{"id":56876,"date":"2023-09-18T11:29:02","date_gmt":"2023-09-18T11:29:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56876"},"modified":"2023-09-18T11:29:02","modified_gmt":"2023-09-18T11:29:02","slug":"si-e-kapin-rob-politikanin-qe-drejton-institucionin-vartesit-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/18\/si-e-kapin-rob-politikanin-qe-drejton-institucionin-vartesit-e-tij\/","title":{"rendered":"Si e kapin &#8220;rob&#8221; politikanin q\u00eb drejton institucionin vart\u00ebsit e tij?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Artan FUGA<\/strong><\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>Duket si paradoksale. Shefin q\u00eb drejton me mandat politik, me kompetenca t\u00eb gj\u00ebra, pothuajse Zot n\u00eb institucionin apo agjencin\u00eb q\u00eb drejton, ta kapin &#8220;rob&#8221; vart\u00ebsit e tij? Ata q\u00eb ai ka em\u00ebruar ndoshta me dor\u00ebn e tij, sipas qejfit t\u00eb vet, pa pyetur njeri?<\/p>\n<p>Po, po, po, \u00ebsht\u00eb e mundur sado duket e pamundur. K\u00ebt\u00eb e ka v\u00ebrtetuar teorikisht sociologjia e burokracis\u00eb, ku vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb vepra e Maks Weberit, e ka konfirmuar jo n\u00eb pak raste, madje edhe dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb p\u00ebrvoja planetare e burokracis\u00eb, e sheh shpesh edhe n\u00eb realitetin shqiptar, e prek \u00e7donjeri me buz\u00ebqeshje, oh sa t\u00eb lezetshme (!), dhe e ka sinjalizuar prej koh\u00ebsh edhe filozofia.<\/p>\n<p>Sa bukur e ka shpjeguar marr\u00ebdh\u00ebnien midis skllavopronarit dhe skllavit filozofi gjerman i shekullit t\u00eb 19-t\u00eb Hegel. T\u00eb gjith\u00eb, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb ken\u00eb mend, e kuptojn\u00eb se skllavi varet nga skllavopronari. Por, zgjuar\u00ebsia filozofike \u00ebsht\u00eb at\u00ebhere kur kupton q\u00eb edhe skllavopronari varet nga skllavi.<\/p>\n<p>Imagjinoni sikur skllavi t\u00eb mos doj\u00eb m\u00eb t\u00eb punoj\u00eb! M\u00eb vrit! &#8211; t&#8217;i thot\u00eb skllavopronarit. Ky i fundit pa skllev\u00ebr ngordh p\u00ebr buk\u00eb pastaj. Puna \u00ebsht\u00eb se a ka aq skllavopronar\u00eb t\u00eb zgjuar sot q\u00eb ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb!!!<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p>Nejse, historira t\u00eb vjetra k\u00ebto! T\u00eb vijm\u00eb te realiteti yn\u00eb.<\/p>\n<p>A mundet q\u00eb vart\u00ebsit, ta zem\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit, t&#8217;i hypin n\u00eb qaf\u00eb shefit t\u00eb tyre, ta zem\u00eb nj\u00eb politikani q\u00eb drejton nj\u00eb institucion, t&#8217;i k\u00ebrkojn\u00eb lloj-lloj privilegjesh, ta kapin &#8220;rob&#8221;, t\u00eb mos e pyesin fort sadoq\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb tjer\u00ebve e th\u00ebrrasin &#8220;shefi&#8221;, &#8220;shefi&#8221;, kurse pas krah\u00ebve e tallin, i vendosin lloj-lloj nofkash t\u00eb lezetshme tall\u00ebse, t\u00eb mos ja varin fare sikurse thot\u00eb populli, me nj\u00eb fjal\u00eb &#8220;t&#8217;i hypin n\u00eb qaf\u00eb&#8221;, dhe prej k\u00ebndej mjer\u00eb qytetari?<\/p>\n<p>Mundet, si nuk mundet! A nuk e shihni her\u00eb pas here aq qart\u00eb, sa gjith\u00e7ka del edhe n\u00eb publik n\u00eb form\u00eb skandalesh, turpesh, q\u00eb e gjith\u00eb bota qesh, qesh e hesht, hesht e qesh!<\/p>\n<p>Pse ndodh kjo? Oooo, p\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb ar\u00ebsye, por le t\u00eb p\u00ebrmendim disa:<\/p>\n<p>Ndodh, thot\u00eb sociologjia e burokracis\u00eb, q\u00eb shefi &#8211; politikan drejton nj\u00eb institucion jo se ka kompetenca profesionale p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Doktori ndodh q\u00eb drejton ushtrin\u00eb, financieri ndodh q\u00eb drejton kultur\u00ebn, ushtaraku pretendon t\u00eb drejtoj\u00eb ar\u00ebsimin, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Kuptohet q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur etik\u00ebn shembujt i zgjodha pak kot, por realiteti \u00ebsht\u00eb ky.<\/p>\n<p>At\u00ebhere \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb shefi i shkret\u00eb? Sigurisht duke mos kuptuar gj\u00eb nga fusha ku duhet t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb si dhurat\u00eb, ka nevoj\u00eb jetike p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit e tij teknik\u00eb q\u00eb i hiqen si profesionist\u00eb n\u00eb at\u00eb l\u00ebm\u00eb. B\u00ebn \u00e7far\u00eb t&#8217;i thon\u00eb ata p\u00ebrndryshe rrezikon t\u00eb b\u00ebj\u00eb gafa t\u00eb tmerrshme, t\u00eb b\u00ebhet lolo n\u00eb publik, t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb gjendje qesharake q\u00eb brenda disa muajsh pastaj ja rr\u00ebnojn\u00eb autoritetin, reputacionin dhe bashk\u00eb me t\u00eb dhe postin.