{"id":57434,"date":"2023-09-25T16:32:29","date_gmt":"2023-09-25T16:32:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=57434"},"modified":"2023-09-25T16:32:29","modified_gmt":"2023-09-25T16:32:29","slug":"u-vra-nga-terroristet-serbe-ne-krye-te-detyres-percillet-per-ne-banesen-e-fundit-efektivi-afrim-bunjaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/25\/u-vra-nga-terroristet-serbe-ne-krye-te-detyres-percillet-per-ne-banesen-e-fundit-efektivi-afrim-bunjaku\/","title":{"rendered":"U vra nga terrorist\u00ebt serb\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebrcillet p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit efektivi Afrim Bunjaku"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrcillet p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, me nderime t\u00eb larta shtet\u00ebrore n\u00eb varrezat e fshatit Samadrexh\u00eb t\u00eb Vushtrris\u00eb, heroi Afrim Bunjaku, efektivi i vrar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb shumt\u00eb familjar\u00eb, qytetar\u00eb, lider\u00eb t\u00eb shtetit, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit qeveritar, deputet\u00eb e ambasador\u00eb t\u00eb huaj kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb varrimin e t\u00eb ndjerit, i cili u vra dje n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb fshatin Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit. Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se, Afrim Bunjaku b\u00ebri sakrific\u00ebn m\u00eb sublime n\u00eb mbrojte t\u00eb atdheut, ku d\u00ebshmoi se shteti ka nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb t\u2019i b\u00ebhet gardian.<\/p>\n<p>\u201cTeksa po i japim lamtumir\u00ebn heroit Afrim Bunjaku, duhet ta sjellim n\u00eb v\u00ebmendje guximin dhe vet\u00ebmohimin e tij, t\u00eb cilin ai e tregoi gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij. Afrimi \u00ebsht\u00eb personifikim i patriotit dhe profesionistit, i cili nga viti 2001 e veshi uniform\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e deri n\u00eb r\u00ebnien heroike n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs u d\u00ebshmua p\u00ebr devotshm\u00ebrin\u00eb ndaj Republik\u00ebs. P\u00ebrballja e tij me terrorist\u00ebt e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit p\u00ebr t\u00eb, por jo fundi i tij. Prej sot Afrimi \u00ebsht\u00eb hero i secilit shqiptar, i secilit qytetar q\u00eb e do Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Sepse ai dje e mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit ton\u00eb, ai mbrojti dinjitetin e shtetit ton\u00eb\u201d, -deklaroi Osmani. Edhe kryeministri Albin Kurti u shpreh se rreshter Bunjaku ra si hero p\u00ebr t\u00eb mbrojtur paqen dhe sigurin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>\u201cAfrim Bunjaku u q\u00ebllua dhe u vra n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb me h\u00ebn\u00eb, teksa po kryente detyr\u00ebn bashk\u00eb me koleg\u00ebt e tij q\u00eb mor\u00ebn plag\u00eb n\u00eb at\u00eb rast. N\u00eb or\u00ebt q\u00eb pasuan gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb 24 shtatorit, n\u00ebn drit\u00ebn e diellit u ndri\u00e7uan rrethanat dhe kryer\u00ebsit e k\u00ebtij akti kriminal dhe terrorist. U ndri\u00e7uan nga koleg\u00ebt e Afrimit, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb me profesionalizimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb reaguan. Ata e kryen detyr\u00ebn e tyre, e nderuan Afrimin, na nderuan t\u00eb gjith\u00eb neve dhe Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. \u00c7do minut\u00eb t\u00eb nj\u00eb dite t\u00eb gjat\u00eb zbatonin ligjin dhe mbronin territorin, mbanin rendin dhe ruanin qytetar\u00ebt. P\u00ebr paqe me siguri, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb me secilin. R\u00ebnia n\u00eb detyr\u00eb e rreshter Afrim Bunjakut, i veshur me uniform\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb sakrifica n\u00eb betej\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr ligj dhe kushtetueshm\u00ebri, p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb drejta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs pa dallim\u201d, u shpreh Kurti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se dit\u00ebn e djeshme \u00ebsht\u00eb rrezikuar dhe cenuar siguria komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cDje jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb rrezikuar, por edhe jan\u00eb cenuar sovraniteti shtet\u00ebror, integriteti territorial dhe siguria komb\u00ebtare. Sot, p\u00ebrpara se Afrim Bunjaku t\u00eb varroset si nj\u00eb hero, portreti dhe profili i Afrimit le t\u00eb skalitet n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb fotografike dhe n\u00eb mendjen ton\u00eb kolektive, si fytyra e nj\u00eb heroi dhe si vepra e nj\u00eb d\u00ebshmori. Af\u00ebr Afrimi, larg krimi\u201d, shtoi ai. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se heroi Afrim Bunjaku ra heroikisht dit\u00ebn e djeshme sikur paraardh\u00ebsit e tij, duke e mbrojtur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDita e 24 shtatorit do t\u00eb sh\u00ebnohet n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs, sikur dita kur Afrim Bunjaku ra d\u00ebshmor dhe u b\u00eb heroi i Kosov\u00ebs p\u00ebr ta ngritur shtetin ton\u00eb. Afrim Bunjaku ra n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs si oficer i denj\u00eb i republik\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb sovranitetit t\u00eb republik\u00ebs son\u00eb. Dita e djeshme, dit\u00eb e.. p\u00ebr familjen dhe miqt\u00eb, p\u00ebr bashk\u00ebfshatar\u00ebt dhe gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb po ashtu dita kur emri i Afrim Bunjakut u lart\u00ebsua. Rreshteri Bunjaku dje mbrojti Kosov\u00ebn me jet\u00ebn e tij, nd\u00ebrsa nga sot r\u00ebnia e tij do t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb brezat se si mbrohet atdheu. Dita e djeshme ishte nj\u00eb dit\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr demokracin\u00eb dhe p\u00ebr paqen n\u00eb rajon. Serbia edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr strukturave terroriste paramilitare e sulmoi shtetin sovran dhe t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, -p\u00ebrfundoi Konjufca.<\/p>\n<p>Sipas tij, Kosova edhe pasluft\u00ebs po vazhdon q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e vendit me gjakun e d\u00ebshmor\u00ebve dhe t\u00eb heronjve. Po ashtu, kryeparlamentari Konjufca u shpreh se dje u d\u00ebshmua q\u00eb Serbia nuk ka ndryshuar dhe mbetet agresore ndaj Kosov\u00ebs. N\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit, drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Gazmend Hoxha tha se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb sot t\u00eb ndahen nga Afrimi, i cili dha jet\u00ebn p\u00ebr paqe dhe siguri. \u201cRreshter Afrimi dje ra heroikisht n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai u vra n\u00eb nj\u00eb prit t\u00eb organizuar nga grupet terroriste dhe kriminale. Rreshteri Afrimi, heroi m\u00eb i ri i Kosov\u00ebs dha jet\u00ebn tij duke mbrojtur rendin kushtetues, sigurin\u00eb dhe sovranitetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Sot p\u00ebr ne dhe p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse po ndahemi nga prindi, bashk\u00ebshorti, v\u00ebllai, miku e kolegu, i cili dha jet\u00ebn e tij p\u00ebr paqe dhe siguri t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, u shpreh ai. Nga Samadrexha e Vushtrris\u00eb, ai u b\u00ebri me dije grupeve kriminale e terroriste q\u00eb dora e shtetit do t\u00eb luftoj\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit. Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, i ka ndar\u00eb titullin \u201cHero i Kosov\u00ebs\u201d policit t\u00eb vrar\u00eb nga terrorist\u00ebt serb\u00eb, Afrim Bunjaku. Ai u vra n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs nga grupe terroriste serbe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrcillet p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, me nderime t\u00eb larta shtet\u00ebrore n\u00eb varrezat e fshatit Samadrexh\u00eb t\u00eb Vushtrris\u00eb, heroi Afrim Bunjaku, efektivi i vrar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb shumt\u00eb familjar\u00eb, qytetar\u00eb, lider\u00eb t\u00eb shtetit, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit qeveritar, deputet\u00eb e ambasador\u00eb t\u00eb huaj kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb varrimin e t\u00eb ndjerit, i cili u vra dje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57435,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57434"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}