{"id":57015,"date":"2023-09-20T09:52:13","date_gmt":"2023-09-20T09:52:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=57015"},"modified":"2023-09-20T09:59:11","modified_gmt":"2023-09-20T09:59:11","slug":"rindertimi-ne-tirane-gjithcka-behet-per-truallin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/20\/rindertimi-ne-tirane-gjithcka-behet-per-truallin\/","title":{"rendered":"Rind\u00ebrtimi n\u00eb Tiran\u00eb\/ Gjith\u00e7ka b\u00ebhet p\u00ebr truallin!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Kat\u00ebr vjet pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit, dhjet\u00ebra familje jan\u00eb ende n\u00eb konflikte gjyq\u00ebsore me bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa qindra t\u00eb prekur e kan\u00eb gjetur veten jasht\u00eb listave t\u00eb p\u00ebrfitimit nga programi i Rind\u00ebrtimit \u2013 n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende larg p\u00ebrfundimit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Avokati Erjon Syziu mendonte se i kishte mbyllur llogarit\u00eb me procesin e Rind\u00ebrtimit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021 \u2013 kur nj\u00eb vendim i papritur p\u00ebr prishjen e pallatit t\u00eb tij mb\u00ebrriti n\u00eb Kombinat.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, pallati me num\u00ebr 162 ishte vler\u00ebsuar nga disa grupe ekspert\u00ebsh me nivel d\u00ebmi DS2 dhe banor\u00ebt ishin kompensuar me para t\u00eb thata nga bashkia e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer riparimet.<\/p>\n<p>Vendimi i K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr prishjen e pallatit shkaktoi alarm mes banor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt si p\u00ebrfitues t\u00eb nj\u00ebrit prej programeve t\u00eb Rind\u00ebrtimit, rrezikonin t\u00eb mbeteshin pa sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Syziu thot\u00eb se gjithashtu se ata dyshuan q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebr procedurat dhe e padit\u00ebn vendimin e prishjes n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u201cGjith\u00e7ka ndodhi krejt\u00ebsisht n\u00eb padijenin\u00eb ton\u00eb dhe pallati ishte vler\u00ebsuar si DS4. Ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb akt ekspertiz\u00ebn e thelluar thon\u00eb q\u00eb kan\u00eb punuar tek pallati yn\u00eb p\u00ebr rreth 3-4 muaj, por ne nuk i kemi par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb,\u201d tha ai p\u00ebr BIRN.<\/span><\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019, dhjetra familje n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb procese gjyq\u00ebsore me pushtetin vendor dhe mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemit t\u00eb tyre t\u00eb strehimit p\u00ebrmes programit t\u00eb Rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mij\u00ebra persona t\u00eb d\u00ebmtuar jan\u00eb skualifikuar tashm\u00eb nga e drejta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb 4975 aplikant\u00eb t\u00eb skualifikuar nga programi i Rind\u00ebrtimit ose 25% e totalit t\u00eb aplikimeve. N\u00eb bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit \u2013 qyteti m\u00eb i d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti, skualifikimet arrijn\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 3.3%.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrjashtuarit nga procesi i rind\u00ebrtimit u p\u00ebrkasin kategorive t\u00eb ndryshme, por arsyet m\u00eb t\u00eb shpeshta lidhen me pasjen e nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi apo problemet me dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas jurist\u00ebve q\u00eb po i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjykat\u00eb, zvarritja e procesit \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb d\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb doz\u00eb mashtrimi me Rind\u00ebrtimin \u2013 jo vet\u00ebm Rama, por edhe njer\u00ebzit e bashkis\u00eb kur kan\u00eb shkuar n\u00eb terren i kan\u00eb orientuar njer\u00ebzit; \u2018mos kini merak se do e zgjidhim\u2019,\u201d tha Dorian Matlija nga qendra \u201cResPublica\u201d, q\u00eb ofron ndihm\u00eb ligjore p\u00ebr personat e prekur.