{"id":57084,"date":"2023-09-20T20:06:02","date_gmt":"2023-09-20T20:06:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=57084"},"modified":"2023-09-21T09:55:53","modified_gmt":"2023-09-21T09:55:53","slug":"zbulohet-roli-i-ish-ministrit-beqaj-ne-koncesionin-e-sterilizimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/20\/zbulohet-roli-i-ish-ministrit-beqaj-ne-koncesionin-e-sterilizimit\/","title":{"rendered":"Zbulohet roli i ish-ministrit Beqaj n\u00eb koncesionin e Sterilizimit"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa roli i zv\/ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rjepaj, del i provuar nga SPAK si nj\u00eb nga zyrtar\u00ebt q\u00eb ka mbajtur lidhje t\u00eb af\u00ebrta me biznesmenin Ilir Rrapaj, kjo e konfirmuar edhe nga miq\u00ebsia e tyre shkollore, cili \u00ebsht\u00eb roli i ministrit t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj n\u00eb koncesionin e sterilizimit?<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin Beqaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim nga SPAK, por nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur lidhur mbi koncesionin e Sterilizimit, por q\u00eb figuron se ka b\u00ebr\u00eb disa udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit me ata q\u00eb konsiderohen si personazhet kryesor\u00eb t\u00eb koncesionit t\u00eb Sterilizimit?<\/p>\n<p>P\u00ebrse duhej ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin avion me ata, q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb fitonin koncesionin 100 milion\u00eb euro dhe a jan\u00eb k\u00ebto udh\u00ebtime, prova q\u00eb tregojn\u00eb se koncesioni i Sterilizimit ishte i paracaktuar dhe q\u00eb mund ta fundosin ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, p\u00ebrpara ligjit?<\/p>\n<p>\u201cNga k\u00ebqyrja e sistemit TIMS, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e shtetasve Ilir Rrapaj administrator i \u2018Investital\u2019, Klodian Rjepaj kryetar i Procedur\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit, Umbro Sta\u00e7ini administrator i \u2018Tecnosanimed\u2019 dhe nj\u00eb nga aktor\u00ebt kryesor t\u00eb Koncesionarit \u2018SaniService\u2019, Admir Daca administrator i \u2018SaniService\u2019 dhe Ilir Beqaj titullar i Autoritetit Kontraktor, del se:<\/p>\n<p>\u2013 Shtetasit Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj, kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Rinas, me linj\u00eb ajrore Alitalia- Rom\u00eb, n\u00eb dat\u00eb 15 qershor 2014.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, rezulton se kjo periudh\u00eb p\u00ebrkon me veprimet p\u00ebrgatitore t\u00eb Koncesionit\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 shikohet nga ky investigim i SPAK vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas k\u00ebtij udh\u00ebtimi me drejtuesit e ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Rrapaj krijon kompanin\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb fitoi koncesionin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ende nuk kishte dal\u00eb urdhri i ministrit p\u00ebr ngritjen e komisionit mbi dh\u00ebnien e koncesionit. Urdhri do t\u00eb firmosej nga Beqaj, vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa Rrapaj del se kishte dijeni t\u00eb plot\u00eb mbi k\u00ebto veprime brenda Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm nj\u00eb muaj pas udh\u00ebtimit me avion, Rrapaj krijon n\u00eb Prishtin\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Investital\u2019, e cila do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb pas fituese me 40 p\u00ebrqind e koncesionit.<\/p>\n<p>Kjo kompani u themelua gjithashtu vet\u00ebm nj\u00eb muaj p\u00ebrpara se t\u00eb dilte urdhri i Ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u2018P\u00ebr ngritjen e komisionit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit\u2019 dhe ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, Ilir Rrapajn\u201d.<\/p>\n<p>Por udh\u00ebtimet jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb dy drejtuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dikasterit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb prani t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb \u2018SaniService\u2019 vazhduan edhe pasi k\u00ebta t\u00eb fundit kishin fituar koncesionin e Sterilizimit, n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin indicie p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme nga SPAK t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cllir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kan\u00eb dalje nga Shqip\u00ebria n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Rinas, me linj\u00eb ajrore Alitalia- Rom\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 26 mars 2015.