{"id":57669,"date":"2023-09-27T10:17:30","date_gmt":"2023-09-27T10:17:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=57669"},"modified":"2023-09-27T10:18:41","modified_gmt":"2023-09-27T10:18:41","slug":"plani-per-destabilizim-serbia-kerkon-veriun-e-kosoves-republiken-serbska-dhe-malin-e-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/27\/plani-per-destabilizim-serbia-kerkon-veriun-e-kosoves-republiken-serbska-dhe-malin-e-zi\/","title":{"rendered":"Plani p\u00ebr destabilizim, Serbia k\u00ebrkon veriun e Kosov\u00ebs, Republik\u00ebn Serbska dhe Malin e Zi"},"content":{"rendered":"<p>Kur Gjermania e Bismarkut, Austro-Hungaria dhe Perandoria Ruse n\u00ebnshkruan Memorandumin e Berlinit n\u00eb 1876, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ata mbajt\u00ebn an\u00ebn e rebel\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Bullgari dhe Bosnj\u00eb dhe kund\u00ebr autoriteteve osmane, autoritetet britanike reaguan me zem\u00ebrim. Berlini, Vjena dhe Rusia ofruan nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kriz\u00ebn, pa u konsultuar me Londr\u00ebn dhe pa respektuar interesat e saj. Duke shpjeguar arsyet e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm britanik Benjamin Disraeli i tha ministrit rus Gorchakov: \u201cAnglia k\u00ebtu trajtohet sikur t\u00eb ishim Mali i Zi apo Bosnja\u201d.<\/p>\n<p>Pothuajse nj\u00eb shekull e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb, i nj\u00ebjti parim duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi. Vendimet p\u00ebr Malin e Zi, Bosnj\u00ebn dhe Kosov\u00ebn mund t\u00eb merren pa to, por nuk mund t\u00eb merren pa fuqit\u00eb e m\u00ebdha. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i mesazhit q\u00eb i d\u00ebrguari special amerikan Gabriel Escobar i d\u00ebrgoi kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Albin Kurti dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, pasi ky i fundit vuri n\u00eb dyshim besueshm\u00ebrin\u00eb e Miroslav Laj\u00e7akut, negociatorit kryesor evropian p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Escobar tha se pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb Kurtit, Laj\u00e7ak do t\u00eb mbetet n\u00eb negociata dhe se dialogu do t\u00eb vazhdoj\u00eb. \u201cNuk mendoj,\u201d shtoi ai, \u201cse nj\u00eb vend me nj\u00eb milion e gjysm\u00eb banor\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb bind\u00eb komunitetin transatlantik, i cili num\u00ebron 700 milion\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb ndryshoj\u00eb taktikat e tij\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e intensifikuan dialogun nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, duke mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim pro-serb, pra duke u fokusuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre drejtuar autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb komunave serbe.<\/p>\n<p>Shum\u00eb ishin t\u00eb befasuar nga q\u00ebndrimi i deklaruar i Uashingtonit dhe i Brukselit, sepse, p\u00ebr shembull, Kosova mori nj\u00eb pozicion pro-ukrainas q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, nd\u00ebrsa Serbia mbeti i vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb, s\u00eb bashku me Bjellorusin\u00eb, q\u00eb nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Pozicioni i fort\u00eb pro-ukrainas i Prishtin\u00ebs, si dhe i Sarajev\u00ebs dhe i Podgoric\u00ebs, ndoshta e ka ndihmuar Serbin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ata vet\u00eb. Konkretisht, q\u00eb nga momenti kur filloi pushtimi rus, opinioni per\u00ebndimor theksoi se Ballkani Per\u00ebndimor ishte nj\u00eb rajon i cenuesh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin, fal\u00eb ndikimit rus n\u00eb politik\u00ebn serbe, mund t\u00eb transferohej konflikti.<\/p>\n<p>Duke mos dashur t\u00eb shpenzojn\u00eb burimet e tyre t\u00eb siguris\u00eb (mbi t\u00eb gjitha NATO) p\u00ebr t\u00eb frenuar Serbin\u00eb, Uashingtonin dhe Brukselin, duke dashur t\u00eb ruajn\u00eb paqen me \u00e7do kusht, vendos\u00ebn t\u00eb frenojn\u00eb politikisht Prishtin\u00ebn, Podgoric\u00ebn dhe Sarajev\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi ushqenin shpresa joracionale n\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb. Konkretisht, elitat sovraniste n\u00eb k\u00ebto vende besonin se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ishte nj\u00eb shans p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga ndikimi serb. Ata neglizhuan nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: \u00ebsht\u00eb pothuajse e par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit per\u00ebndimor\u00eb se \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb k\u00ebto tre shtete t\u00eb vogla p\u00ebr pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, sepse asnj\u00ebri prej tyre nuk d\u00ebrgon sasi t\u00eb konsiderueshme arm\u00ebsh, as mb\u00ebshtetje financiare, si Gjermania apo Holanda.