{"id":59078,"date":"2023-10-10T09:49:08","date_gmt":"2023-10-10T09:49:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59078"},"modified":"2023-10-10T09:49:08","modified_gmt":"2023-10-10T09:49:08","slug":"propozime-qe-demtojne-kosoven-shqiperine-dhe-europen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/10\/propozime-qe-demtojne-kosoven-shqiperine-dhe-europen\/","title":{"rendered":"Propozime q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Europ\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>Michael Martens, gazetari q\u00eb mbulon Ballkanin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen kryesore gjermane Frankfurter Allgemeine mesa e njoh un\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb person me sensin e satir\u00ebs. Ai n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reporter akribik q\u00eb shkruan artikuj vet\u00ebm mbasi e ka studjuar e hulumtuar personalisht \u00e7\u00ebshtjen dhe eviton klishet\u00eb q\u00eb i gjen jo rrall\u00eb n\u00eb median europiane. Prandaj edhe postimi i tij se Edi Rama \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri kryeminist\u00ebr q\u00eb Serbia ka patur mbas Nikolla Pashi\u00e7it, duhet par\u00eb edhe p\u00ebrtej satir\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi jan\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje kosovare ku nd\u00ebrhyrja personale e Ram\u00ebs ka provokuar kund\u00ebrshtime n\u00eb Prishtin\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb fakt jan\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn, por edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Ballkanin dhe Europ\u00ebn q\u00eb gjith\u00ebsesi meritojn\u00eb v\u00ebmendje e shqyrtim.<\/p>\n<p><strong>Zajednica ose Asociacioni i Komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti kryeministri Rama i d\u00ebrgoi qeverive t\u00eb Berlinit e Parisit nj\u00eb koncept si duhej t\u00eb ishte Zajednica. Ky koncept q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur deri m\u00eb sot sipas Ram\u00ebs ishte \u201cnj\u00eb dokument i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d i hartuar prej ekspert\u00ebve t\u00eb shquar per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb q\u00eb ishin pajtuar nga qeveria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr v\u00ebzhguesin distant mbetet e paqart\u00eb dobia e k\u00ebsaj nisme sepse nj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u201cnj\u00eb dokument i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d mund t\u2019a hartonte edhe Prishtina q\u00eb \u00ebsht\u00eb direkt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duke patur edhe autoritetin e financat p\u00ebr t\u00eb pajtuar nj\u00eb grup \u201cekspert\u00ebsh t\u00eb shquar per\u00ebndimor\u00eb\u201d. Po k\u00ebshtu mund t\u2019a b\u00ebnte edhe Beogradi q\u00eb\u00ebsht\u00eb i dyti nga radha e p\u00ebrfshirjes. Po k\u00ebshtu mund t\u2019a b\u00ebnte Brukseli me rolin e tij n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi dhe sigurisht edhe vet\u00eb Parisi e Berlini qoft\u00eb edhe pa marr\u00eb post\u00eb nga Tirana. Disa fondacione e think-tanke kan\u00eb publikuar k\u00ebto dy vjet konceptet e tyre p\u00ebr Zajednic\u00ebn duke kontribuar n\u00eb debatin publik; i cili, n\u00eb demokraci form\u00ebson vizionin politik. Por kur nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb e interesuar por periferike u d\u00ebrgon koncepte jo-publike nj\u00eb tjet\u00ebr pale t\u00eb tret\u00eb, kjo e fundit me gjas\u00eb e surprizuar nga nisma, dobia duket edhe m\u00eb mjegullt.