<\/p>\n<p>Kjo periudh\u00eb p\u00ebrkon me shpalljen e rinjoftimit t\u00eb tenderit brenda afatit t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim Klodian Rjepaj, ka marr\u00eb \u2018Autorizim p\u00ebr sh\u00ebrbimin jasht\u00eb vendit\u2019.<\/p>\n<p>-Ilir Rrapaj, Umbro Sta\u00e7ini dhe Klodian Rjepaj kan\u00eb dalje nga Shqip\u00ebria n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Rinas, me linj\u00eb ajrore Blu Panorama-Peruxhia, m\u00eb dat\u00eb 13 Prill 2016.<\/p>\n<p>-llir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kan\u00eb dalje nga Shqip\u00ebria n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Rinas, me linj\u00eb ajrore Blu Panorama-Peruxhia, m\u00eb dat\u00eb 24 n\u00ebntor 2016\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 Admir Daca, administratori i \u2018SaniService sh.p.k\u2019 q\u00eb fitoi m\u00eb dat\u00eb 1 dhjetor 2015 koncesionin objekt hetimi dhe Ilir Beqaj me detyr\u00eb Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 25 shtator 2016, kan\u00eb dalje nga Shqip\u00ebria n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Rinas, me linj\u00eb ajrore Austrian Airlines-Viena.<\/p>\n<p>\u2013 Umbro Staccini, administratori i shoq\u00ebrive fituese t\u00eb koncesionit konkretisht \u2018Tecnosanimed Sri\u2019 dhe \u2018U.Jet Sri\u2019, pjes\u00eb e bashkimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare \u2018SaniService sh.p.k\u2019 dhe Ilir Beqaj me detyr\u00eb Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb hyrje n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Rinas, me linj\u00eb ajrore Alitalia-Rom\u00eb m\u00eb dat\u00eb 23 maj 2017.<\/p>\n<p>Interesant \u00ebsht\u00eb fakti se nga hetimet e kryera nga SPAK del se drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nuk kishin udh\u00ebtuar vet\u00ebm me avion me pronar\u00ebt tashm\u00eb t\u00eb koncesionit t\u00eb Sterilizimit, por edhe n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore, madje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb me pronar\u00ebt e koncesionit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ky udh\u00ebtim i dokumentuar nga sistemi TIMS, n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar t\u00eb Morin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShtetasi Umbro Sta\u00e7ini, administrator i shoq\u00ebrive fituese t\u00eb koncesionit konkretisht \u2018Tecnosanimed Srl\u2019 dhe \u2018U.Jet Srl\u2019, pjes\u00eb e bashkimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare \u2018SaniService\u2019 sh.p.k dhe shtetasi Klodian Rjepaj, kan\u00eb hyrje n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Morin\u00eb, me makin\u00ebn me targa AA 927 OH, n\u00eb dat\u00eb 13 Mars 2018 p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb or\u00ebn 18:09 dhe 18:10\u201d.<\/p>\n<p>Por ajo \u00e7far\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb r\u00ebnduese p\u00ebr pozitat e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb se makina e zv\/ministrit Klodian Rjepaj, me leje t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb biznesmenit Ilir Rrapaj 1\u00eb fare mir\u00eb mund ta p\u00ebrdorte makin\u00ebn zyrtare t\u00eb shtetit, p\u00ebr aktivitete q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb kundraligjshme, si\u00e7 ka ndodhur edhe n\u00eb raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dat\u00eb 5 janar 2022 i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor mbi dosjen e plot\u00eb t\u00eb automjetit me targ\u00eb TR 4112 R. N\u00eb shkres\u00ebn e DPSHTRR, rezulton se ky automjet \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale.<\/p>\n<p>Nga sa m\u00eb sip\u00ebr v\u00ebrehet se shtetasi Ilir Rrapaj ka hyrje n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb me automjetin me targ\u00eb TR 4112 R, e cila ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Automjeti TR 4112 R ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb Zv\/Ministrit Klodian Rjepaj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebto udh\u00ebtime, SPAK, thot\u00eb se u mor n\u00eb pyetje edhe shoferi i zv\/ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rjepaj q\u00eb pohoi l\u00ebvizjet q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb me automjetin zyrtar t\u00eb Ministris\u00eb shqiptare t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por t\u00eb pakt\u00ebn e mira n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb q\u00eb shpenzimet e karburantit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim me makin\u00ebn e zv\/ministrit, i kan\u00eb paguar vet\u00eb pronar\u00ebt e koncesionit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Sterilizimit, duke e shp\u00ebtuar k\u00ebshtu buxhetin e shtetit nga nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cV. I., ka deklaruar se ka qen\u00eb shofer i caktuar me Zv\/Ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Klodian Rjepaj, me automjetin TR 4112 R.<\/p>\n<p>Ai mban mend se ka qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb me shtetas italian\u00eb dhe me nj\u00eb shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt i ka d\u00ebrguar tek Universiteti i Prishtin\u00ebs. Ai \u00e7do l\u00ebvizje me automjet e b\u00ebnte me dijeni dhe pasi t\u2019i thoshte zv\/Ministri\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi po k\u00ebshtu mban mend se jan\u00eb nisur urgjent dhe se shpenzimet me karburant i kan\u00eb kryer ata, pasi e kan\u00eb furnizuar automjetin n\u00eb Kosov\u00eb. Ai nuk ka dijeni se \u00e7far\u00eb lidhje kishin k\u00ebta persona me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb\u201d, thot\u00eb m\u00eb tej dosja hetimore.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa t\u00eb dh\u00ebna se si ka funksionuar skema familjare q\u00eb m\u00eb pas ka prodhuar koncesionin korruptiv prej 100 milion\u00eb euro t\u00eb Sterilizimit, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk ka shkuar m\u00eb pas n\u00eb k\u00ebt\u00eb PPP?<\/p>\n<p>P\u00ebrse studimi i fizibilitetit i krijuar nga koncesionar\u00ebt italian\u00eb dhe jo nga ekspert\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, solli nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb till\u00eb p\u00ebr financat e shtetit ton\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe pse Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nuk mori parasysh nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiluar nga drejtoresha at\u00eb koh\u00eb e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019, Ogerta Manastirliu, q\u00eb informonte se n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital kishte 27 autoklava, p\u00ebr sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, por edhe pajisje moderne p\u00ebr t\u00eb cilat shteti shqiptar po vazhdonte t\u00eb shlyente nj\u00eb kredi p\u00ebr blerjen e tyre.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar edhe n\u00eb nj\u00eb audit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zbatim t\u00eb \u2018Master planit\u2019, p\u00ebr \u2018Sh\u00ebrbimin e sterilizimit t\u00eb p\u00ebrqendruar\u2019 n\u00eb vitin 2011 jan\u00eb bler\u00eb me \u2018kredi\u2019 t\u00ebr\u00ebsisht pajisjet p\u00ebrkat\u00ebse, moderne, p\u00ebr gjith\u00eb QSUT, t\u00eb cilat aktualisht jan\u00eb t\u00eb hapura dhe gjenden n\u00eb nj\u00eb kat t\u00eb Spitalit t\u00eb Urgjenc\u00ebs q\u00eb njihet si \u2018Pavioni i Sterilizimit\u2019, por t\u00eb pavendosura n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb auditimit konstatohet se QSUT ka n\u00eb zot\u00ebrim nj\u00eb kapacitet sterilizues mbi dyfishin e nevojave t\u00eb saj dhe me kosto maksimale mir\u00ebmbajtjeje dhe blerje vegla mjek\u00ebsore p\u00ebr operacione\u201d, shprehej KLSH.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit kishte evidentuar se QSUT ka kapacitete t\u00eb larta sterilizimi ajo q\u00eb ndodh m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hije dyshimi se si qendra e sterilizimit nuk u hap kurr\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme edhe pse drejtoresha e QSUT, njoftoi at\u00eb koh\u00eb dikasterin e Ministris\u00eb s\u00eb linj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto kapacitete, historia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb pason.