<\/p>\n<p>\u201cBashkia ka shfryt\u00ebzuar rrethanat p\u00ebr t\u2019i keqorientuar banor\u00ebt q\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb ata peng,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment t\u00eb BIRN ku adresohen pik\u00ebpyetjet e ngritura mbi procesin dhe akuzat.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">\u201cGjith\u00e7ka b\u00ebhet p\u00ebr truallin\u201d<\/strong><\/p>\n<p>T\u00ebrmeti i 26 n\u00ebntorit 2019 shkaktoi 51 viktima dhe mij\u00ebra t\u00eb pastreh\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa l\u00ebkundjet sizmike d\u00ebmtuan qindra godina n\u00eb Durr\u00ebs, Fush\u00eb- Kruj\u00eb, Tiran\u00eb dhe disa bashki t\u00eb tjera t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare nd\u00ebrmori nj\u00eb proces t\u00eb gjer\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjeje dhe kat\u00ebr vjet m\u00eb pas ka disbursuar rreth 80 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebrmes Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit. Rreth 65 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb prokuruar nga pushteti vendor \u2013 ku vendin e par\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e tenderave t\u00eb rind\u00ebrtimit e mban bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve 2020-2021, K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs miratoi prishjen e 67 pallateve ekzistuese \u2013 pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cilave n\u00eb Kombinat \u2013 dhe premtoi se do t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb \u201cqytez\u00eb\u2019 t\u00eb re me emrin KombinART me rreth 1300 apartamente.<\/p>\n<p>Por vendimet e prishjes u p\u00ebrball\u00ebn me kund\u00ebrshtimin e banor\u00ebve dhe me nj\u00eb seri padish n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative me pretendimin se procesi ishte antiligjor dhe ekspertizat e thelluara t\u00eb manipuluara.<\/p>\n<p>Qendra \u201cRespublica\u201d \u2013 nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ofron edhe ndihm\u00eb juridike p\u00ebrfaq\u00ebsoi n\u00eb gjykat\u00eb banor\u00ebt e 15 pallateve kund\u00ebr vendimeve t\u00eb prishjes, shtat\u00eb prej t\u00eb cilave thot\u00eb se i ka fituar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera vazhdon gjykimi. Bashkia e Tiran\u00ebs i ka apeluar vendimet.<\/p>\n<p>Matlija thot\u00eb se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e fituara, gjykata ka konstatuar manipulim t\u00eb ekspertizave t\u00eb thelluara, t\u00eb cilat e kan\u00eb paraqitur shkall\u00ebn e d\u00ebmit m\u00eb t\u00eb madhe sesa \u00ebsht\u00eb realisht.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb gjitha rastet kemi tejfryrje t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtimit dhe fryrje t\u00eb preventivave t\u00eb riparimit. N\u00ebse riparimi do t\u00eb kushtonte 20-30%, ata e kan\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb 80% si e si t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr ta prishur,\u201d tha Matlija nga qendra \u201cResPublica\u201d.<\/p>\n<p>Edmond Caka, banor prej viteve \u201870 n\u00eb Kombinat udh\u00ebhoqi betej\u00ebn kund\u00ebr prishjes s\u00eb pallateve p\u00ebrmes l\u00ebvizjes \u201cGrupimi p\u00ebr Kombinatin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk jam kund\u00ebr shembjes dhe rind\u00ebrtimit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vend. Por n\u00ebse pallati im nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmtuar dhe ti do t\u00eb ma prish\u00ebsh e t\u00eb m\u00eb \u00e7osh diku tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbim prone,\u201d tha Caka p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Ai pretendoi m\u00eb tej se ekspertimet e thelluara ishin \u2018mish\u00ebrimi i mashtrimit\u2019 dhe pallate me d\u00ebmtime t\u00eb nj\u00ebjta rezultonin me kosto riparimi t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cBazuar mbi k\u00ebto fakte ngrit\u00ebm pasi dhe gjykata verifikoi se mashtrimet ishin b\u00ebr\u00eb me tonelata dhe pallati im fitoi. Po