{"id":58715,"date":"2023-10-05T16:37:11","date_gmt":"2023-10-05T16:37:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=58715"},"modified":"2023-10-05T16:37:11","modified_gmt":"2023-10-05T16:37:11","slug":"skandali-i-portit-te-durresit-teatrit-xhackes-shehaj-qeveria-do-shperbleje-kushtetuesen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/10\/05\/skandali-i-portit-te-durresit-teatrit-xhackes-shehaj-qeveria-do-shperbleje-kushtetuesen\/","title":{"rendered":"Skandali i Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, Teatrit, Xha\u00e7k\u00ebs, Shehaj: Qeveria do shp\u00ebrblej\u00eb \u201cKushtetuesen\u201d&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Shehaj ka folur n\u00eb Kuvend p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nj\u00eb projektligj q\u00eb mazhoranca e ka t\u00ebrhequr n\u00eb dy raste pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim. Sipas tij, qeveria k\u00ebrkon t\u2019u rris\u00eb rrog\u00ebn gjyqtar\u00ebve kushtetues deri n\u00eb 100 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit, duke i shp\u00ebrblyer p\u00ebr vendimet q\u00eb ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pro qeveris\u00eb p\u00ebrsa u p\u00ebrket disa nga \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Shehaj i referohet vendimeve t\u00eb Kushtetueses p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, mandatin e ish-ministres Olta Xha\u00e7ka, Teatrin Komb\u00ebtar dhe kontrat\u00ebn p\u00ebr menaxhimin e Butrintit, p\u00ebr t\u00eb cilat Kushtetuesja i ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e deputet\u00ebve opozitar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e deputetit Agron Shehaj<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria ka sjell\u00eb n\u00eb dy seanca radhazi, nj\u00eb projektligj p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe n\u00eb t\u00eb dyja rastet e ka t\u00ebrhequr pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim.<\/p>\n<p>Arsyeja e t\u00ebrheqjes \u00ebsht\u00eb sepse nuk ka votat e nevojshme p\u00ebr ta votuar dhe rritja e rrogave te Gjykates Kushtetuese \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt pazari mes maxhoranc\u00ebs dhe nj\u00eb pjese t\u00eb opozit\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur publikisht n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj nisme te qeverise.<\/p>\n<p>Praktikisht rrogat e institucionit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ruan ekulibrat e ndarjes s\u00eb pushteteve t\u00eb Republik\u00ebs Shqip\u00ebris\u00eb, po trajtohen si mall, m\u00eb jep, e t\u00eb t\u00eb jap.<\/p>\n<p>Po pse \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb maxhoranc\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblej\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese?<\/p>\n<p>N\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe m\u00eb te korruptuar n\u00eb Europe, Qeveria kerkon te rrise rrogen e anetareve te gjykates kushtetuese deri ne pothuajse 100 mije dollare ne vit.<\/p>\n<p>Sipas Maxhorances, kjo do e beje Gjykaten Kushtetuese me te pavarur nga vete qeveria. Ne te vertete ky eshte nje shp\u00ebrblim i turpshem qe qeveria i jep anetareve te Gjykates per vendimet qe kjo gjykate ka marre ne favor te qeverise ne keto tre vite.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb shohim faktet p\u00ebr t\u00eb kuptuar qe kjo rritje rroge eshte thjesht nje shperblim nga maxhoranca.<\/p>\n<p>Ne keto tre vite, qytetare, kompani, opozita, i jan\u00eb drejtuar Gjykates Kushtetuese per te kerkuar drejtesi, kunder vendimeve antikushtetuese dhe te padrejta te qeverise dhe Maxhorances. Pothuajse ne te gjitha rastet, Gjykata Kushtetuese i ka dhene te drejte qeverise.<\/p>\n<p>Kur opozita kerkoi ngritjen e komisionit hetimor per ceshtjen Beketin, mbi demin prej 140 mln euro, Gjykata Kushtetuese i dha te drejte qeverise.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me afer\u00ebn korruptive dhe prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar, Gjykata Kushtetuese ka rrezuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shfuqimin e vendimit p\u00ebr shembjen e godin\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, opozita i k\u00ebrkoi Gjykat\u00ebs Kushtetuese heqjen e mandatit t\u00eb Olta Xha\u00e7k\u00ebs. Gjykata Kushtetuese, jo vetem nuk i hoqi mandatin por as nuk e shqyrtoi kerkesen, por vetem sa ktheu k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Kuvend duke shpetuar Olta Xhacken dhe qeverine.