<\/p>\n<p>P\u00ebr v\u00ebzhguesin distant \u00ebsht\u00eb e m\u00eb e paqart\u00eb pse Rama nuk ja d\u00ebrgoi Kosov\u00ebs konceptin e \u201cnivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d n\u00ebse v\u00ebrtet besonte se teksti p\u00ebrmbante ide t\u00eb reja p\u00ebr qeverin\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte n\u00eb frym\u00ebn e af\u00ebrsis\u00eb s\u00eb vet\u00ebkuptueshme, t\u00eb bashk\u00ebpunimit tradicional e t\u00eb traktatit dypal\u00ebsh; mund t\u2019ja d\u00ebrgonte edhe Serbis\u00eb me presidentin e t\u00eb cil\u00ebs ka konsoliduar nj\u00eb marr\u00ebdhenie speciale q\u00eb synon \u201cBallkanin Europian\u201d; ose fundja edhe dy nd\u00ebrmjet\u00ebsve\/ facilitator\u00ebve t\u00eb Brukselit t\u00eb angazhuar direkt n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog (aktualisht zz. Borrel e Laj\u010d\u00e2k). P\u00ebr arsye q\u00eb mbeten t\u00eb shpjegohen koncepti ju d\u00ebrgua dy shteteve kryesore t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb cil\u00ebt, tok me 25 shtetet e tjere, kan\u00eb deleguar prej vitit 2011 nd\u00ebrmjet\u00ebsimin tek Sh\u00ebrbimi i Jasht\u00ebm i BE-s\u00eb, pra tek dy nd\u00ebrmjet\u00ebsit\/facilitator\u00ebt e lartp\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi mbase nuk e ka t\u00eb nevojshme t\u00eb lodh\u00eb mendjen p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb pakuptueshmen dhe as t\u00eb nxjerr\u00eb nga lumi gurin kryeministror, po t\u00eb ket\u00eb parasysh se personazhi yn\u00eb nuk e ka problem t\u00eb duket karakteropat mjafton q\u00eb t\u00eb duket lojtar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb b\u00ebhet i p\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr segmente nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebsh mjaft q\u00eb k\u00ebta t\u00eb mbyllin syt\u00eb p\u00ebr problemet n\u00eb vendin e tij. Qoft\u00eb edhe p\u00ebrmes trysnis\u00eb joparimore ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe kjo e fundit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja madhore: a lipset dhe a duhet q\u00eb Kosova me ligj t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb themelimin e Zajednic\u00ebs? P\u00ebrgjigja ime \u00ebsht\u00eb po edhe po!<\/p>\n<p>Po sepse Kosova sovrane p\u00ebrmes titullar\u00ebve t\u00eb saj gjat\u00eb kesaj dekade t\u00eb \u201cdialogut\u201d ka pranuar disa her\u00eb me shkrim, k\u00ebt\u00eb vit edhe nga KM Kurti, detyrimin p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe; \u00e7do refuzim apo shmangie e nj\u00ebanshme dhe arbitrare nga detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb jep hijen e shtetit renegat q\u00eb nuk meriton as simpati e as p\u00ebrkrahje.<\/p>\n<p>Po sepse Kosova sovrane e moderne ka detyrimin parimor q\u00eb t\u00eb akomodoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e saj sipas p\u00ebrvoj\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen edhe ata do t\u00eb donin t\u00eb jetonin n\u00eb shtetin e vjet\u00ebr edhe pse jo detyrimisht thyejn\u00eb ligjet e shtetit t\u00eb ri: pra serb\u00ebt kosovar\u00eb.<\/p>\n<p>Debati publik p\u00ebr Zajednic\u00ebn fokusohet tek kompetencat dhe druajtjase mos kthehet n\u00eb nj\u00eb Republika Serbska. Ky fokus \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt. Dodik, shefi iRepublika Serbskas ka n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb Daytonit tagra t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb paralizuar nivelin federal. Por edhe pa k\u00ebto tagra p\u00ebrkrahja q\u00eb ai merr nga Beogradi e nga Moska do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb ushqyer secesionizmin e tij.<\/p>\n<p>Si modele p\u00ebr Zajednic\u00ebn dikur p\u00ebrflitej Tiroli i Jugut\/Alto Adige n\u00eb Itali e tashti statusi i pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kroaci. T\u00eb dyja k\u00ebto raste kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt at\u00eb q\u00eb shteti strehues i pakic\u00ebs nuk k\u00ebrc\u00ebnohet nga shteti m\u00ebm\u00eb i asaj pakice. Sot Serbia nuk \u00ebsht\u00eb rrezik sigurie real p\u00ebr Kroacin\u00eb e rim\u00ebkembur dhe an\u00ebtare n\u00eb NATO e n\u00eb BE. Po ashtu statusi bujar i pakic\u00ebs gjermanofone n\u00eb Tirolin e Jugut\/Alto Adige u arrit gradualisht n\u00eb dy faza kur Italia e Austria, n\u00eb p\u00ebrgjithesi shtete mike mbas 1945, arrit\u00ebn nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb mir\u00ebbesimi.