{"id":59398,"date":"2023-10-14T08:24:24","date_gmt":"2023-10-14T08:24:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59398"},"modified":"2023-10-14T08:24:24","modified_gmt":"2023-10-14T08:24:24","slug":"ligji-skllaverues-qe-nxori-zbuluar-10-vjet-pushtet-te-rilindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/14\/ligji-skllaverues-qe-nxori-zbuluar-10-vjet-pushtet-te-rilindjes\/","title":{"rendered":"Ligji skllav\u00ebrues q\u00eb nxori zbuluar 10 vjet pushtet t\u00eb Rilindjes"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Erion DASHO<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>&#8220;Sot me student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb protestojn\u00eb edhe prind\u00ebrit, edhe student\u00ebt e fakulteteve t\u00eb tjera, madje duhet t\u00eb protestoj\u00eb \u00e7do shqiptar, t\u00eb cilit ende nuk i ka ngordhur nervi i protest\u00ebs.&#8221;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ligji skllav\u00ebrues i pun\u00ebs s\u00eb detyruar p\u00ebr mjek\u00ebt e rinj flet shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrimin e Boratit dhe rilind\u00ebsve p\u00ebrgjat\u00eb dhjet\u00eb viteve q\u00eb kan\u00eb qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb problem q\u00eb ka ardhur \u00e7do vit duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar dhe \u00ebsht\u00eb injoruar n\u00eb vazhdim\u00ebsi, papritur shpiket nj\u00eb &#8220;zgjidhje&#8221; e cila krijon nj\u00eb konflikt social t\u00eb paprecedent, nj\u00eb konflikt q\u00eb ka detyruar student\u00ebt e mjeksis\u00eb t\u00eb nisin nj\u00eb grev\u00eb dhe bojkot pa afat t\u00eb m\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e kemi par\u00eb k\u00ebt\u00eb problem q\u00eb n\u00eb fillimet e veta n\u00eb nj\u00eb kontekst paksa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, i cili si\u00e7 e p\u00ebrmenda n\u00eb hyrje t\u00eb statusit flet shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrimin q\u00eb kjo qeveri ka ndaj problemeve tona. Le t&#8217;i cekim me radh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DRIT\u00cbSHKURT\u00cbSI<\/strong><\/p>\n<p>Problemi nuk u krijua n\u00eb qershor 2023, muaji kur ministria dhe qeveria nis\u00ebn me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar diskutimin dhe miratimin e ligjit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar.<\/p>\n<p>Kambanat e alarmit bien prej koh\u00ebsh, ku Zyra Europiane e OBSH-s\u00eb prej vitesh e klasifikon Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin e fundit p\u00ebrsa i takon numrit t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr banor\u00eb. Madje sipas OBSH, &#8220;Europ\u00eb&#8221; quhet edhe Taxhikistani n\u00eb kufi me Kin\u00ebn dhe Afganistanin, q\u00eb gjithsesi ka m\u00eb shum\u00eb mjek\u00eb p\u00ebr 1,000 banor\u00eb se Shqip\u00ebria. Vet\u00ebm n\u00eb 10 vitet e qeverisjes s\u00eb rilindjes kan\u00eb emigruar drejt Gjermanis\u00eb 1,000 mjek\u00eb.<\/p>\n<p>I vendosur p\u00ebrball\u00eb fakteve, Borati e ka mohuar vazhdimisht t\u00eb ket\u00eb munges\u00eb mjek\u00ebsh, hera e fundit q\u00eb e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ishte fushata elektorale e para disa muajve.<\/p>\n<p><strong>PAAFT\u00cbSI<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb analizat e kryera nga un\u00eb personalisht dhe nga koleg\u00eb t\u00eb shumt\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe q\u00eb rr\u00ebnohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb burimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb &#8220;prodhuar&#8221; sh\u00ebndet jan\u00eb defi\u00e7itar\u00eb, p\u00ebrfshi infrastruktur\u00ebn, pajisjet, medikamentet, financimin dhe, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt.<\/p>\n<p>Q\u00eb situata t\u00eb ndryshoj\u00eb nevojitet reform\u00eb e thell\u00eb e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb duhet t\u00eb prek\u00eb rregullimin dhe organizimin, financimin, digjitalizimin, si dhe nj\u00eb plan afatgjat\u00eb i transformimit rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb infrastruktur\u00ebs, me fokus kryesisht tek spitalet.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm transformimi i sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor mund t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jo vet\u00ebm mjek\u00ebt e sapodiplomuar, por madje edhe t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb n\u00eb vend mjek\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Rilindja e ka l\u00ebn\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb duart m\u00eb t\u00eb paafta q\u00eb kan\u00eb drejtuar ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor jetik p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka vet\u00ebm dy mjek\u00eb n\u00eb organik\u00eb, nd\u00ebrsa institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb kan\u00eb arritur deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb jan\u00eb drejtuar prej klarinetist\u00ebve dhe balerinave.