ashtu, fituan edhe disa pallate t\u00eb tjera,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Kombinat n\u00eb dhjetor 2022, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj akuzoi partit\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr bllokimin e procesit t\u00eb Rind\u00ebrtimit \u2013 duke i yshtur sipas tij banor\u00ebt q\u00eb t\u00eb ngrejn\u00eb padi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto dy muaj e gjysm\u00eb kemi p\u00ebrfunduar gjyqet, ishin 22 seanca gjyq\u00ebsore, me ata q\u00eb hidhnin n\u00eb gjyq bashkin\u00eb t\u00eb yshtur nga partit\u00eb politike. Na vonuan 3 vjet,\u201d tha Veliaj, duke shtuar se duhet t\u00eb jemi i vetmi vend ku \u201cpartit\u00eb politike organizojn\u00eb protesta kund\u00ebr pun\u00ebve publike\u201d.<\/p>\n<p>Por banor\u00ebt dhe avokat\u00ebt e intervistuar nga BIRN k\u00ebmb\u00ebngulin se gabimi ishte i bashkis\u00eb dhe se vendimet abuzive t\u00eb prishjeve mund t\u00eb jen\u00eb motivuar nga interesa okulte p\u00ebr trojet e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi dyshimet tona q\u00eb gjith\u00e7ka b\u00ebhet p\u00ebr truallin,\u201d tha Erjon Syziu, i cili p\u00ebrve\u00e7 pallatit t\u00eb tij p\u00ebrfaq\u00ebsoi edhe pes\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe avokati Matlija nuk e p\u00ebrjashton k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cLirimi i truallit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb,\u201d tha Matlija nd\u00ebrsa shtoi \u201ctendenca \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i shfaros k\u00ebto pallate t\u00eb vjetra prej k\u00ebsaj zone ku jan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hapur territore t\u00eb reja p\u00ebr nd\u00ebrtim\u201d.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">T\u00eb skualifikuarit<\/strong><\/p>\n<p>Kategorit\u00eb p\u00ebrfituese nga procesi i Rind\u00ebrtimit u p\u00ebrcaktuan vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit p\u00ebrmes aktit normativ nr.9 \u201cP\u00ebr p\u00ebrballimin e pasojave t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrfitues jan\u00eb ata individ\u00eb ose familje q\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb pastreh\u00eb nga fatkeq\u00ebsia natyrore, me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb qeverisjes vendore. T\u00eb p\u00ebrjashtuar jan\u00eb gjithashtu tregtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb humbur nj\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs i tha BIRN n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi se deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023 kishte administruar 20,230 aplikime, nga t\u00eb cilat 14,287 aplikant\u00eb ishin shpallur p\u00ebrfitues me vendime t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, 22 aplikant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin shpallur p\u00ebrfitues me vendim gjykate dhe 4975 t\u00eb tjer\u00eb ishin skualifikuar nga procesi. Bashkia e Tiran\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes n\u00eb lidhje me kriteret e p\u00ebrjashtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Tirana, Bashkia e Durr\u00ebsit tha se ishin skualifikuar nga procesi p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb banese t\u00eb re 93 aplikant\u00eb nga 2817 aplikant\u00eb gjithsej.<\/p>\n<p>\u201cArsyet e klasifikimit jan\u00eb mungesa e dokumentacionit sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, ka n\u00eb pron\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb banes\u00eb,\u201d tha Bashkia Durr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb skualifikuar t\u00eb prekurit q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pron\u00eb tjet\u00ebr konsiderohet i padrejt\u00eb nga k\u00ebta t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Asqeri Xhanari, mjek stomatolog nga Kombinati \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga t\u00eb skualifikuarit. Pronar i dy apartamenteve n\u00eb pallatin 140 n\u00eb Kombinat, Xhanari i humbi t\u00eb dy pasi bashkia vendosi prishjen e pallatit pa dal\u00eb ende nj\u00eb vendim nga K\u00ebshilli Bashkiak.