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin ton\u00eb Serbia jo vet\u00ebm nuk e njeh Kosov\u00ebn por me kushtetut\u00eb e quan pjes\u00eb t\u00eb saj; ajo influencon dhe instrumetalizon pakic\u00ebn serbe, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb Ibrit, p\u00ebrmes sh\u00ebrbimit sekret, grupeve mafioze, zgjatimit t\u00eb partis\u00eb shtet t\u00eb mb\u00ebshtetur me superbuxhet. Beogradi p\u00ebrdor edhe k\u00ebrc\u00ebnimin ushtarak (kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb dyvjet) por edhe dhun\u00ebn e armatosur p\u00ebrmes grupimeve si ai Radojcicit n\u00eb 24 shtator.<\/p>\n<p>At\u00ebhere pyetja p\u00ebr Zajednic\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb si lipset t\u00eb jet\u00eb ajo, por kur mundet t\u00eb krijohet ajo. Dhe p\u00ebrgjigja ting\u00ebllon e thjesht\u00eb: kur Serbia t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb e mund\u00ebsisht t\u00eb pranoj\u00eb\/ njoh\u00eb Kosov\u00ebn. Dialogu i Brukselit n\u00ebn shenj\u00ebn e nj\u00eb \u201cambiguiteti strategjik\u201d t\u00eb padobish\u00ebm nuk arriti t\u2019a adresoj\u00eb dot \u00e7\u00ebshtjen e pranimit\/njohjes. SHBA, ndon\u00ebse shprehej vazhdimisht p\u00ebr proces me fokus tek \u201cnjohja reciproke\u201d nuk mundi t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye plani franko-gjerman i prezantuar vjet sillte risin\u00eb e njohjes faktike por jo formale mes dy shteteve ngjash\u00ebm me dy Gjermanit\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Fatkeqsisht nd\u00ebrmjet\u00ebsit per\u00ebndimor\u00eb n\u00ebn iluzionin e joshjes s\u00eb Serbis\u00eb nga BE apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrfitim momental e harruan thelbin e k\u00ebtij plani; ata i k\u00ebrkuan Kosov\u00ebs \u201ck\u00ebtu dhe tashti\u201d Zajednic\u00ebn kurse njohjen faktike e lan\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb kur t\u00eb bindej Serbia. Kaq i duhej dhe Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nisur letra me post\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare por me k\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Propozimi tjet\u00ebr i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb thirret nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjidhjen e problemit Kosov\u00eb-Serbi mbasi negociatat aktuale me regji nga Brukseli nuk kan\u00eb gjas\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundim t\u00eb suksessh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit duket se ka nj\u00eb konsensus n\u00eb rritje t\u00eb pakt\u00ebn n\u00ebse regjia e Brukselit mbetet tek i nj\u00ebjti model dhe me gjas\u00eb tek i nj\u00ebjti regjizor. Por a sjell nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nj\u00eb zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrueshme?<\/p>\n<p>Para se t\u2019i p\u00ebrgjigjemi k\u00ebsaj pyetjeje lipset t\u00eb kujtojm\u00eb se dialogu Kosov\u00eb- Serbi nuk ka mbetur gjithmon\u00eb n\u00eb nivelin Laj\u010d\u00e1k\/Escobar. Ai \u00ebsht\u00eb ngritur shpesh n\u00eb nivelin e ministrave dhe ndonj\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb objekt direkt i shefave t\u00eb shteteve.<\/p>\n<p>Para nj\u00eb viti Presidenti francez e Kancelari gjerman prezantuan planin e tyre; k\u00ebsaj nisme ju bashkua edhe Kryeminstrja italiane. T\u00eb tre bashk\u00eb ata i d\u00ebrguan let\u00ebr Kryeminstrit Kurtit e Presidentit Vu\u010di\u0107 dhe d\u00ebrguan k\u00ebshilltar\u00ebt diplomatik\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e Beograd p\u00ebr t\u00eb njoftuar pasojat n\u00ebse plani refuzohej. Ndon\u00ebse ky plan u pranua verbalisht ai nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar praktikisht.