<\/p>\n<p>\u201cLidhur sa m\u00eb sip\u00ebr Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm znj. Ogerta Manastirliu, ka d\u00ebrguar shkres\u00ebn 11 me nr. 1106 prot, dat\u00eb 27 shkurt 2014, drejtuar Ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, me objekt informacion mbi gjendjen e sistemit t\u00eb repartit t\u00eb sterilizimit n\u00eb QSUT, si dhe p\u00ebr marrjen e masave p\u00ebr fillimin e funksionimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ku duke u nisur nga domosdoshm\u00ebria p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksion t\u00eb Repartit t\u00eb Sterilizimit Qendror, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb pasqyr\u00eb e gjendjes aktuale dhe propozimet p\u00ebr funksionimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb centralizuar t\u00eb qendr\u00ebs\u201d, shprehej KLSH.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa QSUT nuk e vendosi n\u00eb pun\u00eb qendr\u00ebn e Sterilizimit deri n\u00eb vitin 2016, ishte tashm\u00eb koncesionari, q\u00eb p\u00ebrdori t\u00eb gjitha asetet e sterilizimit t\u00eb QSUT p\u00ebr t\u00eb cilat shteti shqiptar vazhdonte t\u00eb paguante.<\/p>\n<p>Koncesionari n\u00eb baz\u00eb t\u00eb hetimeve t\u00eb kryera nga SPAK, rezultoi se ishte regjistruar me nj\u00eb kapital fillestar prej 1 mij\u00eb euro dhe e kishte selin\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dokumentacionin p\u00ebr kapacitetin ligjor t\u00eb \u2018Investital LLC\u2019 rezulton se ky subjekt \u00ebsht\u00eb regjistruar m\u00eb dat\u00eb 17 korrik 2014 n\u00eb Prishtin\u00eb, me kapital 1 000 euro, nga Ilir Rrapaj. N\u00eb veprimtarin\u00eb e aktivitetit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie, v\u00ebrehet se kjo kompani nuk ka objekt t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj sh\u00ebrbimin e dezinfektimit t\u00eb sallave kirurgjikale, apo ndonj\u00eb aktivitet tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm\u201d, thot\u00eb dosja e SPAK.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu nga hetimet e SPAK, rezultoi se administrator\u00ebt e \u2018SaniService\u2019, kompanis\u00eb q\u00eb fitoi m\u00eb pas tenderin shum\u00ebmiliard\u00ebsh t\u00eb sterilizimit, ishin n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb k\u00ebtij koncesioni shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dokumentin \u2018Autorizim\u2019, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs shoq\u00ebria \u2018Hygieno s.r.l.\u2019, ka autorizuar shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Investital s.r.l.\u2019 t\u00eb jet\u00eb distributor ekskluziv p\u00ebr produktet e saj me kompetenc\u00eb territoriale n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedoni, mban dat\u00ebn 30 shtator 2014 (Data e shpalljes s\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb 13 dhjetor 2015).<\/p>\n<p>Faktet e m\u00ebsip\u00ebrme tregojn\u00eb qart\u00eb se operator\u00ebt ekonomik\u00eb fitues kan\u00eb pasur dijeni t\u00eb plot\u00eb mbi procedur\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit dhe jan\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar dokumentacionin q\u00eb ata mendonin se do u sh\u00ebrbente p\u00ebrpara se te shpallej njoftimi i kontrat\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike m\u00eb dat\u00eb 13 shkurt 2015 n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>Personi q\u00eb ka pasur kontakte t\u00eb vazhdueshme gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe me Autoritetin Kontraktor, Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb Ilir Rrapaj\u201d, thot\u00eb dosja.<\/p>\n<p>Por se sa ishte d\u00ebmi q\u00eb mosv\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb e repartit t\u00eb Sterilizimit i shkaktoi buxhetit t\u00eb shtetit, mjafton t\u00eb shikojm\u00eb p\u00ebrllogaritjen q\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, b\u00ebri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb krahasuar me sh\u00ebrbimet q\u00eb ofroi koncesionari \u2018SaniService\u2019.<\/p>\n<p>D\u00ebme p\u00ebr t\u00eb cilat KLSH, v\u00ebrejti se p\u00ebrgjegj\u00ebsi duhet t\u00eb mbajn\u00eb titullar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nga viti 2012 deri n\u00eb vitin 2016, midis tyre edhe ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj.<\/p>\n<p>\u201cAmortizimi i pajisjeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 6 000 000 lek\u00eb. Duke u nisur nga llogaritje t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta shpenzimet vjetore p\u00ebr sterilizimin n\u00eb QSUT do t\u00eb ishin rreth 96 000 000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse Reparti i Sterilizimit Qendror t\u00eb QSUT do t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionim me k\u00ebt\u00eb kosto vjetore do t\u00eb ishin mbuluar t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e reparteve t\u00eb saj duke mos pasur nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet e t\u00eb tret\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga vler\u00ebsimi i seteve q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur nga \u2018SaniServis\u2019 dhe \u00e7mimeve respektive t\u00eb tyre, vler\u00ebsohet se p\u00ebr vitin 2017 kosto e p\u00ebrdorimit t\u00eb sterilizimit ishte 558 426 000 lek\u00eb dhe p\u00ebr vitin 2018 ishte 398 014 000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Veprimet ose mosveprimet e titullar\u00ebve p\u00ebr mos v\u00ebnien n\u00eb funksion t\u00eb aseteve t\u00eb QSUT, n\u00eb periudh\u00ebn 2012-2016, kan\u00eb shkaktuar d\u00ebme p\u00ebr buxhetin e shtetit, t\u00eb reflektuara n\u00eb vlerat rreth 460 000 000 lek\u00eb p\u00ebr vitin 2017, dhe rreth 302 000 000 lek\u00eb p\u00ebr vitin 2018.<\/p>\n<p>D\u00ebme p\u00ebr t\u00eb cilat sa m\u00eb sip\u00ebr mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi titullar\u00ebt nga viti 2012, si dhe ish-Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj\u201d, deklaroi KLSH.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 rezulton nga hetimi, kapaciteti i Qendr\u00ebs s\u00eb Sterilizimit mbulonte rreth 60 mij\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale n\u00eb vit, nga 50 mij\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb ishin kryer n\u00eb 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs thuhet q\u00eb: edhe pse ministri Beqaj ishte n\u00eb dijeni t\u00eb investimit t\u00eb kryer ai nuk mori asnj\u00eb mas\u00eb q\u00eb ta vinte n\u00eb pun\u00eb qendr\u00ebn e Sterilizimit, pasi e kishte marr\u00eb paraprakisht vendimin p\u00ebr dh\u00ebnien e sh\u00ebrbimit me koncesion.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza e t\u00eb gjith\u00eb provave t\u00eb para n\u00eb unitetin e tyre, gjykata \u00e7mon se ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj, n\u00eb bashk\u00ebpunim me personin n\u00eb hetim, Klodian Rjepaj e kishin marr\u00eb vendimin e dh\u00ebnies s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb sterilizimit me koncesion dhe kishin p\u00ebrzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte k\u00ebt\u00eb koncesion. Fituesit e paracaktuar ishin Ilir Rrapaj dhe shtetasi italian Umbro Sta\u00e7ini\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Por duke iu kthyer shkres\u00ebs s\u00eb drejtuar nga drejtoresha at\u00eb koh\u00eb e QSUT, Ogerta Manastirliu, ministrit t\u00eb linj\u00ebs Ilir Beqaj, ajo q\u00eb e r\u00ebndon edhe m\u00eb shum\u00eb pozit\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb moskthimi i p\u00ebrgjigjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Manastirliu i shkruante se kapacitetet e sterilizimit n\u00eb QSUT, ishin t\u00eb mira dhe mjaftonte q\u00eb t\u00eb vihej n\u00eb pun\u00eb vet\u00ebm Pavioni i Sterilizimit.<\/p>\n<p>\u201cNga aktet e dosjes rezulton se ish-Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ishte n\u00eb dijeni t\u00eb faktit q\u00eb Reparti i Sterilizimit Qendror t\u00eb QSUT i kishte t\u00eb gjitha pajisjet e nevojshme moderne, t\u00eb cilat ishin t\u00eb pap\u00ebrdorura dhe nevojitej trajnimi i stafit p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksionim.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht propozimit p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksion t\u00eb Repartit t\u00eb Sterilizimit Qendror n\u00eb QSUT, pas verifikimit n\u00eb sektorin e Arkiv-Protokollit n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, rezulton se p\u00ebr shkres\u00ebn nr.1106 prot. dat\u00eb 17 Shkurt 2014 nuk ka kthim p\u00ebrgjigje sipas sh\u00ebnimeve t\u00eb gjetura n\u00eb librin e dor\u00ebzimit t\u00eb shkresave ditore n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale\u201d.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu n\u00eb vendimin prej 348 faqesh evidentohen edhe shkelje ligjore t\u00eb cilat jan\u00eb gjetur edhe gjat\u00eb negocimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs k\u00ebto shkelje kan\u00eb qen\u00eb \u2018duksh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb shpallur fituese, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb shtetit\u2019.