{"id":56799,"date":"2023-09-16T12:48:46","date_gmt":"2023-09-16T12:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56799"},"modified":"2023-09-16T12:51:40","modified_gmt":"2023-09-16T12:51:40","slug":"berisha-do-vazhdojme-betejen-dhe-do-ecim-te-sigurt-drejt-nje-fitoreje-te-merituar-ne-zgjedhjet-e-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/09\/16\/berisha-do-vazhdojme-betejen-dhe-do-ecim-te-sigurt-drejt-nje-fitoreje-te-merituar-ne-zgjedhjet-e-2025\/","title":{"rendered":"Berisha: Do vazhdojm\u00eb betej\u00ebn dhe do ecim t\u00eb sigurt drejt nj\u00eb fitoreje t\u00eb merituar n\u00eb zgjedhjet e 2025"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha e mbylli fjal\u00ebn e tij n\u00eb Asamblen\u00eb e t\u00eb Zgjedhurve Vendor\u00eb Demokrat\u00eb duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr betej\u00eb. Berisha tha se, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn dhe do ecim t\u00eb sigurt drejt nj\u00eb fitoreje t\u00eb merituar n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsh\u00ebndes shoqat\u00ebn dhe drejtuesit e shoqat\u00ebs. Iu uroj suksese.\u00a0Theksoj dhe nj\u00ebher\u00eb se, n\u00eb p\u00ebrmbushjen e misionit tuaj, q\u00ebndron edhe nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb suksesit ton\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne v\u00ebrtet jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri, krimi shnd\u00ebrrohet n\u00eb vot\u00eb dhe vota n\u00eb krim.\u00a0Por ne nuk mund t\u00eb dor\u00ebzohemi kurr\u00eb!\u00a0Ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb ngrihemi kund\u00ebr k\u00ebtij rrethi vicioz, kund\u00ebr k\u00ebtij pushteti.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb zhvillojm\u00eb mnj\u00eb luft\u00eb shum\u00ebplan\u00ebshe, nj\u00eb p\u00ebrpjekje shum\u00ebplan\u00ebshe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthejm\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe ata t\u00eb votojn\u00eb nj\u00eblloj si popujt e tjer\u00eb fqinj\u00eb.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb jan\u00eb nga dita e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb k\u00ebto dy vite ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rrafshet. Pushteti q\u00eb ju keni \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i \u00e7muar p\u00ebr qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i \u00e7muar p\u00ebr PD-n\u00eb, p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, mos harroni se sot qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb nj\u00eb qeveri vendore vet\u00ebm n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb dhe n\u00eb ekranet televizive.\u00a0Detyra juaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkoni kudo q\u00eb jan\u00eb qytetar\u00ebt. Detyra juaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebheni avoket\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb tyre, t\u00eb denonconi braktisjen e tyre, t\u00eb ngjallni shpres\u00ebn tek ata.\u00a0Detyra juaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb punoni me p\u00ebrkushtim p\u00ebr programin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb tuaj, t\u00eb qarkut tuaj.<\/p>\n<p>Zgjedhjet po vijn\u00eb, dy vite. PD do paraqitet n\u00eb k\u00ebto zgjedhje me programin e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Por ky program do jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb shpreh\u00eb interesat reale, k\u00ebrkesat dhe nevojat reale t\u00eb zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb aty ku jetojn\u00eb.\u00a0M\u00eb mir\u00eb se ju, askush nuk mund t\u2019i p\u00ebrcaktoj\u00eb ato. Askush nuk mund t\u2019i studioj\u00eb, t\u2019i evidentoj\u00eb ato.\u00a0Duhet t\u00eb jet\u00eb ky nj\u00eb dimension shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i pun\u00ebs suaj.<\/p>\n<p>Shoqata ka nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Paraqitjen ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, kudo, t\u00eb pushtetit t\u00eb dal\u00eb nga rrethi vicioz krim-vot\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb t\u00eb gjitha shoqatat.\u00a0Ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb vendosur n\u00eb misionin ton\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj qeverisje, e cila me aktet e saj, del jasht\u00eb \u00e7do lloj imagjinate.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb kryetar bashkie n\u00eb Europ\u00eb apo bot\u00eb, q\u00eb t\u00eb mashtroj\u00eb qytetar\u00ebt se ka mbjell\u00eb 1 milion\u00eb pem\u00eb? A ka nj\u00eb kryetar bashkie q\u00eb t\u00eb asgjesoj\u00eb parlamentin, k\u00ebshillin bashkiak dhe t\u00eb firmos\u00eb p\u00ebr t\u2019i akorduar 90 milion\u00eb euro, sip\u00ebrmarrjes s\u00eb tij de facto, kurse n\u00eb letra, Zoto-M\u00ebrtiri. A ka nj\u00eb kryetar bashkie q\u00eb nd\u00ebrton shkolla me nj\u00eb \u00e7mim 8 deri n\u00eb 10 her\u00eb mbi standardin evropian t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shkolle? Prandaj dhe ai mburret me gjuh\u00eb ordineri se ka 60 mij\u00eb vota.