<\/p>\n<p>Imagjino q\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs &#8211; vart\u00ebs t&#8217;i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb fjalim publik shefit t\u00eb vet me lloj lloj bro\u00e7kullash q\u00eb m\u00eb kujton artikujt e Shvejkut n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb p\u00ebr zogj! E gjith\u00eb bota do t\u00eb qeshte me lot\u00eb nga gafat e shefit.<\/p>\n<p>Prandaj ky i fundit, duke e ditur k\u00ebt\u00eb, edhe e skllav\u00ebron vart\u00ebsin e e tij, por edhe ndihet nj\u00eb skllav i skllavit t\u00eb tij, apo nj\u00eb skllave e n\u00ebnshtruar, lozonjare, &#8220;seksi,&#8221; e skllavit t\u00eb vet, pra e vart\u00ebsit t\u00eb vet q\u00eb i hedh trut\u00eb e gomarit ose t\u00eb gomaric\u00ebs!<\/p>\n<p>Por, ky \u00ebsht\u00eb rasti m\u00eb i mir\u00eb. Ka akoma edhe m\u00eb keq. Vart\u00ebsi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar sepse ka miq, ka lidhje politike, ka marr\u00ebdh\u00ebnie me bot\u00ebn e pasuris\u00eb, ka af\u00ebrsi kushurlliku me k\u00ebt\u00eb apo politikan t\u00eb fuqish\u00ebm, thjesht vjen nga nj\u00eb klan i fort\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebhere mjer\u00eb shefi! Jo q\u00eb nuk e urdh\u00ebron dot vart\u00ebsin e tij, por i servilozset, i plot\u00ebson t\u00eb gjitha tekat, pothuajse e mban hopa n\u00eb kurriz.<\/p>\n<p>Dikur nj\u00eb ambasador shqiptar n\u00eb nj\u00eb kryeqytet t\u00eb Evrop\u00ebs m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb n\u00eb konfidenc\u00eb: O Tan, nga t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit e ambasad\u00ebs, un\u00eb nuk urdh\u00ebroj dot asnj\u00eb, sepse jan\u00eb em\u00ebruar me lidhje politike shum\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se t\u00eb miat! Nj\u00eb dit\u00eb edhe shoferi m\u00eb tha : Pse un\u00eb do t\u00eb rri t\u00eb pres ty sa t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb mbr\u00ebmje nga nj\u00eb aktivitet diplomatik? Ik o merr nj\u00eb taksi, a thuaji ndonj\u00eb ambasadori t\u00eb ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb makin\u00eb kur t\u00eb kthehesh!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq nj\u00eb pjes\u00eb e vart\u00ebsve b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb elektorale p\u00ebr shefin e tyre. Pra, shefi e di se pushteti i tij ka ardhur n\u00eb burim nga puna e vart\u00ebsve t\u00eb tij. Por, jo nga puna q\u00eb paguhet rregullisht me rrog\u00eb, por nga ajo puna tjet\u00ebr e militantit n\u00eb parti, q\u00eb ruan votat n\u00eb komisionin e votimit, q\u00eb mund t\u00eb paguaj\u00eb ndonj\u00eb lek n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb segment t\u00eb elektoratit.<\/p>\n<p>Por, shefi apo shefja politikane ka si \u00e7do njeri edhe veset e veta, tekat e veta, dob\u00ebsit\u00eb e veta, libidon e vet. Mund t\u00eb jet\u00eb edhe pak kleptomane ose hajdut xhepash. I q\u00ebllon, sepse helbete njer\u00ebz jemi, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb tender t\u00eb dyshimt\u00eb, t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb vendim q\u00eb privilegjon burrin, djalin e tezes, burrin e motr\u00ebs, s\u00eb vet, ka nevoj\u00eb t\u00eb &#8220;ngjyej\u00eb&#8221; pak duart n\u00eb privilegjet q\u00eb ka shp\u00ebrndar\u00eb me vendimet e veta, at\u00ebhere kush do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;pun\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb&#8221;, ve\u00e7 ndonj\u00eb apo disa prej vart\u00ebsve t\u00eb vet?<\/p>\n<p>Pasi e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb nj\u00eb her\u00eb, dy, tre her\u00eb, turpi del. Bashk\u00eb me turpin edhe frika. Kufiri \u00ebsht\u00eb kaluar. Virgj\u00ebria \u00ebsht\u00eb kap\u00ebrcyer si penges\u00eb arkaike, sikurse thoshte Balzaku te Komedia Njer\u00ebzore, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb &#8220;seks&#8221; sa t\u00eb doj\u00eb, pra mund t\u00eb hyj\u00eb thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie korruptive me vart\u00ebsit e vet!