<\/p>\n<p>Duke u ndalur te ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqja, Gjykata arsyeton n\u00eb vendim se ai ishte n\u00eb dijeni t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit Klodian Rjepaj, por nuk e parandaloi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie klienteliste.<\/p>\n<p>Po ashtu Beqaj, ishte edhe n\u00eb dijeni edhe t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb Rrapaj n\u00eb p\u00ebrgatitjen e studimit t\u00eb fizibilitetit, dokument q\u00eb m\u00eb pas do ta shpallte at\u00eb fitues t\u00eb koncesionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebto fakte, hetuesit u ndal\u00ebn te dy e-maile t\u00eb d\u00ebrguara nga Ilir Rrapaj n\u00eb shkurt dhe mars t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtyre emaileve ai i d\u00ebrgon zv\/ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rjepaj, dy studime t\u00eb universitetit t\u00eb Peruxhias, q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb m\u00eb pas n\u00eb studimin e fizibilitetit, q\u00eb sipas SPAK rezulton i falsifikuar.<\/p>\n<p>Madje, Ilir Rrapaj shfaqet i shqet\u00ebsuar edhe p\u00ebr veshin e mes\u00ebm t\u00eb zv\/ministrit, q\u00eb k\u00ebto koh\u00eb mesa duket nuk ka qen\u00eb mir\u00eb me sh\u00ebndet.<\/p>\n<p>\u201cI dashur Fra! Ky \u00ebsht\u00eb teksti q\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebrova, p\u00ebr t\u00eb cilin Vanesa m\u00eb shkruante. Hidhi nj\u00eb sy dhe na \u00e7oni haber. Shpresoj t\u00eb t\u00eb ket\u00eb l\u00ebshuar sadopak dhimbja e veshit tanim\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb e-mailin e Rrapajt p\u00ebr Rjepajn m\u00eb17 Mars 2014.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, zv.ministri Rjepaj ia kalon at\u00eb Ilir Beqaj, n\u00eb e-mailin privat, por edhe zyrtar, \u00e7ka konfirmon sipas gjykat\u00ebs s\u00eb ai ishte n\u00eb dijeni t\u00eb njohjes s\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb padeklaruar t\u00eb interesit mes Rrapaj dhe Rjepaj, fakt p\u00ebr t\u00eb cilin ishte n\u00eb dijeni dhe Ilir Beqaj, Gjykata e Posa\u00e7me orienton SPAK t\u00eb njoftoj\u00eb ILDKPKI, pasi \u00e7mon se kjo shkelje mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs koncesionare.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb sip\u00ebr Gjykata \u00e7mon se ky vendim duhet t\u2019i komunikohet Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve paraprake, me q\u00ebllim marrjen e masave p\u00ebr ndjekjen e rrug\u00ebs ligjore t\u00eb hetimeve p\u00ebr konstatimin e pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kontrat\u00ebs Koncesionare dat\u00eb 2 dhjetor 2015 t\u00eb lidhur midis Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministri z.Ilir Beqaj dhe shoq\u00ebris\u00eb Saniservice sh.p.k p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga administratori z.Admir Daca.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 paracaktimit t\u00eb fituesve dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb p\u00ebrgatitjen e studimit t\u00eb fizibilitetit, Gjykata e Posa\u00e7me argumenton n\u00eb vendim se kostot e procesit t\u00eb sterilizimit jan\u00eb fryr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale, p\u00ebr ta prezantuar koncesionin si nj\u00eb procedur\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme se sa prokurimi publik\u201d, do t\u00eb shprehej GJKKO.<\/p>\n<p>Duke u ndalur te studimi i fizibilitetit, gjykata \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb ulur q\u00ebllimisht numri i operacioneve t\u00eb parashikuara n\u00eb vit, duke sjell\u00eb si pasoj\u00eb rritjen e \u00e7mimeve p\u00ebr secilin nga intensitetet e nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb pasqyrat financiare.<\/p>\n<p>Gjyqtari ka orientuar po k\u00ebshtu SPAK t\u00eb hetoj\u00eb edhe rolin e ish-ministrit t\u00eb Financave Shk\u00eblqim Cani, pasi sikurse arsyeton ai nuk ka verifikuar t\u00eb dh\u00ebnat e studimit t\u00eb fizibilitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2014 Shk\u00eblqim Cani refuzoi t\u00eb jepte dakord\u00ebsin\u00eb p\u00ebr koncesionin dhe n\u00eb shkres\u00eb theksonte se: \u2018nuk ka argumentim t\u00eb qart\u00eb pse dh\u00ebnia me koncesion \u00ebsht\u00eb procedur\u00eb m\u00eb e favorshme se sa prokurimi publik\u2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb, ai e miratoi n\u00eb parim propozimin p\u00ebr financim, ndon\u00ebse sipas gjykat\u00ebs nuk pati asnj\u00eb ndryshim n\u00eb studimin e fizibilitetit.