\u00a0I ka t\u00eb gjitha falsifikime. Ai nuk fiton kurr\u00eb. Nuk ka qytetar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb voton nj\u00eb njeri si ky.\u00a0Un\u00eb po marr k\u00ebt\u00eb, por Sako \u00ebsht\u00eb po kaq m\u00ebkatare. Sakos po i largohen drejtor\u00ebt se do i arrestohen drejtor\u00ebt nj\u00eb nga nj\u00eb, derisa t\u00eb shkoj\u00eb bashk\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019u b\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb gjitha shoqatave se cfar\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson pushteti i dal\u00eb nga rrethi vicioz, krimi shnd\u00ebrrohet n\u00eb vot\u00eb dhe vota n\u00eb krim.\u00a0Sado i fort\u00eb t\u00eb duket sot, aq i kalbur \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet. Regjime si regjimi i Edi Ram\u00ebs, kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet vet\u00ebm kur qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb ngritur kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Edhe sot Edi Rama q\u00ebndron n\u00eb pushtet vet\u00ebm pse opozita nuk \u00ebsht\u00eb ngritur fuqish\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Ai sot kontrollon \u00e7do gj\u00eb, kontrollon \u00e7do pushtet, kontrollon mediat n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, kontrollon parlamentin, ka siguruar edhe nj\u00eb peng-opozit\u00eb aty. Por nuk kontrollon dot idealet e qytetar\u00ebve, nuk kontrollon dot zem\u00ebrimin e qytetar\u00ebve.\u00a0Ndaj dhe ne duhet t\u00eb b\u00ebhemi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb tyre. T\u00eb b\u00ebhemi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb tyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, idealist\u00ebt do t\u00eb fitojn\u00eb.\u00a0Kam shum\u00eb besim te ju, kam besim te ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb fushat\u00eb qytetare, paraqit\u00ebn programet m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Do vazhdojm\u00eb betej\u00ebn, do mbrojm\u00eb interesin e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb ecim t\u00eb sigurt drejt nj\u00eb fitoreje t\u00eb merituar n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025.\u00a0Le t\u00eb jet\u00eb ky objektiv ai q\u00eb duhet t\u00eb na frym\u00ebzoj\u00eb ne, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar nga pushteti dhe hapur rrug\u00ebn zgjedhjeve t\u00eb lira, armikun m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira nga koha e Enver Hoxh\u00ebs, Edi Rama.\u00a0Edi Rama nuk ik\u00ebn me vot\u00eb, ai ka frik\u00eb e tmerr nga krimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebllumb Gjok\u00ebn e kishte investitor strategjik, prisni kur t\u00eb studioni investitor\u00ebt e tjer\u00eb strategjik\u00eb, \u00e7far\u00eb do gjejn\u00eb shqiptar\u00ebt.\u00a0Ndaj detyra i takon qytetar\u00ebve idealist\u00eb, atyre q\u00eb nuk u dor\u00ebzuan, q\u00eb nuk u shit\u00ebn, q\u00eb nuk b\u00ebn\u00eb pazare dhe q\u00ebndruan.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb gj\u00eb do e them p\u00ebr ta mbyllur.\u00a0\u00c7do zyrtar i PD nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb vuajtjet, sakrific\u00ebn, dhimbjen e an\u00ebtar\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve tan\u00eb n\u00eb k\u00ebto 10 vite.\u00a0Ata u b\u00ebn\u00eb copa, ata u pushuan nga puna, ata humb\u00ebn gjysm\u00ebn e familjes n\u00eb emigracion apo m\u00eb shum\u00eb, atyre iu shkat\u00ebrruan edhe ato biznese t\u00eb vogla vet\u00ebm e vet\u00ebm pse nuk pranuan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pazare, vet\u00ebm e vet\u00ebm pse nuk pranuan t\u00eb dor\u00ebzohen.<\/p>\n<p>Kjo vuajtje, kjo sakrific\u00eb, kjo dhimbje e k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb ne shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb motivuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet ndaj tyre dhe ndaj vendit\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha e mbylli fjal\u00ebn e tij n\u00eb Asamblen\u00eb e t\u00eb Zgjedhurve Vendor\u00eb Demokrat\u00eb duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr betej\u00eb. Berisha tha se, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn dhe do ecim t\u00eb sigurt drejt nj\u00eb fitoreje t\u00eb merituar n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025. \u201cP\u00ebrsh\u00ebndes shoqat\u00ebn dhe drejtuesit e shoqat\u00ebs. Iu uroj suksese.\u00a0Theksoj dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":56801,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56799"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56799\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56801"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}