<\/p>\n<p>Pron\u00ebsia mbi nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb tret\u00eb ku jeton tashm\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt dhe bashk\u00ebshorten e skualifikoi Xhanarin nga programi i Rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb si reforma agrare e 1946. Kush je ti q\u00eb mund t\u00eb tjet\u00ebrsosh pron\u00ebn?\u201d thot\u00eb Xhanari me nj\u00eb ton t\u00eb qet\u00eb, nd\u00ebrsa shton se atij i ka mbetur n\u00eb dor\u00eb hipoteka e truallit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mund t\u00eb kem 100 prona, \u00e7do t\u00eb thot\u00eb kjo? Aq m\u00eb tep\u00ebr ky pallat nuk \u00ebsht\u00eb prishur nga t\u00ebrmeti, por nga bashkia, madje \u00ebsht\u00eb prishur edhe pa vendim t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Por ka edhe skualifikime q\u00eb nuk gjejn\u00eb baz\u00eb n\u00eb aktin normativ nr.9 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>A.M \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emigrant shqiptar, q\u00eb ka hequr dor\u00eb nga shtet\u00ebsia shqiptare, por n\u00eb nj\u00ebrin nga pallatet e prishura n\u00eb Kombinat kishte trash\u00ebguar nj\u00eb apartament nga prind\u00ebrit. Avokati i tij thot\u00eb se ai u skualifikua nga procesi p\u00ebr shkak se nuk arriti t\u00eb merrte nj\u00eb certifikat\u00eb familjare n\u00eb gjendjen civile.<\/p>\n<p>\u201cKy shtetas i \u00ebsht\u00eb n\u00ebshtruar diskriminimit, se ky v\u00ebrtet\u00eb hoqi dor\u00eb nga shtet\u00ebsia, por ky \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb prone dhe prona nuk g\u00ebzohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb paku absurde,\u201d thot\u00eb avokati Erjon Syziu q\u00eb po e p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se n\u00eb listat e t\u00eb skualifikuarve jan\u00eb gjithashtu edhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e pronave t\u00eb prind\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019 apo persona me probleme t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Syziu thot\u00eb se ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb gjykat\u00eb dhe ka fituar \u00e7\u00ebshtjen e nj\u00eb qytetari n\u00eb Kod\u00ebr Kam\u00ebz, sht\u00ebpia e s\u00eb cilit u d\u00ebmtua nga t\u00ebrmeti.<\/p>\n<p>Sipas bashkis\u00eb, ai rezultonte me tre rekorde tek ALUIZNI, dy prej t\u00eb cilave rezultuan m\u00eb pas t\u00eb ishin aplikime p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti dhe i treti p\u00ebr nj\u00eb dyqan t\u00eb prishur nga IKMT p\u00ebr q\u00ebllimin e zgjerimit t\u00eb nj\u00eb rruge.<\/p>\n<p>\u201cPra sipas bashkis\u00eb, personi rezultonte me tre prona, por n\u00eb fakt nuk kishte asnj\u00eb, pasi t\u00eb vetmen q\u00eb ka \u00ebsht\u00eb klasifikuar DS4 dhe nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb t\u00eb. K\u00ebto mund t\u00eb verifikoheshin shum\u00eb leht\u00eb nga bashkia,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se qytetari e gjeti t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Dorian Matlija i tha BIRN se dhjetra banor\u00eb t\u00eb skualifikuar kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e qendr\u00ebs ResPublica, ku pjesa m\u00eb e madhe rezulton t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrjashtuar p\u00ebr shkak se ata vet\u00eb ose f\u00ebmij\u00ebt e tyre kan\u00eb nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse pallati \u00ebsht\u00eb prishur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive dhe n\u00ebse v\u00ebrtetohet, at\u00ebher\u00eb gjykata t\u00eb orienton te d\u00ebmshp\u00ebrblimi,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Matlija, Syziu argumenton se qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb humbur apartamentin nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga procesi i d\u00ebmshp\u00ebrblimit pse kan\u00eb nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin juridik, sikur qytetari t\u00eb ket\u00eb jo nj\u00eb banes\u00eb, por 11 t\u00eb tjera, sa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebto apartamente nuk jan\u00eb prishur nga t\u00ebrmeti por nga fadroma e shtetit shqiptar, k\u00ebto persona duhet t\u00eb kompensoheshin p\u00ebr \u00e7do m2 t\u00eb prishur me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak,\u201d argumenton ai.