<\/p>\n<p>Tani vart\u00ebsit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta kthejn\u00eb shefin apo shefen n\u00eb nj\u00eb kalu\u00e7 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;kap\u00ebrcim kalu\u00e7i&#8221;. Duan rroga, ngjitje t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb karrier\u00eb, paga gjithnj\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, sh\u00ebrbime luksoze, dieta t\u00eb fryra, duan t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb avion, mund\u00ebsisht t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pun\u00eb aty nga ora nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb e paradites, t\u00eb dalin p\u00ebr kafe kur t\u00eb duan, t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb tendera p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, me nj\u00eb fjal\u00eb ta shtrijn\u00eb p\u00ebrtok\u00eb shefin apo shefen e tyre dhe t&#8217;i kercejn\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr!<\/p>\n<p>K\u00ebtu institucionin pastaj e merr lumi. Qytetar\u00ebt q\u00eb kujtojn\u00eb se drejtohen nga poliikani q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn, n\u00eb fakt drejtohen realisht nga vart\u00ebsit kopila, horra, mashtruesa, shejtan-budallenj, t\u00eb shefit!<\/p>\n<p>Shefi, o shefooo!, nuk ka ve\u00e7se \u00e7el\u00ebsat e kasht\u00ebs!<\/p>\n<p>Nuk besoni? Shifni raportet Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit p\u00ebr abuzimet n\u00eb administrata! Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e kan\u00eb burimin pik\u00ebrisht k\u00ebtu!<\/p>\n<p>Te n\u00ebpun\u00ebsi vart\u00ebs q\u00eb pasi e ka vendosur posht\u00eb shal\u00ebve t\u00eb veta qaf\u00ebn e shefit apo t\u00eb shefes s\u00eb vet, gufmohet me kostum e kollare n\u00ebp\u00ebr makina luksoze, kafenera t\u00eb shtrenja, resorte, avion\u00eb, a gjetiu, qethur shkurt jo gjithmon\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb tullac, por se ngjan si i fort\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb t\u00eb ngjashm\u00ebve t\u00eb tij, duke krijuar shoq\u00ebrin\u00eb e fsheht\u00eb t\u00eb vart\u00ebsve q\u00eb sundojn\u00eb shefat e tyre! Popullin e p\u00ebrbuzin, puna nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ta, ata ve\u00e7se japin urdh\u00ebra, kan\u00eb lloj lloj em\u00ebrtesash &#8220;k\u00ebshilltar&#8221;, por q\u00eb n\u00eb fakt k\u00ebshillat e tyre jan\u00eb urdh\u00ebra p\u00ebr shefen e tyre, ose shefin e tyre, shpesh nuk jan\u00eb ve\u00e7se l\u00eb\u00e7itje t\u00eb qejfit t\u00eb shefit a shefes n\u00eb syt\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb fundit, dhe k\u00ebshtu administrata tenton t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb familje e madhe ku vart\u00ebs dhe shefa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fakt v\u00ebllam\u00ebr, motrushe, krushq me nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p>Aq p\u00ebrmasa horrori merr ndonj\u00ebher\u00eb kjo gj\u00eb, sa nj\u00eb dit\u00eb jam hedhur p\u00ebrpjet\u00eb kur d\u00ebgjova nj\u00eb deputet kok\u00ebbosh q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb nj\u00eb komisioni t\u00eb Kuvendit i konsideronte deputet\u00ebt e tjer\u00eb aty, edhe t\u00eb opozit\u00ebs, si nj\u00eb grup miqsh me nj\u00ebri tjetrin, dhe qytetar\u00ebt si njer\u00ebz t\u00eb huaj q\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb fusin hund\u00ebt n\u00eb pun\u00ebt e tyre!<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto jan\u00eb raste patologjike, fundja si shkruant\u00eb Frojdi patologjia e v\u00ebtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo: patologjia e jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan FUGA &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- Duket si paradoksale. Shefin q\u00eb drejton me mandat politik, me kompetenca t\u00eb gj\u00ebra, pothuajse Zot n\u00eb institucionin apo agjencin\u00eb q\u00eb drejton, ta kapin &#8220;rob&#8221; vart\u00ebsit e tij? Ata q\u00eb ai ka em\u00ebruar ndoshta me dor\u00ebn e tij, sipas qejfit t\u00eb vet, pa pyetur njeri? Po, po, po, \u00ebsht\u00eb e mundur sado &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":20601,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56876"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56876"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56876\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}