<\/p>\n<p>Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzimi thelb\u00ebsor i Vu\u010di\u0107it p\u00ebr t\u00eb ecur drejt njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs (refuzim i maskuar me dyfytyr\u00ebsi retorike) si dhe mungesa e vizionit strategjik e prevalimi i interesave taktike p\u00ebrfshi edhe nj\u00ebanshm\u00ebri sporadike tek nd\u00ebrmjet\u00ebsit facilitator\u00eb.<\/p>\n<p>Por ka dhe nj\u00eb kufizim tjet\u00ebr: Europa e Per\u00ebndimi nuk kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm karrota e shkopinj p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar pal\u00ebt drejt nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Karrota \u201can\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE\u201d \u00ebsht\u00eb iluzore ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do jepet mbas ni\u00eb brezi. Korruptokrat\u00eb si Vu\u010di\u0107i, ku p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr opinioni publik i bombarduar nga propaganda shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr BE-s\u00eb, nuk kan\u00eb pse t\u2019a duan an\u00ebtar\u00ebsimin. Sepse kjo do t\u00eb do t\u00eb thot\u00eb fund apo kufizim i korruptokracis\u00eb; \u00a0k\u00ebshtu q\u00eb pavar\u00ebsisht retorik\u00ebs proeuropiane n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata nuk e duan. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga BE edhe k\u00ebshtu si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb at\u00eb q\u00eb duan v\u00ebrtet: ndihm\u00eb financiare e kopertur\u00eb politike. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje kan\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb e Shkup.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shkopin mund t\u2019a v\u00ebzhgojm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb: sanksionet e BE as nuk e kan\u00eb ndryshuar thelb\u00ebsisht sjelljen e qeveris\u00eb Kurti e as kan\u00eb ulur p\u00ebrkrahjen publike t\u00eb saj. Me gjas\u00eb sepse konsiderohen si t\u00eb padrejta (si\u00e7 jan\u00eb!). Ose konsiderohen edhe t\u00eb neglizhueshme. \u00cbsht\u00eb kollaj t\u00eb imagjinohet se sikur t\u00eb nj\u00ebjtat sanksione t\u2019i vihen Serbis\u00eb, si\u00e7 po flitet, reagimi i Beogradit do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb shp\u00ebrfill\u00ebs.<\/p>\n<p>Por t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb Europa e SHBA kan\u00eb potencialin p\u00ebr masa e nd\u00ebrhyrje q\u00eb do t\u2019i trondisnin keq shtetet t\u00eb vogla si k\u00ebto tonat. Por duket se nuk kan\u00eb vullnetin dhe aktualisht as terezin\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><em>Nj\u00eb konferenc\u00eb me Franc\u00ebn, Gjermanin\u00eb si violina t\u00eb para tok me BE plus SHBA do t\u00eb ishte nj\u00eb deja vu.<\/em><\/p>\n<p><em>Po t\u00eb shtojm\u00eb fuqit\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb interesuara forca imponuese e konferenc\u00ebs do t\u00eb rritej duksh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto fuqi bot\u00ebrore aktualisht jan\u00eb Rusia (me agresionin e saj ndaj Ukrain\u00ebs pak gjasa ka t\u00eb ftohet) dhe Kina.<\/em><\/p>\n<p><em>Por konkluzionet e k\u00ebsaj konference do t\u00eb ishin fatkeqe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe d\u00ebmtuese p\u00ebr Europ\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Rama nuk e thot\u00eb shprehimisht se konferenca duhet zgjeruar k\u00ebsisoj por logjika e kontekstit fare mir\u00eb t\u00eb \u00e7on k\u00ebtu.<\/em><\/p>\n<p><strong>Veriu n\u00ebn kontrollin e KFORI-it po p\u00ebrse?