<\/p>\n<p>Duke q\u00ebn\u00eb t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb reformojn\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, Borati dhe rilindja shohin si barka shp\u00ebtimi masa pjesore si kjo e ligjit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar.<\/p>\n<p><strong>ARROGANC\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Duke e miratuar ligjin me forc\u00ebn e karton\u00ebve, n\u00eb injorim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb student\u00ebve dhe kritikave t\u00eb atyre q\u00eb realisht e njohin sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, rilindja nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se tregon edhe nj\u00ebher\u00eb arroganc\u00ebn e saj t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7do afer\u00eb e mega-afer\u00eb korruptive (i fundit n\u00eb radh\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzimi i Boratit p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar para drejt\u00ebsis\u00eb Beqen e vet t\u00eb koncesioneve), edhe k\u00ebsaj radhe rilindja ka manifestuar nj\u00eb q\u00ebndrim arrogant q\u00eb vendos para faktit t\u00eb kryer qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb pranojn\u00eb pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb tekat dhe marrit\u00eb e nj\u00eb aventurieri sharlatan.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebzgjidhjet e propozuar jan\u00eb refuzuar. Nj\u00eb prej tyre ka q\u00ebn\u00eb ndarja e student\u00ebve n\u00eb dy grupime, ku n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre t\u00eb zbatohej detyrimi p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb vend (bazuar n\u00eb zgjedhjen e lir\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb konkurrimit), nd\u00ebrsa n\u00eb tjetrin jo. Ose, sikund\u00ebr b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr vendesh t\u00eb tjer\u00eb, ofrimi i nj\u00eb burse speciale p\u00ebr student\u00ebt q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb kontrat\u00ebn e q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri pas kryerjes s\u00eb studimeve.<\/p>\n<p>Secila prej k\u00ebtyre masave do t\u00eb ishte e arsyeshme dhe me siguri do t\u00eb mir\u00ebpritej nga student\u00ebt, p\u00ebrkundrejt arroganc\u00ebs dhe dhun\u00ebs me t\u00eb cilat ata p\u00ebrballohen prej disa muajsh tashm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DEMAGOGJI<\/strong><\/p>\n<p>Demagogjia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr tiparet m\u00eb karakteristik\u00eb t\u00eb Boratit dhe rilindjes. Demagogjia shkon paralelisht me paaft\u00ebsin\u00eb, pasi duke mos q\u00ebn\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, sigurisht q\u00eb votuesit tru-shp\u00eblar\u00eb duhen ushqyer me demagogji.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur u diskutua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb projekt ligji, un\u00eb e kam quajtur nj\u00eb mas\u00eb thell\u00ebsisht demagogjike q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe si alibi n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky ligj \u00ebsht\u00eb i pazbatuesh\u00ebm, por rilindja kur t\u00eb vij\u00eb koha e llogaridh\u00ebnies, me siguri do t\u00eb justifikohet &#8220;U p\u00ebrpoq\u00ebm ta zgjidhim problemin e munges\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebve, por student\u00ebt na u kthyen kund\u00ebr&#8221;. Duke pasur parasysh se cil\u00ebt votojn\u00eb rilindjen, kjo alibi ka gjasa t\u00eb jap\u00eb efekt.<\/p>\n<p><strong>POPULIZ\u00cbM<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Argumentet&#8221; kryesor\u00eb q\u00eb ka paraqitur qeveria q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb skandalit t\u00eb k\u00ebtij ligji skllav\u00ebrues kan\u00eb q\u00ebn\u00eb &#8220;detyrimi i mjek\u00ebve t\u00eb rinj p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer shoq\u00ebris\u00eb&#8221; dhe pagesa e liris\u00eb q\u00eb u k\u00ebrkohet atyre si &#8220;kthimi mbrapsht i pareve t\u00eb taksapaguesve&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebto argumente vijn\u00eb er\u00eb populiz\u00ebm i shpifur!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb, gjithkush ka vet\u00ebm nj\u00eb detyrim, t\u00eb respektoj\u00eb ligjet dhe parimin se liria e gjithkujt p\u00ebrfundon aty ku nis ajo e tjetrit. Detyrimin p\u00ebr t\u00eb ofruar kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb vendit nuk e kan\u00eb mjek\u00ebt 24 vje\u00e7ar\u00eb, por Qeveria! N\u00ebse Borati dhe borat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb qeverisin, le ta pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe t&#8217;u heqin shqiptar\u00ebve si barr\u00eb nga shpina.