{"id":58094,"date":"2023-09-30T10:27:17","date_gmt":"2023-09-30T10:27:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=58094"},"modified":"2023-09-30T10:27:17","modified_gmt":"2023-09-30T10:27:17","slug":"pd-pershendet-raportin-final-dhe-i-ben-thirrje-osbe-odhir-zgjedhjet-te-hetohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/30\/pd-pershendet-raportin-final-dhe-i-ben-thirrje-osbe-odhir-zgjedhjet-te-hetohen\/","title":{"rendered":"PD p\u00ebrsh\u00ebndet raportin final dhe i b\u00ebn thirrje OSBE-ODHIR: Zgjedhjet t\u00eb hetohen!"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA E P\u00cbRFAQ\u00cbSUESIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHJET N\u00cb PD, IVI KASO<\/strong><\/p>\n<p>Partia Demokratike p\u00ebrsh\u00ebndet raportin final t\u00eb OSBE- ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe e gjen at\u00eb nje vlersim serioz real te gjendjes dramatike te zgjedhjeve ne Shqiperi i cili n\u00eb shumicen e pikave konkluzive perputhej me gjetjet tona t\u00eb parashtruara edhe n\u00eb Librin e Zi t\u00eb farses zgjedhore te 14 Majit, botuar n\u00eb shqip dhe anglisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb vjet\u00ebsh, rekomandimi i par\u00eb prioritar nuk \u00ebsht\u00eb reforma e ardhshme zgjedhore q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet, por thirrja institucioneve p\u00ebr hetimin dhe nd\u00ebshkimin e krimeve zgjedhore t\u00eb k\u00ebtij procesi, mbasi si \u00e7\u2019kemi deklaruar ne menyre te perseritur ne kete farse elektorale krimi u shendrua ne vote dhe vota u shendrua ne krim.<\/p>\n<p>Raporti i fundit i OSBE-ODIHR \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ziu n\u00eb 30 vjet. I vetmi q\u00eb krahasohet me t\u00eb \u00ebsht\u00eb raporti i vitit 2001.<\/p>\n<p>Edi Rama i ka kthyer zgjedhjet 22 vite pas, kur jan\u00eb sh\u00ebnuar standardet me t\u00eb ul\u00ebta zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas viteve 90.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga vitit 2013 n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhen m\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, dhe kjo p\u00ebr faj t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<br \/>\nRaporti duke u ndalur ne pabarazine ekstreme ne zgjdhjet e fundit thekson se Qeveria ka abuzuar masivisht me pushtetin dhe burimet shtet\u00ebrore n\u00eb favor t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb saj, duke prishur barazin\u00eb e gar\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb standardet e OSBE.<\/p>\n<p>Raporti denoncon KQZ si organ i kapur teresisht i cili i ka hapur der\u00ebn dhe ka lejuar qeverin\u00eb t\u00eb abuzoj\u00eb e t\u00eb shkel\u00eb ligjin q\u00eb Komisioni Qendror ka detyr\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb. Rekomandimi prioritar nr.<\/p>\n<p>1: Duhen hetuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb shkelur barazin\u00eb n\u00eb zgjedhje duke abuzuar me burimet dhe pushtetin shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb fituar avantazh zgjedhor.<\/p>\n<p>Raporti denoncon publikisht terrorin e ushtruar ndaj zgjedhesve ne forma te ndryshme antiligjore presioni. Ai konstaton me plot t\u00eb drejt\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion mbi zgjedh\u00ebsit, p\u00ebrfshir\u00eb mbi administrat\u00ebn me vende pune, sh\u00ebrbime shtet\u00ebrore e duke i k\u00ebrc\u00ebnuar Kryeministri se do t\u2019u nd\u00ebrpres\u00eb financimet n\u00ebse votojn\u00eb opozit\u00ebn. Pra zgjedh\u00ebsit nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti denoncon dhunimin masiv te sekretit te votes. Ne raport konstatohet se \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar sekreti i vot\u00ebs gjat\u00eb votimit nga komisioner\u00ebt apo persona t\u00eb tjer\u00eb, si dhe operator\u00ebt e votimit elektronik, duke lejuar dendur votim familjar, votim n\u00eb grup, votim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb votuesve t\u00eb tjer\u00eb apo duke i udh\u00ebzuar zgjedh\u00ebsit si t\u00eb votojn\u00eb tek dhoma e fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Vota q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sekrete nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb!<\/p>\n<p>Ne raport denoncohet me force kontrolli i zgjedhesve tipar ky i diktaturave dhe regjimeve totalitare<\/p>\n<p>Patronazhimi dhe p\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb zgjedh\u00ebsve, thuhet n\u00eb raport, t\u00eb p\u00ebrdorura nga PS, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb kontrolluar n\u00eb mas\u00eb zgjedh\u00ebsit. Kjo p\u00ebrb\u00ebn c\u00ebnim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Po keshtu raporti ndalet ne denoncimin e industrise se blerjes se votes<\/p>\n<p>Shitblerja e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb problem prej koh\u00ebsh dhe ka minuar integritetin e zgjedhjeve thot\u00eb Rekomandimi Prioritar nr.2. Qartazi fshikullon p\u00ebrgjegj\u00ebsit q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta goditur k\u00ebt\u00eb krim. N\u00eb 2017 shitblerja e vot\u00ebs u b\u00eb vep\u00ebr korrupsioni dhe nga 2020 SPAK ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ekskluzive p\u00ebr ta hetuar e nd\u00ebshkuar por sipas ODIHR del se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Sic Partia Demokratike e ka p\u00ebrs\u00ebritur, zgjedhjet ishin nj\u00eb fars\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pla\u00e7kitjen dhe manipulimin e tyre \u00ebsht\u00eb Edi Rama me bandat e tij.<\/p>\n<p>Zgjedhjet ishin votime dhe Shqip\u00ebria votime sa p\u00ebr sy e faqe ka mbajtur edhe n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb diktatur\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e p\u00ebrs\u00ebrit fuqish\u00ebm mesazhin q\u00eb duhet t\u00eb kuptohet nga t\u00eb gjith\u00eb, sepse nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb forc\u00eb politike dhe fatin e saj, por me t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb n\u00eb vend: me Edi Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e p\u00ebrs\u00ebrit thirrjen e OSBE-ODIHR q\u00eb zgjedhjet t\u00eb hetohen dhe i k\u00ebrkon SPAK t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr zbardhjen e fars\u00ebs zgjedhore t\u00eb 2023 dhe zbardhjen e faqes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb krimit, shnd\u00ebrrimin e shtetit n\u00eb veg\u00ebl t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, p\u00ebrdorimin si fur\u00e7\u00eb elektorale t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit, mosgarantimin e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs, intimidimin e votuesve, pensionet, rrogat dhe pun\u00ebsimet elektorale, jan\u00eb tashm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb d\u00ebshmuara prej t\u00eb gjith\u00ebve. Moshetimi dhe nd\u00ebshkimi i tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e interesit publik, rendit shoq\u00ebror dhe kushtetues dhe imazhit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb: pa zgjedhje t\u00eb lira nuk ka zgjidhje!<\/p>\n<p>S\u00eb fundi Partia Demokratike falenderon misionin e OSBE ODIHR per punen e tij dhe raportin objektiv te lidhur me farsen elektorale te 14 Majit 2023.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA E P\u00cbRFAQ\u00cbSUESIT P\u00cbR \u00c7\u00cbSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHJET N\u00cb PD, IVI KASO Partia Demokratike p\u00ebrsh\u00ebndet raportin final t\u00eb OSBE- ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe e gjen at\u00eb nje vlersim serioz real te gjendjes dramatike te zgjedhjeve ne Shqiperi i cili n\u00eb shumicen e pikave konkluzive perputhej me gjetjet tona t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":58095,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58094"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58094\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58095"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}