<\/strong><\/p>\n<p>Propozimi m\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm i Edi Ram\u00ebs ishte q\u00eb KFOR-i t\u00eb merrte kontrollin n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb Ibrit. I \u00e7uditsh\u00ebm sepse nj\u00eb forc\u00eb ushtarake e pranishme n\u00eb territor si rregull ka kontroll mbi at\u00eb territor. Ajo forc\u00eb ushtarake instalon nj\u00eb pushtet civil p\u00ebr pun\u00ebt e p\u00ebrditshme dhe vet\u00eb merret eksluzivisht me sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e Kosov\u00ebs pun\u00ebt e p\u00ebrditshme t\u00eb pushtetit civil si dogana, rendin publik, arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, pastrimi i rrug\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb KFOR-i kurr\u00eb nuk i ka patur. Me bojkotin e Lista Serbska situata dhe me kryebashkiak\u00ebt me 3 % vota situata \u00ebsht\u00eb komplikuar por parimisht nuk ka ndryshuar. Institucionet jan\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs edhe kur funksionojn\u00eb jo mir\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik e simbolik.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush e ndryshon k\u00ebt\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb minirepublike n\u00ebn tutel\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare at\u00ebhere nuk do shum\u00eb fantazi p\u00ebr t\u00eb kuptuar se synohet preludi i coptimit territorial. Para disa vitesh Rama me koleg\u00eb e tentoi seriozisht k\u00ebt\u00eb projekt dhe gjeti p\u00ebkrahje n\u00eb dyshen aventuroze Mogerini\/Eichhorst n\u00eb Bruksel dhe n\u00eb dyshen idelogjike Bolton\/Palmer n\u00eb Washington. Q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb bashkuar nga joparim\u00ebsia e miopia. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Serbis\u00eb dhe Europ\u00ebs ky projekt d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>Europa e kuptoi nga tragjedia e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore se shtetet etnikisht homogjene ishin t\u00eb pamundura dhe investoi n\u00eb t\u00eb drejtat e pakicave komb\u00ebtare dhe n\u00eb tretjen e kufijve shtet\u00ebror\u00eb. Kjo vler\u00eb europiane nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur n\u00eb Ballkan si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb shembuj pozitiv\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. Nuk do t\u00eb ishte e pamundur as n\u00eb Serbi e Kosov\u00eb edhe pse v\u00ebshtir\u00ebsohet nga korruptokrat\u00eb e aventurier\u00eb.<\/p>\n<p>Sfida n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb konsensus politik e shoq\u00ebror rreth k\u00ebtyre \u00e7eshtjeve i formuluar qart\u00eb e shkoqur p\u00ebr t\u00eb arritur optimalen n\u00eb jav\u00ebt e muajt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sfida n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb q\u00eb personin me llagapin e ri nga Michael Martens t\u2019a b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb t\u00eb pad\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb jav\u00ebt e muajt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO Michael Martens, gazetari q\u00eb mbulon Ballkanin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen kryesore gjermane Frankfurter Allgemeine mesa e njoh un\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb person me sensin e satir\u00ebs. Ai n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reporter akribik q\u00eb shkruan artikuj vet\u00ebm mbasi e ka studjuar e hulumtuar personalisht \u00e7\u00ebshtjen dhe eviton klishet\u00eb q\u00eb i gjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59078"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59078"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59078\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}