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr taksat, ato nuk i ka prodhuar Borati dhe borat\u00ebt, por prind\u00ebrit e k\u00ebtyre student\u00ebve. Student\u00ebt kan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga arsimi (e drejt\u00eb kushtetuese) bazuar n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kriter, arritjet akademike.<\/p>\n<p>N\u00ebse Boratit i dhimbsen kaq shum\u00eb taksat e shqiptar\u00ebve, le t\u00eb hedh\u00eb syt\u00eb drejt vjedhjeve s\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit me djeg\u00ebsit apo koncesionet mashtruese t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p>Manipulimi i opinionit me &#8220;detyrimin p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer vendit&#8221; dhe &#8220;detyrimin p\u00ebr t&#8217;i rikthyer investimin shoq\u00ebris\u00eb&#8221; jan\u00eb thjesht populiz\u00ebm dhe p\u00ebrpjekje e borat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb krijuar ndarje n\u00eb opinionin publik dhe shoq\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>PALIGJSHM\u00cbRI<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrafrimi i Boratit dhe rilindjes \u00ebsht\u00eb totalisht n\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe kushtetut\u00ebs. Pun\u00ebn e detyruar, nj\u00eb koncept i lidhur me skllav\u00ebrin\u00eb dhe bujkrob\u00ebrin\u00eb mesjetare, e ringjalli vet\u00ebm komunizmi. N\u00eb nj\u00eb sistem demokratik nuk ka vend p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e sigurt se Gjykata Kushtetuese ose ajo e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Strasburg do ta kthej\u00eb prapsht ligjin, n\u00ebse ai nuk abrogohet m\u00eb par\u00eb nga vet\u00eb qeveria e detyruar nga protestat e student\u00ebve.<\/p>\n<p>Por problemi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thell\u00eb se kaq dhe duhet par\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim akoma m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00eb qeveri q\u00eb guxon kaq hapur t\u00eb shkel\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe t\u00eb drejtat e njeriut, a do ta ndalet k\u00ebtu?!<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim skenarin hipotetik (q\u00eb ka pothuajse zero gjasa t\u00eb ndodh\u00eb) sipas t\u00eb cilit mjek\u00ebt e rinj do t\u00eb shp\u00ebrndahen sipas parimit enverhoxhist &#8220;aty ku ka nevoj\u00eb atdheu&#8221; dhe problemi i munges\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebve u zgjidh.<\/p>\n<p>Po sikur qeveria t\u00eb konstatoj\u00eb se ka munges\u00eb paresh? A do t&#8217;u kthehet biznesmen\u00ebve dhe t&#8217;u sekuestroj\u00eb llogarit\u00eb bankare dhe asetet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme?!<\/p>\n<p>Po sikur nes\u00ebr t\u00eb duhen pun\u00ebtor\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar rrug\u00eb dhe autostrada? A do t&#8217;u k\u00ebrkoj\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb dalin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb shtunave dhe t\u00eb dielave?!<\/p>\n<p>Sot me student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb protestojn\u00eb edhe prind\u00ebrit, edhe student\u00ebt e fakulteteve t\u00eb tjera, madje duhet t\u00eb protestoj\u00eb \u00e7do shqiptar, t\u00eb cilit ende nuk i ka ngordhur nervi i protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse th\u00ebnia lapidare e Bertold Breht \u00ebsht\u00eb e paharrueshme:<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb fillim ata mor\u00ebn cigan\u00ebt, por un\u00eb nuk protestova sepse ata m\u00eb dukej se vidhnin. Pastaj mor\u00ebn hebrenjt\u00eb, por un\u00eb nuk protestova sepse hebrenjt\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqenin. Pastaj mor\u00ebn homoseksual\u00ebt, por un\u00eb nuk protestova sepse homoseksual\u00ebt m\u00eb bezdisnin. Pastaj mor\u00ebn komunist\u00ebt, por un\u00eb nuk protestova sepse nuk isha komunist. N\u00eb fund, kur erdh\u00ebn t\u00eb m\u00eb merrnin mua, nuk kishte mbetur askush p\u00ebr t\u00eb protestuar&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Erion DASHO &#8220;Sot me student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb protestojn\u00eb edhe prind\u00ebrit, edhe student\u00ebt e fakulteteve t\u00eb tjera, madje duhet t\u00eb protestoj\u00eb \u00e7do shqiptar, t\u00eb cilit ende nuk i ka ngordhur nervi i protest\u00ebs.&#8221; Ligji skllav\u00ebrues i pun\u00ebs s\u00eb detyruar p\u00ebr mjek\u00ebt e rinj flet shum\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrimin e Boratit dhe rilind\u00ebsve p\u00ebrgjat\u00eb dhjet\u00eb viteve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59399,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59398"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}