<\/p>\n<p>\u201cMbetet e paqart\u00eb p\u00ebrgjigja e Ministris\u00eb s\u00eb Financave lidhur me faktin se ajo e shikon dokumentacionin vet\u00ebm nga pik\u00ebpamja formale. N\u00ebse kjo e fundit e shikon dokumentacionin vet\u00ebm nga pik\u00ebpamja formale, a mund t\u00eb konsiderohet formalisht n\u00eb rregull nj\u00eb dokument i pan\u00ebnshkruar\u201d, deklaroi GJKKO.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Financave, Shk\u00eblqim Cani, n\u00eb koh\u00ebn kur u aprovua koncesioni i Sterilizimit, cili u pyet n\u00eb SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, shpjegoi pozicionin e tij.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto arsye, p\u00ebr t\u00eb cilat gjykata \u00e7mon se ndaj ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, duhet t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb hetim p\u00ebr \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata \u00e7mon se, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar duhet t\u00eb ushtroj\u00eb ndjekjen penale ndaj z.llir Beqaj me detyr\u00eb ish-Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Nga ana e prokuroris\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb hetim i plot\u00eb dhe i gjithansh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, fakt i cili nuk rezulton nga fashikulli hetimor.<\/p>\n<p>Gjykata orienton po k\u00ebshtu SPAK t\u00eb hetoj\u00eb edhe pasurin\u00eb e ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj dhe zv\/ministrit Klodian Rjepaj, si dhe t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncesion.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fshikullon prokuror\u00ebt se kan\u00eb qen\u00eb dor\u00ebshtr\u00ebnguar me akuzat e ngritura.<\/p>\n<p>GJKKO vler\u00ebson se ka indicie t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb hetuar p\u00ebr korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201cKjo do te provoj\u00eb n\u00ebse e gjith\u00eb veprimtaria e paramenduar kriminale e planifikuar n\u00eb detaje nga personat n\u00ebn hetim, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta shoq\u00ebrore t\u00eb personit n\u00ebn hetim Ilir Rapaj me personin n\u00eb hetim Klodian Rjepaj, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb njohjeve personale t\u00eb tij dhe shtetasit italian Umbro Sta\u00e7ini me ish-Ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb z.Ilir Beqaj, apo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e p\u00ebrfitimit t\u00eb parregullt q\u00eb rrjedh nga korrupsioni i zyrtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb\u201d, thot\u00eb dosja.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nevojitet nj\u00eb hetim pasuror. Duke pasur parasysh edhe udh\u00ebtimet q\u00eb ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj ka b\u00ebr\u00eb me administrator\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare \u2018SaniService\u2019 n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore.<\/p>\n<p>Periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ish-Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb z.Ilir Beqaj ka pasur kompetenca thelb\u00ebsore t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Kontrat\u00ebs s\u00eb Koncesionit\u201d.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i mbetet n\u00eb dor\u00eb SPAK dhe hetimeve t\u00eb thelluara p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu, kjo histori nuk tregon asgj\u00eb tjet\u00ebr, por se si shteti dhe financat e tij, jan\u00eb trajtuar si nj\u00eb \u00e7iflig familjar, ku gjithsecili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb mikloj\u00eb tarafin e tij.\u00a0Dhe t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb d\u00ebm q\u00eb deri m\u00eb tani nuk i dihet fundi se sa do t\u00eb jet\u00eb kosto. \/BW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa roli i zv\/ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Klodian Rjepaj, del i provuar nga SPAK si nj\u00eb nga zyrtar\u00ebt q\u00eb ka mbajtur lidhje t\u00eb af\u00ebrta me biznesmenin Ilir Rrapaj, kjo e konfirmuar edhe nga miq\u00ebsia e tyre shkollore, cili \u00ebsht\u00eb roli i ministrit t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj n\u00eb koncesionin e sterilizimit? P\u00ebr momentin Beqaj \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54000,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57084"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57084"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57084\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}