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, Ballkani Per\u00ebndimor mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb \u201cUkrain\u00eb nr. 2\u201d, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb SHBA dhe BE t\u00eb merren dhe me nj\u00eb front tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndaj, shmangia e nj\u00eb skenari t\u00eb till\u00eb u b\u00eb, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pushtimit rus, nj\u00eb prioritet absolut. Kjo pasi interesi i Rusis\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb hapja e nj\u00eb fronti t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Ballkan, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb me shqet\u00ebsime shtes\u00eb amerikan\u00ebt dhe evropian\u00ebt, duke e leht\u00ebsuar veten n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e lartp\u00ebrmendur, Serbia ka nj\u00eb rol qendror, sepse \u00ebsht\u00eb e vetmja me fuqi t\u00eb mjaftueshme ushtarake dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura me fqinj\u00ebt e saj (kryesisht me Kosov\u00ebn) p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb luft\u00eb. Natyrisht, edhe n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb i preokupuar me Ukrain\u00ebn, nuk do t\u00eb ishte e men\u00e7ur q\u00eb Serbia t\u00eb fillonte nj\u00eb luft\u00eb, por n\u00eb koh\u00eb krizash t\u00eb m\u00ebdha, autoritetet shpesh marrin hapa q\u00eb n\u00eb fund nuk rezultojn\u00eb t\u00eb men\u00e7ura. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse amerikan\u00ebt dhe evropian\u00ebt nuk donin t\u2019i linin asgj\u00eb fatit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i kriz\u00ebs ukrainase, diplomat\u00ebt amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime ndaj Serbis\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ta qet\u00ebsojn\u00eb at\u00eb dhe ta bindin se ajo mund t\u00eb ndjek\u00eb interesat e saj n\u00eb rajon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe me mb\u00ebshtetjen e Per\u00ebndimit. Sigurisht, Serbis\u00eb nuk iu ofrua gjith\u00e7ka q\u00eb donte (aneksimi i veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, Republika Srpska dhe Mali i Zi), gj\u00eb q\u00eb gjithashtu do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte paqen. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, iu ofrua t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb vendet fqinje p\u00ebrmes mjeteve paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe Bosnje, me mb\u00ebshtetjen e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Gjukanovi\u00e7, Izetbegovi\u00e7 dhe Komsi\u00e7 u hoq\u00ebn nga pushteti, politikat e t\u00eb cil\u00ebve ishin nj\u00eb shenj\u00eb e kund\u00ebrshtimit t\u00eb ashp\u00ebr ndaj aspiratave t\u00eb Beogradit p\u00ebr t\u00eb dominuar rajonin.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb SHBA-ja dhe BE-ja vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb presion ndaj autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb formuar ZSO-n\u00eb(Asosacionin), Escobar n\u00eb nj\u00eb moment e k\u00ebrc\u00ebnoi hapur Kurtin se ai do t\u00eb shkarkohej dhe do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me dik\u00eb m\u00eb bashk\u00ebpunues.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb kontekstin e lartp\u00ebrmendur shikojm\u00eb sulmin e nj\u00eb grupi paramilitar ndaj policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb, at\u00ebher\u00eb shum\u00eb\u00e7ka b\u00ebhet m\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs ka njoftuar se tek an\u00ebtar\u00ebt e arrestuar t\u00eb Grupit Banjska ka gjetur dokumente, t\u00eb cilat i lidhin me Milan Radoi\u00e7i\u00e7in, njeriun ky\u00e7 t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Vu\u00e7i\u00e7 ishte shum\u00eb i interesuar p\u00ebr armatosjen e k\u00ebtij dhe grupeve t\u00eb ngjashme n\u00eb veri, sepse Serbia mund t\u00eb llogaris\u00eb mb\u00ebshtetjen e Per\u00ebndimit, pasi p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr paqen dhe vendet fqinje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mjaft indikative \u00ebsht\u00eb deklarata e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn legjitimon rebelimin e Grupit Banjska dhe zbulon se rreziku i luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb argumenti i tij kryesor: \u201cMegjith\u00ebse kam paralajm\u00ebruar \u00e7do dit\u00eb, si n\u00eb Bruksel dhe n\u00eb New York, q\u00eb e gjith\u00eb kjo mund t\u00eb ndodhte dhur, pakkush donin t\u00eb d\u00ebgjonin. Serb\u00ebt nga Kosova dhe Metohia u rebeluan, duke mos dashur t\u00eb vuajn\u00eb m\u00eb terrorin e Kurtit\u201d.