\u00eb komision hetimi p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d. Por Rama, ky i ashtuquajtur \u201cLider Global\u201d, nuk e ka p\u00ebr asgj\u00eb t\u00eb shkel\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit dhe t\u00eb bllokoj\u00eb nismat parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs, duke provuar, ose ta n\u00ebnshtroj\u00eb, ose ta asgj\u00ebsoj\u00eb at\u00eb. Ve\u00e7, k\u00ebsaj rradhe, i ka hasur sharra n\u00eb gozhd\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Rama p\u00ebrdor fishekun e fundit: policin\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Rama, duke e urryer gjenetikisht opozit\u00ebn, nuk ndalet p\u00ebrpara asnj\u00eb mjeti, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar dhe stopuar aksionin opozitar. Pasi i ka provuar t\u00eb gjitha, q\u00eb t\u00eb blej\u00eb, t\u00eb trullos\u00eb, t\u00eb paralizoj\u00eb dhe t\u00eb kompleksoj\u00eb opozit\u00ebn, parmbr\u00ebm\u00eb p\u00ebrdori fishekun e fundit, policin\u00eb.<\/p>\n<p>Parmbr\u00ebm\u00eb, nd\u00ebrsa Kryetari i Partis\u00eb Demokratike dhe i opozit\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit, Prof. Dr. Sali Berisha, ishte n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shtyp n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, dy p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit hyn\u00eb n\u00eb ambientet e selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb prani t\u00eb kamerave televizive. Ky pseudo-\u201cspektak\u00ebl policor\u201d dhe demonstrim force, tregoi natyr\u00ebn e shtetit policor t\u00eb Ram\u00ebs dhe i ka revoltuar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb shkoj\u00eb Policia e Shtetit n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb politike kryesore opozitare t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb zbatuar nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr detyrim paraqitje t\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, e cila nuk \u00ebsht\u00eb aspak ligjore, por atentat, sulm politik?!<\/p>\n<p>Masa e c\u00ebnimit t\u00eb liris\u00eb t\u00eb nj\u00eb deputeti t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pa miratimin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe pik\u00ebrisht t\u00eb Nenit 73, Pika 2 e tij, q\u00eb shprehimisht cil\u00ebson se \u201cDeputeti nuk mund t\u00eb arrestohet ose t\u2019i hiqet liria n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj forme apo ndaj tij t\u00eb ushtrohet kontroll personal ose i banes\u00ebs, pa autorizimin e Kuvendit\u201d.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit nuk ishte as n\u00eb an\u00ebn e ligjit, as n\u00eb frym\u00ebn e ligjit, me inkursionin e parmbr\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb \u00a0Demokratike, por u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl qorre t\u00eb sektit Rama n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>Procedura ligjore nuk lejon as edhe nj\u00eb banese delikuenti t\u00eb kontrollohet pas or\u00ebs 20.00 t\u00eb dark\u00ebs deri n\u00eb 7 t\u00eb m\u00ebngjesit, e jo m\u00eb t\u00eb ket\u00eb prani policore n\u00eb nj\u00eb seli partie politike!<\/p>\n<p>Kjo l\u00ebvizje vjen, nd\u00ebrsa Kryetari i Partis\u00eb Demokratike ka deklaruar dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, se deputet\u00ebt e opozit\u00ebs jan\u00eb gati dhe do t\u00eb hyjn\u00eb edhe n\u00eb grev\u00eb urie n\u00eb Kuvend, q\u00eb t\u00eb respektohen t\u00eb drejtat e tyre legjitime dhe kushtetuese, p\u00ebr ngritjen e komisioneve parlamentare.<\/p>\n<p>Perspektiva e opozit\u00ebs n\u00eb grev\u00eb urie n\u00eb Kuvend, ka tmerruar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00ebrbuar Ram\u00ebn. I ashtuquajturi \u201cLider Global\u201d parashikon humbje masive pik\u00ebsh n\u00eb syt\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsim t\u00eb tyre p\u00ebr munges\u00ebn flagrante t\u00eb demokracis\u00eb funksionale dhe kapjen e plot\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri, nga oligark\u00ebt e sektit Rama n\u00eb qeverisje, \u00e7far\u00eb opozita reale e vendit me n\u00eb krye Prof. Dr. Sali Berish\u00ebn ka vite q\u00eb e denoncon .<\/p>\n<p>Rama nuk po di \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb dhe po p\u00ebrdor Policin\u00eb e Shtetit, si mjetin-fishek t\u00eb fundit, p\u00ebr t\u00eb trembur dhe stopuar opozit\u00ebn. E ka t\u00eb kot\u00eb!<\/p>\n<p>Aksioni opozitar do t\u00eb vijoj\u00eb i fuqish\u00ebm dhe syhap\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, lidhur me rregjimin policor q\u00eb klika Rama n\u00eb pushtet po tenton t\u00eb instaloj\u00eb. Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb \u00e7do seanc\u00eb t\u00eb Kuvendit, duke denoncuar bllokimin e nj\u00eb pjese thelb\u00ebsore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij nga ana e sektit Rama: ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare. Rama le t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb policin\u00eb, k\u00ebsaj rradhe n\u00eb Kuvend, p\u00ebr t\u00eb ndaluar deputet\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Nuk ka m\u00eb kthim mbrapa, me nj\u00eb rregjim q\u00eb vet\u00ebm k\u00ebrkon t\u00eb trullos\u00eb me propogand\u00eb virtuale e koreografi tubimesh shqiptar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i grabit dhe i detyron ata t\u00eb largohen masivisht nga vendi.<\/p>\n<p>P\u00ebrballja me regjimin e Ram\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb mbys\u00eb dhe anihiloj\u00eb opozit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit,sot \u00ebsht\u00eb rruga e \u00e7do njeriu t\u00eb lir\u00eb q\u00eb liris\u00eb i thot\u00eb liri, dhe demokracis\u00eb i thot\u00eb demokraci!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Bujar LESKAJ Duke par\u00eb i tmerruar ngritjen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe nisjen e bashkimit t\u00eb saj, Rama po e (keq)p\u00ebrdor sot shumic\u00ebn socialiste t\u00eb Kuvendit, jo vet\u00ebm si noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb tij t\u00eb kapura, t\u00eb denoncuara bot\u00ebrisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Transparency International, por si mburoj\u00eb dhe arm\u00eb, p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3523,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59691"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59691\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}