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me kontraten e fondacionit per manaxhimin e Butrintit, Gjykata Kushtetuese refuzoi t\u00eb gjykoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr shfuqizimin e ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e afer\u00ebs korruptive t\u00eb portit t\u00eb durr\u00ebsit, Opozita i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese shfuqizimin e marreveshjes. Prap\u00eb sipas gjykates qeveria kishte te drejte.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, kompania koncesionare gjermane i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese drejt\u00ebsi n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat e tyre kund\u00ebr shkeljeve arbitrare t\u00eb qeveris\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se qeveria kishte t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00eb sapo p\u00ebrmenda jan\u00eb vet\u00ebm disa raste nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet por jan\u00eb me dhjet\u00ebra vendime t\u00eb tjera ku Gjykata Kushtetuese, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nga shkeljet e mundshme t\u00eb qeveris\u00eb dhe maxhoranc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese, qeveria ka patur pothuajse gjithmon\u00eb te drejte.<\/p>\n<p>K\u00ebto vendime jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese paguhen deri n\u00eb 50 mije dollar\u00eb n\u00eb vit. Tani q\u00eb maxhoranca do ua \u00e7oj\u00eb 100 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit, si mund t\u00eb argumentoni se kjo Gjykat\u00eb do jet\u00eb m\u00eb e lir\u00eb\u00a0\u00a0 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime kund\u00ebr qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>Vendimet e Gjykates Kushtetuese kane lidhje kryesisht me mbrotjen e te drejtave dhe lirive te qytetareve nga vendimet arbitrare dhe antikushtetuese te qeverise. Nuk mund te presim qe Gjykata me rritjen e rroges nga maxhoranca, te mbroje me shume te drejtat e qytetareve dhe te kufizoj veprimtarin\u00eb e qeverise.<\/p>\n<p>Keto fakte qe sapo permenda tregojne qartaz se kemi te bejme me nje shperblim te majme qe qeveria u jep anetareve te Gjykates Kushtetuese per vendimet qe kjo gjykate ka marre dhe do te marre ne favor te k\u00ebsaj qeverie.<\/p>\n<p>Jo vetem qe Gjykata nuk do te jete me e pavarur, por ajo do thelloje humbjen e\u00a0 besueshmerise tek qytetaret mbi rolin e saj s\u00eb garantit te Kushtetutes.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij projekligji q\u00eb ju k\u00ebrkoni ta shisni si vendim qe do rris\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb e gjykat\u00ebs kushtetuese, fshihet tentitava e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar t\u00eb gjitha institucionet e pavarura t\u00eb republik\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tentative p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar Gjykat\u00ebn Kushtetuese, por p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Mos te harrojm\u00eb se vendimet korruptive te kesaj qeverie q\u00eb Gjykata Kushtetuese nuk shfuqizon, jane legalizim i nje vjedhje.<\/p>\n<p>Cdo vendim i gjykat\u00ebs kushtetuese ne favor te ketyre aferave korruptive eshte nje bashkepunim ne vjedhje ne kurriz te nje prej popujve me te varfer ne Europe.<\/p>\n<p>Shpesh, te gjithe ne por dhe qytetaret, e pyesim veten se si eshte e mundur qe Shqiperia vazhdon te jete nje vend kaq i varfer dhe i prapambetur, nga i cili te gjithe duan te ikin. Nje nga arsyet eshte pikerisht kjo; sepse nje institucion kaq i rendesishem si Gjykata Kushtetuese per demokracine, sillet si nje zyre noterie e qeverise.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Agron Shehaj ka folur n\u00eb Kuvend p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nj\u00eb projektligj q\u00eb mazhoranca e ka t\u00ebrhequr n\u00eb dy raste pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim. Sipas tij, qeveria k\u00ebrkon t\u2019u rris\u00eb rrog\u00ebn gjyqtar\u00ebve kushtetues deri n\u00eb 100 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit, duke i shp\u00ebrblyer p\u00ebr vendimet q\u00eb ata &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":24077,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58715"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58715\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24077"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}