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb forcat policore t\u00eb Kosov\u00ebs pa ndihm\u00ebn e KFOR-it arrit\u00ebn t\u00eb eliminojn\u00eb apo arrestojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb Banjsk\u00ebs (por jo t\u00eb gjith\u00eb) paraqet nj\u00eb fitore relative p\u00ebr Kurtin, d.m.th nj\u00eb posht\u00ebrim p\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7in, i cili arsyeton vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb mos u hakmarr me arsyetimin se \u201cKurti po p\u00ebrpiqet ta fus\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb konflikt me e NATO-n\u201d.<\/p>\n<p> Duke pasur parasysh se ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presionin e s\u00eb djatht\u00ebs proruse, Vu\u00e7i\u00e7it mund t\u2019i duhet ende t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00ebn kund\u00ebr strukturave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer besueshm\u00ebrin\u00eb e tij, t\u00eb cil\u00ebn ai e sugjeroi n\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb prezantimit t\u00eb tij: \u201cE jona \u00ebsht\u00eb t\u00eb shterojm\u00eb gjith\u00e7ka mundemi q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb gjakderdhje m\u00eb t\u00eb madhe. Varet nga ne q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb ruajm\u00eb paqen, por n\u00ebse dikush mendon se\u2026 (pauz\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb\u2026.at\u00ebher\u00eb, kur t\u00eb marrim nj\u00eb vendim, do t\u2019ju njoftojm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebse Prishtina, Sarajeva dhe Podgorica ishin t\u00eb bindura se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ishte shansi i tyre p\u00ebr t\u00eb realizuar interesat e tyre, tani \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans p\u00ebr Serbin\u00eb dhe politik\u00ebn serbe n\u00eb rajon n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Boshnjak\u00ebt, shqiptar\u00ebt dhe malazez\u00ebt jan\u00eb n\u00eb mbrojtje politike, kurse serb\u00ebt n\u00eb ofensiv\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se Vu\u00e7i\u00e7, p\u00ebrmes Radoi\u00e7i\u00e7it n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Dodikut n\u00eb Bosnje, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb besueshme p\u00ebr paqen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb negociatat n\u00eb Bruksel dhe New York, ai t\u00eb \u201cshp\u00ebtoj\u00eb paqen\u201d, si dikur Milloshevi\u00e7i, duke iu v\u00ebn\u00eb kushte diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb me sh\u00ebnjest\u00ebr qeverit\u00eb antiserbe n\u00eb rajon (n\u00eb t\u00eb cilat nuk b\u00ebn pjes\u00eb vet\u00ebm Kurti, sepse ai kombinon me mjesht\u00ebri kund\u00ebrshtimin ndaj bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe bashk\u00ebpunimin me t\u00eb).<\/p>\n<p>Puna e diplomat\u00ebve si Escobar dhe Laj\u00e7ak \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin ndikimin amerikano-evropian n\u00eb Sarajev\u00eb, Podgoric\u00eb dhe Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar paqen, pa p\u00ebrdorur burimet e aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s dhe pa rrezikuar sigurin\u00eb e ushtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it, ve\u00e7an\u00ebrisht pas dy trazirave t\u00eb fundmajit, prej tyre kan\u00eb mbetur dhe pa k\u00ebmb\u00eb nga dhuna serbe.<\/p>\n<p>Ashtu si nj\u00eb shekull e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, diplomacia per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb mes dy aspiratave kontradiktore, gj\u00eb q\u00eb ndoshta m\u00eb s\u00eb miri mund t\u00eb ilustrohet nga fjal\u00ebt e Bismarkut se \u201cnj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e madhe n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebzie n\u00eb Ballkan\u201d. \/tesheshi.com\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Gjermania e Bismarkut, Austro-Hungaria dhe Perandoria Ruse n\u00ebnshkruan Memorandumin e Berlinit n\u00eb 1876, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ata mbajt\u00ebn an\u00ebn e rebel\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Bullgari dhe Bosnj\u00eb dhe kund\u00ebr autoriteteve osmane, autoritetet britanike reaguan me zem\u00ebrim. Berlini, Vjena dhe Rusia ofruan nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kriz\u00ebn, pa u konsultuar me Londr\u00ebn dhe pa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57670,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57669"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57669"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57669\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57670"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}