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Procesi zvarritet, afatet skadojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Familja e Tahir Barkajt \u00ebsht\u00eb e vetmja familje q\u00eb ka q\u00ebndruar n\u00eb pallatin nr.141 n\u00eb Kombinat q\u00eb prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2019. Pas njoftimit t\u00eb bashkis\u00eb se pallati do t\u00eb shembej, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt u larguan q\u00eb aty, por familja Barkaj nuk pranoi dhe e \u00e7oi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBabai im jeton k\u00ebtu prej 50 vitesh, ne kemi lindur dhe jemi rritur k\u00ebtu dhe nuk kam nd\u00ebrmend me ik. Vet\u00ebm i vdekur iki nga k\u00ebtu,\u201d thot\u00eb Bruno Barkaj.<\/p>\n<p>Familja Barkaj zot\u00ebron nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb pallatit 1+1 dhe 2 dhoma shtes\u00eb t\u00eb legalizuara rreth viteve 2010. Duke qen\u00eb se sht\u00ebpia fillimisht ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Tahirit, pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit dy dhomat shtes\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh me pretendimin se nuk kishin emrin n\u00eb certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb dhe zot\u00ebruesja e pron\u00ebs ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb peripecish dhe p\u00ebrplasjesh, familja Barkaj thot\u00eb se e fitoi gjyqin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb ardhur vet\u00eb ekspert\u00ebt e caktuar dhe t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga gjykata dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb tre ekspertiza dhe pas tre vitesh gjyq, pallati doli i banuesh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar DS3,\u201d thot\u00eb Bruno.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse bashkia e ka apeluar vendimin, banor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb pallatit kan\u00eb filluar t\u00eb rikthehen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e braktisura. Katet e para kan\u00eb filluar e jepen me qira, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebr banesa kan\u00eb filluar punimet p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish t\u00eb jetueshme dhe po lidhin s\u00ebrish ujin dhe dritat.<\/p>\n<p>P\u00ebr avokatin Dorian Matlija, problemi m\u00eb i madh i t\u00eb prekurve nga t\u00ebrmeti aktualisht \u00ebsht\u00eb skadimi i t\u00eb gjitha afateve p\u00ebr t\u2019u ankuar apo p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr nj\u00eb program tjet\u00ebr t\u00eb Rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Dyshues p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij procesi, Matlija thot\u00eb se sa m\u00eb shum\u00eb zgjat ky proces, aq m\u00eb shum\u00eb harrohen disa nga detyrimet apo premtimet e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit i kan\u00eb humbur afatet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb veprime juridike dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, do t\u00eb shpresojn\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u2019ju jap\u00eb qeveria me d\u00ebshir\u00ebn e vet, por jo me detyrim,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">\/Esmeralda Keta\/ BIRN<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr vjet pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit, dhjet\u00ebra familje jan\u00eb ende n\u00eb konflikte gjyq\u00ebsore me bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa qindra t\u00eb prekur e kan\u00eb gjetur veten jasht\u00eb listave t\u00eb p\u00ebrfitimit nga programi i Rind\u00ebrtimit \u2013 n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende larg p\u00ebrfundimit. Avokati Erjon Syziu mendonte se i kishte mbyllur llogarit\u00eb me procesin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57015"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57015\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}